Debat

Sh err mes babait dhe djalit në studio për 40 mijë euro: ‘Nuk dua ta shoh me sy atë’

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, kanë marrë pjesë babë e bir Dilaveri dhe Taulant të cilët e nisën këtë seancë ndërmjetësimi me sherr dhe të bërtitura.

Dilaveri ka sjellë Taulantin për t’i kërkuar 40 mijë euro që ia ka dhënë.

Dilaveri: Kam ardhur këtu për të parë këtë bukuroshin tim, djalin tim se ka 1 vit që ka ikur.

Taulanti: Ti më the që ik nga shtëpia, për çfarë më ke sjellë ti mua?

Dilaveri: Shko ulu atje se jam babai jot do më dëgjosh.

Taulanti: O zotëri thirri mendjes.

Dilaveri: Ulu mos më rri në këmbë.

Taulanti: S’ke turp s’ke. Ti më ke d ëbuar nga shtëpia, ka një vit që më ke lënë jashtë. S’të vjen zor. Dilaveri: Na ka lënë atje dhe ka ikur.

Ardit Gjebrea: E ke dëbuar ti apo ka ikur vetë?

Taulanti: Zonja Eni për çfarë më ke sjellë këtu, unë nuk dua ta shoh fare këtë.

Eni Çobani: Po pse se ai është babai jot.

Taulanti: Nuk është babai im ai, të ishte babi im nuk më kishte lënë 1 vit jashtë dhe nuk ta fal.

Dilaveri: Përjashta do rrish gjithmonë, çe dua.

Taulanti: Ka një vit që më ka lënë përjashta dhe përfiton se thotë që i ka dokumentet dhe pronat dhe unë kam ngelur përjashta, edhe unë kam punuar.

Dilaveri: S’ka asnjë gjë ai.

Taulanti: Unë kam punuar në Greqi, lekët e mia ku vajtën.

Ardit Gjebrea: Sa lekë i ke marrë babait?

Taulanti: 40 mijë euro, i kam marrë për të rendur nëpër gjykatat.

Eni Çobani: Dilaver të ka sjellë gjë djali lekë nga Greqia?

Dilaveri: Jo, ku janë, unë nuk shoh gjë.

Taulanti: I kam dërguar 20 mijë euro.

Dilaveri: Çfarë i bëre këto 40 mijë euro?

Taulanti: Unë vërtet i mora këto para siç thotë zotëria që nuk dua ta shoh më me sy.

Ardit Gjebrea: Zotëria? Babai ore çështë kjo zotëria?

Taulanti: Zotëri, nuk dua ta njoh fare unë. /tvklan.al/

Sh err mes babait dhe djalit në studio për 40 mijë euro: ‘Nuk dua ta shoh me sy atë’ Read More »

Marku, Gonxhes: ‘Ju jeni h ajdutë mor’ (pjesë nga d ebati)

Analisti dhe pedagogu Mark Marku është përfshirë ne debate të forta me drejtorin e Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, në lidhje me hu mbjen e shpresës nga ana e shqiptarëve.

Marku shp ërtheu ndaj Gonxhes në emisionin “Opinion”, pasi tha se shqiptarët kanë ikur nga Shqipëria, sepse qeveria u vo dhi pasurinë.

Nga ana tjetër Gonxhe u përgjigj duke thënë se nuk është ky niveli që duhet të ketë d ebati.

Blendi Gonxhe: Nëse ka një ar mik të madh që na ka ndodhur, përveç pandemisë e të gjitha këtyre është h umbja e shpresës, është de presioni i shoqërisë, sepse hu mbi shpresa.

Mark Marku: Po pse humbi shpresa?

Blendi Gonxhe: Dhe ky nuk është faj i Ramës as i dikujt tjetër. Nuk ka lidhje.

Mark Marku: Pse ikën 300 mijë shqiptarë para se të ndodhte kjo?

Blendi Gonxhe: Sepse shteti që na le ti në 2013-n ishte mi zerabël, por nuk dua që të merrem me këtë gjë.

Mark Marku: Pse ikën, pasi erdhët ju pra?

Blendi Gonxhe: Kujt i tregoni tani ju, se pse kanë ikur shqiptarët në 2013-n, jeni në vete apo jo?

Mark Marku: Po çfarë që duhet të mbash kompanitë tuaja…

Blendi Gonxhe: Rri ore tani. Janë dy botë të ndryshme.

Mark Marku: Ua v odhe pasurinë zotëri, ti me gjithë soj e sorollopin tënd i v odhe dhe i përzure shqiptarët nga Shqipëria.

Blendi Gonxhe: Bëje personale diku tjetër, jo me mua.

Mark Marku: Jeni ha jdutë mor. Pikë. Dhe për këtë ikin shqiptarët. Nuk ikën nga Covid. 300 mijë shqiptarë ikën se po i vidhni, po i rripni o zotëri. Dhe po i po shtëroni. Jeni ha jdutë ordinerë.

Blendi Gonxhe: Nuk është ky niveli.

Mark Marku: Po mor po, ia keni vjedh gjithçka, i keni lënë pa bukë. Po na bën diskurs, po na bën moral, na mbani ne që ti vjedhim… ore do u vidhni edhe hunjtë e gardhit.

Blendi Gonxhe: Kaq i mirë ju dukem unë, por unë jam dhe i paeksperiencë…

Marku, Gonxhes: ‘Ju jeni h ajdutë mor’ (pjesë nga d ebati) Read More »

Debat mes Silva Binos dhe ish ministrit: Mbylle, më njeh shumë mirë mua

Një debat në studio për vaksinat kaloi në tone të larta zëri mes doktoreshë Silva Binos dhe ish-ministrit të Shëndetësisë Tritan Shehu.

Debati:
Bino: Ore ti , ku i gjen këto, Flet kot më kot tani. Mbylle tani!

Shehu: O Silva mos u nxeh aman,. Merre me qetësi se s’dua të sëmurë. Ti nuk je as epidemiologe, ku e di këtë punë ti.

Bino: Shiko mos ofendo tani, se kemi punuar bashkë, ti më njeh shumë mirë mua.
Shehu: Do punojmë bashkë dhe në të ardhmen Silva.

Bino: Po atëherë më lër të flas.

Debat mes Silva Binos dhe ish ministrit: Mbylle, më njeh shumë mirë mua Read More »

S tresi: ‘Mbajeni mend, kemi me ju sh faros o k omunista’

Arkimed Lushaj, i njohur si St resi, po pë rndiqet nga po licia për shkak të deklaratave që ka bërë për kryeministrin Edi Rama.

Në një lidhje live nga Instagrami, reperi thotë se arsyeja pse nuk ndodhet në Shqipëri është se është dhënë një urdhër për ta rr ahur.

“Që ta dijë i gjithë populli shqiptar përse po pë rndiqem prej po licisë është vetëm prej kryeministrit. Një kryeministër që merret me një person dhe që ka shtetin në dorë është shumë e lehtë. Por mos harro ka me ardhur dita e 25 Prillit dhe ka me ua kthye dhe kemi me ju sh faros prej tokës ditën e zgjedhjeve. Mbajeni mend, kemi me ju sh faros o ko munista”, tha Sresi.

S tresi është i shpallur në kë rkim nga po licia për organizim pr oteste në kohë pandemie, nxitje dhune dhe thi rrje për dhu në e akte të tjera në ku ndërshtim me ligjin.

“Unë nuk i kërkoj falje askujt. Kur të jem gabim kërkoj falje siç i ka hije burrit dhe djalit”.

“Unë i kam vëllezërit e mi nëpër çdo cep të Shqipërisë dhe kanë me dalë për çdo p rotestë si me qenë dhe unë aty”.

“Arkimed Lushaj nuk është tërhequr prej k auzës së vet. Me dasht kthehem kur të dua se nuk i kam bërë asgjë askujt, por kam informacionet e mia se si është duke më p ërndjekur po licia”, – thotë Stresi në Instagram. /NOA.al

S tresi: ‘Mbajeni mend, kemi me ju sh faros o k omunista’ Read More »

Andi Bushati: ‘Edi Rama ka menduar se është e mundshme të blejë edhe një prind, që sapo i kanë vr arë të birin’

NGA ANDI BUSHATI

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat ko ruptohet për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën ministër, Edi Rama ka menduar se është e mundshme të blejë edhe një prind, që sapo i kanë vr arë të birin.

Vendimi i qeverisë që i lidhte pension të përjetshëm Qazim Rashës, për vrasjen ‘aksidentale” të Klodianit, është një njollë turpi e ngjashme vetëm me ato pagesat live të familjarëve që kishin humbur jetën në Gërdec.

Sk andali i tij nuk ka të bëjë thjeshtë me përcaktimin e shkakut të vr asjes në dokumentin e prodhuar nga qeveria (në linkun poshtë i futur në katror), i cili ngjalli aq shumë mëri tek qytetarët dhe ze mërim tek familja e vi ktimës.

Kr imi i tij ka të bëjë me tentativën për të ko ruptuar edhe dhi mbjen. Sepse VKM e nënshkruar nga vetë Edi Rama, është një akt fi kacak propagande që mëton të qetësojë re voltën që u ndez kundër tij

Le ta shohim me qetësi se përse vendimi i qeverisë nuk ka të bëjë, as me ndonjë pendim, as me ndonjë ndjesë ndaj kujtimit të vi ktimës.

Argumentat i ka dhënë vetë kryeministri gjatë një konference shtypi këtë të martë. I vënë nën presion nga pyetjet e gazetarëve se përse e kishte paragjykuar vr asjen si “ak sident”, pa folur më parë drejtësia, Rama u ngatërrua me këmbët e veta. Pra duke u përpjekur të shpëtonte ai u zhyt edhe më në ku rth.

Ai nxitoi të argumentonte se përcaktimi i llojit të vd ekjes si “a ksidental” nuk është mbivendosje mbi punën e pr okurorisë dhe gjy katave. Ai shkoi më tej duke përmendur se ajo nuk ishte një vd ekje me rikoshetë, pasi në këtë rast, familja e vi ktimës nuk do të kishte marë shpërblim.

Pra, ai e vuri veten pikërisht në rolin e atij që qëndron mbi drejtësinë.

Në këtë rast një profesionist do të pyetse: Ku e di Edi Rama se vr asja nuk ka ndodhur si pasojë e një pl umbi rikoshetë, pa pasur ende një akuzë përfundimtare nga pr okuroria dhe mbi të gjitha pa vendosur gj ykata? Hipoteza mund të bëhet edhe më ek streme: kush ia vulosi atij se vi ktima nuk e ka kër cënuar po licin me ar më, ashtu sikurse thanë në fillim drejtuesit e uniformave blu dhe mediat e re gjimit?

Por përpos këtyre rasteve kur shpërblimi i dhënë do të qe i pajustifikueshëm

Mund të kapërcehet krejtësisht në kahun tjetër të hipotezave: nga e ka ai sigurinë se po lici Nevaldo Hajdëraj nuk njihej me vi ktimën dhe nuk ka qëlluar mbi të për ha kmarrje? Kush i tha atij se vr asja nuk qe me dashje?

Pra shkurt pse merr vendim kryeministri për një ngjarje për të cilën nuk ka as njohuri, as kompetenca dhe për të cilën duhet ta japi verdiktin një pushtet tjetër?

Natyrisht, ne të gjithë mendojmë se i dimë faktet dhe rethanat e këtij kr imi ma kabër. Si qytetar edhe Edi Rama mund të ketë të njëjtën ndjesi. Po si kryeministër atij nuk i lejohet të ndërmarrë vendime pa i pasur ato të provuara dhe të paçertifikuara.

Në kushte normale, asnjë shef ek zekutivi, që ka respekt për shtetin ligjor, nuk mund të nënshkruante një VKM për shpërblimin e familjes së vi ktimës, pa një vendim të formës së prerë nga gjykata për përcaktimin e kësaj vr asjeje. Por, për Edi Ramën propaganda ka rëndësi para ligjit, prandaj ai ka firmosur një vendim qesharak, ku për familjen e Klodianit pagesa fillon nga 1 dhjetori, pra duke përfshirë edhe ditët që ai ishte ende gjallë.

Kjo në përkëmbje ndaj shtetit li gjor dhe të vërtetave, përcaktimi i të cilave nuk varet prej tij, është prova më e qartë se vendimi i fundit i qeverisë nuk ka të bëjë fare me një akt ndjese ndaj kujtimit të v iktimës dhe familjes së tij.

Ky pushtet është treguar dyfish ab uziv: edhe kur e vr au Klodian Rashën, por edhe kur kërkoi të blejë me para dhi mbjen që ai la pas.

Prandaj, nëse për kr imin e parë qeveria mëton të mbrohet pas justifikimt të “ak sidentit”, për të dytin, ajo nuk ka se ç’të thotë, sepse ko rruptimi i njerëzve është në ADN e saj. Por, ama këtë herë u kalua çdo limit, pasi u tentua të blehej kujtimi i dikujt që fatkeqësisht nuk i përket më botës sonë. /lapsi

Andi Bushati: ‘Edi Rama ka menduar se është e mundshme të blejë edhe një prind, që sapo i kanë vr arë të birin’ Read More »

Stresi publikon sërish status në rrjetet sociale: ‘Ardi Veliu ik më mirë vetë. Se do të vijmë deri në Vlorë o nd yrësirë’

Arkimed Lusha, i njohur me emrin e artit “Stresi”, sërish ka publikuar një status në rrjetet sociale.

Duke paralajmëruar për pr otesta të tjera, ai kërkon largimin e Ardi Veliut nga drejtimi i P olicisë së Sh tetit.

Madje thotë se nëse këtë nuk e bën vetë, do t’i shkojnë në Vlorë.

“Ç ohu shqiptar se për këta çudia më e madhe 3 ditë zgjat … I bëj thirrje k upolës ma fioze Ardi Veliu ik më mirë vetë. Se do të vijmë deri në Vlorë o nd yrësirë. Reformo po licinë”, shkruan “Stresi”.

Ai ka qenë vazhdimiht protagonist në pr otesta, madje shumë herë edhe është shoqëruar në ko misariat. /noa.al/

Stresi publikon sërish status në rrjetet sociale: ‘Ardi Veliu ik më mirë vetë. Se do të vijmë deri në Vlorë o nd yrësirë’ Read More »

Opinion nga Flutura Açka: Sa më shpejt të heqim dorë nga ‘dhuna se ksiste’ mediatike që emetojmë aq shpesh në ekranet tona aq më të lehtë do t’ua bëjmë ligjeve të veprojnë, shoqërisë të emancipohet, vetes të…

OPINION Nga Flutura Açka

Duke ndjekur debatin e së martës mbrëma në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në “Top Channel” (them ‘debat’, se në televizionet shqiptare rrallë sheh biseda normale), m’u kujtua personazhi i romanit të famshëm “Turpi” të J.M. Coetzee, ku profesor Luri hyn në një spirale tronditëse të jetës së tij, vetëm sepse nuk kërkoi ndjesë për një veprim seksist të tij ndaj një kolegeje. Kështu edhe programi “Open” i së martës nuk do të ishte mbyllur befas, nëse njëri prej të ftuarve, zoti Çupi, do të kishte kërkuar ndjesë për nxitimin e “asaj fjalës” që nuk donte ta thoshte aty publikisht, fjalë që besoj se nënkuptonte ngjyrime seksiste ndaj zonjës Duma, një politikane me emër dhe kurajoze, fjalë të përafërta me ato që ai hodhi pa drojë (përkundër çdo norme etike dhe njerëzore) të zezë mbi të bardhë ca kohë më parë për gazetaren e njohur Sonila Meço, radhë që zgjuan një valë lëndimi në mjedisin shqiptar të medias, por jo vetëm. Kështu ka ndodhur më herët kur janë fyer nga kolegë të tyre dhe politikanë edhe me kolege të tjera, si Beti Njuma, Anila Basha, apo zonja Hajdari etj.

Nuk po i shkruaj këto radhë të mbroj zonjën Duma, profili politik i së cilës me aq sa vërej unë, nuk është duke pritur mbrojtjen time, dhe as të hedh gurë mbi palën tjetër në emër të ndonjë aleance feministe. Unë nuk jam shkrimtare që pëlqej të ngjitem në trenin feminist të botës, i cili besoj se ne shqiptarkave na ka kaluar me kohë, për shkak se atëbotë kur duhej ta bënim, vishnim kominoshe. Ishte koha kur Gerd Brandenberg do të shkruante satirën e saj “Gratë e Egalisë”, duke provokuar klimën letrare dhe shoqërore europiane, tek ua ndërronte vendet dhe rolet sekseve, dhe duke shpjeguar sjelljet e tyre në rolet e reja që u kishte dhënë ajo si shkrimtare.

Por pavarësisht kësaj, që të jem e shkujdesur kur në debat me të, një gruaje i nënkuptohet, ose kur ajo kërcënohet në një emision ku flitet për temë politike, se do t’i përmenden gjëra që kanë të bëjnë me çështje ekstrapolitike të debatit, pra, personale, private, që lidhen me fizikun dhe të qenit grua, nuk e bëj dot, edhe pse nuk është çudi që fjalët e mia shumë të kursyera këtu, mund të më kthehen edhe mua në popla kokës nga ushtria vuajeriste shqiptare, që merret vetëm me zejen e mbledhjes së malcimit.

Madje një herë, një miku im publicist më kujtoi në shkrimin e tij të nxituar të botuar muajt e fundit, se “do të bëja më mirë të shkruaja për birin tim të vdekur, pasi ishin tekste të mrekullueshme, sesa të flisja për politikën”, duke e nënkuptuar se isha grua, nënë dhe se politika dhe gjykimi për mbrapshtitë e saj ishte sport burrash. Ndjesën e tij të thellë, e pranova, por nuk e kam më mik; nxitimi i tij eci më shpejt se logjika e pranimit të së drejtës sime për të folur publikisht, qoftë edhe për qortime politike.

Unë nuk kam njohje personale me zotin Çupi, por si koleg i respektuar i fjalës qysh në orët e para të demokracisë, do të kisha pritur prej tij një ndjesë njerëzore, jo aq për debatin e shëmtuar të asaj nate, por për qasjen e tij të përsëritur seksiste publike. Pak javë më parë një gazetar i njohur i kulturës në Holandë dha dorëheqjen, sepse guxoi të kërkonte një kafe “të gjatë” me një shkrimtare, para se të botonte shkrimin lëvdues për veprën e saj në gazetë. Akuza që iu bë, ishte: Kishte paragjykuar personazhin e shkrimit të tij si femër dhe jo si shkrimtare, si trup e vrimë dhe jo si tru e ndërgjegje. As falja publike që bëri nuk mundi ta shpëtonte; ai u përjashtua nga rrethi mediatik dhe kritik dhe do t’i duhen vite ta rikuperojë karrierën e tij të shkëlqyer pas këtij gabim fatal. Por natyrisht, unë po flas për një shoqëri të shëndetshme, e cila betejat e civilizimit dhe të emancipimit nuk i ka pasur të lehta dhe ku “shovinizmi mashkullor” ka pasur dikur po këto shenja që manifeston “shovinizmi YNË mashkullor”, të cilin e gjej të vështirë të europianizohet.

Sikur të nisnim edhe ne me “përjashtime” të tilla nga ekranet tona, njëfarë bojkoti qoftë dhe të përkohshëm të eksponentëve, kur ata shfaqin hapur qasje seksiste, do t’i kishim shërbyer shumë më shumë kësaj shoqërie se me ligjet në mbrojtje të grave dhe përqindjet bajate të pjesëmarrjeve në jetën politike. Duke filluar mbase nga vetë zonja Vasili, në emisionin e së cilës kam qenë shpesh e ftuar veçmas për tema të tilla të ndjeshme; le ta fillojë ajo e para bojkotin deri në ditën e ndjesës publike. Sepse, dukshëm kjo gjë tani po kthehet në fenomen në ekranet tona.

Pra, siç thashë, dëshiroj të merrem me fenomenin, jo me individin, pasi të tillë kam njohur në jetën time plot dhe madje jam prej atyre grave që jam “lënduar” në publik në mënyrën më monstruoze të mundshme prej eksponentëve më radikalë të këtij “shovinizmi mashkullor”, për të cilët të vetmin portretizim që do të bëja, është se gjymtyrën erektike nuk e kanë në vendin ku ia ka caktuar nëna natyrë, por në tru. Për të thënë më të voglën, sepse çështja është shumë më e thellë dhe vjen prej një mentaliteti të kalçifikuar tashmë në shoqërinë shqiptare, ku “gruaja nuk është dhimbje”, po të përshtas siç duhet një thënie të Hemingueit për qasjen personale dhe shoqërore ndaj saj. A nuk kemi ndërtuar ne në të vërtetë një shtet ku dominon Phalloskracia? Këtë soj demokracie do të më duheshin ditë që ta shpjegoja, ndaj dua të kthehem te argumenti i këtij shkrimi.

E gjitha duket se fillon nga leximi i keq prej shekujsh i kodit tonë, Kanunit, dikur gjëja e shenjtë dhe shumë e lavdërueshme e rregullimit të jetës sonë shoqërore. Kanuni thotë “grueja asht shakull për me bajt”, dhe këtu fillon edhe keqkuptimi ynë shekullor. Ka burra shqiptarë që këtë e kanë lexuar së prapthi, se gruaja është shpinë për të duruar, dhe e shfaqin këtë qasje edhe në sjelljen e tyre, por ka të tjerë që e kanë lexuar së mbari, dhe mendojnë se gruaja është si një placentë erëmirë ku fermentohet pjesa më e bukur e tyre. Mjerisht, pas kaq incidentesh të përsëritura, kam keqardhje të them se zoti Çupi nuk hyn te këta të dytët, edhe pse unë do të kisha dëshiruar që publicistët, njerëzit e letrave dhe ata që shënjojnë me fjalën e tyre publike, të ishin të gjithë në këtë aradhë të respektuar burrash, të cilët kanë admirimin tim, admirim që e kanë dukshëm edhe librat e mi.

Do të sillja për shpjegimin e këtyre dy qasjeve të ndryshme shembuj nga letërsia shqipe. Nuk besoj se është e shpeshtë në historinë e letërsisë së një vendi që të jetë botuar ndonjë roman me thirrjen qysh në titull “Sikur të isha djalë” si ai i Haki Stërmillit tonë. Duke veçuar me një admirim të pashoq autorë shqiptarë si Migjeni, Mjeda, De Rada, Kuteli, Poradeci, Marko, Camaj etj., pjesa tjetër e letërsisë shqiptare është e mbushur me gra të përdala, me turiste spiune, me plaka të rrjedhura nga trutë, me heroina kantieresh e tekstiliste që zbulojnë armikun e klasës, me vajza viktima të nekrofilisë mashkullore, me sanitare që përdhunohen pareshtur nga të zotët, dhe sa e sa deformime të papranueshme për humanizmin që duhet të përshkojë letërsinë. Kjo ndodh, sepse kjo është qasja ndaj gruas në kulturën shqiptare, qyshkur kanë vdekur xhentëlmenët e vjetër të letrave shqipe që sapo përmenda. Madje në intervistën e një shkrimtari jo shumë të ri, e gjeta thuajse skandaloze shprehjen e tij se “gratë janë të zonja vetëm për fëmijë, lot dhe ditarë dashurie”, duke përjashtuar në mënyrë të shëmtuar peshën e saj në jetën publike, qoftë edhe si publiciste, shkrimtare, intelektuale, opinionformuese, politikane, zanat ky i fundit, me ç’duket, shumë “i dyshimtë” për të në jetën shqiptare.

Madje kjo ndjesi m’u krijua edhe duke lexuar romanin e fundit të mikut tim dhe publicistit të njohur Mustafa Nano “Një javë në Manastir”, për të cilin kam bindjen se është një kontribut shumë i vyer në zhanrin e romanit historik dhe do t’ia kisha rekomanduar kujtdo që ta lexonte. Në roman, nuk ka asnjë figurë femre, ose vetëm ndonjë figurë fare e parëndësishme femre (një fallxhore, një grua që po pjell, vjehrra e saj që po pret të renë të pjellë dhe fare-fare zbehtë figura e një gruaje politike, me gjasë Parashqevi Qiriazi), në kohën kur Manastiri i atyre ditëve ishte një qendër diplomatike europiane dhe vetë Parashqevia ka një rol jo të vogël në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare. Unë nuk e ndaj dot nëse kjo i vjen autorit për shkak se ajo ka qenë shoqëria shqiptare e atyre viteve dhe ai ka qenë vendi i gruas në shoqërinë shqiptare, apo autori nuk ka dashur ta fusë gruan në punët e burrave. Unë do ta kisha dashur që nga një publicist i hapur, kurajoz dhe një njeri emancipues me fjalën e tij, siç është zoti Nano, ta kishte mbajtur me hatër gruan në këtë roman. Por, e kam thënë edhe herë tjetër publikisht, se një shpurë xhentëlmenësh të rinj po i vijnë Shqipërisë, edhe në media, edhe në letërsi, edhe në politikë, për të cilët “gruaja është dhimbje” dhe mushti erëmirë i jetës së tyre dhe i jetës sonë të përbashkët.

Ndaj, sa më shpejt të heqim dorë nga “dhuna seksiste” mediatike që emetojmë aq shpesh në ekranet tona, nga lëndimi që na vjen nga krenaria e shovinizmit mashkullor, aq më të lehtë do t’ua bëjmë ligjeve të veprojnë, shoqërisë të emancipohet, vetes të purifikohemi dhe ekranit të qetësohet. Le ta fillojnë të parët këtë lëvizje emancipuese njerëzit e medias, analistët dhe shkruesit, vëmendja ndaj fjalës dhe veprimeve të të cilëve, edhe pse e padukshme në rrathët që krijon në pellgun e shoqërisë shqiptare, është aq e madhe, sa është gati-gati vendimtare. Ndaj një ndjesë publike mbi incidentin e së martës, përtej përligjjes për shkak të gjaknxemjes, do të ishte një shenjë e lavdërueshme në këtë b etejë të përbashkët emancipuese tonën./NOA.al

Opinion nga Flutura Açka: Sa më shpejt të heqim dorë nga ‘dhuna se ksiste’ mediatike që emetojmë aq shpesh në ekranet tona aq më të lehtë do t’ua bëjmë ligjeve të veprojnë, shoqërisë të emancipohet, vetes të… Read More »

P las sh erri mes Gjekmarkaj dhe Shabanit: ‘S’ke këllqe të më thuash shërbëtor mua’

Analisti Agron Gjekmarkaj dhe anëtari i “Nisma Thurja” Endri Shabani, janë përfshirë në një debat në studion e “Open”, ku po diskutohet për raportin Venecias për ndryshimet Kushtetuese.

Debati mes tyre nisi pas akuzave të Gjekmarkaj se partitë e reja i shërbejnë kryeministrit Edi Rama, ndërsa pas përgjigjes së Shabanit, analisti iu kthye ashpër.
Debati:

Gjekmarkaj: Është e kuptueshme tani. Partitë e vogla i shërbejnë Ramës.

Shabani: Si i shërbej Edi Ramës unë? Është e turpshme kjo.
Gjekmarkaj: Unë flas për fenomenin, s’po them për ju personalisht.

Shabani: Më bëra akuzë, ma shpjego tani.

Gjekmarkaj: Partitë e reja po peshkojnë vota në pellgun e opozitës. S’merrem me ju. Ju keni në parti Rudina Hajdarin.

Shabani: Shpjegoje, edhe unë mund të them se jeni shërbëtor.

Gjekmarkaj: Ske këllqe të më thuash shërbëtor mua. Fenomeni është ky, ju hiqni vota nga opozita dhe i çoni te Edi Rama.

Shabani: Nuk ndodh kjo, sepse votuesi im është votues që nuk beson as të Rama e as të Basha. Ky votues nëse ’më voton mua, nuk voton fare.

P las sh erri mes Gjekmarkaj dhe Shabanit: ‘S’ke këllqe të më thuash shërbëtor mua’ Read More »