Debat

Rama heq mikrofonin dhe ikën nga emisioni: ‘Ça i keni këto emisione 2 orë e gjysmë. Më përdorni për reklama nga gjysmë ore’

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Log” me gazetarin Endri Xhafo, ku i është përgjigjur pyetjeve për vaksinat, ekonominë dhe bllokimin e aeroportit të Rinasit.
Teksa emisioni po i drejtohej pjesës së fundit dhe moderatori njoftoi për një hapësirë publicitare, Rama nuk e pranoi, duke thënë se nuk do të rrinte më në emision.

Ai u shpreh se do të largohej,ndaj iu kërkoi gazetarëve të bënin pyetjen e fundit. Më pas, kryeministri hoqi mikrofonin dhe iku nga studio.

Edi Rama: Edhe sa do zgjasë kjo? Sa është ora?

Endri Xhafo: Ora është 11 e 20

Edi Rama: Po çfarë bëni kështu mor? Më merrni mua në orën 9, më thoni 1 orë e gjysmë dhe më përdorni mua si… ça i keni këto emisione 2 orë e gjysmë. Më përdorni për reklama nga gjysmë ore. Nuk rri më gjatë, më bëj pyetjen e fundit. Këtë bëni të gjithë ju, se nuk e bën vetëm ti. Ti e ke mësuar nga Fevziu këtë. Më mbani për blloqe publicitare deri në 12 të natës. Më keni thënë deri në 10 e 20. Më bëni pyetjen e fundit.

Rama heq mikrofonin dhe ikën nga emisioni: ‘Ça i keni këto emisione 2 orë e gjysmë. Më përdorni për reklama nga gjysmë ore’ Read More »

Zv-ministri,kontrollorëve : ‘Unë mendoj të sillen si Nënë Tereza, siç ka edhe emrin vetë aeroporti. Nënë Tereza ishte shenjtore dhe thoshte se në kohët e vështira, duhet të durojmë me pak lekë’

De bati në studion e “Open” përpos toneve të larta ka pasur edhe ironi nga të ftuarit lidhur me situatën e rëndë që është krijuar nga greva dhe ndalimi i punës së kontrollorëve të AlbControll.

Zëvendës ministri i Financave, Besart Kadia iu është drejtuar kontrollorëve duke iu thënë se duhet të sillen siç emrin aeroporti, dhe të durojnë e të jetojnë me pak lekë, duke cituar këtu shenjtoren Nënë Tereza.

Referuar këtyre fjalëve, Kadia tha se edhe kontrollorët duhet të duronin të paktën deri në maj, me kaq para.

“Unë mendoj të sillen si Nënë Tereza, siç ka edhe emrin vetë aeroporti. Nënë Tereza ishte shenjtore dhe thoshte se në kohët e vështira, duhet të durojmë me pak lekë. Edhe kontrollorët duhet të duronin të paktën deri në maj, me kaq para”, tha Kadia.

Zv-ministri,kontrollorëve : ‘Unë mendoj të sillen si Nënë Tereza, siç ka edhe emrin vetë aeroporti. Nënë Tereza ishte shenjtore dhe thoshte se në kohët e vështira, duhet të durojmë me pak lekë’ Read More »

Sh err për politikën mes artistëve/ Ndrenika i përgjigjet Budinës: ‘Lavdi perëndisë që jam ende gjallë’

Regjisori Edmond Budina teksa ka folur për librin e tij “Kokëmushkat”, një roman që bazë të tij ka shpërfaqjen e fateve të tri shta të grave shqiptare, ke qpërdorimin e kanunit, intelektualët e rr emë, kri tikoi ashpër disa nga kolegët, të cilët, në fakt janë mjaft të njohur për publikun, Robert Ndrenikën dhe Tinka Kurtin, lidhur me mbështetjen e tyre të hapur për maxhorancën aktuale qeverisëse.

Budina ka folur për pjesëmarrjen e Robert Ndrenikës dhe Tinka Kurtit në spotet elektorale të Partisë Socialiste, që kërkon një mandat të tretë. Ai tha se pa dashur nuk i gjykon por ka disa gjëra që janë të pakoncpetueshme, si mbështetja për një qeveri që dhunon kolegët.

Budina pretendoi në media se duhet të jetë i ndershëm me atë që vetë ka thënë. Në vijim ai thotë se sa i takon akuzës për politizimin e atyre që mbrojnë kauzën e teatrit, të politizuar janë ata që mbështetën shembjen.

“U bashkuan me kr imin, ata janë të politizuarit e parë. Unë nuk e kam firmosur atë marrëveshjen me PD-në, por i kam thënë Bashës që atëherë në sallë, nëse nuk e mban fjalën më ke kundër. Nëse ata që vijnë në pushtet nuk mbajnë premtimin do jemi kundër tyre”, tha Budina.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar edhe aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika.

Ai ironizon Budinën duke thënë regjisori u katapultua si zëvendës sekretar partie dhe thoshte për aktorin se ‘Ndrenika ishte rea ksionar’.

Sipas Ndrenikës, Budina përqafoi proceset demokratike dhe aty gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë.

“Lavdi perëndisë që jam ende gjallë… Ky Edmondi B….(udina) në teatër u katapultua zv sekretar partije dhe i thoshte org.bazë (çerdhja e gj arpërinjve) kujdes nga Ndrenika se është rea ksionar… por faleminderit se në stërvitje u shtarake më lejonte vetëm pu shkë druri (që ishte shumë më e lehtë) po për hir të së vërtetës përqafoi shpejt proceset demokratike dhe se na gjeti nje pardesy te bardhe se deri ne ate kohe mbante nje golf leshi te zi dhe te pa lare”, shkroi në mesazhin e reagimit Robert Ndrenika.
/NOA.al

Sh err për politikën mes artistëve/ Ndrenika i përgjigjet Budinës: ‘Lavdi perëndisë që jam ende gjallë’ Read More »

Basha,Ramës: ‘Mos i ikë d ebatit si burracak’

Lulzim Basha nga Kukësi sfidoi kryeministrin Edi Rama për një përballje direkte për të ballafaquar programet përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas Bashës, debati është modeli që e fut Shqipërinë në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.

“Mos i ikë de batit si burracak, ai të tregojë se cfarë ka bërë 8 vite para se të broçkollisë dhe ndonjë premtim që kopjon dhe unë të shpjegoj cfarë zgjidhje kemi ne dhe me votën tuaj, ky është modeli politik që do të instalojmë në Shqipëri.
Unë nesër nuk do i fshihem debatit me kundërshtarin se na fut në rrugën e përparimit dhe zhvillimit” tha Basha. Tashmë fjalën e ka Edi Rama, nëse do të pranojë de batin me Lulzim Bashën

Basha,Ramës: ‘Mos i ikë d ebatit si burracak’ Read More »

Analisti: ‘Kam paguar ry shfet në spitale’/ Rama: ‘Ti duhet të arr estohesh’

Kryeministri Edi Rama ka de batuar ashpër me analistin Arion Sulo në emisionin “Open” pasi u përmendën rys hfetet në spitale.

Sulo i tha se i ka ndodhur edhe atij që të paguajë në mënyrë që të marrë shërbimin dhe Rama it ha se duhet të arre stohet sepse është bashkëpunëtor në një krim.

Sulo: Unë kam paguar ry shfet në spitale.
Rama: Ti duhesh arre stuar. Është turp që e thua.
Sulo: Të vdi snin njerëzit?

Rama: Nuk ka shans të kesh paguar. Nuk ka shans të kesh paguar ryshfet.

Sulo: Po ti nuk ke si ta dish?
Rama: Jam i bindur 100%. 1000%. Nuk je i bindur.

Sulo: Do rr ezikoja jetën e personit…

Rama: Ti ju thua shqiptarëve që kjo është rruga e duhur. Kjo është turp. Ti paguan rys hfet e më kërkon llogari mua. Ti pasi e zgjidhe problemin e jetës, ta de noncoje. Nuk marrin lekë të gjithë mjekët. Ai që merr lekë në spital, është kri minel. Kush fut dorën tek xhepi i atij që është në hall, bën kr im. Dhe ti që e ndihmon je bashkëpunëtor në kr im.

Sulo: Pse është hera e parë që dëgjon se ka mjekë që bëjnë shërbimin në këmbim të parave

Rama: Jo nuk është hera e parë, por theksoj që duhet të shkoni të de nonconi.

Analisti: ‘Kam paguar ry shfet në spitale’/ Rama: ‘Ti duhet të arr estohesh’ Read More »

Basha: I gatshëm për d ebat publik me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se është i gatshëm të dalë në një de bat publik me kryeministrin Edi Rama.

Pavarësisht se Rama e refuzoi de batin një javë më parë, në studion e “Opinion” këtë mbrëmje, Basha tha se është detyrim i kryeministrit ndaj qytetarëve që të dalë në de bat publik.

Pjesë nga diskutimi

Fevziu: Jeni apo nuk jeni i gatshëm që të dilni në një de bat publik me zotin Rama?

Basha: Ju e dini fare mirë që ka që në vitin 2006 që unë e ftoj Ramën në de bat publik. Kjo nuk është çështje mes meje dhe tij, është një detyrim para qytetarëve veçanërisht para zgjedhjeve, që ata që kërkojnë përgjegjësinë e qeverisjes të bëjnë de bat. Ai që ka 8 vjet që qeveris e ka për detyrë të tregojë çfarë ka bërë në 8 vite. S’ka bërë asgjë.

Fevziu: Përgjigja është që ju jeni i gatshëm të përballeni?

Basha: Tregoni tolerancë me mua siç tregoni me kundërshtarin tim.

Fevziu: Mos e tepro! Je shumë komod në raport me kundërshtarin.

Basha: E more përgjigjen në pyetjen e parë, më lejo të mbaroj përgjigjen. Jo vetëm që jam i gatshëm, por është detyrim i tij të vijë në debat e t’u thotë shqiptarëve përse kërkon një mandat të tretë. Është detyrimi im t’u them qytetarëve çfarë zotohem unë të bëj për ta.

Basha: I gatshëm për d ebat publik me Ramën Read More »

PD i përgjigjet kritikave të Ramës për fushatën elektorale: ‘Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë!’

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i takon kritikave të këtij të fundit për fushatën elektorale të Lulzim Bashës.

Përmes një mesazhi në Twitter, PD-ja i përgjithet kreut të qeverisë se ai nuk ka fr ikë për koronavirusin, por nga shqiptarët që duan ndryshimin pas 8 vitesh.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE

Rama nuk ka frikë për koronavirusin. Ai ka fr ikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dë shtime të tij. Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të hu mbasë!

DEKLARATA E RAMES

“Ne kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë vatra vaksinimi. Jemi një nga vendet e rajonit që kemi ngritur vaksinimin masiv. Do të dalin në mes të vendeve lartë në Europë për vaksinimin. Ata s’duan që t’ja dinë as për njerëzit e tyre. Janë aty me gishta, me flamuj, me ul ërima. Ku kanë gjetur shesh bëjnë përshesh. Dy-tre javë do virusi që të zhvillohet dhe të kapi fytin. Unë uroj që asnjë prej tyre mos të përfundojë në spital e jo më të nd ërroj jetë. Por ashtu siç veprohet, është e qartë për çdo shqiptar që ka dy mend në kokë, mesazhi është që ata janë antishteti. Janë rrumpalla, paaftësia dhe dëmi që i rri në kokë këtij vendi. Nuk kanë bërë një punë të hajrit”, tha Rama./NOA.al

PD i përgjigjet kritikave të Ramës për fushatën elektorale: ‘Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë!’ Read More »

PD: Rama e di qё do tё hu mbasё, ndaj po pёrpiqet tё su lmojë takimet tona elektorale

Partia Demokratike i është përgjigjur Kryeministrit Rama që më herët u shpreh kritik ndaj takimeve elektorale me grumbullime njerëzish, pa u kujdesur për masat kundër koronavirusit.

PD i interpreton qëndrimet e Kryeministrit si tentativë për të fajësuar të tjerët për dë shtimet e veta.

“Rama e di qё do tё hu mbasё, ndaj po pёrpiqet tё su lmojë takimet tona elektorale duke pёrdorur pretendime tё rreme. Rama e di qё askush nuk mund t’indalojё qytetarёt shqiptarё qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё. Ajo qё ai di tё bёjё ёshtё tё fajёsojё çdokёnd pёr dёs htimet e tij.

Partia jonё funksionon si çdo parti nё Shqipёri – nё zbatim tё ligjit dhe nё mёnyrё demokratike.

Rama pёrpiqet ta ndalojё kёtё duke keqinformuar dhe duke pёrdorur kё rcёnime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojё atё.

Nё 25 Prill, Shqipёria do tё fitojё dhe Rama do tё hu mbasë”, thuhet në reagimin e PD-së.

Ndërkohë, në Tuiter Rama shkroi:

“O lula unë jam i fri kësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatke qësisht”. /noa.al/

PD: Rama e di qё do tё hu mbasё, ndaj po pёrpiqet tё su lmojë takimet tona elektorale Read More »