Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i “ka dalë” akoma inati me vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar ng Grupi Parlamentar i PD-së.
Ai ka publikuar një video ku shihet një anëtar i Partisë Demokratike që th yen kartën e anëtarësisë, teksa bën thirrje që asnjë demokrat të mos largohet nga PD.
Berisha thotë se të gjithë bashkë duhet ta hedhin në koshin e plehrave vendimin amoral dhe p oshtërues të pengut Lulzim Basha.
“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te h edhur ne koshin e ple hrave vendimin antistatutor, amoral, po shterues dhe fund e krye per interes personal te pen gut Lulzim Basha.
Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! Sb”, shkruan Berisha krah videos.
Ish-Kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ka shpërndarë një video mesazh vetëm dy ditë pasi kreu i partisë demokratike Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së.
Në këtë videomesazh Berisha i drejtohet Edi Ramës duke i thënë se mund të blejë dhe shesë Lulzim Bashë por kurrë nuk mund të blejë PD-në apo demokratët shqiptarë.
“Mund të blesh dhe shesësh Lulzim Bashën por kurrë Partinë Demokratike dhe demokratët shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Je i pashpresë!”, ky është mesazhi që Berisha përcjell në videon ku ai shfaqet në sheshin plot me njerëz gjatë kohës kur ishte Kryeministër i vendit.
Rikujtojmë që kreu i PD Lulzim Basha përjashtoi para dy ditësh ish-liderin historik Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së për shkak të vendimit të DASH për ta shpallur Berishën non-grata.
Tashmë ko nflikti është i hapur. Sali Berisha, ka treguar aksionin e tij ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, që vendosi ta përjashtonte atë nga grupi parlamentar, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH për shp alljen ‘non grata’.
Berisha tha se Basha ka shke lmuar çdo rregull e kushtetutë të PD.
“Aksioni im, është rivendosja, konsulta, de bati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, për çfarë? Së pari për mënyrën se si Luzlim Basha vendosi për të shke lmuar rregull statutor. Së dyti, Lulzim Basha me këtë veprim me një akt pab esie dhe synonte pa asnjë diskutim, t’i hapë rrugën marrëveshjes me Edi Ramën. Përfitimet e nëndheshme, mund të bëni ndonjë investigim dhe dalin.
Rëndësi për mua ka që shkelmimi që kryetari i PD bëri për statutin, li gjin dhe kushtetutën e PD, duke shke lmuar çdo anëtar dhe aktivist të saj. Unë do të bëj çdo gjë që anëtarët e PD të thonë fjalën e tyre dhe të jeni të sigurt që do e realizoj këtë gjë. Do zhvilloj takime demokratike të hapura në të gjithë Shqipërinë dhe deri në shprehje me referendum për këtë gjë”, tha Berisha.
Një ditë pas seancës Basha bën lëvizjen e radhës në PD
Lulzim Basha do të mbledhë nesër Kolegjin e Kryetarëve, menjëherës pas seancës së sotme parlamentare.
Basha ka thirrur në një takim të shtunën në orën 11:00 kryetarët e degëve të PD-së.
Ky është vendimi i radhës, menjëherë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.
Berisha e kundërshtoi këtë vendim duke u shprehur se po asgjësohet sovraniteti i Partisë Demokratike.
Basha e konsideroi vendimin si më të vështirin në jetën e tij, por u shpreh se ishte i detyruar ta merrte.
Kryeministri Edi Rama ka marrë vëmendjen nga skenari i opozitës për të grisur fletat e votimit për kryetarin e Kuvendit. Në momentin e votimit, Rama është ulur në tokë duke mbledhur fletët e grisura duke i futur në një qese.
Më pas Rama u drejtua për në dhomën e fshehtë dhe pasi votoi, mori me veten qesen me fletët e grisura të votimit në ulësen e tij në Kuvend.
Kjo situatë është shoqëruar me ovacione nga socialistët, ndërsa demokratët me mikrofonin e fikur kanë kërkuar llogari nga drejtuesit e seancës së votimit.
“Materialet zgjedhore nuk ka të drejtë t’i prekë askush”, është shprehur Belind Këlliçi. Pas protestës së tij, Rama është ngritur nga vendi i tij, duke i dorëzuar Këlliçin qesen me fletët e grisura.
Ish kryetari demokrat Sali Berisha deklaroi sonte se ka vendosur të vihet në krye të një aks ioni politik që ka për synim rr ëzimin e Lulzim Bashës nga kreu i partisë prej së cilës u rizgjodh deputet.
Berisha paralajmëroi se do të vihet në krye të kësaj bete je për ta rikthyer siç tha ai Partinë Demokratike në pozicionin e vet pasi, Basha me vendimin e sotëm e ka v rarë Partinë Demokratike dhe ka zhd ukur sovranitetin e kësaj partie duke e kthyer në një fasadë opozitë.
“Do të krijoj një aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat dhe me çdo qytetar që beson se duhet të ketë opozitë sovrane dhe Parti Demokratike sovrane”, tha z.Berisha në TV Klan. Ai theksoi se do të vihet në krye të një lëvizjeje që synon të rrë zojë Bashën nga drejtimi i PD pasi përsëriti se kjo parti është kthyer në vasale të Ramës.
Ish kryeministri Sali Berisha sulmoi sonte kryetarin aktual demokrat Lulzim Basha duke deklaruar disa herë se ai po shka tërron Partinë Demokratike dhe sovranitetin e saj.
Berisha tha se Basha duhet të jepte dorëheqjen dhe jo të vendoste përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.
Ai tha se vendimi që kryetari i PD Basha komunikoi është një vendim i cili në rrafshin statutor është nul”.
“Basha më mori gjysmë ore para se ta shp allte. I thashë se unë e kuptoj që ka qenë bë pr esion të madh, por njeriu jep dhjetë herë dorëheqjen para se të marrë të tillë vendim. Sot PD është kthyer në një parti pa sovranitet dhe dor ëzohet e tëra”, tha deputeti demokrat.
Berisha tha po ashtu se PD është kthyer aktualisht në një parti satelite të Edi Ramës.
Për shkak të lobimit kor ruptiv të Ramës dhe Sorosit, tha Z.Berisha, kreu demokrat Basha mori një vendim personal.
Berisha siguroi se edhe pse si deputet pa parti do të jetë në Parlament dhe tha se do të jetë më i motivuar se kurrë për të mbrojtur pluralizmin politik në Shqipëri.
“Me vendimin e tij të sotëm, Basha, për interesa të veta i ka dhënë god itjen më të r ëndë vendit, Partisë Demokratike dhe pluralizmit në Shqipëri”.
Berisha paralajmëroi se do të vihet në krye të një be teje për ta rikthyer Partinë Demokratike në pozicionin e vet pasi siç tha ai, Basha ka zhdukur sovranitetin e kësaj partie duke e kthyer në një fasadë opozitë.
Do të krijoj një aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat dhe me çdo qytetar që beson se duhet të ketë opozitë sovrane dhe Parti Demokratike sovrane”, tha z.Berisha në TV Klan. Ai theksoi se do të vihet në krye të një lëvizjeje që synon të rrë zojë Bashën nga drejtimi i PD pasi përsëriti se kjo parti është kthyer në vasale të Ramës.
Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të PD për ta përjashtuar nga grupi Parlamentar.
“Vendimi është jashtë çdo lloj norme statutore dhe li gji. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare nuk mund ta marrë. E kuptoj presionin por pavarësisht nga pr esioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa sovranitetin e PD. Bëri ata që nuk bëri Celibashi. Asg jësoi PD si parti sovrane. Jam i sigurt se e kanë kë rcënuar me sanksione. Por nuk më intereson fare. Nuk i është bërë god itje Sali Berishës, por partisë politike. Unë kuptoj pre sionin e madh që Rama ka bërë ndaj zotit Basha.
Por njeriu ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë që të asgj ësojë forcën politike. Përpara një vendimi të tillë Basha duhet të mblidhte Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin dhe të vendoste një nen në të cilin të sanksionohej përjashtimi i personave që dezinjohen non grata nga SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ky nen nuk ekziston. Ai shpalli një vendim që është nul. Sepse është i tiji dhe asnjë forumi të PD”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka parala jmëruar kryeministrin Rama për atë çka sipas tij, e pret në mandatin e tij të tretë qeverisës.
Berisha tha sonte në intervistë televizive se ai do të jetë në parlament dhe do të bëjë një opozitarizëm të tillë, sa kryeministrit do t’i duket lule oponenca e deritanishme.
“Të pr esë ai se ia tregoj unë si do t’a bëj. Ai është një çi ban në trupin e këtij kombi që duhet të hiqet sa më parë”, tha mes të tjerash Berisha.
“I them Edi Ramës dhe e garantoj Edi Ramën se do të ketë një opozitarizëm që atij do t’i duken lule ata që kanë qenë më përpara. Sepse ai ka treguar në mënyrë përfundimtare li gësinë e tij të pafundme shpirtërore për të eleminuar kundërshtarët përmes shp ifjes së tij.
Edi Rama vjen në Parlament si një më nxyrë kombëtare dhe si një autor i fatk eqësive kombëtare njëra pas tjetrës.
Edi Rama vjen në parlament si an ti-shqiptar. Edi Rama vjen në parlament si njeriu i cili në 8 vite ka gr abitur me klanin e tij miliarda e miliarda dhe ka përfunduar gjithsej 37 kilometra rrugë të lëna nga unë në mes.
Edi Rama është një vas al i Aleksandër Vuçiçit. Ai merr mësime nga një l uftënxitës, një njeri që ka qenë ndje kësi i Mil losheviçit, një njeri që nuk pranon gje nocidin në Bosnje. Ka qenë frymëzues i gje nocidit. Edi Rama ka qenë njeriu që prej vitesh i ka bërë atij ma keup-in. E patë çfarë ndodhi në Mal të Zi. Të presi ai ia tregoj unë si do ja bëj unë. Ai është një ç iban në trupin e këtij kombi që duhet të hiqet sa më parë.”
D ebati për kabinetin e ri qeverisës degjenoroi në fyerje personale mes gazetarit Enton Abilekaj dhe analistit Dritan Hila.
Ndërsa Hila po thoshte se zonja Anila Denaj ka qenë një nga ministret e suksesshme tashmë të larguara, Abilekaj e kundërshtoi duke i thënë të mos gënjejë.
Hila: Më vjen keq për Denaj, ka qenë ministre e zonja, profesioniste, menaxhoi një periudhë të vështirë ekonomike.
Borxhi ishte 80 perqind dhe ajo e çoi në 60, dhe pastaj u rrit me pandeminë normale.
Abilekaj: Po ça po thua! Ti je kli entelist dhe fanatik.
Hila: Ti më shpjego pak klientelizmin mua, ti je zagar su lmues
Alibekaj: Ti je shërbëtor i shumë personave
Hila: Une kam qenë vetëm me Ramën ti ke qene me Nanon, mos u merr me mua, Abilekaj
Abilekaj: Po ti s’mund të gënjesh këtu, kur jam unë këtu jam gazetar ti s\ke qenë ndonjëherë gazetar, ti del për gj ah të k apësh ndonje gjë.
Hila: Unë jam gazetar.
Abilekaj: Ti je le pirës ord iner
Hila: Unë nuk jam injorant si puna jote, kam studiuar ekonomi.
Abilekaj: Ti s’di ca është GDP ore
Hila: Ti je i paguar nga opozita, që nga shtëpia që ke marrë./Top Channel