Debat

Rama përp laset me komentuesit për vr asjet në vend

Rama përp laset me komentuesit për vr asjet në vend.

Teksa një qytetar i kërkon të hapë vende pune, pasi “njerëzit po vrasin të pafajshmit”, Rama thotë se Shqipëria është një vend me kriminalitet mesatar në Europë.

Komentuesi: Hap punët more zotëri rrit pagat se po shkallojnë njerëzit në Shqipëri, po vrasin të pafajshmit. Vetëm vjedhje dhe krime po ndodhin. As në të gjithë Europën s’po ndodhin kaq shumë sesa në Shqipëri.

Edi Rama: Je gabim shumë ti Albania Al, se Shqipëria hyn mes vendeve me kriminalitet mesatar në Europë, ndërkohë qe pagat rriten me punë e me zhvillim, siç janë rritur e do të vazhdojnë të rriten hap pas hapi, jo me llafe po me mund e me durim!

Ndërkohë një tjetër qytetar i kujton kryeministrittë vendosë doreza kur pastron mbeturina, pasi sipas tij ul figurën e kryeministrit. Kjo mesa duket nuk është pritur dhe aq mirë nga kreu i qeverisë, i cili iu përgjigj duke i thënë se me rëndësi është ajo që thuhet dhe jo ajo që preket.

Qytetari: Vetëm përdor dorashka kur i futesh vetë punës se ule figurën e kryeministrit.

Rama: Nje fjale e urtë thotë nuk ka rendesi çfare prek me dore, ka rëndësi çfarë nxjerr nga goja.

Rama përp laset me komentuesit për vr asjet në vend Read More »

Braçe, opozitës: ‘T’ju pyes, çfarë do i bëni më shumë ju Llogarasë, do ia hapni më poshtë apo më lart vrimën’

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe iu përgjigj akuzave të opozitës se qeveria do të shpenzojë një shumë prej 113 mln eurosh për PPP në vitin e ardhshëm, të cilat sipas tyre do të shkojnë vetëm për disa oligark.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe deklaroi se qeveria ende paguan 100 mln euro për koncesione të bëra nga qeveria paraardhëse.

Braçe shprehet se kryedemokrati vjen në Kuvend vetëm për debate pushteti, teksa shtron pyetjen se si nuk u ul me qeverinë për të diskutuar lidhur me investimet në infrastrukturë.

“Për investimet do paguajnë 1.1 ose 1.2 mld dollar, por ç’vlerë ka kur shajmë punën e njëri-tjetrit. Udhëheqësi juaj vjen këtu dhe flet për nevoja pushteti, për marrëveshje dhe rregulla që të çojnë tek pushteti. E ndjek i yni për të krijuar hapësirë dialogu. Por si nuk u ulëm njëherë ne dhe ju për të folur për një paketë invesimesh në infrastrukturë, rrugë ura tunele energji dhe internet, investime në bujqësi shëndetësi dhe arsim.

T’ju pyes, çfarë do i bëni më shumë ju Llogarasë, do ia hapni më poshtë apo më lart vrimën. Çfarë do i bëni internetit 5G. Ne dhe ju nuk do i bëjmë dot ndryshe. Të vijmë tek PPP, çdo i bëni ndryshe. Dëgjova një debat për 113 mln dollarë. Paguajmë 100 mln dollar për kontraktorët tuaj. A ja vlen ta shajmë njëri-tjetrin për këtë. Një buxhet nuk është ekonomia por nuk mund të kthehet në mbartëse. Paketën fiskale, dhe natyrisht, gjithë efektet e saj, ajo që më dhemb është bujqësia. Ata që mua më dhembin janë bujqit. Vazhdon goditja me skemën e pabarabartë të TVSH-së.

Vazhdon goditja, e habitshme në bujqit. Ndërkohë që ne godasim favoret për bujqit dhe prodhuesit por nuk prekim favoret për ndërtuesit. Sot ne e prekim TVSH në inupte bujqësore. Ne vazhdojmë flasim gjithë ditën për qumështin pluhur, por nuk mendojmë dëmin që I bëjmë qumështit të bujkut. Të barazojmë skemën e TVSH-së. Të krijojmë bursën që bujku ta dijë se me sa e shet qumështin e tij. Të çlirojmë tregun e imputeve bujqësore” – tha Braçe.

Braçe, opozitës: ‘T’ju pyes, çfarë do i bëni më shumë ju Llogarasë, do ia hapni më poshtë apo më lart vrimën’ Read More »

Evi Kokalari bën deklaratën e fortë: ‘Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra’

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Kokalari u shpreh se Grida Duma nuk duhet të jetë deputete dhe se ajo duhet nxjerrë zvarrë nga PD, sepse po tallet me demokratët e shqiptarët.

Sipas saj, më 11 dhejtor, Basha ikën e PD vetëm forcohet akoma më shumë.

“Më 11 dhjetor Basha ikën dhe PD do të forcohet. Janë 5-6 vetë që bëjnë lojë të shëmtuar dhe flasin për një parti, që nuk është e tyre, por është e gjithë anatërëve të Partisë Demokratike.

Demokratët janë të entuziazmuar kur flet Sali Berisha. Në thelb, PD po shkatërrohet nga Soros, sepse Soros ka punuar për të shkatërruar opozitën e vendit në Shqipëri. Për Grida Dumën, nuk duhet të jetë deputete. Ajo duhet nxjerrë zvarrë nga zyra, sepse po luan me ne të gjithë”, u shpreh Kokalari.

Evi Kokalari bën deklaratën e fortë: ‘Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra’ Read More »

Basha me tone të forta ndaj Ramës: Ti dhe 5 oligarkë vendosni taksat e shqiptarëve

Me tone të ashpra në Kuvend, kreu i opozitës Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, lidhu me pr/ buxhetin e 2022.
“Kjo është është BB, nuk është tigri jot prej letre që thotë se 30.8% jetojnë me më pak se 30 $ në ditë.

Eurostat si rregull i referohet INSTAT dhe prap se prap, me të dhënat e INSTAT-it tënd, ja ku e ke të vërtetën shqiptarët në rrezik varfërie. 50.8% aq sa e thash, jo sic the ti që ha gënjeshrën me bukë e pi mashtrimin me ujë.

Përfituesit më të mëdhenj të buxhetit me analizë, janë këta që iu ke dhënë kontrate koncensionesh dhe PPP, ndaj them e ke shdërruar ekonominë në ekonomi putiniste. Ti dhe 5 oligarkë vendosni cdo bëni me taksat e shqiptarëve. Sipas të dhënave të qeverisë tënde, përfituesit më të mëdhenj janë ata 5 oligarkë, janë ato koncensionet e tua. Rrugën e e Arbrit e nise me 33e ke cuar në 58 mld.

Të ra goja për inceneratorët, sepse janë paratë që ndani dhe ke gënjyer me dyfish. The do marrin 9 mln euro, por do marrin rrumbullak 18 mln euro ke në buxhet, ky është një mashtrim ordiner, që mund ta bëjë që një pjesë të atyre parave i fut në xhepin e vet, ose një i fandaksuar që se ka vendin këtu, po në pavionin e Mentor Petrelës. Cfarë arsye, zgjidh. Ose dil këtu e thuaj ‘Me fal’ shqiptarëve se kam gënjyer, sic kam gënjyer këto 8 vite. E kur kapesh del këtu e fyen PD, mbeturinë e social realizmit.” u shpreh Basha.”

Basha me tone të forta ndaj Ramës: Ti dhe 5 oligarkë vendosni taksat e shqiptarëve Read More »

Lulzim Basha i shpall zyrtarisht ‘l uftë’ Berishës, ja cila ishte deklarata e tij sot

A jam ishqetësuar për PD?
Jam shumë i shq etësuar për PD. Koha do ta provojë pse veprimet e mija kanë qenë për interesin më të mirë të demokratëve. Një nga të metat e mija qenka se jam shumë i arsyeshëm. Foltorja i është mbivendosur aktit për dhënien fund të mosndë shkueshmërisë së korr upsionit. Hapi lu ftë brenda llojit Sali berisha. Nuk mund mos ta them që ka patur arsye vetjake. Kam pasur marrëdhënie të ngushte me Berishën.

Jam stepur nga su lmet e pacipa, gënejshtrat që ka hed hur drejt meje. Sicc më ka thënë një demokrat i vjetër që ta njohësh Berishën duhet ta kesh përballë. Unë deri tani kam pasur një fasho në sy, të cilën s’do ta kem më. Koha e tyre ka mbaruar, kjo kohë nuk do të vijë më.

A mjafton pezullimi?

Me atë që ka bërë këto dy muaj, ka treguar qartë se atë që ka nisur për demokraci të brendshme, e ka sebep. Nuk e ka për demokracinë e brendshme të PD, por me SHBA-të. Sepse vebndimi ka ardhur nga SHBA-të. E ka shpa llur non-grata.
PD nuk mund të shërbejë si mburojë për një peerson non-grata. Askush nuk mund ta kthejë bunkier anti-amerikan për interesat e veta. Është detyrimi i ccdo demokrati të mos e lejojë këtë gjë. Do të merret ccdo vendim i nevojshëm që PD të mos kthehet bunkier për interesa personale i Berishës.

Lulzim Basha i shpall zyrtarisht ‘l uftë’ Berishës, ja cila ishte deklarata e tij sot Read More »

Deklaratë ‘shp ërthyese’ nga anëtarja e LSI-së për e Gazment Bardhit: ‘Mos i jep gojes siç i jep b….. o Gaz’

Një deklaratë “shpë rthyese” ka ardhur nga anëtarja e LSI-së Elona Guri për deklaratën e Gazment Bardhit. Ky i fundit është shprehur se ka zbuluar tentativat për një marrëveshje para zgjedhore me partinë e Monika Kryemadhit.

“Mos i jep gojes siç i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk te qaste njeri në zyrë. Monika Kryemadhi të ka ballafaquar me Lulzim Bashën edhe keshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyrën e Bashës se si ti kishe bërë marrëveshjen 8 mandate t’i mbante PS ne Elbasan dhe ti dojë mandatet e LSI dhe ti kishe dale garant band ave s do ishe minister I brendshem . Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove të bëjë konferencë shtypi kundër Suel Çeles.”, shkruan Guri në Facebook.

Në postimin e Gurit është përmendur edhe Suel Çela një moment ku Bardhi ka refuzuar të bëjë një përballje me të, pasi e akuzoi si të angazhuar në mbledhjen e firmave për Kuvendin e PD-së. Reagimi i Gurit erdhi pas deklaratave të Bardhit në “Open”. Bardhi ka zbuluar tentativat për një marrëveshje para zgjedhore me partinë e Monika Kryemadhit, ku tregoi se i kanë ofruar 15 mandate të sigurta, por kanë refuzuar, pasi pretendonin se do të fitonin të vetëm deri në 34 karrige në parlamentin e Shqipërisë. Bardhi shprehet se nisur nga fakti që ka qenë gjatë gjithë kohës në terren, ishte i bindur se në Elbasan LSI-ja nuk merrte as 3 mandate, por shtoi se pavarësisht kësaj, kurrsesi nuk mund ta detyronin që të dilnin me një listë të përbashkët në 25 prill.

Megjithatë, kjo deklaratë ka sjellë menjëherë reagimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila e ka kundështuar, duke e cilësuar si mas htrim pervers.

Deklaratë ‘shp ërthyese’ nga anëtarja e LSI-së për e Gazment Bardhit: ‘Mos i jep gojes siç i jep b….. o Gaz’ Read More »

‘Me këtë opozitë Ahmeti nuk do pijë duhan, por p…’

Gazetari Arben Retkoceri ka ironizuar partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Retkoceri ka shkruar se me këtë opozitë, Ali Ahmeti nuk do pijë duhan, por Puro.

“Ju kemi thënë se nga e hëna do të çuditeni. Pritni edhe pak, se tani ka filluar loja e jo të premten.. Dikush do të dëshprohet shumë e tjetri falë jush do të të vazhdonë të pi Duhon madje edhe më të trash -Puro, e cila tani do vite deri sa të shuhet.

Disave na kryqëzuat me etiketime sepse ua thonim të vërteten , e jo atë që donit ta degjonit e që ju pëlqente.. Keqeardhje për shushunjat e zhurmëshme partiake të degëve e krandeve, që kanë humb në mahallat e tyre. Këta të shkretit që nga e premtja janë në vrap pas blerjes të kravatave për të kap ndonjë pozicion me lek, në kurriz të të tjerëve. Mundi do ju shkon huç

Mos thoni që nuk ju kemi thënë e nuk e keni ditë. Jeta vazhdonë ….

‘Me këtë opozitë Ahmeti nuk do pijë duhan, por p…’ Read More »

Deputeti socialist: ‘Do jap dorëheqjen, ose unë ose ti në këtë sallë nëse…’

Deputeti socialist Damian Gjiknuri, i është kundërpërgjigjur Gazmend Bardhit, i cili e ak uzoi se ka shtëpi në Maltë dhe udheton me personat e li dhur me inceneratoret.

Numri dy i PS tha në Kuvend se ka qenë një herë në jetë në Maltë, kur ka qenë ministër, ndaj u zotua që nëse Bardhi do të gjente një udhëtim të dytë ai do të jepte menjëherë dorëheqjen.

“Për ato shpi fjet këtu, jo Malta… Nëse gjen se unë kam qenë më shumë se një herë në Maltë, po gjete dy udhëtime, një herë kam qenë, kur isha ministër. Kam qenë në tetor të vitit 2017 ose 2018. Nëse gjen të dytin do japë dorëheqjen, ose ti do japësh dorëheqjen, ose unë ose ti në këtë sallë”, tha Gjiknuri.
Deklarata e Damian Gjiknurit:

Ju pro blemin e keni me kontratat e inceneratorëve apo me personat në fjalë? E dyta në këto kontrata ministria që unë kam drejtuar nuk ka asnjë rol. E treta nuk mund të them se ato janë kontrata të gabuara, meqë nuk kam firmosur unë. Por skemën që keni bërë çojeni deri në fund, me kallëzimin.

Për ato shpi fjet këtu, jo Malta… Nëse gjen se unë kam qenë më shumë se një herë Maltë, po gjete dy udhëtime, njëherë kam qenë kur isha ministër. Kam qenë në tetor të vitit 2017 ose 2018. Nëse gjen të dytin do japë dorëheqjen, ose ti do japësh dorëheqjen, ose unë ose ti në këtë sallë.

Deputeti socialist: ‘Do jap dorëheqjen, ose unë ose ti në këtë sallë nëse…’ Read More »