Arsim

Vogëlushi shqiptar që fliste pesë gjuhë të huaja

Në vitin 1920 një vogëlush shqiptar habiti amerikanët duke folur pesë gjuhë të huaja pa shkuar ende në shkollë.

“Ky djalosh, një zbulim gjuhësor. Ky djalë shqiptar, – lloj i klasit më të mirë, – flet pesë gjuhë të ndryshme. Ai është i punësuar nga punonjësit Kryqit të Kuq Amerikan si përkthyes dhe lajmëtar. Djali nuk ka shkuar kurrë në shkollë, por ka marrë mësime nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan në Kostandinopojë”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.

Burimi i fotos: Library of Congress Prints and Photographs Division Washington, D.C. 20540 USA (Marrë nga fotografitë që kanë bërë historinë).

Vogëlushi shqiptar që fliste pesë gjuhë të huaja Read More »

Ai është një gjeni, por ligji shqiptar e detyron t’ia nisë nga klasa e parë

Dionis Senjo, vogëlushi 6-vjeçar, djali i një çifti onkologësh nga Tirana “godet” sërish.

Pasi u pranua në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”, me një inteligjencë të të njëjtit spekter si fizikanti Albert Ajnshtain, Dionisi ka shkëlqyer në testin e MAP (Measure of Academic Progress) në Amerikë.

Testi i së cilit iu nënshtrua Dionisi është një test i kompjuterizuar, që teston nivelin e nxënësit që hyn në shkollë.

Fillimisht, gjeniu 6-vjeçar bëri testin për klasat 2-5 dhe arriti t’i zgjidhte 100% të gjitha ushtrimet e matematikës, ndërsa dje iu nënshtrua testit për klasën 6-9, dhe zgjidhi mbi 99% të ushtrimeve.

Ky rezultat ka befasuar gjithkënd, por jo prindërit e vogëlushit, të cilët tanimë i njohin mirë aftësitë e tij dhe kanë vënë re se Dionisi zgjidh edhe ushtrime nga gjimnazi.

Dionisi pas këtij rezultati është regjistruar në klasën e parë, pasi ligji ynë nuk lejon kapërcimin e menjëhershëm të klasave, edhe pse kemi të bëjmë me një gjeni./njekomb

Ai është një gjeni, por ligji shqiptar e detyron t’ia nisë nga klasa e parë Read More »

Papritur jepet lajmi se po dalin nga funksioni universitetet private, çfare thuhet se do të ndodhë

Universitetet private duket sikur po përjetojnë periudhën e tyre më të keqe, pasi universitetet publike po qëndrojnë në krye të listës tashmë për studentët.

Ajo që pritet të ndodhë është që këto universitete, do të ‘shuhen’ të gjitha, pritet të dalin jashtë kontrollit pasi studentët mesa duket nuk e preferojnë më një universitet privat.

Universiteti publik po i sfidon haptazi dhe me gjithë propagandën që bëjnë privatët, në vitin universitar 2017-2018, universitetet publike kanë regjistruar 18 364 studentë, ndërsa privatët 4054, pra 4.5 herë më pak.

Shifra në rënie për të gjithë universitetet private në katër vitet e fundit. Albanian University, nga 2540 studentë që regjistronte në vitin akademik 2014-2015, në vitin e fundit ka regjistruar vetëm 460 studentë, pra 5 herë më pak studentë se katër vite më parë.

Universiteti Europian i Tiranës në vitin 2013 regjistronte 1382 studentë. Në vitin 2014, 1066, pra 30% më pak. Në vitin 2017-2018, ka regjistruar 624 studentë, pra gjysmën e atyre të pesë viteve më parë.

Papritur jepet lajmi se po dalin nga funksioni universitetet private, çfare thuhet se do të ndodhë Read More »

Vlorë : Drejtoria e shkollës Teli Ndini denoncon për kabinetin e informatikës të vjedhur gjatë natës

Ju kemi përcjellë të gjitha emocionet tona, ndryshimet e bëra, punën e ngritur me shumë përkushtim dhe dashuri. Kemi pritur mendime, kemi marrë sygjerime, por edhe mirënjohje, na kane bashkuar edhe kujtimet mbi shkollën tonë të shtrenjtë.

NDRYSHE nga herët e tjera duam të ndajmë me ju një ngjarje të shëmtuar që na ka tronditur. JANE FUTUR ME FORCë Në KABINETIN E INFORMATIKËS SË SHKOLLËS DHE KANË VJEDHUR KOMPJUTERAT E NXËNËSVE TANË.

Na besoni miq që na kanë dëmtuar një kabinet të mrekullueshëm, funksional, krenarinë e shkollës tonë!

Një dëm i madh monetar, një DËM SHUMË MË I MADH MORAL për nxënësit dhe stafin e shkollës!

Ne presim mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj për të gjetur autoret e kësaj vepre të shëmtuar. FALEMINDERIT!

Vlorë : Drejtoria e shkollës Teli Ndini denoncon për kabinetin e informatikës të vjedhur gjatë natës Read More »

“Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë për t’i dashur!” 10 mësime jete nga Nënë Tereza

Nënë Tereza mund të jetë shuar vite më parë, por dashuria e saj e pamasë dhe mençuria e saj jetojnë akoma dhe sot. Ajo bashkëndau disa mësime për jetën nëpërmjet kohës që kaloi në Tokë, shumë prej të cilave përqëndrohen tek dashuria, dhembshuria, ndihma për të tjerët dhe ruajtja e përulësisë.

Ajo mishëroi një shembull të mrekullueshëm që të gjithë ne ta ndiqnim – të duam me thjeshtësi dhe t’u japim ndihmë të tjerëve pa kërkuar asgjë në këmbim. Ne të ftojmë të lexosh disa nga citimet e saj më të njohura që do të të frymëzojnë të duash më shumë, të japësh më shumë dhe të ndihmosh më shumë:

Flit për veten sa më pak të jetë e mundur

“Ka pak mënyra me të cilat mund ta praktikojmë përulësinë: të flasësh sa më pak për veten. Të shohësh punën tënde. Të mos përpiqesh të menaxhosh marrëdhëniet e njerëzve të tjerë. Të shmangësh kureshtjen. Të pranosh kontradiktat dhe korrigjimet me gëzim. Të kalosh mbi gabimet e të tjerëve. Të pranosh fyerjet dhe lëndimet.

Të pranosh të qënit i/e përqeshur, harruar dhe i/e papëlqyer. Të jesh i sjellshëm dhe i butë edhe kur provokohesh. Asnjëherë mos qëndro mbi dinjitetin e dikujt. të zgjedhësh gjithmonë më të vështirën.”

“Nëse je i përulur asgjë nuk do të prekë, apo të lëvdojë ose përçmojë, sepse ti e di se çfarë je.”

Ji i zënë duke bërë punët e tua jo ato të të tjerëve

“Ne vetë ndjejmë se ajo që po bëjmë është vetëm një pikë në oqean. Por oqeani do të ishte më pak nga mungesa e asaj pike.”

“Jeto në thjeshtësi kështu të tjerët të munden thjesht të jetojnë.”

“Unë mund të bëj gjëra që ti nuk mundesh, ti mund të bësh gjëra që unë nuk mundem; së bashku ne mund të bëjmë gjëra të mëdha.”

Shmange kureshtjen

“Ne duhet të gjejmë Perëndinë dhe ai nuk mund të gjendet në zhurmë dhe nervozizëm. Perëndia është mik i heshtjes. Shiko se si natyra – pemët, lulet, bari – rriten në heshtje; shiko yjet, hënën dhe diellin, se si ata lëvizin në heshtje… ne kemi nevojë për qetësi që të mund të prekim shpirtrat.”

Pranoji acarimet e vogla me një humor të mirë

“Njerëzit janë jo realistë, jo logjikues dhe të përqëndruar tek vetja. Duaji ata gjithsesi.”

Mos u end në fajet e të tjerëve

“Unë kam zbuluar paradoksin, se nëse do derisa dhemb, nuk mund të ketë më shumë dhembje, vetëm më shumë dashuri.”

“Dashuria intensive nuk matet; ajo thjesht jepet.”

“Ne mendojmë ndonjëherë se varfëria është thjesht të qënit i uritur, lakuriq dhe i pastrehë. Varfëria e të qënit i padëshiruar dhe i padashur është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpia jonë që të shërojmë këtë lloj varfërie.”

Pranoji censurat edhe nëse të pamerituara

“Më mirë do të bëja gabime me mirësi dhe dhembshuri se sa të bëja mrekulli në keqardhje dhe ngurtësi.”

Ji i sjellshëm dhe delikat edhe kur provokohesh

“Le të takohemi gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë, sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë.”

“Shpërndaj dashuri kudo që të shkosh. Mos ler askënd që vjen tek ty të largohet pa qënë i lumtur.”

“Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë t’i duash.”

“Një jetë që nuk jetohet për të tjerët nuk është jetë.”

Mos kërko të jesh i admiruar apo i dashur

“Nëse nuk kemi paqe, është sepse kemi harruar se i përkasim njëri-tjetrit.”

“Në fund të jetës ne nuk do të gjykohemi se nga sa diploma kemi marrë, se sa para kemi bërë, sa gjërat të mira kemi bërë. Ne do të gjykohemi nga “Unë isha i uritur dhe ti më dhe diçka të ha, isha i zhveshur e ti më veshe. Isha i pastrehë e ti më strehove.”

Mos e e mbaj veten në mbrojtje pas dinjitetit tënd

“Një nga sëmundjet më të mëdha është të jesh askushi për askënd.”

“Duhet të ketë një arsye përse disa njerëz e përballojnë jetesën e mirë. Duhet të kenë punuar për atë gjë. Unë ndihem e inatosur vetëm kur shoh shpërdorim. Shoh njerëz duke hedhur gjëra që ne mund t’i përdornim.”

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Unë nuk mund ta ndryshoj botën e vetme, por unë mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime.”

Gjithmonë zgjidh punën më të vështirë

“Ki besim në gjërat e vogla sepse në ta qëndron forca.”

“Le të mos jemi të kënaqur vetëm duke dhënë para. Paraja nuk mjafton, paraja mund të merret, por ata kanë nevojë për zemrat tona për t’i dashur. Kështu, shpërndaj dashuri kudo që të shkosh.”

“Le të prekim atë që po vdes, të varfrën, të vetmuaren dhe të padashurën sipas zemërgjërësisë që kemi marrë dhe le të mos kemi turp apo të mos ngadalësohemi për të bërë punën e përulur.”

“Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë për t’i dashur!” 10 mësime jete nga Nënë Tereza Read More »

Mbyllet viti shkollor 2017-2018 ne shkollen ‘Balil Pelari’ Orikum /Foto

U mbyll viti shkollor 2017- 2018.
Me pune plot voluminoze,kembengulje,vullnet. MINIMATURA 2018! KLASA 9 a Shkolla ” Balil Pelari” Orikum. Festuam sot mbylljen me sukses te vitit shkollor.
Emoncione,lot mallengjimi ,!
Mesuesja kujdestare ju uron suksese ne rrugen e jetes!! Te na nderoni!
Ju perqafoj dhe e di ,do te me marre malli shume per ju!

Fotografia e Edlira Kapllanaj

https://www.facebook.com/100007541716962/videos/2007091839552187/?t=2

https://www.facebook.com/100007541716962/videos/2007092049552166/?t=2Fotografia e Edlira Kapllanaj

Mbyllet viti shkollor 2017-2018 ne shkollen ‘Balil Pelari’ Orikum /Foto Read More »

16 medalje olimpiadash, maturantja më e mirë e Shqipërisë dhe tani del e para në mjekësi

Në Shqipëri vazhdojmë t’i pyesim nxënësit “Çfarë e ke babin? Po mamin?”, sikur diplomat universitare të përcilleshin në gjene, duke vazhduar me mendësinë e vjetër të diktaturës që i ndante njerëzit në intelektualë dhe punëtorë. Nga inati, shqiptarët tani shkojnë të gjithë në shkollë të lartë dhe pas ca vitesh çdo fëmijë do përgjigjet ‘jurist’ e ‘juriste’, megjithatë profesioni i prindërve të brezit të tanishëm të gjimnazistëve, ende vazhdon të merret, krejt më kot, si ndonjë tregues.

Dhe ja Elkida Zefi, maturantja me rezultatet më të mira në Shqipëri për maturën 2016-2017 ka fituar të drejtën e vazhdimit të degës së Mjekësisë, ku u rendit e para. Ajo është pikërisht vajza e dy prindërve punëtorë, që rrojnë me punën e tyre të ndershme e cila nuk ka mjaftuar për ta çuar vajzën e tyre të parë me studime jashtë Shqipërisë.
Ata janë nga Mirdita dhe janë vendosur në Durrës, ku vajza mbaroi gjimnazin ‘Naim Frashëri’ me nota të shkëlqyera, duke fituar, gjatë tre viteve të tij, 16 medalje olimpiadash të rrethit dhe kombëtare.

Tashmë me kodin 1 në renditjen e Mjekësisë, Elkida nis një udhëtim të ri, atë të fakultetit më të kërkuar në Shqipëri, Mjekësisë. “Kam dëshirë të bëhem pediatre. Të shikojmë në vazhdim. Dua të arrij rezultate të shkëlqyera në Mjekësi”, shkruan TCh.
Ekida Zefi është vlerësuar si Maturantja më e mirë e maturës shtetërore 2016-2017. “Tre provimet e maturës shtetërore i kam marrë 10, Anglisht, Matematikë dhe Fizikë e Thelluar, ndërsa Letërsinë 9.8 dhe Biologjinë 9”, rrëfen ajo. Që nga klasa e parë e deri më tani Ekida ka qenë nxënëse e shkëlqyer. Notat e saj kanë qenë vetëm dhjeta duke pasur një prirje të theksuar për shkenca.

“Ndonjëherë ndonjë 9 në fizkulturë, sigurisht përpiqesha më shumë të mësoja sesa të isha e përshtatshme fizikisht. Lexoj më shumë libra shkencorë pasi shkencat janë pasioni im”, thotë Ekida.

Edhe pse tani ka aplikuar dhe ka fituar duke u renditur e para në fakultetin e Mjekësisë, ajo fillimisht kishte dëshirë të studionte në Angli.
“Kam tentuar të aplikoj për universitet në Angli, por është e vështirë se duhen dy vjet kolegj dhe bursa nuk i mbulon të gjitha vitet e shkollës, kështu që do të vazhdoj në Shqipëri”, shton ajo.

Vlerësimi i Ekidës si maturantja më mirë në të gjithë vendin i ka surprizuar prindërit e saj. “Jam shumë krenare. U habitëm, por Ekida e meriton sepse gjithmonë ka mësuar. Ajo studion pesë orë në ditë”, thotë e ëma e saj.

16 medalje olimpiadash, maturantja më e mirë e Shqipërisë dhe tani del e para në mjekësi Read More »

Na ka nderuar: Kjo është vajza shqiptare që po e kërkojnë 12 universitete botërore

Kjo është Njomza Selmani, tashmë maturante e shkollës së mesme private “ NOVA International Schools”, e cila ka aplikuar dhe ka marrë përgjigje pozitive, për bursë të plotë, nga 12 universitete të ndryshme, katër në Angli, një në Holandë, në Gjermani, në Hungari, në SHBA dhe në Emiratet e Bashkuara, të gjithë të kategorizuar si ndër më të mirët në botë.

Suksesit të Njomzës i gëzohet edhe shkolla “ NOVA International Schools”, e cila, sipas Njomzës, i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme përgatitjes së një brezi dinjitoz dhe të suksseshëm të së ardhmes, duke i këshilluar dhe ndihmuar nxënësit cilën rrugë profesionale të ndjekin.

“Një gjë që ndihmon është që kemi udhëzim akademik. Domethënë kemi profesor, i cili nuk ligjëron asnjë lëndë, mirëpo është aty për të të ndihmuar, se cili universitet është i duhuri për ty, se cilat provime duhet të bësh para atij universiteti, se si të aplikosh. Gjë që i ndihmon të gjithë që të kenë ambicie edhe më të larta, pasi që kuptojnë për mundësitë e ndryshme”- tha Njomza.

Nëse në rastin e nxënësve të tjerë janë universitet që vendosin për përzgjedhjen, në rastin e nxënëses së “NOVA International Schools”, Njomza Selmani, ishte e kundërta. Asaj i është dashur plotë një muaj të vendosë se ku dëshiron të vazhdojë studimet për Inxhinieri Biomjeksore, duke përzgjedhur përfundimisht Neë York University, në Abu Dhabi.

“Dhe e shihja gjithmonë veten time si dikush që do të merret me shkencë, që do të bëjë zbulime. Verën e kaluar isha në akademi verore, në Stenford University. Atje kisha mundësinë e parë që të takohesha me inxhinierinë biomjeksore. Filluam të krijojmë inde nga qeliza njerëzore, për të krijuar organe të reja, gjë që mua mu duk shumë interesante dhe nuk e kisha parë asnjëherë më parë diçka të tillë. Në atë moment më erdhi dëshira që “ Kjo është ajo që dua ta bëj me jetën time”- thotë me entuziazëm, Njomza Selmani.

Lajmin për këtë hap të parë në rrugën e sukseseve, siç tregon Njomza, e kanë pritur me gëzim dhe krenari edhe bordi drejtues dhe stafi i shkollës së “NOVA International Schools” dhe sigurisht familja e saj.

“ Të gjithë ishin të lumtur, pa përjashtim. Edhe udhëzuesja akademike që e kam ishte shumë e lumtur, pasi që normalisht është edhe mundi i saj, ajo më ndihmoi gjatë procesit. Ishte një befasi e mirë, ishte ndjenjë e mirë”- tha Njomza.

Njomza këshillon gjenëratat më të reja të besojnë gjithmonë në aftësitë e tyre, sepse me punë arrihen suksese të mëdha.

“ Një gjë që do i kisha këshilluar të gjithë është që të provojnë dhe të mos ndalojnë aty ku janë, sepse unë besoj se të gjithë kanë potencial dhe mund të arrijnë shumë më tepër se sa mendojnë dhe me shumë punë mund të arrihet çdogjë”- thotë në mesazhin e saj Njomza Selmani.

Në “NOVA International Schools” që gjendet në Lagjen Karposht të Shkupit, mësimi dhe komunikimi realizohen në gjuhën angleze, përveç lëndës së gjuhës amëtare. Shkolla përgatit nxënësit përmes programit “ Matura Ndërkombëtare”, i cili të rinjët kureshtarë, të etur për dije dhe njohuri të reja i motivon edhe më shumë në rrugën drejt suksesit.

Programet e kësaj shkolle janë të ndryshme nga kurrikulat e tjera, sepse ato: inkurajojnë studentët e të gjitha moshave të mendojnë në mënyrë kritike dhe të sfidojnë supozimet, të zhvillohen në mënyrë të pavarur nga sistemet qeveritare dhe kombëtare, duke përfshirë praktikat e cilësisë nga hulumtimi dhe komuniteti global i shkollave, inkurajoni studentët e të gjitha moshave të marrin në konsideratë kontekstet lokale dhe globale si dhe zhvillon nxënës me pasuri gjuhësore.

Na ka nderuar: Kjo është vajza shqiptare që po e kërkojnë 12 universitete botërore Read More »