Arsim

“Gjashtë shkolla në Vlorë nuk do të thonë më “Mirësevini, nxënës të dashur!”

Deputetja e PD-së Nada Mecorapaj përmes një postimi në facebook ka zbuluar se gjashtë shkolla në Vlorë do të mbyllen këtë vit.

“Gjashtë shkolla në Vlorë nuk do të thonë më “Mirësevini, nxënës të dashur!”

Shtatori i këtij viti, për fëmijët dhe prindërit e shumë fshatarve në Vlorë, më shumë se gëzimin e ligjshëm që shoqëron çdo vit të ri shkollor, do të ngjajë me ‘gjendje lufte’.

Një numër i konsiderueshëm shkollash, janë mbyllur me vendim të Drejtorisë Arsimore dhe në to nuk do të jetë sivjet përshëndetja e ngrohtë “Mirësevini, nxënës të dashur!”. Shkollave në Dukat fshat, Tragjas, Radhime, Bestrovë, Mifol dhe Kërkovë u është vënë dryni.

Kjo do të thotë zhvendosje nxënësish në fshatra të tjerë, shpenzime në kohë dhe financa për prindërit, që duhet të pagujanë për transportin, e të tjera”, shkruan ajo.

Postimi i plotë

Gjashtë shkolla në Vlorë nuk do të thonë më “Mirësevini, nxënës të dashur!”

Shtatori i këtij viti, për fëmijët dhe prindërit e shumë fshatarve në Vlorë, më shumë se gëzimin e ligjshëm që shoqëron çdo vit të ri shkollor, do të ngjajë me ‘gjendje lufte’. Një numër i konsiderueshëm shkollash, janë mbyllur me vendim të Drejtorisë Arsimore dhe në to nuk do të jetë sivjet përshëndetja e ngrohtë “Mirësevini, nxënës të dashur!”. Shkollave në Dukat fshat, Tragjas, Radhime, Bestrovë, Mifol dhe Kërkovë u është vënë dryni.

Kjo do të thotë zhvendosje nxënësish në fshatra të tjerë, shpenzime në kohë dhe financa për prindërit, që duhet të pagujanë për transportin, e të tjera.

Siç më njoftojnë mëuesit e këtyre shkollave, vendimi është marrë në mënyrë jotransparente. Përderisa nuk u janë dhënë shpjegime mësimdhënësve, nuk ka nevojë të thuhet se prindërit dhe fëmijët dinë edhe më pak.

Drejtoria Arsimore e Vlorës, dhe eprorët e saj në Ministri, nuk duhet ta trajtojnë arsimin në Vlorë si skedinë bastesh. Na duhen më shumë shkolla dhe më paka pika llotosh; më shumë shkolla dhe më pak kafene; më shumë shkolla dhe më pak lojra fati.

Pse Ministria e Arsimit bën të kundërtën?/faxweb

“Gjashtë shkolla në Vlorë nuk do të thonë më “Mirësevini, nxënës të dashur!” Read More »

Mbyllet shkolla e Dukat fshatit dhe Radhimës, diskutohet mbyllja e shkollës së Tragjasit.

Jemi pak dite para fillimit te vitit te ri shkollor 2018-2019 por me sa duket kete vit shkollor nxenesit e shkolles se Dukat Fshatit dhe Radhimes nuk do te shkojne perseri ne te njeten shkolle ku kane mesuar vitin e kaluar.

Burime te sigurta per orikuminews bejne me dije se eshte marre tashme vendimi per te mbyll perfundimisht dy shkollat, ate te Dukat fshatit dhe shkollen e Radhimes.

Shkolla Dukat Fshat do ti bashkohet asaj te Dukat Fushes nderkohe qe Shkolla e Radhimes do ti bashkohet asaj te Orikumit.

Eshte ende ne diskutim edhe mbyllja e shkolles se Tragjasit dhe bashkimi i saj me ate te Orikumit. Edhe pse kjo gje nuk eshte zyrtarizuar akoma gjasat jane qe edhe shkolla e Tragjasit te kete te njetin fat me dy shkollat e tjera te Dukat Fshatit dhe Radhimes.

Mbyllja dhe bashkimi i shkollave behet per shkak te ndryshimeve demografike dhe numrit shume te ulet te nxenesve te ketyre shkollave.

Orikuminews

Mbyllet shkolla e Dukat fshatit dhe Radhimës, diskutohet mbyllja e shkollës së Tragjasit. Read More »

Sistemi parauniversitar fillon më 17 shtator 2018, ja udhëzimi për mësimin, datat e pushimeve dhe provimeve

Sistemi arsimor parauniversitar fillon mësimin më 17 shtator 2018 dhe e përfundon më 12 qershor 2019. Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave kanë publikuar udhëzimin e përbashkët që cakton datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve në detaje.

Kliko këtu për Udhëzimin e plotë:

Sistemi parauniversitar fillon më 17 shtator 2018, ja udhëzimi për mësimin, datat e pushimeve dhe provimeve Read More »

Librat falas, Rama: Në fund të mandatit përfiton gjithë arsimi i detyruar

190 mijë fëmijë nga klasa e parë në të katërtën do të marrin librat falas këtë vit, falë reformave dhe progresit të bërë.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në një takim me mësues në sallën e hartave në Kryeministri, ku informoi mbi “këtë mundësi të re për të kursyer miliona euro shpenzime të familjeve të nxënësve nga klasa e parë tek e katërta”.

“Reformat dhe progresi i bërë na ka dhënë disa hapësira të reja për të bërë më shumë investime dhe në disa drejtime ku kemi dashur edhe më parë të bëjmë më shumë, por na është dashur të shlyejmë borxhe të rënda dhe të çelim kantiere reformash”, – tha Rama.

Kryeministri premtoi se “vitin tjetër librat do të jenë falas edhe për klasën e V”.

Ndërkohë ai theksoi ambicien që “në fund të mandatit, synojmë mundësinë që për të gjithë nxënësit në arsimin e detyruar librat shkollore të jenë falas”. /atsh

 

Librat falas, Rama: Në fund të mandatit përfiton gjithë arsimi i detyruar Read More »

700 mësues të posaçëm për nxënësit me aftësi të veçanta

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në takimin me prindër e nxënës në Vlorë, ku janë shpërndarë falas paketat e librave, theksoi se ky vit i ri shkollor, edhe në Vlorë si në çdo qytet e fshat, nis me një risi tjetër, me kujdes të shtuar e vëmendje të posaçme për nxënësit me aftësi të kufizuara.

“Çdo nxënës do të ketë mësues të posaçëm që do të vendosë të gjitha dijet e tij në shërbim të tyre, një shërbim që deri më tani ka qenë jo vetëm i munguar, por nuk ka pasur as edhe një politikë të vetme për ta ofruar atë”, theksoi Nikolla.

Ministrja e Arsimit vuri në dukje se janë 700 mësues për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe qeveria ka ambicjen për më shumë në mënyrë që çdo fëmijë të asistohet nga mësues-ndihmës që ofrojnë shërbim, madje një shërbim cilësor. Për këtë arsye, tha ministrja, mësuesit janë trajnuar nga universitetet dhe partnerët ndërkombëtarë.

Nikolla vuri në dukje se arsimi ka shumë problematika dhe shumë mbetet ende për t’u bërë, mirëpo të paktën këtë vit, janë zgjidhur disa prej tyre, e të tjerë do të zgjidhen hap pas hapi. /atsh

700 mësues të posaçëm për nxënësit me aftësi të veçanta Read More »

Fëmijët shqiptarë me tekste shkollore si bashkëmoshatarët europianë

“Fëmijët e klasës së parë deri në klasën e katërt do të kenë libra falas me standarde si çdo bashkëmoshatar i tyre në Europë”, deklaroi kryeministri Edi Rama në Vlorë, ku mori pjesë në shpërndarjen e paketave të librave falas për nxënësit, sipas vendimit të qeverisë për librat falas për të gjithë nxënësit e klasave I – II – III – IV (dhe vitin tjetër edhe V).

Kryeministri nënvizoi se librat falas janë një provë kuptimplotë jo vetëm e vëmendjes së posaçme ndaj arsimimit të fëmijëve, po edhe e faktit se falë reformave e kontributeve të të gjithëve, rriten mundësitë e shtetit për të investuar më shumë fonde në favor të familjeve e të fëmijëve pa diskutim.

Kryeministri theksoi se librat e rinj ndonëse do jenë falas, ç’është më e rëndësishme, kanë standarde europiane.

“Librat e shkollës nuk janë thjeshtë vetëm tekste, por janë tekste me një cilësi të padiskutueshme, pasi tani më, ne jemi në mbyllje të një cikli të nisur tre vjet më parë për zëvendësimi e të gjithë teksteve aq shumë problematike, aq shumë të ngarkuara, aq shumë të kontestuara nga prindërit nga mësuesit edhe aq shumë të kritikuara edhe nga organizmat ndërkombëtarë. Paketa e librave janë tekste nga Oxford, Cambridge, Pearson, që kanë zëvendësuar malet me gropa të qindra e qindra teksteve që për shumë vite, lemerisën mësuesit, prindërit e nxënësit”, theksoi kryeministri.

Tanimë, vuri në dukje ai, nxënësit shqiptarë kanë tekste të reja si ata me të cilët mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në Britaninë e Madhe  dhe jo vetëm”, tha kryeministri Rama.

Më tej, Rama shtoi se “na vjen mirë që ia dolëm në këtë proces, por na vjen edhe me mirë që tani ne kemi mundësinë që edhe një tjetër kontribut të prindërve për familjen e për fëmijët ta zëvendësojmë me një kontribut të shtetit”. /atsh

https://web.facebook.com/edirama.al/videos/926941630839276/?t=0

Fëmijët shqiptarë me tekste shkollore si bashkëmoshatarët europianë Read More »

Rrëfehen arbëreshet: Ja si e ruajnë ne gjuhën shqipe dhe sakrifica për të mos e harruar kurrë

Emilia Conforti, ka ruajtur me xhelozi gjuhën shqipe, ashtu sikurse e ruajtën edhe shumë arbëreshë të tjerë të Italisë ndër shekuj.

Madje ajo nuk është mjaftuar me kaq, ka ardhur në Kosovë që të përvetësojë gjuhën shqipe, në lexim dhe në të shkruar.

Ajo është bashkëpunëtore në Universitetin e Kalabrisë, ku edhe bën hulumtime, ndërsa më parë ka qenë e angazhuar edhe në Universitetin e Prishtinës. Në një intervistë për KosovaPress, Conforti tregon se gjuha e Arbërit vazhdon të flitet në familjet shqiptare të cilat u shpërngulën në Italinë Jugore pas vdekjes së Skënderbeut, para 5 shekujsh.

Sipas saj, arbëreshët kanë huazuar fjalë të shumta edhe nga italishtja, por duke u dhënë prapashtesa nga shqipja.

Teksa shton se arbërishtja nuk i ka marrë fjalët standarde të shqipes, duke e bërë që të duket dialekt tjetër. E pavarësisht këtyre, ajo thotë se nëse një arbëresh dhe shqiptar duan të komunikojnë së bashku, munden pa problem.

“Po tradita popullore kanë, i kanë edhe përrallat, edhe këngët, edhe shprehje dhe fustane, i bëjnë vallet çdo vit. Është ruajtur shumë mirë, kanë kaluar 500 vjet”, theksoi ajo.

Për të ndihmuar komunitetin arbëresh në Itali, ajo tregon se kanë krijuar disa fonde kombëtare përmes së cilave kanë organizuar kurse për të mësuar gjuhën shqipe.

Ndërsa kur jemi tek ruajtja e traditës, është pikërisht dëshira për të lexuar dhe mësuar këngët shqip. Ajo që e ka shtyrë Confortin që pastaj ta mësojë gjuhën shqipe në universitet.

Ajo thotë se edhe arbëreshët e tjerë, kanë interesim të dukshëm për të mësuar dhe përvetësuar shqipen.

Viti 2003 për arbëreshen Emilia Conforti shënon vizitën e saj të parë në Kosovë, për të ndjekur Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, gjë që i ka ndihmuar të flas më rrjedhshëm.

Rrëfehen arbëreshet: Ja si e ruajnë ne gjuhën shqipe dhe sakrifica për të mos e harruar kurrë Read More »

Regjistrimet në universitete, hapen transferimet në publik e privat. Aplikimet deri më…

Paralelisht me regjistrimet e atyre që futen këtë vit rishtazi, universitetet publike e private nesër hapin dyert edhe për ata që dëshirojnë të transferojnë studimet apo dëshirojnë të ndjekin një program të dytë studimi. Udhëzimi i pranimeve që ka hartuar ministria u ka dhënë 2 javë afat për ta bërë këtë gjë.

“Kandidatët që kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2018-2019, kanë të drejtë të aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë nga data 3 shtator 2018 deri në datën 14 shtator 2018”. Rregulli është i qartë. Kjo procedurë duhet të përfundojë përpara se të nisë viti i ri akademik. Më pas nuk pranohen më studentë.

“Nuk mund të pranohen aplikime për transferime gjatë vitit akademik. Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve për program të dytë studimi duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë për programet e studimit, për të cilat aplikojnë”, citohet në udhëzimin e MAS. Fakultetet e ndryshme kanë shpallur edhe listën e dokumenteve që nevojiten për aplikim: kërkesa e studentit, plani i plotë i programit të studimeve, vërtetim i listës së notave e krediteve, kopje e kartës së ID, dy foto personale, mandatpagesë si dhe fotokopje të noterizuar të diplomës së pjekurisë për maturantë të vjetër.

Ministria u heq të drejtën e aplikimit ish-studentëve të universiteteve të mbyllura në 2014-ën me vendim qeverie, ndërsa kushtëzon transferimet në programe të ngjashme të të njëjtit cikël. Në udhëzimin e ministrisë, njësoj si me pranimet e reja, është parashikuar zhvendosja e vizës së kuqe për të plotësuar numrin e kuotave të parashikuara për transferimet dhe programe të dyta studimi. Kjo duhet të mbyllet brenda datës 18 tetor.

SI BËHET PËRZGJEDHJA E MË TË MIRËVE

Për të shqyrtuar dosjet e aplikuesve, ngrihet një komision, i cili zgjedh fituesit brenda 25 shtatorit, datë kur shpallet edhe lista përfundimtare në fakultete. Nota mesatare e studimeve është një ndër kriteret kryesore përzgjedhëse për transferime. Studimet në degë të njëjta, brenda profilit apo të të njëjtit fakultet përbëjnë gjithashtu avantazh për konkurrentët.

Regjistrimet në universitete, hapen transferimet në publik e privat. Aplikimet deri më… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com