Arsim

RIKONSTRUKSIONI I GJIMNAZIT “HALIM XHELO” / VIJON PUNA ME RITME TË SHPEJTA

Investimi ky nisur në muajin Dhjetor të vitit të kaluar.
Investimi prej 700 milion lekë të vjeter , perfshin rikonstruksionin total te shkolles ,ne mjediset e brendeshme dhe fasaden e jashteme ecila eshte thuajse drejt perfundimit.Pjese e projektit per rehabilitimin rrenjesor te ketij institucioni arsimor dhe ripërtëritja e laboratorëve të kimisë dhe biologjisë si dhe ndërtimi I një palestre që përmbush standartet e duhura duke I siguruar ambjenteve te shkolles Halim xhelo një dimension të ri
Gjatë zbatimit të projektit, konkretisht lartësia e palestrës ka shkaktuar pengesa te ecurise se punimeve për arsye të një objekti të cilit i ishte dhënë leja të ndërtohet ngjitur me oborrin e shkollës por pas gjetjes se zgjidhjes ecuria e punimeve vijon brenda normalitetit.Ne pamjet qe jeni duke ndjekur shihet ecuria e punimeve ne mjediset e palestres,aty ku do te ndertohet nje palester me kushtet e duhura infrastrukturore per zhvillimin e edukimit fizik.

Aktualisht punimet jane drejt perfundimit pasi eshte realizuar rikonstruksioni I brendshem I shkolles dhe fasada e jashteme ndersa vijon kompletimi I shkolles me bazen material duke bere qe muaji shtator ta gjeje shkollen e mesme Halim xhelo teresisht te rikonstruktuar ne pritje te nxenesve te saj actual por edhe atyre qe do te zgjedhin kete shkolle per te studiuar tri vitet e gjimnazit.
Viti I ri mesimor 2018-2019 do ta gjeje gjimnazhin Halim Xhelo me infrastructure mjaft bashkekohore ,investim ky i Bashkisë me financim të qeverisë shqiptare.

RIKONSTRUKSIONI I GJIMNAZIT “HALIM XHELO” / VIJON PUNA ME RITME TË SHPEJTA Read More »

Plakja dhe emigracioni; 134 mijë nxënës e studentë më pak se 4 vjet më parë

Plakja e popullsisë dhe rigjallërimi i emigracionit dhe i nxënësve që duan të ikin jashtë vendit, ka sjellë një rënie të fortë të numrit të nxënësve e studentëve në vitin akademik 2017-2018.

Sipas të dhënave të bërë publike nga INSTAT, numri i të regjistruarve gjithsej në arsim në vitin shkollon 2017/18 ishte rreth 653 mijë persona. Në krahasim me vitin akademik 2013/14 kemi rreth 134 mijë të regjistruar më pak.

Rënie ka të të gjitha ciklet, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë (-44 mijë), më pas në ciklin e mesëm (-32 mijë) dhe në ciklin e lartë të arsimit bazë (-32 mijë).

Sipas raportit të INSTAT,   Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë në arsimin zyrtar 650.153 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3,8 %, krahasuar me vitin shkollor 2016-2017. Pjesëmarrja në të gjitha nivelet arsimore (numri i nxënësve / studentëve të regjistruar në një nivel të caktuar të arsimit, pavarësisht nga mosha, e shprehur si përqindje e popullsisë në moshë shkollore, që sipas ligjit korrespondon me të njëjtin nivel të arsimit), është 82,8 %.

Arsimi Parauniversitar

Në vitin shkollor 2017-2018 morën pjesë në arsimin parauniversitar 520.759 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,9 %, krahasuar me vitin shkollor 2016-2017. Rënia e numrit të nxënësve në vlerë absolute, ndjek rënien e popullsisë së grupmoshës që i përket arsimit parauniversitar.

Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë gjithsej në arsimin parashkollor 81.026 fëmijë. Në këtë nivel arsimor morën pjesë 80,3 % e popullsisë së kësaj grupmoshe, duke shënuar një ulje prej 1,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin paraardhës. Raporti i Regjistrimeve Neto (numri gjithsej i nxënësve sipas grup moshës teorike për një nivel të caktuar të arsimit të regjistruar në atë nivel, i shprehur si përqindje e popullsisë në atë grup moshë) për fëmijët në kopshte është 76,3 %.

Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë në arsimin 9-vjeçar 319.671 nxënës, duke shënuar një ulje prej 2,5 %, në të dy ciklet e arsimit 9-vjeçar. Pjesëmarrja në këtë nivel, me një tregues të regjistrimit bruto 100,7 % tregon rritje prej 0,3 pikë përqindje krahasuar me vitin paraardhës. Të regjistruarit e grupmoshës 6-14 vjeç, përbëjnë 96,5 % të të regjistruarve në arsimin 9 vjeçar, me rritje prej 4,2 pikë përqindje nga viti shkollor 2016-2017.

Në vitin shkollor 2017-2018, u regjistruan 92,7 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar në institucionet e arsimit publik dhe 7,3 %  në privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat zënë 47,4 %.

Indeksi i barazisë gjinore (i llogaritur mbi Raportin e regjistrimeve bruto), është 0,97 dhe tregon se pjesëmarrja ndërmjet vajzave dhe djemve në këtë nivel është e pabarabartë.

Në vitin 2017-2018, pjesëmarrja e nxënësve në arsimin e mesëm është 93,9 %, duke shënuar një rritje prej 0,8 pikë përqindje në krahasim me një vit më parë. Pjesën më të madhe të nxënësve në arsimin e mesëm e përbëjnë nxënësit e gjimnazit prej 79,4 %.

Në vitin shkollor 2017-2018, arsimi publik përfshin 88,4 % të nxënësve të arsimit të mesëm gjithsej.

Në vitin shkollor 2017-2018, mësuesit e arsimit 9-vjeçar janë 24.790, ndër të cilët 73,9 % e tyre janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 17,8 dhe në atë privat është 15,0. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në publik është 10,1 dhe në atë privat 7,7.

Numri i  mësuesve në arsimin e mesëm është 8.941 prej të cilëve 66,2 % janë gra.  Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 13,8 në arsimin publik dhe 8,7 në atë privat.

Arsimi i lartë

Në vitin akademik 2017-2018, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 129.394 studentë, duke shënuar një ulje prej 7,3 % krahasuar me 2016-2017. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2017-2018, morën pjesë 77.899 femra studente, ose 60,2 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë në programet bachelor 85.234 studentë. Vlerësohet se gjatë vitit akademik 2016-2017, rreth 25 mijë studentë shqiptarë, studiojnë në vende të ndryshme të botës. Studentët që morën pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 81,9 % të numrit total të studentëve. Për këtë vit, raporti i regjistrimit bruto në arsimin e lartë është 54,0 %, duke shënuar një ulje prej 2,0 pikë përqindje në krahasim me 2016-2017./Monitor

Plakja dhe emigracioni; 134 mijë nxënës e studentë më pak se 4 vjet më parë Read More »

Në shtator nuk do të lejohen më celularët në shkolla

Në vitin e ri shkollor që nis në shtator, nxënësit nuk do të lejohen të mbajnë celularë gjatë orës së mësim.

Urdhri i firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ndalon rreptësisht përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor si nga nxënësit ashtu dhe nga mësuesit.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe pritet që të zbatohet në vitin e ri arsimor që fillon më 17 shtator. Në vendim qartësohet ndalimi gjatë procesit mësimor, gjatë orëve të mësimit por jo në pushime dhe aktivitete të tjera.

Vetëm tre ditë më parë, Parlamenti francez miratoi me shumicë unanime ligjin për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla. Sipas ligjit të miratuar, ndalimi i përdorimit të telefonave do të bëhet në arsimin parashkollor, fillor dhe në shkollat e mesme./atsh

Në shtator nuk do të lejohen më celularët në shkolla Read More »

Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin e arsimit parauniversitar

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot shpalljen e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ligji synon që nëpërmjet 24 neneve të fuqizojë e përmirësojë reformën në arsim.

Ai shënon një qasje të re të funksionimit dhe organizimit të institucioneve përgjegjëse të sistemit arsimor parauniversitar.

Në kuadër të funksionimit të reformës së re territoriale, ku komunat nuk janë më njësi të qeverisjes vendore, ai rregullon përbërjen e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

Po ashtu, për herë të parë zbatohet aplikimi i konceptit të vlerësimit të jashtëm të arritjeve shkollore në arsimin fillor, si edhe nëpërmjet këtij projektligji mundësohet krijimi i bazës ligjore për një kulturë të re të prindërve në nivel kombëtar, atë të Këshillit Kombëtar të prindërve./atsh

Presidenti dekreton ndryshimet në ligjin e arsimit parauniversitar Read More »

Qeveria do të vijojë investimet për arsimin profesional

Qeveria e Shqiptarisë do të vijojë investimet për të rinjtë që duan të marrin një zanat dhe të përfundojnë një kurs profesional.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot përpara të rinjve të FRESSH në kampin veror të Jalës, theksoi se arsimi profesional në 20 vite u braktis dhe se në vendin tonë më e lehtë është që të gjesh një avokat sesa një person që zotëron një zanat.

“Patjetër që të bësh transformimet e infrastrukturës nuk është e lehtë, por të ngresh të gjithë sistemin e profesionistëve për shërbimin është shumë e vështirë akoma. Ju e dini që arsimi profesional në Shqipëri u braktis për 20 e ca vjet. Shqipëria u kthye në vendin që prodhonte juristë me diplomë pa vlerë ndërkohë që humbi 20 e ca vjet, pra humbi një brez njerëzish me zanate. Në Shqipëri është shumë më e lehtë të gjesh një avokat, sesa të gjesh një hidraulik, është shumë më e lehtë të gjesh një avokat sesa të gjesh një marangoz, e kështu me radhë që të mos numëroj se sa shumë profesione duhen për të pasur një ekonomi më të fortë, për të pasur investime më komplekse dhe për të pasur një larmi shumë më të madhe të të gjithë spektrit të punësimit. Ne kemi investuar në arsimin profesional. Do vazhdojmë të investojmë,”, theksoi Rama.

Në fjalën e tij kreu i ekzekutivit theksoi se vendet e punës nuk mungojnë dhe se kërkesat për të pasur njerëz të kualifikuar është e jashtëzakonshme.

“Ka filluar të thyhet goxha mendësia e krijuar për shumë vite që arsimi profesional është thjesht një vend për një fole për humbësit e humbësve dhe të kuptohet që shanset për tu punësuar përmes arsimit profesional janë reale. Kjo thyerje e një mendësie të krijuar së mbrapshti për aq shumë vite ka nisur edhe po materializohet goxha dukshëm. Nevoja për të pasur shumë më tepër njerëz të kualifikuar është e jashtëzakonshme, por edhe kërkesa ka filluar të rritet shumë që na imponon që dhe ne të bëjmë investime më shumë në arsimin profesional jo të mjaftueshme për hir të të vërtetës. Do të duhet të ishin shumë më tepër akoma. Ashtu sikundër duke dëgjuar pyetjen lidhur me të gjithë këtë sferën e teknologjisë dhe të ICT-së më erdhi parasysh, dua t’jua them, që sot në Shqipëri problemi kryesor që do fillojë të materializohet gjithmonë e më shumë nuk është mungesa e vendeve të punës, sepse në Shqipëri nuk mungojnë vendet e punës sot, ka mijëra e dhjetëra mijëra vende pune sot, problemi është që në Shqipëri ne kemi nevojë të kemi vende pune më cilësore dhe më të paguara”, përfundoi Kryeministri Rama./atsh

Qeveria do të vijojë investimet për arsimin profesional Read More »

Përfitimet psikologjike prej të mësuarit të një gjuhe të dytë

Mësimi i shumë gjuhëvë, përveç se pasuron njohuritë e njeriut, është është edhe mundësi praktikë për komunikimin e tij jashtë vendit ku jeton, ndërkohë që njohja e së paku një gjuhe të huaj, është bërë gati një domosdoshmëri.

Këto përfitime kalojnë përtej zotësisë për të porositur një kafe në bar apo të pyeturit se ku ndodhet stacioni i trenit.

10 avantazhet psikologjike të njohjes së një gjuhe të dytë:

Fuqizon rritjen cerebrale– Gjatë të mësuarit të gjuhëve, qendrat e gjuhës në tru zhvillohen. Sa më shumë të mësojmë një gjuhë të re, aq më shumë këto zona vitale të trurit zhvillohen.

Vonon shpërthimin e Demencës – Bilinguizmi vonon sëmundjen e Alzheimer në 5 vjet më vonë në personat që kanë një predispozitë. Është e çuditshme, por studimet gjithmonë e më shumë insistojnë në këto rezultate. Ajo që është dhe më surprizuese është fakti se një gjuhë e dytë rezulton të ketë një efekt më të fuqishëm se çfarëdolloj mjekimi.

Bën që tingujt t’i perceptojmë më lehtë– të mësuarit e një gjuhe rrit shumë aftësinë e të dëgjuarit, ndërkohë që trurit i duhet të punojë më shumë për të dalluar tinguj të ndryshëm që vijnë nga gjuhë të ndryshme.

Të bën më të ndjeshëm ndaj gjuhëve të ndryshme –Fëmijët që rriten në familje bilinguale mund të dallojnë ndryshimin mes gjuhëve që nuk i kanë dëgjuar kurrë më parë.

Fuqizon kujtesën– Fëmijët e rritur në një ambient bilingual kanë një memorie shumë më të zhvilluar në krahasim më ata që dëgjojnë vetëm një gjuhë. Kjo do të thotë që të mësuarit sa më herët të një gjuhe të dytë, rrit aftësitë në përllogaritjet mendore, në të lexuar dhe aftësi të tjera në jetë.

Përmirëson aftësinë e multi-tasking (kryerjen e disa detyrave në të njëjtën kohë). Personat bilingual mund të kalojnë nga një detyrë në tjetrën me më shumë shpejtësi. Ata tregojnë një fleksibilitet më të rritur konjiktiv dhe adaptohen shumë më lehtë me rrethanat e papritura.

Fuqizon aftësitë e vëmendjes– Personat bilingualë kanë një kontroll më të mirë të vëmendjes dhe kapacitet për të limituar shpërqendrimin.

Dyfishon aktivitetin cerebral– Subjektet bilingual mund të përfitojnë një rritje të funksioneve konjitivë (si aftësi të mira të vëmendjes dhe multi –tasking); duke qenë se duhet të aktivizojnë më shumë se një gjuhë në të njëjtën kohë, duhet të monitorojnë vazhdimisht se çfarë termash dhe fjalësh duhet të përdorin. Ky kalim i vazhdueshëm nga një gjuhë në tjetrën sjell avantazh për mendjen.

Jep një vizion të ri mbi botën– Të mësosh një gjuhë të re mund të ndryshojë tërësisht kuptimin mbi botën. Të mësuarit e japonishtes psh, gjuhë në të cilën ka terma të ndryshëm për ngjyrën blu të errët dhe blu të lehtë, bën të mundur që truri ta perceptojë ngjyrën në mënyra të ndryshme.

Përmirëson gjuhën amtare. Që nga moment kur mësimi i një gjuhe të dytë rrit përqendrimin mbi rregullat abstrakte dhe strukturën e gjuhës edhe gjuha mëmë arrin të ketë përfitime. Në këtë pikë ashtu si thotë dhe Geoffrey Willans: “Nuk mund të kuptohet një gjuhë tërësisht nëse nuk njohim të paktën dy gjuhë të tjera”. /atsh

Përfitimet psikologjike prej të mësuarit të një gjuhe të dytë Read More »

Matura shtetërore, zbardhen datat e pranimit në universitete

Të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në një nga programet e ciklit të parë bachelor, në një nga degët me karakter profesional apo në një nga programet e integruara master, duhet të zhvillojnë konkurset e pranimit në muajin gusht.

Në datat 30 korrik – 04 gusht 2018 do të kryhet aplikimi për studimet në IAL, nëpërmjet formularit online në portalin U-Albania. Aplikimi mund të bëhet kudo, mjafton të keni akses në internet.

Aplikimi kryhet nga maturantë/kandidatë të cilët:

Janë pajisur me dokumentacionin ligjor të perfundimit të arsimit të mesëm.

Plotësojne kriterin e notës mesatare sipas VKM (nota 6 për të gjitha degët dhe 7 për degët e mësuesisë). Nëse keni notë mesatare më ulët se 6, iu sygjerojmë disa programe studimi 2-vjeçare  Plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Universitetet

Nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, me përjashtim të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer.

Maturantët/kandidatët përpara aplikimit duhet të paguajnë tarifën prej dy mijë lekë të reja në zyrat e Postës ose në Bankat e Nivelit të dytë brenda datave 5 Qershor – 15 Korrik 2018, nëpërmjet faturës që e shkarkojnë në portalin U-Albania. Mandatin duhet dorëzuar në shkollë.

Aplikantët duhet të zgjedhin deri në 10 programe studimi përfshirë këtu programet në universitetet publike ose jopublike. Nëse nuk plotësohet kushti i notës mesatare sipas VKM, aplikimi nuk do të pranohet.

Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit, në datën 10 gusht  do të afishohen listat me emrat e aplikantëve në institucionet e arsimit të lartë që zhvillojnë konkurse.

Kështu, pas datës 23 gusht 2018, IAL-të mund të shkarkojnë nga portali “U-Albania”, për çdo program studimi të ofruar nga ana e tyre listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur ato programe studimi, notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore, mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme, mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore, mesataren e përgjithshme, indekset e profileve të shkollave të mesme.

Më tej, të gjitha IAL-të, duke përfshirë edhe ato që zhvillojnë konkurse/testime, pas kryerjes së përllogaritjes së pikëve për çdo konkurrent, sipas kritereve të pranimit të përcaktuara nga IAL-ja me vendim senati, si dhe renditjes së tyre në varësi të pikëve të grumbulluara, do të afishojnë në mjediset publike, si dhe në faqen e saj zyrtare listat e renditjes.

Pas fituesit të fundit vendoset vija e kuqe, në varësi të kuotave të ofruara për programin përkatës të studimit. Brenda datës 28 gusht 2018 të gjitha IAL-të, duke përfshirë edhe ato që zhvillojnë konkurse/testime, do të afishojnë dhe publikojnë listat e renditjes së aplikantëve, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID-në e tyre, në mënyrë që të respektohen përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale.

Brenda datës 28 gusht 2018, IAL-të do të ngarkojnë një kopje elektronike të këtyre listave në portalin “U-Albania”. Gjithashtu, brenda datës 28 gusht 2018, IAL-të i përcjellin zyrtarisht një kopje elektronike të këtyre listave QSHA-së.

Ndërkohë, kandidatët që do të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare.

Aplikanti, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë të çregjistrohet vetëm në datën 13 shtator 2018.

Ai mund të paraqesë një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryen këtë veprim brenda kësaj date, ai nuk ka të drejtë ta ndryshojë programin e studimit për këtë vit akademik.

Çregjistrimi kryhet në portalin ‘U-Albania’ nga sekretaria mësimore e fakultetit. “Sekretaritë mësimore pas çregjistrimit të aplikantëve dhe dorëzimit të dokumentacionit, i dërgojnë QSHA-së dhe RASH-së, brenda datës 14 shtator 2018 listën e aplikantëve të çregjistruar”,  thuhet në udhëzim.

Gjithashtu, aplikantët kanë të drejtën e ankimimit në IAL në datën 29 gusht 2018. Brenda 24 orëve nga momenti i paraqitjes së ankesave, IAL-të duhet të shprehen me vendim lidhur me ankimimet. Vendimet e IAL-ve ankimohen në gjykatën kompetente. /atsh

Matura shtetërore, zbardhen datat e pranimit në universitete Read More »

Si duhet të sillemi me fëmijët të cilët i kërkojnë gjërat me të qarë

Disa prindër, kur dëgjojnë fëmijët e tyre që qajnë, bërtasin dhe insistojnë që t’u plotësohen kërkesat e tyre, nënshtrohen.

Por kjo nuk është zgjidhja e duhur, pasi kjo do ta fiksojë edhe më shumë këtë sjellje të fëmijës tuaj. Shkencëtarët e shpjegojnë këtë sjellje të fëmijëve si një tregues inteligjence.

Fëmija përpiqet të imponohet për të realizuar dëshirat dhe kërkesat e veta.

Prindërit duhet ta marrin me qetësi dhe të mos plotësojnë kërkesën e fëmijës pse qan apo bërtet. Duhet t’i japin të drejtë që mërzitet, por zgjidhja duhet të ndodhë pasi fëmija të pushojë të qarën apo të bërtiturën.

Prindërit duhet t’i thonë: mbaro të qarën dhe më pas flasim për të gjetur zgjidhje. Kur fëmija pushon dhe kërkesa është e plotësueshme, plotësojani duke i thënë e shikon, gjërat zgjidhen me fjalë dhe jo me të qarë.

Prindër, mos u turpëroni kur skenat ndodhin në rrugë, por ruani qetësinë dhe përsëritni shprehjen:- mbaro të qarën, unë jam këtu me ty, nuk je vetëm, përpiqu ta qetësosh veten siç e bëre dje. Ose pasi pushon, përgëzojeni duke i thënë, se radhën e shkuar t’u desh më shumë kohë për të qetësuar veten dhe të pushoje së bërtituri.

E shikon që po e mëson edhe këtë mundësi që ke për të qetësuar ti vetë veten tënde. Tek e fundit i rrituri prandaj është pranë fëmijës që ta ndihmojë të arrij vetëqetësimin ashtu siç e ka nxitur të ecë, të flasë po ashtu po i mëson të vetëqetësohet.

Kështu i mëson fëmijës të mendojë e të zgjedhë e të gjejë forcat e veta për t’ia dalë. Edhe një gjë të fundit, mos lejoni të huajt të ndërhyjnë në këtë proces ndërgjegjësimi dhe zhvillimi të fëmijës për veten, qofshin këta edhe gjyshërit. Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm, se vërtet e rrisin ata fëmijën, por po aq e vërtetë është, që fëmija çdo gjë e bën vetë, e përballon vetë, e mëson vetë. Dhe prindërit duhet ta vlerësojnë dhe mos ta anashkalojnë këtë të vërtetë.

Përpjekjet që fëmija bën për të ekzistuar dhe integruar në jetën njerëzore janë tejet të mëdha dhe natyrisht i duhet i rrituri për t’u mbështetur, për të kuptuar që nuk është vetëm që ka një njeri si dëshmitar që ai  ia del, që e nxit që të mësojë dhe me qetësi i ofron edhe një model sesi të jetë. Për fat të keq, të rriturit shpesh janë indiferentë ndaj përpjekjeve të fëmijës.

Mos harroni shprehjet “ku merr vesh ky”, “këta janë rehat nuk kanë halle se i kemi ne të rriturit” e me radhë nga këto shprehje të pamenduara. Kjo mënyrë tregon, ta shohësh fëmijën jo njeri, por thjesht një gjë e vogël.

Fëmija është më të shumtën e kohës, një objekt kënaqësie apo bezdie, se sa përgjegjësi dhe mision që tek e fundit, vetë e kanë zgjedhur. Të rriturit sjelljet e fëmijëve më shumë i paragjykojnë sesa i njohin dhe i kuptojnë. Më të shumtën i ndëshkojnë fëmijët, në vend që t’ua lehtësojnë konfuzionin dhe vështirësitë që përjetojnë në këtë fazë të jetës./atsh

Si duhet të sillemi me fëmijët të cilët i kërkojnë gjërat me të qarë Read More »