Arsim

Tri shkollat e para shqipe pas pushtimit osman

Nga Andreas Dushi

Me ardhjen e osmanëve dhe vendosjen e tyre në Shqipëri deri kur arritën të “bierrin autonominë”, si shprehet atë Donat Kurti, u sanksionua gjuha turke si gjuhë zyrtare, duke ndaluar rreptësisht hapjen e shkollave në gjuhë të tjera, përfshirë edhe atë shqipe. Sipas Ismail Kadaresë, gjuha shqipe ishte e ndaluar me ligj gjatë asaj periudhe në të gjithë Perandorinë.

Pavarësisht kësaj, elementi i klerit katolik në Shqipëri nuk rreshti së punuari për të mirën e kombit dhe të gjuhës. Kështu, qysh pas pushtimit osman, të dhënat tregojnë se janë hapur tri shkolla ku mësimi nuk bëhej turqisht. E para ishte e Pdhanës, e dyta e Blinishtit ndërsa e treta e Shkodrës.

Sipas një dokumenti të botuar në Orbis Seraphicus T, II.  C, II. N. 49 Quaracchi MCCCLXXXVI , në vitin 1638, një prifti i urdhrit të fretërve minorë, P. Hiacinti a Sospitello O. F. M., një “italjan me fis, por shqyptar me zemer” siç shprehet atë Donat Kurti, merr guximin dhe çel një shkollë fillore në Pdhanë, vend i cili asokohe ishte mjaft i banuar.  Shkolla mori famë deri në katunde të largëta të krahinës së Zadrimës, banorët e të cilëve dërgonin fëmijët për të studiuar në këtë shkollë. Sipas dokumenteve, dihet se numri i nxënësve që vinin nga fshatra të tjerë ishte mbi njëzet e pesë, kështu që, mund të ngremë dyshime se aty duhet të ishte edhe një konvikt. Gjithashtu, përpos uratëve e lutjeve në atë shkollë, mësohej edhe letërsi e sigurisht studiohej edhe gjuha vendëse. Pas nëntë vjetëve, kur shkolla qe bërë shumë e njohur, turqit e rrënuan deri në themel.

Edhe pse u rrënua, ajo u hap sërish në vitin 1697. Deri kur vazhdoi të funksiononte si shkollë, nuk dihet, por dokumenti ku përmendet kjo shkollë, i cili daton më 1702, thotë se “ka gjasë të gjindet edhe sot”.

Një vit pasi u hap shkolla e Pdhanës, në vitin 1639, në Blinisht u hap një tjetër shkollë nga fretërit e Kuvendit të Troshanit. Drejtor i kësaj shkollë u caktua P. Karl Mirandulanus O. F. M.. Informacioni për këtë shkollë jepet në një dokument, botuar në numrin pasardhës të Orbis Seraphicus, sipas të cilit thuhet gjithashtu se shkolla ishte mjaft e plotësuar. Ajo frekuentohej nga më shumë se pesëdhjetë nxënës dhe përveç shkrimit dhe këndimit, mësoheshin edhe lëndë të tjera, ku më e rëndësishmja ishte gjuha latine.

Shkolla, sigurisht, kishte edhe armiqtë e saj të cilët, në vitin 1640, sipas një dokumenti të botuar në Orbis Seraphicus C, IV. N. 126-127, dënuan drejtorin e saj me burg, ku u torturua deri në lirimin përfundimtar.

Pas lirimit nga burgu, P. Karli gjendet si mësues në shkollën e Pdhanës, çka dëshmon se shkolla e hapur nga ai në Blinisht nuk ka vijuar funksionin e saj për shumë kohë.

Dokumenti më i paplotë është deklarata e ipeshkvit Spila, botuar nën titullin “Memorie storiche” në Orbis Seraphicus, ku shprehet se në vitin 1698, një prift tjetër i urdhrit të fretërve minorë me emrin Filip e me banim në Shkodër, hap një shkollë private ku mëson fëmijët e tregtarëve e të pasurve.

Fakti se këto shkolla kanë qenë në shqip shpjegohet nga atë Donat Kurti në “Hylli i Dritës”:

“Por kush mundet mandej me dyshue, se në kto shkolla nuk flitej shqyp? Në ç’mndyrë katundari i padishëm i ndiqte me zell, në kje se s’merrte gja vesht?” /konica.al/

Tri shkollat e para shqipe pas pushtimit osman Read More »

Rinis projekti “Arkeologu i vogël”, brezi i ri më pranë historisë

Rinis projekti “Arkeologu i vogël”, me nxënësit e shkollës jopublike “Faik Konica” që vizituan Muzeun Historik Kombëtar.

“Arkeologu i vogël”, ky projekt i iniciuar nga Sektori i Programeve Edukative pranë Muzeut Historik Kombëtar, rinisi për vitin e ri shkollor 2018-2019 me fëmijë nga shkolla jopublike “Faik Konica”.

Fëmijët, të shoqëruar edhe nga dy mësuese të tyre, si fillim bënë një guidë në muze. Ata u njohën imtësisht me Pavijonin e Lashtësisë dhe me objektet e zbuluara në vite prej ekspeditave arkeologjike.

Më pas nxënësit u drejtuan për në atrium, ku zhvilluan pjesën tjetër të aktivitetit, që kishte të bënte me imitimin e gërmimeve dhe gjetjen e objekteve antike. Pas gërmimeve fëmijët vizatuan objektet të cilat i kishin gjetur vetë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është, që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vendit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërmimeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren.

Rinis projekti “Arkeologu i vogël”, brezi i ri më pranë historisë Read More »

Vlorë/ 390 milionë lekë për rikonstruksionin e shkollës në Vllahinë

Shkolla e mesme e bashkuar ”Mynyr Xhindi” në fshatin Vllahinë të Vlorës i është nënshtruar rikonstruksionit.

Bashkia e Selenicës bën të ditur se “ditët e e fundit ka filluar rikonstruksioni total i godinës së kësaj shkolle, falë një investimit prej 390 milionë lekë”.

“Pas rikonstruksionit shkolla do të mundësojë kushte shumë herë më të mira për nxënësit dhe mësuesit. Realizimi i këtij projekti do të bëjë të mundur zhvillimin normal të procesit mësimor dhe edukativ në këtë shkollë”, thekson bashkia e Selenicës.

Sipas bashkisë, mirëmbajtja dhe rikonstruksioni i godinave arsimore do të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së saj.

Rikonstruksioni i kësaj shkolle është pjesë e projektit të qeverisë për ndryshimin e infrastrukturës arsimore dhe modernizimin e kushteve të edukimit për nxënësit. Deri në vitin 2019 qeveria do të rikonstruktojë 58 shkolla në të gjithë vendin. /atsh

Vlorë/ 390 milionë lekë për rikonstruksionin e shkollës në Vllahinë Read More »

Zbardhet vendimi, si do të funksionojë shkolla e drejtorëve

Qeveria mori sot vendimin mbi mënyrën se si do të funksionojë shkolla e drejtorëve në arsim, si dhe mënyrën e trajnimit dhe certifikimit të tyre.

Kështu, sipas vendimit të publikuar sot, thuhet se Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar bashkëthemelohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me emërtimin zyrtar “Albanian-American Development Foundation” (AADF).

Kjo shkollë do të funksionojë si një organizatë jofitimprurëse, pa anëtarësi, në formën “Qendër”, ku bordi drejtues do të ketë jo më pak se 5 (pesë) anëtarë dhe një drejtor ekzekutiv.

Lidhur me procedurën e emërimit, shkarkimit dhe kompetencave të bordit drejtues dhe të drejtorit ekzekutiv përcaktohen në statutin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, të miratuar nga bashkëthemeluesit e saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse. AADF-ja gëzon të drejtën e shumicës së thjeshtë të anëtarëve në bordin drejtues. Kryetar i bordit është njëri prej anëtarëve të emëruar nga ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Pranë kësaj shkolle do të krijohet bordi këshillimor, si një organ konsultativ i drejtorit ekzekutiv, pa funksione vendimmarrëse. Ky institucion do të vlerësojë nevojat për trajnim të drejtorëve, do përcaktojë llojin e trajnimeve, si proces përgatitor për certifikim, trajnim e vazhdueshme, lëshojë certifikatat. Sakaq, kjo shkollë do të përcaktojë kriteret e përzgjedhjes dhe përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët do trajnohen.

Në vendim thuhet gjithashtu se, kjo shkollë do të monitorojë drejtorët dhe nëndrejtorët në vendet e tyre të punës. Po kështu, do të krijohet rrjeti i drejtorëve dhe nëndrejtorëve të trajnuar nga kjo shkollë. Një pikë e rëndësishme është edhe bashkëpunimi me
homologë të huaj dhe organizma ndërkombëtarë.

Lidhur me kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së drejtorëve dhe nëndrejtorët në detyrë, në programin e zhvillimit profesional të drejtorëve/nëndrejtorëve të institucioneve të arsimit parauniversitar në Shqipëri, këto do të miratohen nga ministri përgjegjës për Arsimin, pas konsultimit paraprak me Shkollën e Drejtorëve. Trajnimi i drejtorit/nëndrejtorit në detyrë zhvillohet me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna.

Pas kalimit me sukses të provimit përfundimtar, drejtorët dhe nëndrejtorët në detyrë si dhe kandidatët për drejtor/nëndrejtor pajisen me certifikatën për drejtimin dhe administrimin e institucionit arsimor parauniveristar, e cila lëshohet nga Shkolla e Drejtorëve.

Të gjitha kostot e trajnimit do të sigurohen nga Ministria Arsimit. Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ka buxhetin e vet, të cilin e miraton dhe e administron bordi drejtues i Shkollës së Drejtorëve, në përputhje me statutin e saj.

Vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /atsh

Zbardhet vendimi, si do të funksionojë shkolla e drejtorëve Read More »

Edmond Leka :Shkolla e mesme industrale “Pavarësia”, në pararojë të arsimit profesional në Shqipëri.

Shkolla e mesme industrale “Pavarësia”, në pararojë të arsimit profesional në Shqipëri.
Stafi dhe drejtuesit e përkushtuar të kësaj shkolle, baza prodhuese moderne, projektet dhe programet që zbatohen në këtë shkollë kanë bërë që vetëm në pak vite numri i nxënësve të dyfishohet duke i afruar biznesit dhe ndërrmarjeve te ndryshme më shumë profesionistë në të gjitha fushat.
Sot mes tyre për t’ju uruar nga afër suksese në këtë vit të ri shkollor. Mbarësi dhe suksese!

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

Fotografia e Edmond Leka

 

Edmond Leka :Shkolla e mesme industrale “Pavarësia”, në pararojë të arsimit profesional në Shqipëri. Read More »

Deputetja e Vlorës Vilma Bello ka uruar nxënësit për një vit të mbarë dhe suksese (Foto)

Edhe Deputetja e Vlorës Vilma Bello ka uruar nxënësit për një vit të mbarë dhe suksese në rrugën e dashurisë për dijen në vitin shkollor që sapo nisi.

Ja si i uron Vilma…

Në ditën e parë të shkollës, me fëmijë e nxënës, mësues e edukatore të shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Kushta” dhe kopshtit të lagjes “Bashkimi” për të uruar suksese në rrugën e dashurisë për dijen në vitin shkollor që sapo nisi, vit që shënoi kthesë në arsimin shqiptar, tekstet falas për 190 mijë fëmijë nga klasa e parë në të katërtën, nga shtëpitë botuese më prestigjoze. Kjo kthesë historike që ndodhi këtë vit, do të pasohet nga ndryshime po kaq pozitive në vitin pasardhës, librat e klasës së pestë falas dhe deri në përfundim të mandatit, të gjithë librat e ciklit 9-vjeçar.
Suksese e përkushtim ju mësues të nderuar, suksese ju nxënës e të rinj, e ardhmja jonë, urime e suksese ju prindër në dashurinë dhe përkujdesjen për fëmijët tuaj! E gjithë vëmendja për ju, e gjithë vëmendja për femijët!

Deputetja e Vlorës Vilma Bello ka uruar nxënësit për një vit të mbarë dhe suksese (Foto) Read More »

22 228 nxënës kanë startuar sot në Vlorë vitin e ri shkollor 2018-2019

22 228 nxënës kanë startuar sot në Vlorë vitin e ri shkollor 2018-2019. Nga të cilet 1418 ulen per here te pare ne bankat e shkolles. Në Vlorë ka startuar keshtu viti i ri shkollor, ndërsa krahasuar me një vit më parë, ulen në bankat e shkollës për herë të parë, 51 nxënës me shumë.

Një vit më pare  në bankat e sholles uleshin per here te pare 1367 femije. Ndërkohë në Vlorë janë mbyllur gjashtë shkolla, kryesisht në fshatra, të cilat nuk plotësonin numrin e nxënësve, por edhe sepse kanë funksionuar me klasa kolektive. Nje vit me parë hapnin dyert 120 institucione arsimore, ndërsa këtë vit shkollor janë plot gjashtë shkolla më pak.

22 228 nxënës kanë startuar sot në Vlorë vitin e ri shkollor 2018-2019 Read More »

Nis viti i ri shkollor, 480 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës

Në të gjithë vendin sot ka startuar viti i ri shkollor 2018-2019, ku 480 mijë nxënës pritet të ulen sot në bankat e shkollës.

Sipas Ministrisë së Arsimit rezulton se rreth 32 mijë nxënës do të shkojnë sot për herë të parë në shkollë, dhe do të nisin klasën e parë.

Ky vit shkollor ndryshe nga vite e tjera ka risi librat falas për nxënësit e klasë së parë deri në klasën e katërt, si dhe libra falas për kategori të tjera sociale si familjet në nevojë dhe fëmijët jetim.

Në të gjithë qarqet e vendit, bashkitë institucionet arsimore prej muaj kanë nisur përgaditjet për pritjen e nxënësve në fillimin e vitit shkollor. /a.g/ATSH- I. Vata/

Nis viti i ri shkollor, 480 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com