Arsim

Ja çfarë do ndodhë pranë shkollave duke nisur që nga dita e sotme

Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, Drejtori i Rendit në Po licinë e Shtetit, Ylli Vasili ka prezantuar masat e reja, ndërsa siguron se pranë çdo shkolle do të ketë patrullim nga Policia, sidomos gjatë procesit të ndërrimit të turneve.

‘Sot është dita e parë e vitit shkollor, dhe siç do vit nga drejtoria e policisë janë marrë masat përkatëse duke filluar me përpilimin e një programi pune, ku janë foksuaur disa objektiva.

Në këto objektiva janë përcaktuar për të gjithë drejtoritë bashkëpunimi i Policisë me bordin drejtues të të gjitha institucioneve shkollore, drejtorët, oficerët e sigurisë, bordin e prindërve dhe nxënësit që frekuentojnë.

Gjithashtu në fokus të këtij programi që merret policia kemi dhe masat anticovid që po monitorohen nga pol icët.

Bashkëpunim kjo bashkë me institiucuionet drejtuese. Njëkohësisht kemi marrë parasysh gjatë fillimit të vitit të procesit mësimor, angazhimin e patrullave dhe ndihmës/specialistëve që shkojnë dhe sensibilizojnë në shkolla për drogën, zbatim të rregullave të qarkullimit, prindërit, bordin e prindërve dhe nxënësit.

Ne deri tani birësojmë jashtëzakonisht bashkëpunimin mes këtyre institucioneve, Policisë, Ministrisë së Arsimit dhe vërejmë me kënaqësi që procesi i bashkëpunimit do të vijojë sa më mirë.

Me këtë rast dua të uroj nxënësit për fillimin e vitit shkollor, prindërit, stafin drejtues, ecuri e bashkëpunim sa më të mirë dhe njëkohësisht dhe duke ju tërhequr vëmendjen, gjithçka që mund të keni për pro blematikat pavarësisht nga çdo gjë numri 112 është gatishmëri, do të keni reagim shumë të shpejtë.

Në secilin komi sariat sipas programit dhe planit të masave janë përcaktuar institucionet shkollore që ka një komi sariat i veçantë dhe në çdo shkollë, institucion arsimor do të kemi patrullim të Pol icisë, qëndrim afër për ndryshimin e turnit. Për numrin e saktë të pol icëve duhet një llogaritje.

Ja çfarë do ndodhë pranë shkollave duke nisur që nga dita e sotme Read More »

Prindërit kundër mësimit me turne: Çfarë mësimi bëhet në 30 minuta moj aman, mësueses nuk i del koha që të lexojë emrat!

1760 shkolla në të gjithë vendin kanë hapur dyert e tyre për të pritur nxënësit në vitin e ri akademik, që duket se do të jetë shumë i ngjashëm me vitin e kaluar, ku mësimi me turne dhe kushtet anticovid do të jenë prezent në të gjithë vendin.
Janë rreth 480 mijë nxënës që do të ulen në bankat e shkollës, nga të cilët rreth 30 mijë janë në klasën e parë. Prindërit kundërshtojnë mësimin me turne, dhe shkurtimin e orëve të mësimit në 30 minuta, pasi sipas tyre kjo është e pamjaftueshme për të marrë dijet e duhura.

Gazetarja e Fax News Sara Demushi ka qenë e pozicionuar në shkollën ‘Kosova’ në Tiranë, ku prindërit këmbëngulin se mësimi me turne nuk është i vlefshëm për dijen e nxënësve. Skenarin e mësimit online prindërit e konsiderojnë të papranueshëm.

“Për mua mësimi me turne nuk ka asnjë vlerë, është shkatërrues, fushën e arsimit e njoh dhe jam kundër”, shprehet një prej prindërve.

Ndërkohë që një tjetër prind shprehet: “Në kohën që marrim fëmijët me turne, nuk llogarisim as punën e as mësimin, sidomos për ciklin fillor, por nuk na ka pyetur njeri. Unë nuk e mendoj dot, çfarë mund të bëjnë mësuesit për 30 minuta? Arsimi këtu te ne ka shumë rezerva, mësuesi në 30 minuta nuk ka kohë që të thërrasë as emrat, jemi të detyruar që ta pranojmë kështu siç na u dha. Është baza e edukimit arsimi fillor.
Vaksinimi i fëmijëve është absurd, nuk do ta lejoja kurrë që ti bëhej fëmijës sim. Unë nuk e pranoj dot që të lejoj vaksinimin e fëmijës. Këtë mësimin online nuk e mendoj dot fare. Është bërë si puna e shkollës me korrespodencë, nuk e mendoj dot se fëmijët mësojnë online. Më mirë të bëjnë një mbyllje totale, sesa ta kalojnë mësimin online.

Pse i çojmë fëmijët në shkollë ne atëherë, i mësonim edhe vetë, na vjen keq por në 30 minuta. Çfarë ishte ai mësimi plotësues moj aman, do justifikonin rrogën mësuesit”.

Derimë tani nuk ka të dhëna për numrin e mësuesve që nuk janë vaksinuar ende, dhe sesi do të procedohet më tej me ta.

Prindërit kundër mësimit me turne: Çfarë mësimi bëhet në 30 minuta moj aman, mësueses nuk i del koha që të lexojë emrat! Read More »

Ministrja e Arsimit Evis Kushi mesazh nxënësve një ditë para nisjes së shkollës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve, duke i bërë me dije se zyra e saj do të jetë gjithmonë në shërbim të tyre.

Ajo thekson se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë.

“Kjo zyrë më shumë se sa e imja është e juaja dhe do të jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim tuaji. Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri”, shprehet ministrja.

Ajo u bën thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-Covid.

“Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë,”- nënvizon Znj. Kushi./noa.alu është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve, duke i bërë me dije se zyra e saj do të jetë gjithmonë në shërbim të tyre.

Ajo thekson se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë.

“Kjo zyrë më shumë se sa e imja është e juaja dhe do të jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim tuaji. Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri”, shprehet ministrja.

Ajo u bën thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-Covid.

“Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë,”- nënvizon Znj. Kushi./noa.al

Ministrja e Arsimit Evis Kushi mesazh nxënësve një ditë para nisjes së shkollës Read More »

Ministria e Shëndetësisë publikon zyrtarisht urdhërin e certifikatës së vaksinimit me detyrim ose test çdo javë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar zyrtarisht urdhërin e certifikatës së vaksinimit apo testimit në institucionet arsimore.
Çdo punonjës i këtyre institucioneve e ka të detyruar të paraqesë certifikatë apo kartë vaksinimi, ose në rast të kundërt duhet të testohen çdo javë.
Ndërkohë studentët në rast se nuk bëjnë vaksinimin mund të vijojë me mësimin alternativ.

Ministria e Shëndetësisë publikon zyrtarisht urdhërin e certifikatës së vaksinimit me detyrim ose test çdo javë Read More »

Publikohet urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për Vitin e ri shkollor, certifikata e vaksinimit me detyrim ose …

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar zyrtarisht urdhërin e certifikatës së vaksinimit apo testimit në institucionet arsimore.

Çdo punonjës i këtyre institucioneve e ka të detyruar të paraqesë certifikatë apo kartë vaksinimi, ose në rast të kundërt duhet të testohen çdo javë.

Ndërkohë studentët në rast se nuk bëjnë vaksinimin mund të vijojë me mësimin alternativ.

(BalkanWeb)

Publikohet urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për Vitin e ri shkollor, certifikata e vaksinimit me detyrim ose … Read More »

Kategoria e studentëve që mund të frekuentojë auditoret edhe pa vaksinë

Studentët që duan të ndjekin mësimin në auditor duhet të vaksinohen kundër Covid-19, por një kategori e tyre mund të shkojnë në auditor edhe pa qenë të vaksinuar. Bëhet fjalë për studentët që kanë 1-3 muaj që e kanë kaluar Covid-19.

Lajmin e ka dhënë Drejtuesja e Programit të Vaksinimeve në Institutin e Shëndetit Publik, Erida Nelaj, gjatë një interviste për Euronews Albania.

“Ata që kanë 1-3 muaj që kanë kaluar COVID mund të shkojë në auditorë të pavaksiuar”, -u shpreh Nelaj, duke shtuar se këta studentë duhet të kenë me vete dokumentin që tregon se kanë qenë pozitiv në këtë periudhë.

“Studentët duhet të drejtohen tek Drejtoritë e Shëndetit Publik për të marrë një vërtetim që kanë kaluar COVID”,-vazhdoi ajo.

Nelaj tha se mbi 89% e personelit shëndetësor është vaksinuar, ndërkohë që deri më tani janë vaksinuar 24% e studentëve nga 18-30 vjeç.

Kategoria e studentëve që mund të frekuentojë auditoret edhe pa vaksinë Read More »

Lajm i fundit/ Shtyhet nisja e vitit të ri shkollor

Shtyhet nisja e vitit të ri shkollor.
Viti i ri shkollor do të startojë më 27 shtator 2021! Ky ishte njoftimi më i fundit që u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ajo zbuloi se shkolla do të jetë e hapur që me datën 1 shtator, mirëpo nuk do të jetë me detyrim për nxënësit që të jenë të pranishëm.

Gjatë datës 1 deri më 17 shtator, mësimi do të jetë plotësues. Mirëpo, mësuesit janë të detyruar që gjatë këtyre ditëve të jenë në shkollë me kohë të plotë për të ofruar mësim plotësues si dhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

Njoftimi i Ministrisë:

Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqe tësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

Vendosëm që viti i ri shkollor të mos fillojë më 13 por në datën 27 shtator. Këtë shtyrje ne e kemi reflektuar edhe në strukturën e viti shkollor për të gjitha nivelet. Kësisoj mbyllja shtuhet nga data 8 në 17 qershor.Për arsimin e mesëm dhe të lartë, nga data 15 në 24 qershor. Për maturantët shtyhet nga data 1 në 8 qershor. Shkolla hapet që me 1 shtator, do të zhvillohet mësimi plotësues por do kërkojmë nga shkollat të hartojnë një program të detajuar veprimtarish“, tha Kushi.

Lajm i fundit/ Shtyhet nisja e vitit të ri shkollor Read More »

Nd ryshime mbresëlënëse në arsim, anglisht që në klasën e parë dhe disa risi të tjera pozitive

Ministrja Kushi publikon Udhëzimin për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar. Risi anglishtja në klasë të parë, programi i arteve, zejeve dhe sporteve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Znj. Anila Denaj firmosën “Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar”.

Ky udhëzim orienton dhe ndihmon institucionet arsimore në zbatimin sa më efikas të politikave arsimore dhe krijimin e një mjedisi sa më miqësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit.

Ky dokument prej 18 faqesh vë theksin tek nevoja e përsëritjes së temave mësimore të vitit të kaluar, zbatimin me përpikmëri të planeve mësimore për çdo nivel arsimor, zbatimin e politikave dhe strategjive ndërsektoriale, marrëveshjeve, nismave, programeve e projekteve në funksion të rritjes së cilësisë në sistemin arsimor parauniversitar.

Gjithashtu, në këtë udhëzim është përfshirë edhe futja për herë të parë e gjuhës angleze në klasat e para dhe trajnimi i mësuesve përkatës, regjistrimi me përparësi i fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimi i shkollave si qendra komunitare, reduktimi i braktisjes shkollore, zbatimi i planeve për parandalimin e bulizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve.

Dokumenti është bashkëfirmosur edhe nga Ministrja Anila Denaj sepse përmban edhe udhëzime të posaçme për institucionet e arsimit profesional.

Udhëzimin e gjeni në linkun këtu:

Nd ryshime mbresëlënëse në arsim, anglisht që në klasën e parë dhe disa risi të tjera pozitive Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com