Arsim

Shahini apel studentëve të mos pengojnë punën e sekretarive

Ministrja e dekretuar e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini, i bëri apel sot studentëve që po pengojnë punën e sekretarive në disa fakultete, të mundësojnë funksionimin e tyre, sepse është shumë e rëndësishme të zbatojmë Vendimet e Këshillit të Ministrave që kanë të bëjnë me tarifat dhe dhënien e bursave.

Në një deklaratë për mediat, Shahini theksoi se “në ato fakultete ku një grup studentësh po pengojnë mësimin, ka pasur raste ku janë penguar edhe sekretaritë që të funksionojnë, si dhe janë penguar njerëzit që të shkojnë edhe deri në zyrat e sekretarive. Aty për fat të keq ka qenë e pamundur që të kemi personat e Ministrisë së Arsimit që t’iu asistojnë juve”.

Shani u shpreh se “është e rëndësishme dhe ftoj edhe universitetet dhe studentët që janë në këto fakultete duke protestuar të mundësojnë punën e sekretarive dhe të mundësojnë sot pjesëmarrjen e personave nga Ministria e Arsimit që t’iu asistojnë me pyetjet e çfarëdollojshme që ju keni”.

“Në rast se sekretaritë nuk funksionojnë ne nuk e marrim listën e plotë të studentëve që janë përfitues të bursave dhe përfitues të përjashtimeve të ndryshme nga tarifat dhe kjo vonon procesin e marrjes së bursave dhe përjashtimit të tarifave nga ana juaj”, nënvizoi Shahni.

Po ashtu, Shahini tha se “ne kemi mundësuar që përmes portalit “shqiperiaqeduam.al” të kthejmë përgjigje për pyetjet që mund të keni për të sqaruar sa më shumë mënyrën sesi zbatohen këto VKM, që prekin direkt çështjet që kanë të bëjnë me tarifat dhe bursat”.

“Do të ketë persona të dedikuar të MAS që do të kenë përgjigje në kohën e duhur, mundësisht edhe live. Përveç portalit kemi edhe Facebook e MAS, ku do të kemi mundësinë që të kthejmë përgjigje. Do të bëjmë një njoftim që të dimë sesi do të jetë komunikimi mes ministrisë dhe studentëve sa më shpejt të jetë e mundur”, bëri të ditur Shahini.

Ajo sqaroi se “sot është dita e fundit që personat e Ministrisë së Arsimit janë në zyrat e fakulteteve të ndryshme dhe nga sot pasdite këta persona i keni në celularë dhe mund t’i dërgoni pyetjet aty”./atsh

Shahini apel studentëve të mos pengojnë punën e sekretarive Read More »

Studentët përfitojnë nga ulja e tarifës së shkollimit/Përjashtim nga tarifa për 6245 studentë me mesatare mbi 9

Ministri në detyrë i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaro sot se, vendimet e qeverisë për përjashtimin, reduktimin e tarifave dhe bursat që përfitojnë të gjithë studentët, sot janë fakt ligjor dhe financiar i zbatueshëm.

Në një konferencë për median, Ahmetaj tha se të gjithë studentët në shkallë vendi me mesatare 9-10 kanë përjashtim 100% nga tarifa e shkollimit. Përfitojnë 6235 studentë dhe efekti financiar në buxhetin e shtetit arrin në 201 milionë lekë.

Ndërsa studentët me mesatare 5-9 përfitojnë përgjysmim 50% të tarifës së shkollimit. Në këtë grup janë përfitues rreth 70 mijë studentët në të gjithë vendin dhe efekti financiar në buxhet shënon 1 miliard lekë.

Reduktim të tarifave të shkollimit edhe për studentët e ciklit master

Edhe për ciklin master, ministri i Financave, Ahmetaj theksoi se studentët përfitojnë nga ulja e tarifës. Sipas tij ata me mesatare 9-10 do të përfitojnë 50% ulje të tarifës.

“Kemi reduktim të tarifës për ciklin master. Në vendimin e Këshillit të Ministrave është realizuar reduktimi në 50% për studentët me mesatare 9-10 përfitojnë mbi 3 mijë studentë efekti financiar 150 mln lekë. Autonomia dhe përgjegjësia është e universitetit qeveria ka bërë të mundur procedurë të qartë, dhe financim të pastër e të plotë”, tha Ahmetaj./atsh

Studentët përfitojnë nga ulja e tarifës së shkollimit/Përjashtim nga tarifa për 6245 studentë me mesatare mbi 9 Read More »

Ministria e Financave:Lista e studentëve ekselentë gati

Ministri në detyrë i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj sqaroi sot se Bordet e Administrimit të Universiteteve do të nxjerrin e listat e studentëve sipas mesatares dhe studentët do të paguajnë sipas skemës përkatëse të vendosur nga Këshilli i Ministrave”.

Në një deklaratë për shtyp, Ahmetaj theksoi se “autonomia dhe përgjegjësia është e universitetit, qeveria ka bërë të mundur procedurë të qartë, të thjeshtë dhe financim të pastër e të plotë”.

“Bordet e Administrimit të Universiteteve, duhet të dorëzojnë listën e studentëve dhe të studentëve ekselentë në ministrinë e Financave”, theksoi Ahmetaj./atsh

Ministria e Financave:Lista e studentëve ekselentë gati Read More »

Kjo është ministrja e re e Arsimit e qeverisë Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin e rëndësishëm në Asamblenë e PS.

Pavarësisht se e nisi me sukseset e qeverisë, Rama ka lajmëruar se ka shkarkuar nga detyra dy ministra.
Bëhet fjalë për ministrinë e Arsimit Lindita Nikolla dhe ministrin e Financave Arben Ahmetaj.

Nikolla dhe Ahmetaj janë dy nga ministrat më të kritikuar nga opozita, të pasuara nga disa protesta masive nga qytetarët.

Por kush e zëvëndëson Lindita Nikollën?

Rama tha se Besa Shahini zëvendëson Lindita Nikollën.

Shahini ka mbajtur deri tani vendin e zëvendës ministres së Arsimit dhe ëshë shfaqur shumë herë në krah të Ramës

Kjo është ministrja e re e Arsimit e qeverisë Rama Read More »

Studentët vazhdojnë protestën – Ja cfarë do të bëjnë sot…

Studentët sot do t’i bëjnë surprizë kryeministrit Edi Rama

Studentët Arlind Hoxha dhe Armando Xhoxha dje deklaruan se do të vijojnë të protestojnë për realizimin e 8 pikave të tyre drejtuar qeverisë.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, ata u shprehën se protesta do të vijojë, para kryeministrisë, ndërkohë që i bëjnë thirrje çdo studenti në Tiranë dhe çdo qytetari që t’i bashkohet kauzës së tyre.

Të pyetur nëse do t’i bashkohen protestës së diasporës, studentët u shprehën se i mirëpresim ato në protestën e tyre, ndërkohë që deklaruan se nuk mund të flasin në emër të gjithë studentëve.

Gjithashtu për protestën e sotme ata paralajmëruan kryeministrin Edi Rama se do të marrë një surprizë.

“Gjatë protestës së sotme, do të ketë një surprizë për kryeministrin. Do të ketë një surprizë për Krishtlindje, por nuk do ta zbulojmë sot”, thanë studentët, të cilët nuk preferuan të japin më tepër detaje.

“Nuk jemi që të iki një bionde dhe të vij një brune. Ne duam që të bëhet një reformë e mirë. Protesta jonë nuk ka përfaqësues, por do të fillojmë protestat masive me datë 7 janar”, u shprehën studentët.

Studentët vazhdojnë protestën – Ja cfarë do të bëjnë sot… Read More »

Princit gjerman Gau, dhuron 48 instrumente muzikore për shkollën Naim Frashëri

48 instrumente muzikore, do te jene tashme pjese e shkolles se muzikes Naim Frasheri ne Vlore. Nje dhurate e princit gjerman Gau, me instrumentet muzikore qe do te jene plotesisht ne funksion te shkolles dhe nxenesve te saj. Ka mjaftuar nje vizite e rastesishme e princit gjerman para dy vitesh ne shkollen e muzikes se Vlores dhe prej atehere lindi nje bashkpunim i fytshem, konkretizuar me ndihmen e jashtezakonshme per nxenesit dhe stafin akademik te kesaj shkolle.

Nga pianot, tek kitarat, veglat frymeore, firzamonike dhe te tjera jane tashme pjese e shkolles se muzikes Naim Frasheri Vlore. Nje ndihme e jashtezakonshme dhe nje dhurate e mrekullueshme qe vjen pikerisht ne kete fund vit per kete shkolle. Drejtori Vasillaq Gazhda ka treguar fillimisht momentet e vizites se princit Gjerman Gau ne shkollen e muzikes dhe interesimin e tij per te ndihmuar, cka u konkretizua me mberritjen e 48 instrumenteve muzikore, duke bere qe natyrisht te rritet ndjesheme dhe niveli mesimor ne shkolle.

Jane nxenesit, ata te cilet kane nisur ti vene ne funskion gjate oreve te mesimit instrumentet muzikore te mberritura ne shkolle, duke shprehur kenaqesine, qe me ne fund, pas veshtiresive per mungesen e bazes materiale, do te kene mundesine te vijojne studimet e tyre me instrumente te tjera, qe do te jene nje ndihmese e jashtezakonshme per vete nxenesit.

Shkolla e muzikes Naim Frasheri Vlore tashme ka pjese te saj 48 instrumente te tjera muzikore, te cilat jane totalisht ne funskion te nxenesve dhe stafit akademik te saj.

Princit gjerman Gau, dhuron 48 instrumente muzikore për shkollën Naim Frashëri Read More »

Vlorë/ Studentët e Universitetit “Ismail Qemali” vijojnë protestën

Studentët e universitetit Ismail Qemali Vlorë kanë vijuar protestën ,tashmë në mbështetje të protestës së studentëve në kryeqytet. Në protestë një pjesë e studentëve,ndërsa pjesa tjetër kanë vijuar të zgjedhin mësimin.

Një ditë më parë senati i universitetit i cilësoi të drejta pesë kërkesat që studentët i kishin parashtruar.

Kërkesat e studentëve:

Të mos penalizohen studentët që kanë protestuar me mungesa
Krijimi i senatit studentor me përfaqësues nga çdo klasë
Të ndalohet diskrimimi i pedagogëve ndaj studentëve që marrin pjesë në protestë
Të bëhet e mundur nga universiteti i Vlorës që pranimi në universitet të jetë për nxënësit mbi mesataren 7
Krijimi i ambienteve laboratorike për çdo degë të nevojshme.
Por pavarësisht plotësimit të pesë pikave të parashtruara,studentët e universitetit të Vlorës kanë vijuar protestat , tashmë në mbështetje të kauzës studentore,ndërsa kanë qëndruar para rektoratit. Studentët kanë vijuar me thirrjet për plotësimin e kërkesave që studentët e Tiranës i kanë parashtruar prej ditësh,ndërsa do të vijojnë të qëndrojnë në protestë deri në plotësimin e kërkesave.

Vlorë/ Studentët e Universitetit “Ismail Qemali” vijojnë protestën Read More »

Lindita Nikolla u flet studenteve nga kuvendi: Do ia kisha kursyer vetes…

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në fjalën e saj në Kuvend, ndërkohë që jashtë tij zhvillohet protesta e studentëve, ka patur një mesazh për ta.

Nikolla, duke u dhënë të drejtë studentëve, ashtu si Rama është shprehur se dialogu është rruga që do ndihmojë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Ata kanë të drejtë, ftesa për dialog për të zhvilluar një betejë edhe më të vështirë është drejt tyre. Unë jam e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi”, tha Nikolla ndër të tjera.

Ndërkohë, duke patur parasysh akuzat e këtyre ditëve dhe memet në drejtim të saj nga studentët, u shpreh se të gjitha këto etiketime sot, ajo do ia kishte kursyer vetes nëse nuk do kishte vendosur që të bënte “një reformë sistemike në arsim”, duke mbrojtur kështu ligjin për arsimin e lartë.

“Në 5 vite mbyllëm 22 universitete, miliona euro të shkuara dëm nga xhepat e shqiptarëve, por koha do të flasë. Reformuam universitetet, akredituam universitetet, por koha do të flasë. Studentet kanë të drejtë. A janë sot të nevojshme ndryshimet se si përgatiten studentët? Për këtë s’ ka nevojë të flasë koha, por e bërtas edhe unë. Ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët gjithkush ka të drejtë të drejtojë gishtin. “Lindita dil nga ministria të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria.” Thanë studentët, dhe unë dola dhe nuk e kam problem, për të mos turpëruar askënd.- tha Nikolla.

“Reformuam mësuesinë, nxitëm formimin profesional, por koha do të flasë. Busulla e vetme për pranimet në Universitet, merita. Por koha do të flasë. Studentët kanë të drejtë, kanë ngritur shumë cështje. A janë sot e gjithë ditën ndryshime të mëdha sesi qeverisen studentët. E bërtas edhe unë: PO. Ligji i ri ka hapur një erë të re, por duhet zbatuar. Kërkon kohë për tu zbatuar. Askush nuk do të donte të ishte në vendin tim. Lindita Nikolla, dil nga Ministria, të thërrasin studentët dhe jo ushtria. Kam punuar cdo ditë. Të nderuar kolegë dhe kolegë, do ishte më e thjeshtë të administronim cdo gjë. Do ishte më e thjeshtë për Ndrikull Nikollën me diplomë Kristali. Do kisha shpëtuar nga memet dhe shpifjet që kanë shkuar deri në fëmijërinë time. Por jo, jam krenare për punën time. Jam e gatshme të marr përgjegjësitë e mia”, u shpreh ministrja.

Lindita Nikolla u flet studenteve nga kuvendi: Do ia kisha kursyer vetes… Read More »