Arsim

Viti i ri shkollor, nis mësimi në të gjitha bashkitë e vendit

Në të gjitha bashkitë e vendit ka nisur sot viti i ri shkollor 2019-2020.

Rreth 380 mijë nxënës në total në arsimin parauniversitar kanë nisur sot vitin e ri shkollor, ndërsa për herë të parë në banka janë ulur rreth 24 mijë nxënës.

Qeevria shqiptare në shumë shkolla të vendit ka ndërhyrë për rikonstruksionin e tyre, në menyrë që ti ofrojë nxënësve kushte sa me dinjitoze.

Mat, institucionet arsimore hapin dyert për vitin e ri shkollor

Bashkia Mat ka hapur dyert e kopshteve, çerdheve dhe shkollave në të gjitha njësitë administrative për fillimin e vitit të ri shkollor.

Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, deklaroi sot se të gjitha institucionet arsimore në bashkinë Mat janë gati për nisjen e vitit të ti shkollor.

“Shkollat, kopshtet dhe çerdhet janë gati për të pritur nxënësit dhe fëmijët. Një pjesë e mirë e kushteve në shkolla janë përmirësuar, por ne jemi të vetëdijshëm që akoma kemi shumë për të bërë”, shprehet ai.

Po ashtu Malaj shton se “Dita e parë e shkollës për mua ka qenë gjithmonë plot emocion. Në fakt, ska si të jetë ndryshe kur në familje ke dy mësues. Por, nëse vitet e shkuara ky ka qenë një emocion personal, sivjet mbi të gjitha, ndjej përgjegjësinë e madhe për të siguruar për çdo fëmijë mundësi dhe kushte të mira për të marrë dije. Suksese në rrugën drejt dijes!”.

Tropojë, kushte më të mira mësimi për nxënësit

Kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Biberaj, uroi sot të gjithë nxënësit për fillimin e vitit te ri shkollor.

“Pushteti vendor në Tropojë do të jetë si asnjëherë pranë jush në plotësimin e kushteve sa më të mira për një vijim normal të shkollimit. Tropoja përveç tjerash ka pasur një traditë shkollimi e dije si asnjë trevë tjetër ndaj duhet ta zhvillojmë më tutje me përkushtim dhe investim”, – nënvizoi Biberaj.

Sipas tij, investimi për dijen është më afatgjati dhe më i sigurti për të ardhmen tonë.

“Tropoja e do dijen dhe përparimin ndaj të gjithë së bashku do ta kemi interes parësor shkollimin dhe përparimin e femijëve tanë”, tha Biberaj.

Berat- Kryebashkiaku Demo uron nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor

Në qytetin e Beratit ka nisur sot viti i ri shkollor 2018-2019. Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo duke uruar suksese mësuesve dhe nxënësve tha se “uroj të arrini rezultate sa më të larta e të angazhoheni maksimalisht për të dhënë më të mirën tuaj në procesin mësimor. Ky është investimi i duhur që bëni për jetën dhe të ardhmen tuaj. Kjo është mënyra e vetme për të shpërblyer sakrificat e panumërta të prindërve tuaj, dhe t’i bëni ata krenarë për ju”.

“Të dashur mësues keni një mision të vështirë, por mjaft fisnik. Ndaj, ju uroj punë të mbarë e ju shpreh mirënjohjen dhe konsideratën e madhe për gjithë përkushtimin dhe punën e palodhur në formimin e brezave të rinj, që janë e tashmja dhe e ardhmja jonë”, tha Demo.

Gjirokastër/ Prefekti Aliaj, investimi në dije dhe arsim, investim për të ardhmen

Në shkollat e qarkut Gjirokastër dhe në mbarë vendin filloi ditën e sotme viti i ri arsimor 2019-2020.

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, uroi tё gjithё nxёnёsit, mёsuesit dhe prindёrit një fillim të mbarë, të suksesshëm dhe sa më të frytshëm.

“I urojmë mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor, me dëshirën që dituria e tyre dhe e librit të gjejnë strehim në mendjen e nxënësve dhe puna e tyre e shenjtë të realizohet si duhet. Urojmë edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre, duke i kujtuar që sakrifica e bërë për t’i mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet”, – nënvizoi Aliaj.

Prefekti u shpreh se “urimi më i veçantë është padyshim për ata që sot për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës, të cilët më këtë rast fillojnë një etapë të re të jetës së tyre, për çka ju urojmë suksese. Investimi në dije dhe arsim, është investimi më potencial për të ardhmen e Shqipërisë”.

“Dituria është e vetmja gjë në botë me vlerë, por pa çmim; e vetmja gjë që fitohet dhe nuk blihet. Ka shumë gjëra që presin për t’u mësuar, por shumë pak kohë për t’i mësuar, prandaj shfrytëzojeni secilin moment për të ndriçuar mendjen tuaj me dituri dhe, mbi të gjitha, mos harroni se ditët më të bukura janë ato në bankat shkollore”, – tha Aliaj.

/atsh

Viti i ri shkollor, nis mësimi në të gjitha bashkitë e vendit Read More »

Ruçi nga Fieri: Arsimi profesional nxit punësimin e të rinjve

“Arsimi profesional nxit punësimin e të rinjve”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili përshëndeti sot nxënësit, mësuesit dhe prindërit e shkollës “Petro Sota”, Fier, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Sot rreth 42 mijë nxënës, të ushqyer nga dituria, pasioni dhe talenti i rreth 3.400 mësuesve, në 168 shkollat e qarkut të Fierit nisin takohen e ritakohen në vendin më të bukur në botë. Në shkollë, që merr jetë nga zërat e nxënësve, që zbukurohet nga bukuria juaj, që ndriçohet nga drita juaj, që fisnikërohet nga çiltërsia juaj”, tha Ruçi.

“Arsimi dhe kërkimi shkencor janë themelet e ndërtimit të së ardhmes, rruga kryesore e progresit dhe e përballimit të sfidave të integrimit euroatlantik, janë një e mirë publike, e cila realizohet nga arsimi publik, por edhe ai privat. Nuk ka një sektor tjetër ku publikja dhe privatja të jenë thirrur në një mision tërësisht e thellësisht publik: përgatitjen profesionale të gjeneratave të reja”, theksoi Kreu i Kuvendit.

Ne, vijoi ai, “po ndërtojmë një sistem arsimor, i cili nuk jep vetëm dije e nuk krijon vetëm shprehi, por kultivon e konsolidon identitetin kombëtar, zhvillimin e intelektit, formimin kulturor dhe të vlerave qytetëruese e morale, edukon dhe krijon të bukurën, forcon vetëdijen e përgjegjësinë individuale, komunitare e shoqërore, shpirtin e sipërmarrjes dhe aksesin në teknologjitë e reja dhe inovacionin”.atsh

Ruçi nga Fieri: Arsimi profesional nxit punësimin e të rinjve Read More »

Qytetarja mesazh Ramës dhe merr zgjidhje,“Të hënën fillon shkolla e vajzën nuk ma regjistruan te “Petro Nini”

Një qytetare nga Tirana i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama pasi nuk po arrinte të regjistronte fëmijën e saj në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë.

Në mesazhin drejtuar kryeministrit Rama dhe duke i kërkuar një zgjidhje, qytetarja thotë se prej 10 ditësh është paraqitur në shkollë për të regjistruar të bijën dhe në ditën e fundit i kanë mbyllur derën. Ndërkohë thotë ajo, në shkollë janë regjistruar disa vajza edhe pse nuk ishin banore të lagjes.

“Përshëndetje Kryeministër!Jam një prind.Vajza ime ka mbaruar shkollën 9-vjeçare te Konferenca e Pezës. Banoj te Stadiumi Dinamo.Kam 10 ditë që që shkoj të shkolla Petro Nini dhe nuk ma regjistrojnë, ndërkohë që I takon. Disa shoqe të saja janë regjistruar pa problem ndërkohë që nuk janë as banore të lagjes. Nxirrni justifikime të ndryshme për të mos ma regjistruar dhe sot në ditën e fundit ma mbyllën derën. Ndërkohë vajzën e kam të shkëlqyer me 10-ta. Nuk e di çfarë të bëj sepse të hënën fillon shkolla. Ju lutem më jepni një zgjidhje, kam besim tek ju”, shprehet qytetarja në mesazhin drejtuar kryeministrit.

Pasi problemi iu zgjidh, qytetari i shkroi sërish Kryeministrit duke e falënderuar: Fale minderit janë të pakta për zgjidhjen që më dhatë. Qofshi prind i lumtur.

Nga ana e tij, Rama i përgjigjet duke u shprehur se: “ S’ka nevojë për falenderime, detyrë dhe kënaqësi të ndihmosh këdoqoftë, po sidomos kalamajtë me 10-ta”.atsh

Qytetarja mesazh Ramës dhe merr zgjidhje,“Të hënën fillon shkolla e vajzën nuk ma regjistruan te “Petro Nini” Read More »

Nis rikonstruksioni i Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë

Në ndërtesën emblematike të historisë së arsimit shqip, Mësonjëtorja në Korçë kanë nisur punimet për rikonstruksionin e saj. Rikonstruksioni i kësaj ndërtese pritet të përfundojë para fundit të vitit.

Ky rikonstruksion do t’i shtojë një tjetër vlerë qytetit të serenatave duke e shndërruar në një destinacion kulturor dhe historik të denjë për turistë vendas dhe të huaj.

“Ndërtesa emblematike e historisë së arsimit shqip, Muzeu ABC në Korçë po i nënshtrohet rikonstruksionit. Kishte ardhur koha që Mësonjëtorja, ky objekt-dëshmi i arsimdashjes dhe kurajës, t’i kthehej jo vetëm korçarëve, por gjithë Shqipërisë, sipas të gjithë parametrave bashkëkohorë, por duke ruajtur karakterin e saj monumental”, u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti.

“Pas sondazheve, do të fillojnë punimet në të gjithë strukturën, mure, çati, dyer e dritare të amortizuara nga koha, për të vijuar me rrjetin elektrik, sistemin e ngrohjes, të mbrojtjes nga zjarri. Para fundit të vitit, gjithçka do të jetë gati”, tha ministrja Margariti. /atsh

Nis rikonstruksioni i Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë Read More »

Studentët që studiojnë në SHBA, ambasada publikon rregullat për rinovimin e vizës

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar sot mbi procedurat që duhet të ndjekin të gjithë studentët që studiojnë në SHBA dhe që duhet të rinovojnë vizën.

Ambasada sqaron se nuk është e nevojshme që studentët të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të rinovuar vizën, pasi për sa kohë që studentët frekuentojnë rregullisht Universitetin, ata mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza iu ka skaduar.

“Mbajtës të vizave studentore. Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë”, thuhet në njoftimin e ambasadës./atsh

Studentët që studiojnë në SHBA, ambasada publikon rregullat për rinovimin e vizës Read More »

Pakti për Universitetin/ Studentët e Arteve, shumë shpejt me mjedise të reja mësimore dhe kreative

Një investim i Qeverisë shqiptare, si një premtim i mbajtur, në kuadër të Paktit për Universitetin, është rikonstruksioni i Universitetit të Arteve në Tiranë. Studentët e këtij Universitetit do të kenë shumë shpejt ambiente të reja mësimore dhe kreative.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti së bashku me rektorin Kastriot Çaushi kanë qenë sot për të ndjekur nga afër punimet në këtë objekt.

“Ndërtesa historike, monument kulture, po i nënshtrohet një rikonstruksioni total të ambienteve të brendshme, që konsiston në sisteme të reja elektrike, hidraulike dhe ngrohje, si dhe punime të restaurimit të fasadës. Do konsolidohen kornizat e dritareve dhe do ndërrohen ato ekzistuese, të cilat janë tepër të degraduara, në bazë të modelit origjinal. Ka filluar procesi i izolimit të soletës dhe gjithashtu instalimet hidraulike dhe elektrike. Shpresojmë që në semestrin e dytë të këtij viti akademik, studentët të hyjnë në ambiente të reja, më komode dhe motivuese për krijimtarinë e tyre artistike”, theksoi Margariti./atsh

Pakti për Universitetin/ Studentët e Arteve, shumë shpejt me mjedise të reja mësimore dhe kreative Read More »

Ambasada e Italisë, gjashtë bursa për studentët më të mirë

Ambasada e Italisë në Shqipëri ka dorëzuar sot gjashtë bursa për studentë më të mirë të cilët do të mbështeten nga Ambasada për nëntë muajt e ardhshëm.

Ambasada ka theksuar se, “gërshetimi i kulturës shqiptare dhe italiane bëhet gjithnjë e më i ngushtë falë mendjeve të reja që vendosin të studiojnë në Itali”.

“Janë dorëzuar sot gjashtë bursa për studentë më të mirë të cilët do të mbështeten nga Ambasada për nëntë muajt e ardhshëm. Ambasada e Italisë në Tiranë ka kënaqësinë të mbështesë dhe të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të kësaj lidhjeje”, ka nënvizuar Ambasada e Italisë.

Rocco Romano-n, shef i Kancelarisë Konsullore i ka dorëzuar sot bursën studentit Beqir Llani, i klasifikuar në vend të parë. Beqiri do të ketë mundësinë që të vazhdojë studimet në Inxhinierinë Mekatronike në Universitetin e Romës “Tor Vergata”./atsh

Ambasada e Italisë, gjashtë bursa për studentët më të mirë Read More »

Kristina, studentja e sapodiplomuar punësohet pasi aplikon tek Zyra e Punës

Kristina, studente e sapodiplomuar pas aplikimit pranë Zyrës Vendore të Punësimit në Tiranë u punësua pranë një subjekti.

Kristina pas diplomimit u përfshi në programet e Nxitjes së Punësimit nga Zyra e Punësimit Tiranë dhe u referua pranë një institucioni të administratës publike për të kryer praktikën profesionale.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë të ditur se në përfundim të programit, ajo sërish u trajtua si punëkërkuese dhe në përshtatje me profilin e saj akademik, iu ofruan disa pozicione pune.

Nga intervistat e zhvilluara, Kristina rezultoi fituese pranë një subjekti në pozicionin arkëtare zyre.

Modernizmi i Zyrave të Punës ka mundësuar shërbim më të mirë për qytetarët./atsh

Kristina, studentja e sapodiplomuar punësohet pasi aplikon tek Zyra e Punës Read More »