Arsim

Ky vogëlush 9 vjeçar shqiptar po mahnit të gjithë me njohuritë që ka

Vetëm 9 vjet ka dhe është aq i shkathët në shkencë sa që dija e tij është jashtëzakonisht e lart, në veçanti për shkencat ekzakte.

Është në klasën e katërt dhe ai i formulon testet për nxënësit e klasës së 6’të dhe 7’të.

Mësuesit e tij janë të mahnitur me dijen qe posedon Ditrin Selmani nga Prishtina.

Ky vogëlush 9 vjeçar shqiptar po mahnit të gjithë me njohuritë që ka Read More »

Shkollat e përkohshme, gjithçka gati për rifillimin e mësimit

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, në drejtim të të drejtave të fëmijëve, kanë marrë të gjitha masat për funksionimin e shkollave të përkohshme të vendosura pranë hoteleve, për nxënësit e prekur nga tërmeti.

“E mbyllëm edhe planin e zhvendosjes së nxënësve në Durrës. Të gjithë gati për nesër”, theksoi ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

Edhe “UNICEF” në Shqipëri, po ndihmon në pajisjen me çanta, mjete didaktike, rikrijuese për fëmijët që nga parashkollorët, e deri në klasë të nëntë.

“Janë afro 400 fëmijë që do rikthehen në “shkollat e përkohshme” të ngritura në mjediset e hoteleve në Durrës, ku ato janë strehuar bashkë me familjarët e tyre. Hapësirë shoqërore për fëmijët dhe mbështetje psikosociale”, bëjnë të ditur specialistët e organizatës ndërkombëtare për fëmijë “UNICEF”./atsh

Shkollat e përkohshme, gjithçka gati për rifillimin e mësimit Read More »

1670 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha hotelet dhe pikat e emergjencës

1670 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social në hotele dhe pikat e emergjencës, me shpresën për të lënë pas sa më parë pasojat e tërmetit.

Nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Shërbimit Social, me mbështetjen e organizatave partnere, më shumë se 300 psikologë, punonjës socialë dhe vullnetarë, u janë bashkuar për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve, duke ofruar shërbime psiko-sociale për çdo fëmijë, kudo ku janë strehuar familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cilëson të paçmueshëm misionin për t’i kthyer buzëqeshjen fëmijëve.

Ajo vlerësoi kontributin e psikologëve, punonjësve sociale dhe vullnetarëve në ndihmë të këtyre familjeve që janë prekur nga tërmeti.

Ministrja takoi dhe kaloi kohë me fëmijët në të gjitha pikat e emergjencës./atsh

1670 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha hotelet dhe pikat e emergjencës Read More »

Përkrahësit e apostrofit dorëzohen para injorancës së kohëve moderne

Pas dy dekadash përpjekje për të mbrojtur përdorimin e saktë të apostrofit në gjuhën angleze, përkrahësit më të zëshëm të kësaj shenje pikësimi vendosën të dorëzohen, të shkurajuar nga dembelizmi dhe injoranca, sipas tyre, e kohëve moderne.

Presidenti i Shoqatës Britanike për Mbrojtjen e Apostrofit, John Richards, 96 vjeç, njoftoi se kjo shoqatë do ta ndërpriste aktivitetin e saj.

Richards e themeloi shoqatën në vitin 2001 për të ruajtur përdorimin e saktë të kësaj shenje pikësimi, shumë shpesh preh e abuzimeve.

Ish-gazetari e kaloi periudhën e fundit të karrierës së tij si sekretar redaksie, duke kontrolluar artikujt e gazetarëve para se të botoheshin, një detyrë që shpesh përfshinte korrigjimin e përdorimit të tyre të apostrofit.

Pas daljes në pension, ai vazhdonte të kapte të njëjtat gabime flagrante, ndaj vendosi të merrte masa, duke e konsideruar apostrofin si një specie në rrezik që duhej të mbrohej.

Megjithatë, ai njoftoi se shoqata e tij do ta ndërpriste aktivitetin për dy arsye.

“E para është se unë jam 96 vjeç dhe ka ardhur koha të tërhiqem dhe arsyeja e dytë është se, tani, gjithnjë e më pak organizata e njerëz po shqetësohen për përdorimin e saktë të apostrofit në gjuhën angleze”, u shpreh ai në faqen e internetit të Shoqatës.

“Me mbështetësit tanë të shumtë në mbarë botën, ne bëmë më të mirën tonë, por dembelizmi dhe injoranca e kohërave moderne fitoi!”, vazhdoi ai./ atsh

Përkrahësit e apostrofit dorëzohen para injorancës së kohëve moderne Read More »

Shahini: Nga nesër mësimi në 9 qarqe, në Durrës fillon me 9 dhjetor dhe në Tiranë e Lezhë me 5 dhjetor

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha sot se shkollat do të fillojnë mësim në 9 qarqe, ndërsa është pezulluar në qarkun e Durrësit deri më datë 9 dhjetor dhe në qarkun Tiranë dhe Lezhë deri më 5 dhjetor.

“Sot Këshilli i Ministrave mori këtë vendim. Në Qarkun Durrës, Krujë dhe Shijak mësimi mbetet i pezulluar deri me 9 dhjetor. Në qarkun Tiranë, që përfshijnë bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë, qarkun Lezhë Kurbin dhe Mirditë, mësimi do jetë i pezulluar deri me datë 5 dhjetor, por po ruajmë mundësin që ta shtyjmë edhe për disa ditë të tjera në rast se nuk sigurohemi që të gjitha shkollat janë të sigurta. Njoftimin nëse shtyhet mësimi për Tiranën dhe Lezhën do ta bëjmë me katër dhjetor. Në të gjitha qarqet e tjera nesër me 2 dhjetor fillon normalisht”, tha Shahini.

Po ashtu, Shahini shtoi se “që ditën kur ra tërmeti kemi marrë informacion nga drejtorët e shkollave për dëmet. Më pas janë bërë inspektimet në këto shkolla. Më datë 28-29 , kanë ardhur edhe inxhinierë nga Kosova. Sipas informacioneve nga terreni kemi konstatuar që shumë shkolla kanë dëmtime serioze, por edhe nga ata që mund të rregullohen”.

“Në Durrës e Lezhë kanë dëmtime të thella në 26 shkolla. Në Tiranë ka dëmtime mesatare dhe të lehta janë 23, përveç Prezës që do të zhvendosen nxënësit në një shkollë tjetër. Një pjesë e shkollave në Tiranë janë mbyllur, por jo të gjitha”, tha ajo.

“Mbrëmë kemi bërë zhvendosjen e planeve të nxënësve tek shkollat pritëse. Kemi bërë kalkulimin e kostove dhe jemi në proces të mjeteve të transportimit. Edhe për nxënësit që janë strehuar nëpër hotele, duhet t’i çojmë në shkollat më të afërta”, tha ministrja./atsh

Shahini: Nga nesër mësimi në 9 qarqe, në Durrës fillon me 9 dhjetor dhe në Tiranë e Lezhë me 5 dhjetor Read More »

Rektori i Universiteti të Tiranës: Pezullohet mësimi deri më datë 6 dhjetor

Universiteti i Tiranës ka pezulluar mësimin deri më datë 6 dhjetor 2019.

Këtë lajm e ka bërë të ditur rektori i Universitetit Mynyr Koni i cili e arsyeton këtë pezullim me situatën aktuale të rënduar edhe nga ana psikologjike pas rënies së tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas Konit mësimi do të pezullohet “deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambienteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë”.

Situata në vend po shkon drejt stabilizimit megjithatë lëkundje të njëpasnjëshme të tokës janë prezente në intensitet shumë më të vogël. /atsh

Rektori i Universiteti të Tiranës: Pezullohet mësimi deri më datë 6 dhjetor Read More »

Shoqata më e re e studentëve të Mjekësisë, Manastirliu: Gjithçka në dobi të armatës së mjekëve të rinj

ACMS është shoqata më e re e studentëve të Mjekësisë, pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Studentëve të Mjekësisë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e pranishme në ceremoninë e hapjes së shoqatës më të re të mjekëve të ardhshëm u shpreh se ky zhvillim do të sjellë mundësi dhe kapacitete të reja për studentët dhe mjekët e rinj.

“Shumë e kënaqur që mora pjesë në ceremoninë e hapjes së shoqatës më të re të studentëve të Mjekësisë ACMS, e cila ka aderuar në Federatën Ndërkombëtare të Studentëve të Mjekësisë. Jam e bindur se ky përfaqësim do të sjellë rritje të shkëmbimeve studentore, duke krijuar mundësi dhe kapacitete të reja për studentët dhe për mjekët e rinj,” shprehet Manastirliu.

Ajo tha se Ministria e Shëndetësisë do të mbështesë studentët edhe në kuadër të Paktit për Universitetit, pasi vetëm kështu do të përmirësojmë sistemin shëndetësor.

“Do të vijojmë të mbështesim studentët e UM sepse përpos lidhjes organike që kemi, me Paktin për Universitetin kemi jetësuar angazhime konkrete në dobi të studentëve, të cilët së shpejti do të jenë armata e re e mjekëve të sistemit tonë shëndetësor,” tha Manastirliu. /atsh

Shoqata më e re e studentëve të Mjekësisë, Manastirliu: Gjithçka në dobi të armatës së mjekëve të rinj Read More »

Për herë të parë, provim shteti të mësuesisë në profilin “Arsim Special”

Gjatë muajit tetor 2019, ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka miratuar për herë të parë profilin e ri “Arsim Special” në profesionin e rregulluar të mësuesit.

Miratimi i këtij profili në këtë profesion i hap rrugë të gjithë kandidatëve potencialë për t’iu nënshtruar provimit të shtetit në mësuesi dhe për t’u punësuar pranë institucioneve arsimore përkatëse, duke përmbushur kriteret ligjore të profesionistit.

Nga ana e grupeve të punës të ngritura nga MASR është përgatitur programi orientues që lidhet me provimin e shtetit të mësuesisë në profilin “Arsim Special”, i cili është publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Grupi i punës po finalizon fondin e pyetjeve që do të shërbejë për kryerjen e këtij provimi për t’i dhënë mundësi profesionistëve përkatës të certifikohen në profilin “Arsim Special”.

Gjatë muajit dhjetor 2019 pranë QSHA do të zhvillohet provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit, profili “Arsim Special”. /atsh

Për herë të parë, provim shteti të mësuesisë në profilin “Arsim Special” Read More »