Arsim

Promovimi i kulturës dhe gjuhës shqipe në shkollën “Alba Life”, në New York

Në shkollën “Alba Life” në New York vazhdon mësimi i gjuhës shqipe, promovimi i muzikës, historisë dhe kulturës shqiptarë.

Ministri i Shtetit për Diasporën bën të ditur se “Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Këshilltar në Këshillin Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, viziton nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” në New York, SHBA”.

“Ditë e mrekullueshme me studentet, stafin dhe familjet e shkollës Alba Life! Një program i mrekullueshëm në rrethin tonë që promovon dhe mëson fëmijëve gjuhën, muzikën, historinë dhe kulturën shqiptare, për të mbështetur dhe ndërtuar një identitet të shëndetshëm kulturor, pjesë e kaq shumë të tjerëve në lagjet dhe komunitetet tona të ndryshme”,- tha Gjonaj./atsh

Promovimi i kulturës dhe gjuhës shqipe në shkollën “Alba Life”, në New York Read More »

Studentët shqiptarë, mundësi punësimi sezonal në Gjermani

Studentët shqiptarë kanë mundësi punësimi sezonal në Gjermani gjatë pushimeve verore.

Ambasada e Gjermanisë ka publikuar një thirrje nga Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë, (DIMAK Albania) në lidhje me 4 hapat që duhet të ndjekin studentët shqiptarë që dëshirojnë të aplikojnë për punësim sezonal në Gjermani.

Së pari ata duhet të lexojnë me vëmendje fletën e informacionit. Më pas duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë elektronikisht formularin e aplikimit dhe vërtetimin nga Universiteti/Shkolla Profesionale.

Së treti duhet të fotokopjojnë pasaportën, vërtetimin e dijeve të gjermanishtes (nëse kanë) dhe lejen e drejtimit (nëse kanë).

Së katërti duhen dorëzuar dokumentet origjinale pranë DIMAK Albania deri më 14 shkurt ora 15:00

DIMAK Albania thekson se, “përmes Facebook do të publikojmë edhe sesionet e ardhshme informuese ku ju mirëpresim për një prezantim të programit, si dhe t’u përgjigjemi pyetjeve që mund të keni. Na ndiqni rregullisht për t’u njoftuar në kohë mbi aktivitetet”.

Synimi i qendrës së informacionit DIMAK është sjellja në një vend të përbashkët e ofertës informues gjermane dhe e ofertës ekzistuese në Shqipëri rreth temës së migrimit legal në Gjermani dhe veçanërisht rreth temës së nxitjes së punësimit për qytetarët shqiptarë./atsh

Studentët shqiptarë, mundësi punësimi sezonal në Gjermani Read More »

“Parlamenti i Nxënësve” për herë të parë në Shqipëri, forumi për përmirësimin e cilësisë së arsimit

“Parlamenti i Nxënësve”, i themeluar në 2019 do të shërbejë si një forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve.

Ky forum do të jetë në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe eksperiencës së tyre shkollore.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, bën të ditur se “vitin që lamë pas dhe për herë të parë në Shqipëri u themelua “Parlamenti i Nxënësve”, i cili do të shërbejë si forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe të eksperiencës së tyre shkollore”.

Angazhimi në “Parlamentin e Nxënësve” përbën një ushtrim demokracie dhe vullnetarizmi.” Deputetët e rinj mësojnë për vlerat e të shërbyerit bujar në komunitet, ku punohet jo për interesin personal por për të mirën publike dhe interesin e përbashkët të të gjithë nxënësve./atsh

“Parlamenti i Nxënësve” për herë të parë në Shqipëri, forumi për përmirësimin e cilësisë së arsimit Read More »

Shkollë me kushte moderne në Kolonjë të Lushnjës, Braçe: Ne bëjmë punë, llafet i bën Luli

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe tha sot se në ndryshim nga opozita, mazhoranca merret me punë, ndërsa publikoi transformimin e shkollës së bashkuar në Kolonjë.

“Shkolla e bashkuar në qendër të fshatit Kolonjë në Lushnjë; Transformim rrënjësor nga një ngrehinë në qendër komunitare për fshatin më të madh të njësisë!”, u shpreh Braçe.

“Hapësira te reja, laboratore, sistem ngrohjeje dhe palestër për herë të parë,nyje të reja sanitare për çdo grupmoshë, ndare sipas gjinive, për fëmijë me aftësi ndryshe dhe për mësuesit!”, shprehet ai.

“Këtë i premtuam, veprën bëmë; Ja ku është! Puna vlen veprat bëjnë besimin fjalët i merr era. Llafet i bën Luli”, përfundoi zv.kryeministri Braçe.

Po ashtu, Braçe tha se edhe Shkolla e bashkuar në fshatin Fier Seman të bashkisë Divjakë po projektohet si qendër komunitare.

“Kaq e madhe do jetë! Por përsëri dhe kaq nuk është mjaft. E kemi projektuar si qendër komunitare për Fier Semanin, Gradishtën, Mehallezen, Gungasin, Korijen dhe, po qe se u pëlqen edhe për Spolaten e Babunjen që janë 10-15 minuta larg”, tha ai.

Sipas tij, shkolla e re do i ketë të gjitha, hapësirat e reja, laboratoret, ngrohjen, nyjet e reja sanitare per çdo kategori brenda në shkollë e jo me tek klubi fshatit.

“Banorët e Fier Semanit e ruajtën të paprekur territorin e pamatë të shkollës, posaçërisht terrenet sportive dhe ne do ua kthejme tërësisht të ribëra! Premtim i dhënë, vepër në ndërtim!”, u shpreh ai. /atsh

Shkollë me kushte moderne në Kolonjë të Lushnjës, Braçe: Ne bëjmë punë, llafet i bën Luli Read More »

Bashkia Gjirokastër bursa për nxënësit ekselentë

Bashkia e Gjirokastrës ka vendosur të jap bursa për vitin 2020 për nxënësit ekselentë.

Gjatë një aktiviteti festiv të zhvilluar në sheshin e Çerçizit, Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, vlerësoi me çertifikatë mirënjohje 70 nxënës të ciklit 9- vjeçar.

“Duke folur për rezultatet e shkëlqyera të tyre, Golemi nënvizoi se, “ju sot jeni nxënësit më të mirë, por nesër, mjekët, inxhinierët, ekonomistët, juristët, mësuesit, që do të kontribuoni për zhvillimin e qytetit”.

Aktiviteti festiv u shoqërua edhe me pjesë të akrobatëve dhe animatorëve të Cirkut të Tiranës./atsh

Bashkia Gjirokastër bursa për nxënësit ekselentë Read More »

Buxheti 2020 për Arsimin/ Mbështetje studentëve përmes “Paktit të Universitetit”, ndërtim e rehabilitim i mbi 180 objekteve

Buxheti i vitit të ardhshëm do të mbështesë studentët në kuadër të Paktit për Universitetin.

Sipas të dhënave të bëra publike prej ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, buxheti i 2020 do të vijojë mbështetjen ndaj studentëve në kuadër edhe të Paktit për Universitetin.

Ndërkaq, parashikohet ndërtimi dhe rehabilitim për mbi 180 objekte arsimore, të rreth 1800-2000 klasave dhe laboratorëve.

“Mbështetje e vazhdueshme për studentët në kuadër të Paktit për Universitetin. Ndërtim dhe rehabilitim për mbi 180 objekte arsimore, rreth 1800-2000 klasa dhe laboratorë. Transport falas për 28-30 mijë nxënës dhe 10 mijë mësues me vendbanim mbi 2 dhe 5 km nga shkolla.Tekste falas për 230-250 mijë nga shtresat sociale në nevojë. Trajtim me kuotë ushqimore për 1300-1400 nxënës nga shtresat sociale në nevojë. 440 edukatorë të rinj më shumë sesa në vitin 2019”, -parashikohet në buxhetin e vitit të ardhshëm.atsh

Buxheti 2020 për Arsimin/ Mbështetje studentëve përmes “Paktit të Universitetit”, ndërtim e rehabilitim i mbi 180 objekteve Read More »

Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare “24 maji” në Vlorë/ Leli: Standarde bashkëkohore për nxënësit

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, inspektoi sot punimet për rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “24 maji”, ku theksoi se “me një fond prej 1 miliard lekë të vjetra po bëhet i mundur rikonstruksioni i shkollës, një kontribut i qeverisë dhe bashkisë”.

“Kjo shkollë ka një numër të lartë nxënësish dhe ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës. Një nga kërkesat e hershme të mësuesve, banorëve të kësaj zone, natyrisht edhe të nxënësve ka qenë një shkollë e rikonstruktuar, ashtu si modelet pozitive të të gjitha shkollave të rikonstruktuara në Vlorë”,- theksoi Leli.

Kreu i bashkisë së Vlorës u shpreh se “janë hequr të gjitha suvatë e vjetra, çatia, janë ruajtur vetëm muret, është bërë izolimi termik i godinës, janë bërë instalime të reja elektrike dhe hidraulike. Është bërë ndërrimi total i gjithë çatisë së shkollës. Me iniciativën e mësuesve të edukimit fizik në këtë shkollë është ndërhyrë edh në palestër”.

Sipas tij, palestra është pak e ulët në krahasim me standardet e palestrave të tjera që ne kemi realizuar në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës dhe duke ndjekur modelin e palestrës së shkollës “Ismail Qemali” do të fusim në buxhetin e 2020 një vlerë shtesë për të restauruar dhe ngritur palestrën e kësaj shkolle.

“Përveç rikonstruksionit përreth shkollës ka oborre të konsiderueshme, të cilat do të përfshihen në rikonstruksion, gjelbërim, ndriçim dhe trotuare në të gjithë pjesën rreth e rrotull. Në pjesën mbrapa shkollës do të ketë një fushë basketbolli dhe futbolli në natyrë.
Kam kërkuar nga inxhinierët e zyrës së Urbanistikës në bashkinë e Vlorës që rikonstruksioni i palestrës i mbuluar me panele sanduiç siç kemi vepruar në shkollën “Ismail Qemali” të ketë mundësitë të vendosen edhe panele të tejdukshëm që të garantojnë ndriçimin me dritë natyrale, që të kemi një eficencë më të mirë të energjisë elektrike dhe të konsumit të saj në këtë institucion arsimor”, – tha Leli.

Kryebashkiaku Leli u shpreh se “do jetë një nga krenaritë e radhës të investimeve publike të realizuara nga bashkia e Vlorës në rikonstruksionin e shkollave”.//atsh

Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare “24 maji” në Vlorë/ Leli: Standarde bashkëkohore për nxënësit Read More »

Dita e parë e mësimit pas tërmetit, aktivitete zbavitëse për fëmijët

Dita e parë e mësimit pas mbylljes së shkollave për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, ka sjellë gjallëri në mjediset e shkollave në kryeqytet. Mësuesit dhe edukatorët janë përpjekur të sjellin atmosferë të gëzueshme pas tronditjes që la pas tërmeti, sidomos për më të vegjlit.

Pamjet e fotografit të ATSH-së, Agim Dobi tregojnë sesi fëmijët në shkollat “Konferenca e Pezës” dhe “Servete Maçi”në kryeqytet dekoruan sot pemën e Krishtlindjeve dhe morën pjesë në aktivitete argëtuese, projektuar për të larguar stresin pas tërmetit. /atsh

Dita e parë e mësimit pas tërmetit, aktivitete zbavitëse për fëmijët Read More »