Arsim

Në RTSH Shkollë, nis leksioni online për nxënësit e klasave të 8-ta deri në të 12-ën

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini njoftoi se në këto momente në kanalin publik RTSH Shkollë, po transmetohen leksione biologjie për nxënësit e klasave të 8 dhe të 9-ta

“RTSH Shkollë – Leksioni i biologjisë nga mësuese Kozeta Krimce (klasa 8-9) dhe Mirela Bega (klasa 10-12)”, -thotë Shahini.

Pas orës 12:00, ministrja informoi të gjithë nxënësit dhe prindërit se leksionet mund t’i gjejnë në kanalin youtube të MASR:

https://www.youtube.com/channel/UC21Y6wkN3En_HKFdt4yWxMQ?fbclid=IwAR1ypTTlqAHI9VEbVzTDgCuqugCYpQtwHmCsYbNpeOao8R_SKpIlu6EOcgk

Nga data 9 mars të gjitha shkollat në vend u mbyllen deri më 23 mars, për një periudhë dy javore në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Përgjatë ditëve të javës, nga e hëna në të shtunë, RTSH do të transmetojë mësimet në 6 lëndë kryesore të shkollave të mesme, sipas programit arsimor, të shpjeguara në mënyrë profesionale në orën 10:30 deri në orën 12:00 dhe në orën 18:00 deri në orën 19:30 në kanalin RTSH1-HD./atsh

Në RTSH Shkollë, nis leksioni online për nxënësit e klasave të 8-ta deri në të 12-ën Read More »

Mbyllja e shkollave/ Shahini: RTSH Shkolla do të transmetojë leksionet e matematikës dhe kimisë

Leksionet për nxënësit që do të qëndrojnë dy javë në shtëpi si pasojë e përhapjes së koronavirusit do të transmetohen në RTSH Shkollë.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini thekson se, “RTSH Shkollë, nesër, në orën 10:30-12:00, do të zhvillohen leksionet e matematikës për klasat 6-12”.

Ndërsa, shton Ministrja Shahini, “nga ora 18:00-19:30 leksionet e kimisë për klasat 8-12 në Radio Televizionin Shqiptar – RTSH 1”.

Qeveria ka vendosur mbylljen e të gjitha shkollave dhe Universiteteve për një periudhë 2 javore./atsh

Mbyllja e shkollave/ Shahini: RTSH Shkolla do të transmetojë leksionet e matematikës dhe kimisë Read More »

Përhapën panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, ministria i heq licencën/Shahini: Drejtuesit do ndiqen penalisht

Ministria e Arsimit i ka hequr licencën një shkolle private pasi morën vendim për të mbyllur shkollën si masë ndaj koronavirusit pa një urdhër nga ministria.

Ministrja Besa Shahini deklaron se shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor vetëm më urdhër ministri, duke njoftuar se drejtuesit e shkollës do të ndiqen në organet e drejtësisë.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën. Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, njofton ministrja Shahini./atsh

Përhapën panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, ministria i heq licencën/Shahini: Drejtuesit do ndiqen penalisht Read More »

Ndryshimet për “Maturën Shtetërore 2020” paraqiten para maturantëve të “Ismail Qemalit”

Në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë është organizuar sot takimi me maturantët e këtij viti për prezantimin e risive dhe ndryshimeve të Maturës Shtetërore.

E pranishme në këtë aktivitet ka qenë zëvendësministrja për Arsimin Parauniversitar, Nina Guga dhe drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi.

Ndryshimet thelbësore në rregulloren e “Maturës Shtetërore 2020” kanë qenë fokusi kryesor i këtij prezantimi. Disa prej tyre janë vlerësimi elektronik i provimeve, rritja e cilësisë së administrimit të provimeve, shtimi i masave disiplinore etj.

Njëkohësisht, nxënësit dhe mësuesit u njohën me dy botimet e fundit të QSHA-së: “Matura Shtetërore Gjuha Shqipe dhe Letërsia” dhe “Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje (për gjimnazin)”, të cilat do t’i orientojnë nxënësit dhe do t’i ndihmojnë ata për t’u përgatitur më mirë./atsh

Ndryshimet për “Maturën Shtetërore 2020” paraqiten para maturantëve të “Ismail Qemalit” Read More »

Ekselentët në shërbimin diplomatik/ Pjesë e përpjekjes strategjike për forcim të përfaqësimit

Së shpejti, Ministria për Europën dhe Punët e e Jashtme do të hapë thirrjen tjetër për specialistë e ekselentë të rinj, me qëllim forcimin e diplomacisë së Shqipërisë dhe rritjen e cilësisë së përfaqësimit ndërkombëtar të saj.

Nëntë diplomatë të rinj të cilët i janë bashkuar së fundmi politikës së jashtme. Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i ka cilësuar ata pjesë të përpjekjes strategjike për forcim të trupës diplomatike të Shqipërisë.

“Tashmë kemi edhe një gjeneratë më shumë të diplomatëve të rinj në sistemin e karrierës së diplomacisë së Shqipërisë! Diplomatët e rinj iu bashkuan sistemit të karrierës diplomatike si pjesë e përpjekjes strategjike për forcim të trupës diplomatike të Shqipërisë dhe ripërtëritjen e kuadrove të saj”, -tha Cakaj.

Më tej, ministri i Jashtëm ka falënderuar edhe ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i cili do të jetë mentor i kësaj gjenerate.

“Shumë shpejt do të vazhdojmë me një thirrje tjetër të hapur për specialistë e ekselentë të rinj me qëllim që të forcojmë diplomacinë e Shqipërisë dhe rrisim cilësinë e përfaqësimit ndërkombëtar të saj”,-thotë Cakaj./atsh

Ekselentët në shërbimin diplomatik/ Pjesë e përpjekjes strategjike për forcim të përfaqësimit Read More »

Pakti për Universitetin/ Sfidat e brezit të parë të ekselentëve në administratë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë sot në forumin e diskutimit zhvilluar me brezin e parë të studentëve të ekselencës, të punësuar pranë MFE dhe në institucionet e saj të varësisë.

Denaj bisedoi me ta mbi sfidat e hasura gjatë këtij rrugëtimi dhe mbi të ardhmen e tyre në vijim të Paktit për Universitetin.

“Studentët e ekselencës janë të rëndësishëm për të sjellë një frymë të re në administratën publike. Në MFE kemi vlerësuar këtë kontigjent të rinjsh dhe kemi ofruar mbështetje përmes trajnimeve të nevojshme dhe një integrimi të plotë në vendin e punës”- tha Denaj.

Përfundimi me sukses i testimeve dhe përfshirja e tyre në shërbimin civil do të ishte përmbyllja e duhur e këtij rrugëtimi, vijoi ministrja, ndërsa i uroi suksese brezit të parë në këtë finalizim dhe një vit po aq të mbarë për brezin e dytë të studentëve ekselentë.

Në kuadër të Paktit të Universitetit, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe institucioneve të saj të varësisë u punësuan rreth 175 studentë të ekselencës, nga 350 studentë pranë administratës publike në tërësi./atsh

Pakti për Universitetin/ Sfidat e brezit të parë të ekselentëve në administratë Read More »

Pakti për Universitetin/ Rikonstruktohet konvikti i vajzave në Vlorë, së shpejti, starton gara për Kampusin e madh të Tiranës

Rikonstruktohet konvikti i vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, teksa së shpejti starton gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video nga transformimi rrënjësor që ka pësuar konvikti i vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Për rikonstruksionin e konviktit të vajzave në Vlorë është bërë zëvendësimi i dritareve, veshje me kapot termik. Sallë leximi dhe dushe në çdo kat, ngrohje qendrore, lavaman në çdo dhomë, shkallë emergjence, kuzhinë në çdo kat, sistem kamerash.

“Nga puna që vijon në kantieret e Paktit për Universitetin, Ju uroj një ditë të mbarë me konviktin e vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, teksa së shpejti starton gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës”, është shprehur kryeministri Rama.

Ndërtesa e amortizuar 5-katëshe i konviktit të vajzave ka ruajtur vetëm strukturën bazë, ndërsa gjithçka tjetër u ringrit rishtas si një mjedis modern dhe bashkëkohor për 300 studentet e saj./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/587263318721480/?t=0

Pakti për Universitetin/ Rikonstruktohet konvikti i vajzave në Vlorë, së shpejti, starton gara për Kampusin e madh të Tiranës Read More »

Rezultatet në “PISA 2018”/ Shqiptarët i japin vlerë shkollës më shumë se vendet e rajonit

Sipas përfundimeve që demonstroi Programi i Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2018”, 87% e nxënësve shqiptarë “ndjejnë se i përkasin shkollës” – shifër kjo krahasimisht më e lartë se vendet e tjera të rajonit.

Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka publikuar disa të dhëna sipas gjetjeve të “PISA 2018” ku thuhet se 65% e nxënësve në Shqipëri presin të përfundojnë një diplomë shkencore, ndërkohë që 75% e nxënësve që janë ekselentë të paktën në një fushë të “PISA”, aspirojnë të përfundojnë “Master Shkencor” ose “Doktoraturë”.

MASR nënvizon gjithashtu se nxënësit me ndjenjë të lartë përkatësie ndaj shkollës janë mbi 1 vit shkollor më të avancuar sesa nxënësit me ndjenjë më të ulët përkatësie.

“Nga mënyra se si vlerësohet nxënësi në këtë lloj testimi përmes pikëve (60 pikë=2 vite shkollore), rezulton se nxënësit me ndjenjë më të lartë përkatësie ndaj shkollës, në lexim, matematikë dhe shkencë kanë marrë mbi 30 pikë më shumë sesa nxënësit që ndjenjën e përkatësisë ndaj shkollës e kanë më të ulët”, thekson MASR.

“Kjo do të thotë se në aplikimin e njohurive të marra, ata nxënës që “shkojnë me qejf” në shkollë janë mbi 1 vit shkollor më përpara. Fatmirësisht, 87% e nxënësve shqiptarë ndjejnë se i përkasin shkollës”, përfundon MASR./atsh

Rezultatet në “PISA 2018”/ Shqiptarët i japin vlerë shkollës më shumë se vendet e rajonit Read More »