Arsim

Opinion/ Duke tentuar t’i shmangim fëmijët nga një armik për të cilin nuk jemi të sigurt se sa armik i sigurt është, do u shkatërrojmë me siguri jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen!

Edmond Bejtaj

Im bir i mbaroi studimet dhe prandaj kjo që do them mbase do tingëllojë krejt subjektive, sidoqoftë kam bindjen se për fëmijët mësimi duhet zhvilluar nëpër shkolla megjithë situatën që sipas shumë opinioneve konsiderohet e papërshtatshme, ngaqë besoj se duke i mbajtur fëmijët larg tyre me mësimin online, pra duke tentuar t’i shmangim nga një armik për të cilin nuk jemi të sigurt se sa armik i sigurt është, do u shkatërrojmë me siguri jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen, sepse do i privojmë prej kënaqësive unike që të jep ai planet që quhet shkollë, i cili shijohet vetëm duke shkelur në të, pra duke njohur shokët e klasës dhe të bangës, figurën e jashtëzakonshme të mësueses, dërrasën e zezë dhe emocionin që të jep e shkruara në të, zërat që mbushin klasën dhe korridoret, librat dhe fletoret, notat dhe vlerësimet me lapsin e kuq, përkëdheljen e kokës dhe qortimet, zilen që lajmëron pushimin dhe përfundimin e mësimit, rrugën e kthimit për në shtëpi, e natyrisht edhe sytë e prindit kur të pyet – Çfarë more sot në shkollë, të keqen babi ?

Opinion/ Duke tentuar t’i shmangim fëmijët nga një armik për të cilin nuk jemi të sigurt se sa armik i sigurt është, do u shkatërrojmë me siguri jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen! Read More »

Dallin rregullat e reja që duhet të zbatohen nga nxënësit, në prag të vitit të ri shkollor

Dallin rregullat e reja që duhet të zbatohen nga nxënësit, në prag të vitit të ri shkollor.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin që ia ka nisur Ministrisë së Arsimit, për zbatim.

Hapja e shkollave që nis në 31 gusht për ata që humbën mësimin online gjatë kohës së pandemisë dhe 14 shtator, për të gjithë nxënësit në mbarë Shqipërinë, do të shoqërohet me masa konkrete:

Të gjithë nxënësit do të hyjnë në shkollë me radhë me një largësi 2 metra nga njëri-tjetri.

Nxënësve do iu matet temperatura dhe nëse kanë simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, do të njoftohet mësuesi kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.

Justifikimi i mungesave tani do të bëhet vetëm nga mjeku i familjes.

Nxënësit duhet të jenë të gjithë të pajisur me maska me një përdorim, ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë) të cilat duhet të lahen në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre për higjenën e hundëve.

/NOA.al

Dallin rregullat e reja që duhet të zbatohen nga nxënësit, në prag të vitit të ri shkollor Read More »

Ja kur fillon shkolla/ Ministria e Arsimit zbulon datën

MASR – SQARIM

Nisur nga disa lajme ditën e sotme, MASR nënvizon se viti i ri shkollor NUK FILLON më datë 31 gusht, por më 14 shtator, ashtu siç edhe është parashikuar.

Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020.

Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020.

Zyrat Arsimore kanë identifikuar shkollat dhe nxënësit të cilët mund të jenë pjesë e këtij programi dhe që janë kryesisht nxënës të cilët u përkasin shtresave vulnerabël, romë, egjiptianë apo të zonave të thella gjeografike. Zbatimi i programit plotësues do të menaxhohet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore vendore, si dhe shkollat sipas rasteve të identifikuara.

Ndërkohë, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.

Ja kur fillon shkolla/ Ministria e Arsimit zbulon datën Read More »

Ministrja Besa Shahini jep lajmin e mirë

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë nxënësit që nisin vitin shkollor në shtator.

Shahini njofton se është zgjeruar skema mbështetëse për libra falas. Tashmë librat falas do t’i përfitojnë të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të shtatë, 7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të

“Kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të. Ulim barrën financiare të familjeve shqiptare; Rrisim qasjen në arsim të grupeve vulnerabël.”, njofton ministrja Besa Shahini.

Ministrja Besa Shahini jep lajmin e mirë Read More »

Shahini: Synojmë të kthehemi në bankat shkollore, por ende nuk e dimë nëse do të kthehemi me…

Mbi paqartësitë e shumta, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini, foli rreth rifilimit të vitit të ri shkollor.

“Sot jemi saktësisht katër javë para fillimit të vitit të ri shkollor. Për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, disa sqarime mbi zhvillimin e procesit mësimor”, – tha Besa Shahini.

“Shumë prej jush jeni me pushime dhe bëni mirë që pushoni”, – shtoi ajo.

“Ne stafi i ministrisë, agjencitë tona vartëse dhe të gjithë jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor”, konfirmoi ministrja.

Megjithatë, Shahini tha se ende nuk është vendosur për datën e rifillimit të shkollës. Kjo do të varet nga ecuria e fundit e pandemisë, si dhe mendimit që do ta japin ekspertët e Shëndetit Publik.

“Synojmë të kthehemi në bankat shkollore, por ende nuk e dimë nëse do të kthehemi me kohë të pjesshme, të plotë apo të alternuar me mësimin online”.

“Këtë gjë e vendos struktura e ngritur që vëzhgon sitatën e Covid-19. Zbatoni masat, mbani higjienë të lartë, në mënyrë që të kthehemi sa më shoejt në banka. Do ta marrim këtë vendim kur të jemi sa afër datës së nisjes së vitit shkollor”, mbylli mesazhin e saj, Besa Shahini.

Shahini: Synojmë të kthehemi në bankat shkollore, por ende nuk e dimë nëse do të kthehemi me… Read More »

Shahini: Pakti për Universitetin dhe ligji ‘për Rininë, politika për angazhimin e të rinjve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në Ditën Ndërkombëtare të të rinjve, ka thënë se ata janë brezi që do të çojnë përpara Shqipërinë përmes angazhimit dhe vullnetit të tyre.

“Gëzuar Ditën e Rinisë! Të rinjtë e sotëm janë brezi që do e çojë përpara Shqipërinë me aktivizmin, vullnetin, kreativitetin dhe angazhimin e tyre. Si ministri e të rinjve dhe fëmijëve, ne duam të garantojmë që çdo i ri ka aftësitë e duhura për jetë dhe punë, që të jetë i përmbushur për vete dhe të kontribuojë në shoqëri”, tha Shahini.

Ministrja thekson se Pakti për Universitetin, ligji “Për Rininë” si dhe projektet e ndryshme të aktivizimit rinor, janë politika që çojnë drejt realizimit të qëllimit.

“Pakti për Universitetin, ligji ‘Për Rininë’, dhe projektet apo programet e ndryshme të aktivizimit rinor janë politika që çojnë drejt realizimit të qëllimit tonë të përbashkët.Gëzuar ditën tuaj të rinj!”, tha Shahini. /atsh

Shahini: Pakti për Universitetin dhe ligji ‘për Rininë, politika për angazhimin e të rinjve Read More »

MASH publikon opsionet për fillimet e vitit të ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21. Në një komunikatë për media thuhet se organizimi i mësimit është parashikuar të nisë për të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

Për rihapjen e institucioneve arsimore, gjatë hartimit të Udhëzuesit të përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021, në kushtet e pandemisë COVID-19, janë marrë parasysh vlerësimi i gjendjes dhe udhëzimet e UNESCO-s, UNICEF-it, Bankës Botërore, WFP-së, IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në udhëzuesin e përgjithshëm, përveç tjerash janë përcaktuar edhe tre skenarë për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

Në skenarin e parë është parashikuar kthimi në shkolla apo mësimi me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, me masa parandaluese.

Tek plani i dytë ose skenari B është përllogaritur kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar; prezencë në shkolla dhe mësim online.

Kurse në skenarin e tretë dhe të fundit autoritetet kanë planifikuar ta vijojnë mësimin online.

Gjithashtu, MASH ka bërë të ditur se janë duke u bërë përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor.

Fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë është parashikuar të nisë më 1 shtator. Prezenca e pandemisë së Covid-19, ka detyruar autoritetet të hartojnë një sërë planesh paraprake, me qëllim garantimin e procesit dhe ruajtjen e shëndetit të nxënësve.

MASH publikon opsionet për fillimet e vitit të ri shkollor Read More »

Keni mbaruar maturën dhe doni të bëheni pjesë e Forcave të Armatosura/ E keni një mundësi

Ministria e Mbrojtjes, bën një ftesë për gjithë maturantët të cilët duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Bëhet me dije se Akademia e Forcave të Armatosura është e hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara.

Të gjithë ata që kanë përfunduar shkollën e mesme në vitet e kaluara, por janë jo më shumë se 22 vjeç,

kanë afat deri më datë 10 gusht 2020 për të aplikuar në ualbania.al, ku mund të zgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.

“Suksese elitës së ardhshme të FA!”, thotë MM. /noa.al

Keni mbaruar maturën dhe doni të bëheni pjesë e Forcave të Armatosura/ E keni një mundësi Read More »