Arsim

Studentët në protestë/ Jo mësim Online!

Ka nisur protesta e parashikuar e studentëve para ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit ditën e sotme. Ata kanë vendosur që të ngrihen në protestë pas vendimit për të zhvilluar mësimin online, që komiteti i ekspertëve njoftoi disa ditë më parë.

Një nga kërkesat e studentëve është përgjysmimi i tarifës vjetore të studimit meqënëse mësimi do te zhvillohet online.

Sakaq ka mbëritur dhe policia të cilët janë duke paralajmëruar studentët për shpërndarje në kuadër të ligjit anti Covid.

Ata kanë nisur të thërrasin në kor: “Jo mësim online”, ose “Ulni tarifat”. “E kemi të pamundur për të vijuar kështu mësimdhënien, – vijojnë ata. – Nuk ka kuptim që universitetet të mbyllen dhe baret të qëndrojnë të hapura. Ku të shkojmë ne… Kemi të drejtën tonë. Rinia në çdo vend ndryshon fatet e vendit. Dhe pastaj thonë që rinia ikën jashtë”. /NOA/

Studentët në protestë/ Jo mësim Online! Read More »

Viti i ri akademik nisë këtë sezon në kushte të pazakonta/ Studentët protestv para kryeministrisë

Viti i ri akademik do të nisë këtë sezon në kushte të pazakonta, pasi për shkak të situatës së rënduar nga Covid 19, mësimi do të zhvillohet online. Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, fakultetet në kryeqytet sot do të nisin zbatimin e këtij urdhri e për pasojë janë mbyllur edhe konviktet, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid.

Ndërkohë, studentët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave të tyre, pas vendimit për të zhvilluar mësimin online, për herë të dytë brenda këtij viti për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në orën 11:00, Lëvizja për Universitetin do të mbajë një protestë përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të kërkojë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta.

Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos pasur mundësi të paguanin as qiratë. Ndërkohë, rreth 21 mijë studentët fillojnë vitin e parë nëe të gjithë vendin. /NOA/

Viti i ri akademik nisë këtë sezon në kushte të pazakonta/ Studentët protestv para kryeministrisë Read More »

A do të hapen universitetet nesër?/ Ministrja e Arsimit flet për një vit akademin sfidues

Ashtu siç pritej, universitetet shtetërore dhe publike nuk do të hapen nesër më 2 nëntor. Mijëra djem e vajza ishin organizuar për ta nisur këtë vit të ri akademik, pasi ai që iku, shkoi siç dihet, plot ndërprerje, të shkaktuara nga tërmetet dhe pandemia.

Këto javët e fundit, studentët u përfshinë në një ethe fillimi të studimeve. Shumë prej tyre morën banesa me qira, të tjerë paguan regjistrimet në konvikte, të gjithë paguan regjistrimet në universitetet publike dhe private, por një vendim i Komitetit Teknik të Ekspertëve rrëzoi gjithçka, për shkak të situatës epidemiologjike në vend.

Ndaj nesër asnjë universitete nuk do të hapë dyert për të pranuar studentët në auditorë.

Për ministren e re të Arsimit, Elvis Kushi, nesër nisim një vit akademik sfidues, i cili vjen në vazhdimësinë e vitit të kaluar që u mbyll me mjaft vështirësi për shkak të pandemisë COVID-19.

Ndërkohë që sfidat vazhdojnë të jenë të shumta, duket që edhe ky vit do të jetë i pazakontë dhe aspak i lehtë, jo vetëm këtu, por në të gjithë globin.

“Si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, jam mëse e vetëdijshme për paqartësitë që krijon situata aktuale, por kjo nuk duhet të na trembë. Përkundrazi, duhet të na japë forcë, shumë qetësi e vendosmëri që edhe përgjatë këtij viti akademik të arrijmë maksimumin”, thotë Kushi.

Komiteti i Ekspertëve ka propozuar së fundmi, që të paktën muajin e parë, mësimi të zhvillohet në distancë, pra “online”, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e virusit. Propozimi duket se është kthyer në akte normativ edhe pse qeveria nuk e ka bërë publik.

Kushi thotë se bllokimi i rihapjes është një vendim aspak i lehtë, i imponuar nga ecuria dhe dinamika e pandemisë.

Megjithatë Kushi shpreson, teksa thotë se ky nëntor i ka gjetur universitetet tona të përgatitura që më herët në mënyrë që mësimdhënia të nisë dhe të zhvillohet pa ndërprerje.

“Nga takimet e realizuara kohët e fundit me drejtuesit e universiteteve, jam informuar që janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të kemi një nisje optimale në këtë fillim-viti akademik. Më vjen mirë që çdo universitet ka tashmë gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur, në respekt të plotë të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, thotë Kushi. Megjithatë ajo nuk di të thotë kur do të fillojë mësimi i kombinuar.

Nga ana tjetër problemet janë të shumta. Studentët e viteve të para pyesin se si mund të fillojnë universitetin online kur ata as që janë njohur me programin që duhet të ndjekin.

Për të mos lënë pa përmendur është dhe fakti se 85 për qind e studentëve të pyetur kanë pohuar se mësimi online nuk ka qenë efektiv në universitete.

Por jetojmë në kohëra të turbullta dhe gjithçka mund të ndodhë. Jetojmë në kohë kovidiane.

/noa.al/

A do të hapen universitetet nesër?/ Ministrja e Arsimit flet për një vit akademin sfidues Read More »

Mbyllen konviktet, Rezidencat studentore vendosin për tarifat pas shqetësimit të studentëve

Dy rezidencat studentore universitare në Tiranë u janë përgjigjur shqetësimit të shumë studentëve mbi mbylljen e konvikteve dhe pagesën e tyre.

Pas vendimit të Komitetit Teknik për mbylljen e universiteteve dhe konvikteve të paktën deri në muajin dhjetor, të shumta ishin ankesat e studentëve që kishin paguar tarifat e konvikteve apo të shtëpive me qera.

Residencat studentore njoftuan sot se regjistrimet nuk do të anulohen dhe pagesat nuk do të kthehen.

Por ato do të kompensohen në muajin dhjetor ku studentët nuk do të duhet të paguajnë, në rastin e rihapjes së tyre.

Por mbetet e paqartë se çdo të bëhet për ata studentë, të cilët kanë marrë shtëpi me qera. /NOA.al

Mbyllen konviktet, Rezidencat studentore vendosin për tarifat pas shqetësimit të studentëve Read More »

Mbyllja befason studentët/ Shumë prej tyre kanë paguar për shtëpi me qira dhe konvikte

Auditoret e universiteteve dhe konviktet nuk do të hapin dyert për të pritur studentët në këtë fillim viti akademik.

Vendimi i komitetit të ekspertëve për mbylljen e konvikteve për të paktën një muaj, ka krijuar paqartësi tek studentët të cilët kanë bërë parapagesa për qëndrimin në rezidencat studentore.

Shumë familje janë të paqarta se si do të veprohet me pagesat që tashmë janë kryer për qëndrimin në konvikte.

Ndërsa është vendosur zhvillimi i mësimit vetëm online, studentët shprehen se është shumë e vështirë, sidomos për ata që janë në vitin e parë.

120 mijë studentë nuk do të ulen në auditore këtë vit akademik, të paktën për një muaj deri në një vendim të dytë nga komiteti teknik i ekspertëve.

Mbyllja befason studentët/ Shumë prej tyre kanë paguar për shtëpi me qira dhe konvikte Read More »

Cfarë po ndodh/ Komiteti Teknik i Ekspertëve kërkon që qeveria të anulojë vendimin për rihapjen e universiteteve më 2 nëntor

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kërkuar që qeveria të anulojë vendimin për rihapjen e universiteteve më 2 nëntor.

Ermira Racakolli, kryetare e këtij Komiteti tha pak më parë se në mbledhjen e sapo përfunduar unanimisht u vendos të kërkohet që për të paktën një muaj të mos ketë hapje të shkollave të larta.

Ajo saktësoi se mësimi në universitetet do të bëhet vetëm online.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Prof. Mira Rakacolli bëri publik vendimin e marrë unanimisht nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për zhvillimin e mësimit online nga strukturat universitare.

“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situaten dhe risqet, kemi vleresuar situaten në rajon dhe Europë, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë, pa prezenceë fizike të paktën për muajin e parë të hapjes, duke vlerësuar situatën ne dinamikë. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, tha Rakacolli.

Ndërkohë ky komitet ka kërkuar që të mbyllen lokalet në zonën e ish Bllokut çdo ditë në orën 22.00.

Racakolli saktësoi se Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson edhe mbylljn e pjesshme për aktivitete e lokaleve, bareve e në zonën e Bllokut në Tiranë, si vatra rreziku për përhapjen e COVID-19.

“Njëkohesisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se situata në 2 javët e fundit paraqitet me një rritje të numrit te rasteve, të cilat përkojnë me hapjen e shkollave, bareve, restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese.

“Për dy javët e fundit incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë. Aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave jane perqendruar ne Tiranë. Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura”, tha Rakacolli.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ju ka bërë apel qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e COVID19, për të shmangur një mbyllje të dytë të vendit. “Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojme mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve”, tha Rakacolli.

/noa.al/

Cfarë po ndodh/ Komiteti Teknik i Ekspertëve kërkon që qeveria të anulojë vendimin për rihapjen e universiteteve më 2 nëntor Read More »

A e gjeni dot se sa trekëndësha janë në këtë foto? Të vështirë do ta keni…(foto)

Në fillim do të qeshni, por më pas do ta kuptoni që pyetja është vërtet e vështirë.

Juve ju duhet të gjeni se sa trekëndësha janë në këtë foto.

Por një këshillë po ua japim që të mos nxitoheni pasi s’është aq e lehtë sa mund të duket.

Në foton e dytë, nëse akoma nuk e keni gjetur, është ilustruar saktë se sa trekëndësha janë.

Ballafaqojeni me përgjigjen që keni dhënë më parë. /noa.al/

A e gjeni dot se sa trekëndësha janë në këtë foto? Të vështirë do ta keni…(foto) Read More »

Kjo është mësuesja e krahinës që u vlerësua me titullin “Mirënjohja e qytetit të Vlorës”

Mësueses Hadixhe Lameborshi Hodaj, në moshën 85 vjecare , i bëhet një vleresim i madh nga Bashkia Vlorë si mësuese e suksesshme në vite.

Kjo ceremoni e zhvilluar ne vitin 2018 u bë shumë masive me pjesëmarrjen e Bashkisë Vlore, drejtoria arsimore , shoqata Labëria , mësues nga Tërbimi e nga Radhima si dhe ish nxënës të saj.
Fjalën e rastit e mbajti z. Dritan Çela, me pas diskutuan shumë pjesëmarrës dhe në fund mbajti nje fjalim mesuese Hadixhea dhe i biri i saj Moisiu.

Kjo është mësuesja e krahinës që u vlerësua me titullin “Mirënjohja e qytetit të Vlorës” Read More »