Aktualitet

Sindikata e mjekëve në pr otestë:’Nuk mund të dë nohet një mjek përse ka sharë Mbretin,kjo është një mendësi e 90 viteve përpara’

Sindikata e mjekëve, kanë pr otestuar sot në mëngjes përpara ambienteve të QSUT-së për të kundërshtuar shkarkimin nga puna të kolegut të tyre, Ilir Allkja.

Mjekët e konsiderojnë si të padrejtë këtë vendim, ndërkohë që kanë kërcënuar edhe se pro testat mund të përshkallëzohen.

“Mjeku shikohet dhe dën ohet nga Kodi Penal vetëm kur me veprimin apo mosveprimin e tij shkakton vde kjen e një personi. Ne sot shkarkojmë një mjek, kjo është e papranueshme. Nesër këtë lloj ritmi mund ta ketë kushdo në rrugën e vet, por nuk mendoj se është e drejtë. Nuk mund të d ënohet një mjek përse ka sharë Mbretin… Kjo është një mendësi e 90 viteve përpara”, ka thënë kreu i sindikatës, doktor Gentian Stroni.

Sipas këtij të fundit, kjo nuk është rruga e drejtë që duhen zgjidhur problemet. “Duhet një bashkëbisedim dhe ulje të te nsioneve. Çështja do të shkojë në rrugë ligjore më pas dhe është e sigurt që në gjykatë kolegu Allkja do fitojë të drejtën e tij, sepse nuk ka bërë asgjë për t’u hequr nga puna”.

Ilir Allkja është shkarkuar nga drejtoria e QSUT nën arsyetimin se ka shkelur Kodin e Punës së punonjësit dhe Kodin e Etikës.

Mjeku Allkja ka den oncuar shkeljet e menaxhimit të situatës së pandemisë në vend, duke qenë një zë i fuqishëm dhe kritik ndaj qeverisë. /noa.al/

Sindikata e mjekëve në pr otestë:’Nuk mund të dë nohet një mjek përse ka sharë Mbretin,kjo është një mendësi e 90 viteve përpara’ Read More »

Rama: ‘Unë punoj shumë, problemet që duhen zgjidhur janë ta pafundme. Lëre pastaj bum tërmeti…bam COVID-i…çfarë sfidash’

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të vitit të vështirë që po lëmë pas.

Ai është ndalur në dy go ditje të mëdha, pasojat e të rmetit dhe pandemia e COVID-19.

Rama thotë se të gjithë ashtu sikurse dhe ai mendojnë se bëjnë punën më të vështirë.

Kreu i qeverisë veçon sak rificat e mjekëve, ndërtuesve, shpëtuesve të jetëve e në veçanti të shqiptarëve të zakonshëm.

“Të gjithë mendojnë se bëjnë punën më të vështirë. Edhe unë mendoj se kjo punë që bëj është puna më e vështirë. Unë punoj shumë, problemet që duhen zgjidhur janë ta pafundme. Lëre pastaj bum tërmeti…bam COVID-i…çfarë sfidash. Por prapëseprapë puna më e vështirë është e atyre që duhet të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë edhe nën rrënojat e tërmetit”, tha Rama.

“Puna më vështirë, – shtoi kreu i qeverisë”, – “është e atyre që ndërtojnë shtëpitë dhe shkollat, puna pa orar dhe pa të diela e mjekëve dhe infermierëve që tash sa kohë nuk mbahet mend që luftojnë kundër COVID”.

“Puna më e vështirë është puna e shqiptarëve të zakonshëm që jetojnë edhe punojnë edhe në këtë kohë të vështirë, e prindërve që luftojnë për t’i dhënë fëmijëve të tyre një të ardhme më të fortë. Ata janë arsyeja pse unë zgjohem çdo mëngjes për të bërë më të mirë për vendin”, tha Rama ndër të tjera, teksa bëri një përmbledhje të vitit 2020 që po lëmë pas./NOA.al

Rama: ‘Unë punoj shumë, problemet që duhen zgjidhur janë ta pafundme. Lëre pastaj bum tërmeti…bam COVID-i…çfarë sfidash’ Read More »

Sindikata e Mjekëve zhvillon nesër pr otestë, pas shkarkimit të mjekut Ilir Allkja nga QSUT

Sindikata e Mjekëve ka paralajmëruar një pro testë për ditën e nesërme, pas shkarkimit të mjekut Ilir Allkja nga QSUT.

Ata janë shprehur se në një kohë kur bota është krizë për staf mjekësor, Shqipëria me një numër të vogël të personelit shëndetësor, pushon një mjek nga puna duke ia atribuuar arsyet përp lasjeve politike.

Sindikata e Mjekëve në njoftimin e publikuar tregon se pro testa do të zhvillohet nesër në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit Nënë Tereza.

“E RËNDË Në një situatë kur gjithë bota është në kr izë për staf mjeksor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.

Kush e ndjen që mund ti bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetsor që po punon në kushte sfilitëse vetmohuese, është i mirëpritur. Faleminderit!”, thuhet në njoftim.

Sindikata e Mjekëve zhvillon nesër pr otestë, pas shkarkimit të mjekut Ilir Allkja nga QSUT Read More »

Vajza e madhe e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot 14-vjetorin e lindjes, e ëma i bën surprizë modeste

Vajza e madhe e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot 14-vjetorin e lindjes.

Me rastin e ditëlindjes ajo mori një urim të shkurtër në Instagram nga nëna e saj, teksa postoi një foto kur ajo ishte e vogël.

Bashkëshortja e kreut të PD, Aurela Basha shkroi me pak fjalë urimin, “Gëzuar ditëlindjen Dafina zemra jonë”, – paksa me modesti, teksa publikoi në Instastory dhe një foto me bashkëshortin dhe vajzën.

Lulzim dhe Aurela Basha janë prindër të dy vajzave. (Foto nga Google dhe Instagram i Aurela Bashës)./a.m/NOA.alMe rastin e ditëlindjes ajo mori një urim të shkurtër në Instagram nga nëna e saj, teksa postoi një foto kur ajo ishte e vogël.

Bashkëshortja e kreut të PD, Aurela Basha shkroi me pak fjalë urimin, “Gëzuar ditëlindjen Dafina zemra jonë”, – paksa me modesti, teksa publikoi në Instastory dhe një foto me bashkëshortin dhe vajzën.

Lulzim dhe Aurela Basha janë prindër të dy vajzave. (Foto nga Google dhe Instagram i Aurela Bashës)./NOA.al

Vajza e madhe e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot 14-vjetorin e lindjes, e ëma i bën surprizë modeste Read More »

Shpërndan bukë falas për të pr ekurit nga tër meti në Kroaci, gjest fantastik nga shqiptari (foto)

Disa foto shumë të veçanta po bëjnë xhiron e rrjetit, pas asaj tragjedie që ndodhi sot në mesditë në Kroaci.

Një qytetar shqiptar ka menduar të shpërndajë bukë falas për të pre kurit nga tër meti. Ky gjest mjaft shpresëdhënës dhe optimist vjen pas goditjes së rëndë që ka shkaktuar deri më tani 7 viktima dhe shumë të pla gosur.
Bëhet fjalë për shqiptarin Alban Morina, i cili teksa ka publikuar foto në “Facebook” dhe ka shkuar;

“Unë e di që nuk është koha për të agjëruar, por ata që nuk kanë ushqim sonte dhe nesër e që gjenden në shesh”.

Shpërndan bukë falas për të pr ekurit nga tër meti në Kroaci, gjest fantastik nga shqiptari (foto) Read More »

Ngjela bën deklaratë të fortë: ‘Rama nuk e do bashkimin kombëtar dhe nuk e shikoj fare çfarë flet ai por i shikoj sjelljen’

Avokati Spartak Ngjela ka folur për ndryshimet e fundit në qeveri dhe situatën politike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një intervistë në Abc News, Ngjela tha se ndryshimet në qeveri janë diçka e zakontë, ndërsa shtoi se është e kotë që të bëhen këto ndryshime pasi Shqipëria është një vend i zakonshëm dhe nuk pritet që ministrat e rinj të bëjnë diferencën.
Ngjela tha se Rama ka marrë në qeveri njerëz të paaftë dhe të panjohur, siç ishin ministrat nga Kosova, Gent Cakaj dhe Besa Shahini.

Ai aku zon Ramën duke thënë se kryeministri është kundër bashkimit kombëtar, ndërsa u shpreh se sjellja e Ramës me presidenten Vjosa Osmani nuk ishte e drejtë.

“Shqipëria është një shtet i zakonshëm dhe që të kesh potencë në politikën e jashtme nuk duhet të jesh i tillë, është një shtet që nuk reflekton në qytetërimin modern në asnjë fushë të tij. Është një shtet shumë i zakonshëm dhe është e kotë që të analizojmë se çfarë do të bëjë Xhaçka në politikën e jashtme.
Ai mori nga Kosova njerëz të panjohur. Politika ka një rregull, duhet të ishin njerëz të njohur. Këto ende nuk kanë një marrëveshje juridike me Kosovë. Rama nuk e do bashkimin kombëtar dhe nuk e shikoj fare çfarë flet ai por i shikoj sjelljen. Si mund të lejohet një sjellje e tillë me Vjosa Osmanin. Ajo u artikulua politikisht ndërsa ky me përralla. Bota intelektuale e Kosovës është shumë më lart se ne. Ai mori njerëz të paaftë dhe të panjohur. Problemi qëndron se të gjithë këto nuk i kam parë me ndonjë vështrim optimist, por ato që e kanë në dorë do e çojnë deri në fund”, tha Ngjela.

Ngjela bën deklaratë të fortë: ‘Rama nuk e do bashkimin kombëtar dhe nuk e shikoj fare çfarë flet ai por i shikoj sjelljen’ Read More »

Cakaj: Pse e dhashë dorëheqjen

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka njoftuar sot se i ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Rama.

Teksa ka shprehur mirënjohjen për kryeministrin dhe stafin e ministrisë, Cakaj thotë se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.

Deklarata e plotë

“Të nderuar qytetarë, dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem në asnjë cilësi, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

Dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj Kryeministrit Rama, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë në rrethana jo të lehta për Shqipërinë. Po ashtu, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.

Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve për mbështetjen, kritikat e punën e përbashkët! E keni për jetë mirënjohjen time – shërbimi ndaj jush ka qenë nderi më i madh i jetës sime”, shkruan Cakaj.

Ndërkohë, Rama njoftoi menjëherë në rrjetet sociale, se në vend të Cakajt do të ulet Olta Xhaçka dhe vendin e saj si ministre e Mbrojtjes, do ta marrë Niko Peleshi.

Cakaj: Pse e dhashë dorëheqjen Read More »

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, momenti kur deputetët dalin me vrap nga salla

Pamje të tme rrshme kur deputetët janë filmuar të largohen me vrap nga salla e parlamentit pasi një tërmet i madh me madhësi 6.4 god iti sot Kroacinë.

Fuqia e tër metit është ndjerë deri në Slloveni.

Kur lëkundjet nisin të bëhen të fuqishme, deputeti në foltoren e Parlamentit të Sllovenisë ndërpret fjalën dhe bashkë me disa të tjerë dalin me nxitim nga salla.

Sipas të dhënave të EMSC ka pasur një epiqendër në thellësinë 44 km dhe ka ndodhur në afërsi të Zagrebit.

Fotografitë dhe videot e shpërndara në Twitter tregojnë se si ndërtesat janë kthyer në rrënoja në rajonin e Petrinja këtë mëngjes (29 dhjetor) – epiqendra e katastrofës.

Të paktën një i vdekur është raportuar deri më tani. Mediat lokale që pretendojnë se një nënë është në shok pasi ka humbur djalin e saj.

Ushtria është dërguar në Petrinja për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, momenti kur deputetët dalin me vrap nga salla Read More »