Në Parkun Arkeologjik të “Orikut” përveç misionit themelor të njohjes dhe mësimit të historisë së një prej qyteteve në antikitet, po punohet edhe për një përkujdesje ndaj ambjentit e mjedisit brënda parkut, si një model për tu sjellë ndaj natyrës.
I shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme e , mbi të gjitha në një kodrinë panoramike përfund Koraborunit e përballë vargmalit të Lungares, Oriku shquhet edhe për një bimësi e faun të pasur ku krahas barit e shkurteve të ulëta gjallojnë pemët e Ullirit, Fikut etj…
Më duhet të falenderoj Subjektin e pastrimit ” Duka” sh.p.k me Administrator Adhurim Duka, për kontributin në vendosjen e koshave të prodhuar enkas për Orikun.
Falenderoj gjithashtu nxënësit e Shkollës së mesme ” Hasan Pulo”, Orikum, me drejtor Andon Meçaj, të cilët kontribuan në lyerjen me gëlqere të pemëve të Parkut.
Siç e shikoni po punohet që 18 Prilli, dita e Hapjes së Parqeve Arkeologjike, Orikun, ta gjejë gati me të gjitha.
DRKK- Vlorë po punon e përkushtuar dhe me përgjegjësi për të bërë më të mirën…
Orikumi dhe zonat perreth se shpejti do te furnizohen me energji elektrike pa nderprerje dhe sezoni turistik nuk do te shoqerohet me me probleme ne kete drejtim.
U inagurua kete te merkure nisja e punimeve per ndertimin e nenstacionit te ri te Orikumit.
Ministri energjirikes Damian Gjiknuri, tha se ndertimi i ketij nenstacioni elektrik do te jete edhe ne sherbim te turizimit, ndersa do te garantoje furnizimin 24 me emergji elektrike.
Ambasadorja gjermane ne Tirane Suzan Schütz, ka shprehur angazhimin e qeverise gjermane per te mbeshtetur shqiperine ne projekte te tilla madhore.
Policia ka arrestuar në flagrancë një person për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Arrestohet shtetasi:
Aleksander Muka, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin Xh.O., 54 vjeç, banues në Vlorë, ku për pasojë ky i fundit është rrëzuar në trotuar dhe ka marrë goditje të rëndë në kokë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.
Nga pallati shumekatesh ne zonen e “Tre Racave”, kane mbetur tashme vetem disa hekurishte. Ndertesa eshte hedhur per toke dhe prej saj nuk ka mbetur asgje. Aktualisht po behet edhe pastrimi i zones, ndersa shume shpejt pritet qe te nis edhe investimi i shumepritur i bashkise.
Pas sensibilizimit dhe thirrjes se bere kohet e fundit nga Portali online www.orikuminews.com per te mbeshtetur me donacion financiar djemte e ekipit te Orikut te cilet me perkushtimin e tyre jane duke e ngritur ekipin nje kategori me larte, vjen donacioni i pare nga nje banor i zones.
Astrit Nelaj, pronar i pasticeri EPOCA ne Orikum ka dhuruar nje sasi te hollash prej 50 mije lekesh te vjetra per djemte e ekipit te Orikut. Leket jane derguar ne llogarine bankare te Ekipit dhe do shkojne ne menyre transparente per djemte e Orikut per ti motivuar qe ata te bejne maksimumin per ta ngritur ekipin nje kategori me larte.
Emri i tij eshte vendosur ne listen e donatoreve ne faqen kryesore te Orikuminews. Ju bejme thirrje gjithe banoreve qe kane deshire te kontribojne te na kontaktojne :
Kjo eshte kopje e fatures bankare qe verteton derdhjen e te hollave ne llogarine e Ekipit Oriku.
Ja thirrja e bere nga Orikuminws disa dite me pare:
Banorë të nderuar të krahinës ! Ju lutem ta lexoni deri ne fund kete shkrim !
Me kënaqësi dhe krenari te madhe ju përcjellim një lajm shumë të gëzueshëm për të gjithë! Matematikisht ekipi ynë i zemrës ‘Futboll Klub Oriku’, falë përkushtimit të djemve tanë te skuadrës dhe stafit drejtues, pas shume mundimesh e sakrificash bënë të mundur atë qe historia e fubollit të krahinës tone nuk e kishte arrit ndonjeherë më parë.
Ekipi ynë, djemtë e skuadrës dhe stafi drejtues kanë sot më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen tone, për mbështetjen e krahinës. Por para së të diskutojmë me hollësisht për këtë, do ju njohim shkurtimisht me historikun e F.K Orikut dhe suksesin e tij ne keto vite.
Futboll Klub Oriku u themelua në vitin 2012. Shefi i pare i Klubit u caktua Ndriçim Havari dhe trajner Albert Haxhia. Eshtë për tu përgëzuar fakti që djemtë e skuadrës gjatë këtij viti i kanë luajtur të gjitha ndeshjet pa asnjë shpërblim financiar. Ky veprim prej patrioti i djemve të skuadrës, të cilët kanë luajtur ndeshjet pa marrë asnjë lekë, ka vazhduar deri në Shtatorin e vitit 2013.
Në Shtatorin e vitit 2013 ja dalim të futemi në Kategorinë e dytë dhe bëjmë suprizën duke u pozicionuar qysh atë vit në vendin e shtatë të renditjes. Në vitin 2014 ekipi paraqitet më mire duke u pozicionuar në vendin e pestë të renditjes.
Në vitin 2015 ekipi me të njejtin trajner Albert Haxhia bëri nje paraqitje të shkelqyer dhe ishim pothuajse gati për të kaluar një kategori me lartë por konjukturat e bëra në atë kohë bënë që ekipi ynë të spostohej në vendin e tretë.
Duhet theksuar se në vitet 2014-2015-2016 ekipi ynë nuk humbet asnjë ndeshje në fushën e vet dhe në vitin 2016 pozicionohet në vendin e tretë të renditjes.
Por ja ku vjen sezoni i vitit 2017 ku do të shënohej konsolidimi i ekipit tone dhe suksesi pa kthim mbrapa i djemve te Orikut. Ne jemi ata që fitojmë bindshëm, ne jemi ata që na janë anulluar gola padrejtësisht por përsëri marrim barazim, ne jemi ata që pamvarësisht konjukturave nuk ndalemi por me djersën dhe mundin e djemve tanë jemi pozicionuar në vendin e dytë të renditjes në Kategorinë e Dytë të Kampionatit, Grupi B duke shënuar një nga rekordet më të mëdha në historinë e futbollit tonë.
Tani le të kthehemi te thelbi i këtij artikulli. Ekipi ynë në këto ditë suksesi ka nevojë për mbështetjen e krahinës në dy drejtime :
Se pari, me sigurimin e vendit të dytë ekipi ynë ka garantuar Playoffin, që do të thotë se pas mbylljes se ndeshjeve ne grup, do të bëjë një ndeshje të vetme me një skuadër tjetër dhe nëse Oriku fiton atë ndeshje, kalon një kategori më lartë. Kalimi në kategorinë e Parë do të ishte një nga sukseset më të pabesueshme për të gjithë ne. Kjo ndeshje do të luhet në mesin e muajit Maj dhe ekipi ka nevojë për mbështetje me tifozë. Duhet të jemi të shumtë në numër, duhet tu gjendemi në krah djemve tane duke filluar që tani me çdo lloj mënyre, me komente, mesazhe,diskutime dhe urime por ajo më e rëndësishmja është që të jemi prezent në stadium në këtë ndeshje vendimtare. Ta mbushim stadiumin, tu themi djemve se jemi krah tyre, te brohorasim fuqishem dhe ta marrim ate fitore për tu ngritur në kategorinë e pare.
Së dyti, djemtë e skuadrës kanë sakrifikuar dhe e kanë ngrit ekipin tone në këto nivele ku është sot por shpërblimi financiar që ata marrin është shumë minimal, për të mos thënë qesharak. Klubi nuk është në ditët e tij më të mira. Me qëllim mbledhjen e të hollave për ti ardhë në ndihmë ekipit, gjatë këtij viti tifozat e rregullt kanë paguar që në fillim të vitit një biletë fikse për të ndjekur ndeshjet në tribune qëndrore. Fusha ka nevojë për rregullime, tribuna gjithashtu, por leket janë të pamjaftueshme. Nisur nga kjo situatë me qëllim sensibilizimin e banorëve të zonës stafi i Orikuminews në bashkëpunim me tifozët dhe dashamirësit e Orikut ka marrë inisiativën për të organizuar donacione nga banorët të cilat do shkojnë për ekipin e skuadrës së Orikut.
Nëse të gjithë japim një kontribut sado të vogël, për djemtë e skuadrës ato janë diçka e madhe që i motivon ata. Nese arrim te mbledhim dicka le te jete kjo si nje premio per fitoren qe do na dhurojne djemte e Orikut ne ndeshjen e playoff-it.
Stafi ynë do përgatisë një dritare dinamike e cila do të shfaqet në një hapësirë të dukshme në faqen kryesore të www.orikuminews.com ku do të shkruhen të gjithë emrat e banoreve që do dhurojnë donacion për këtë qëllim. Ju mund te dhuroni sasine qe deshironi por emrat e gjithe atyre banoreve qe dhurojne mbi 50 Euro, ose mbi 50 mije leke te vjetra do te publikohen ne portalin e krahines. Lekët do shkojnë për djemtë e ekipit në një mënyrë shumë transparente. Cilido që vendos të kontribojë mjafton të na nisë një foto/kopje të veprimit bankar ku shfaqet dergimi i donacionit në llogarinë e Klubit Oriku dhe pas konfirmimit emri i tij do listohet prej nesh në faqen e portalit tone.
Nese bashkohemi dhe mbeshtesim djemte, e cojme Orikun ne Kategorine e Pare !
Ne tregun e Orizit sapo ka nisur nje aksion per eleminimin objekteve te cilat perdoren nga tregtaret e ketij tregu per te realizuar aktivitetein e tyre shumevjecar .
IKMT ka hedhur pertoke disa prej tyre se fundmi , me vendodhje prane selise se PS .
Vetem pak dite me pare kryebashkiaku I Vlores Dritan Leli foli per rikonceptimin e tregjeve dhe vecanerisht edhe per kete treg I cili sipas tij do te rikonceptohet.
Bashkia e Vlores nis nje aktivitet sensibilizues per adresarin e ri.
Te gjithe qytetaret te cilet nuk kane unifikuar adresen reale me ate te Gjendjes civile, nuk do te kene mundesi te perfitojne sherbimet qe u takojne.
Per kete qellim ne disa pika te qytetit, jane ngritur pika te posacme nga bashkia e Vlores, ku qytetaret, duhet qe te drejtohen per te marre informacionin e duhur. Kryetari I bashkise se Vlores, Dritan Leli, ishte i pranishem ne Skele, ku edhe eshte ngrirtur stenda per tu ardhur ne ndihme qytetareve.
Porti detar i Vlores, ka rritur sigurine e tij.
Kamerat inteligjente jane vendosur ne hyrje te portes se portit, ndersa do te fiksojne targat e automjeteve, fytyrat e drejtuesve te mjeteve dhe personat e tjere qe gjenden brenda tyre.
Drejtori i portit te Vlores tha se ky institucion ka kauar me sukses proven e rojes bregdetare amerikane per sigurine portuale.