Aktualitet

Danaj i Dorezoi Detyren e Kryetarit te Qarkut te Vlores Kreut te ri Ervis Mocka

Sadrit Danaj dorezoi detyren e kryetarit te Keshillit te Qarkut te Vlores me shtrengime duarsh, kreut e ri, Ervis Mocka.
Ne fjalen e tij te largimit nga kjo detyre, Danaj shprehu faktin se njeh vendimet e institucioneve, duke ju referuar edhe shprehjes se ligjshmerise nga ana e prefektes se qarkut.
Nderkaq kryetari i ri i Qarkut te Vlores, Ervis Mocka, vleresoi kete veprim demokratik te dorezimit te detyres nga parardhesi i tij Danaj.

Danaj i Dorezoi Detyren e Kryetarit te Qarkut te Vlores Kreut te ri Ervis Mocka Read More »

Me ne fund nje lajme i mire per Lungomaren,nis procesi i asfaltimit!

Nis proçesi i asfaltimit ne aksin Lungomare.E gjithë shëtitorja thuajse është tjetërsuar , duke përfshire rrugë me hapësira si për njerëz ,makina dhe bicikleta ,në bazë të projektit këto trotuare do mbarojnë   para afatit  ,ka dhe troturare të reja, dhe shteg për të kaluar në bregun ranor.E gjithë zona ka një sipërfaqe prej rreth 125 hektarësh dhe e gjatë 5 kilometra. Shmangia e trafikut,krijimi i vendparkimeve dhe hapësirave të gjelbëruara janë kryefjala e investimit madhor.Pemët e mbjella i sjellin një bukuri rrugës së lungomares ,edhe pse e pa përfunduar ende .

Me ne fund nje lajme i mire per Lungomaren,nis procesi i asfaltimit! Read More »

Familjari i permend Blushin,rama ja kthem mos na i prish dreken,jemi mire me qepe dhe djath!

Shtrohet për drekë në Shushicë të Elbasanit por familjari i përmend Blushin. Rama: Jemi mirë me qepë e djathë, mos na fut…

Drekën sot kreu i qeverisë, Edi Rama kishte zgjedhur që ta hante në familjen e Osman Rexhës në fshatin Shushicë të Elbasanit. Duke folur për reformat e qeverisë bëra në madatin e parë të saj, Rama ka shijuar sot edhe produktet bio dhe rakinë duke dëgjuar në të njëjtën kohë edhe shqetësimet e tyre. Kështu ka bërë edhe sot ku bashkë me kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdiun, deputetin Taulant Balla ka drekuar në familjen e një fermeri në Shushicë. 

Në tryezën e bukës nuk mungonte rakia, qepët e njoma, domatet e kastravecat e stinës, por as mishi e muhabeti i mirë.  E ndërsa bisedonin, djali i kryefamiljarit e këshillon kryeministrin që në zgjedhjet e ardhshme të mos sjellë më një deputet si Ben Blushi për Elbasanin. “Vetëm atë Blushin mos e sillni më deputet”,- thotë familjari. Kryeministri propozon të mos flitet në këtë tavolinë për asortimente që nuk hahen. “Mos na e prish drekën, se jemi mirë me domate, qepë e djath, mos na e fut Blushin këtu, mos na ngatërro me asortimente që nuk hahen”,- tha Rama.

Familjari i permend Blushin,rama ja kthem mos na i prish dreken,jemi mire me qepe dhe djath! Read More »

Shtyhet amnistia per dorezimin vullnetar te armeve!

Komisioni i Sigurisë në Kuvend ka miratuar sot shtyrjen e amnistisë për dorëzimin vullnetar të armëve.

Sipas propozimit që u miratua nga të majtët, dorëzimi vullnetar do të vazhdojë deri më 31 dhjetor.

Ky dokument tani i kalon Kuvendit, që duhet ta votojë në seancën e ditës së enjte.

Kryetari i komisionit, Spartak Braho shprehu keqradhjen që nuk komision nuk ishin të pranishëm, kolegët e djathtë.

Shtyhet amnistia per dorezimin vullnetar te armeve! Read More »

Miratohet plani per modernizimin e terminalit te pasagjereve ne Portin e Vlores!

Porti i Vlorës, i dyti për nga madhësia në vend pritet te ketë një terminal të ri pasagjerësh. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit u miratua leja e ndërtimit për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve pasi situata aktuale e këtij objekti nuk përmbush kushtet e domosdoshme për numrin e pasagjerëve të cilët udhëtojnë. Nga ana tjetër nga mungesa e këtij investimi shpesh krijohen flukse të madha dhe të papërballueshme për pasagjerët dhe vonesa në përpunimin e të dhënave.

Projekti është realizuar nga një studio e njohur në Padova të Italisë. Ajo ka bërë rifreskimin e projektit në funksion të perspektivës dhe profilit të ri të portit, me aktivitet atë të ankorimit dhe përpunimit të trageteve.

Masterplani është financuar nga Cooperazione Italiana dhe është investimi më i madh i realizuar në portin e Vlorës. Ai ka një kosto të përgjithshme prej 31 milionë eurosh. Është parashikuar që, ky masterplan të realizohet në katër faza, tre prej të cilave financohen nga Cooperazione Italiana me një vlerë të përgjithshme prej 15.3 milionë eurosh.

Masterplani parashikon rikonceptimin e strukturës aktuale të portit në një mjedis portual me kapacitet ankorues

dhe përpunues për tre-katër tragete, nga një që është aktualisht. Projekti i ri për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve në portin detar të Vlorës konsiston në rritjen e

cilësisë së shërbimit; në krijimin e një projekti bashkëkohor për shpejtësi në veprime dhe kontrolle; krijimin e një terminali me kapacitet të plotë për çdo periudhë lëvizjesh.

Në dokumentin e miratuar nga KKT-ja thuhet gjithashtu se problemi kryesor që ekziston në portin ekzistues është pozicionimi i nisjes dhe mbërritjes së pasagjerëve.

Është parashikuar që primare në projekt të jetë ndarja e këtyre dy funksioneve që nënkupton hyrje – dalje të veçanta. Objekti shtesë në portin ekzistues është parashikur dy kate me lartësi maksimale prej 7.5m. Në katin përdhes në të cilin do të pozicionohet lëvizja e pasagjerëve do të përshijë kryesisht

ambjente ndihmëse për to. Siperfaqja e këtij kati do të jetë 2,148 m2.Monitor

Miratohet plani per modernizimin e terminalit te pasagjereve ne Portin e Vlores! Read More »

‘Krahinori dixhital’ denoncon rastin ne orikuminews ! Ja problemi i paraqitur !

Nje banor i krahines ka percjelle nje shqetesim ne portalin orikuminews ! Sipas tij ne disa pjese te ndryshme te rugeve ne Orikum mungojne kapaket e pusetave dhe ky fakt perben rrezik per kalimtaret sidomos per femijet !

Sic e shikoni edhe ne fotot e derguara ne redaksine tone behet fjale per dy  konstatime, njeri tek rruga qe shkon per tek pallati i oazit dhe tjetri te rruga e buzes se detit !

Shpresojme qe institucionet pergjegjese te marrin masa per kete pronlematike !

 

‘Krahinori dixhital’ denoncon rastin ne orikuminews ! Ja problemi i paraqitur ! Read More »

Miratohet projekti i Qendres Historike ! Ja si do behet Vlora (foto) !

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për “ Rikualifikimin e zonës urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë” që përfshin hartimin e projektit urban, restaurimin e monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe rikonstruksionin e objekteve të tjerë.
Ky projekt do të zbatojë restaurimin në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të . Do ti nënshtrohen restaurimit : Rruga “Justin Godar”, ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga, xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit, etj. Vlora dhe kjo qendër historike mëton se diversiteti dhe bashkëjetesa e kulturave dhe e feve është pjesë e së përditshmes dhe e historisë. Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve vazhdojnë të zbatojnë një nga politikat e rëndësishme në trashëgiminë kulturore, ku diversiteti i vlerave, kulturave dhe feve, bën pjesë në trashëgiminë që duam të ruajmë dhe promovojmë.
Programi i qeverisë shqiptare që udhëhiqet nga Ministria e Kulturës, për rijetëzimin e qendrave historike dhe kthimin e tyre në pole jo veç tërheqëse për turistët por dhe për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zones ka filluar të japë japë frytet e veta.
Projekti për “Restaurimin dhe rikualifikimin urban të ansamblit ndёrtimor “Qendra Historike Vlore” kaloi pas një sërë mendimesh, diskutimesh dhe konsultimeve të gjera duke i hapur rrugën kështu restaurimit, konservimit dhe rehabilitimit të vendbanimeve tradicionale dhe zonave të trashëgimisë kulturore.
Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”.
Rruga Justin Godard ka qënë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Laberia” dhe ish-Sinagoga. Në fund, nga ana lindore ka qënë dhe xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit. Rruga ka patur disa ndërtesa shoqërore në shekullin e XIX, si një sahat (kullë) dhe Posta e qytetit. Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar dhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apolloni.
Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.

 

Miratohet projekti i Qendres Historike ! Ja si do behet Vlora (foto) ! Read More »

Njoftim i rendesishem per banoret e krahines : Diten e Enjte ne dt. 13 Prill, ora 12:00 do te zhvillohet …

Njoftim nga Njesia Administrative Orikum per gjithe banoret e krahines :

Ju njoftojme se diten e enjte me date 13.04.2017 ora 12:00 Fondi Shqipetar i Zhvillimit do te organizoje ne Njesine Administrative Orikum prezantimin publik te “Fisibilitetit Teknik per Ujesiellsin Dukat, Tragjas, Radhime, Jonufer “ Jeni te lutur te merrni pjese. Faleminderit!

Kompania konsulente ka perfunduar pergatitjen e fisibilitetit teknik per skemen “Dukat, Tragjas, Jonufer, Radhime”, dhe donatori KfW ka dhene miratimin per kete fisibilitet. Fondi Shqiptar i Zhvillimit do te organizoje prezantimin ne publik te Fisibilitetit teknik per kete skeme.

Ky takim ka si qellim presantimin e skemes i cili do te behet nga stafi i Konsulences Posch & Partners. Ne kete takim, do te jete i pranishem edhe Zv. Drejtuesi i kompanise Projektuese Z. Arian Dungu, i cili do te mbaje shenim te gjitha komentet qe mund te dalin nga ky takim per tu reflektuar me vone ne projekt. Nga FSHZH, do te jene te pranishem perfaqesues nga zyra e Njesise se Menaxhimit te Programit te Ujesjellesave Rural III.

Axhenda e propozuar do te jete:

Data e Takimit: 13 Prill 2017 ora 12:00. ·

Vendi Takimit: Njesia administrative Orikum.

Pjesemarrja: Perfaqsues nga Bashkia Vlore dhe Njesia Administrative Orikum, Kompania UK Vlore, Kryepleqte e fshatrave Dukat, Tragjas, Radhime; 2 perfaqsues nga keshilli i fshatit perfitues (Dukat, Tragjas, Jonufer, Radhime) me te cilet do te formohet edhe Grupi i Perfituesve te Ujit.

Njoftim i rendesishem per banoret e krahines : Diten e Enjte ne dt. 13 Prill, ora 12:00 do te zhvillohet … Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com