Aktualitet

SULMOHET ME MOLOTOV POLICIA NË ATHINË

[sgmb id=”1″]

Sipas mediave greke patrulla të policisë greke janë sulmuar në qendër të Athinës, duke u gdhirë e diel. Sipas njoftimit zyrtar, grupe të rinjsh që mendohet se u përkasin formacioneve anarkiste, kanë hedhur bomba molotov kundër policëve, që patrullonin në afërsi të sheshit Omonia.

Sipas burimeve nuk ka patur të lënduar, në kohën që policia ka arrestuar dy persona të moshës 20 vjeç. Njeri prej të arrestuarve është shqiptar, ndërsa tjetri grek.

Të dy ata do të dërgohen të dielën në prokurori.

Një tjetër sulm ndaj policisë është shënuar gjatë natës edhe në Selanik. Një grup të rinjsh me fytyra të maskuara hodhën dy bomba molotov kundër skuadër së policëve që bënin shërbim në ruajtje të konsullatës së përgjithshme të Turqisë.

Pastaj ata u zhdukën në rrugicat e ngushta përreth godinës së konsullatës.

Nuk raportohen të dëmtuar, por as arrestime.

SULMOHET ME MOLOTOV POLICIA NË ATHINË Read More »

NË MBËSHTETJE TË PRODHIMIT DHE PUNËSIMIT REAL NË KUKËS!

[sgmb id=”1″]

Në fabrikën e re të pasurimit të kromit në Kalimash të Kukësit ku janë investuar 3.5 milionë euro për vendosjen e teknologjisë më të fundit dhe në këtë fazë të parë janë punësuar 35 punonjës për përpunimin e avancuar të kromit dhe eksportin e drejtpërdrejtë të tij.

Ky investim i rëndësishëm për zonën do të rritet më tej me 1.1 milionë euro duke rritur kapacitetin e prodhimit dhe numrin e të punësuarve në zonë me 150 punonjës të tjerë, pagat e të cilëve janë nga 400 mijë në 2.2 milionë lekë.

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

NË MBËSHTETJE TË PRODHIMIT DHE PUNËSIMIT REAL NË KUKËS! Read More »

POLICIA E SHTETIT – ALTIN QATO;DEKLARATË PËR SHTYP, MOS BLLOKONI RRUGET, DO SHKONI NE BURG !

[sgmb id=”1″]

Drejtor i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, Drejtues i Larte Altin Qato

Partia Demokratike e Shqipërisë ka lajmëruar se në datën 24 Prill, ditën e hënë, do të zhvillojë një protestë publike, e cila do të shoqërohet me bllokimin e disa rrugëve kryesore kombëtare.

Të nderuar qytetarë,

Policia e Shtetit njofton se nuk ka dhënë lejen për zhvillimin e kësaj proteste. Ky vendim i Policisë së Shtetit është në përputhje të plotë me nenin 8 të Ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet” i cili përcakton se:
“Kur ka arsye të motivuar se zhvillimi i një tubimi në një shesh ose vendkalim publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit ose të moralit ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe ky rrezik nuk mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese, shefi i komisariatit të policisë mund të ndalojë zhvillimin e tubimit ose të vendosë për kohën dhe vendin e zhvillimit të tubimit.”

Zhvillimi i protestave apo edhe i tubimeve të tjera në rrugët kryesore kombëtare, duke bërë bllokimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, përbën një cënim të rëndë të rendit publik.

Asnjë shkak ligjor dhe asnjë motiv tjetër me interes publik nuk e justifikon zhvillimin e kësaj proteste në këtë mënyrë.

Zhvillimi i kësaj proteste cënon rëndë rendin dhe sigurinë publike dhe po ashtu qartësisht ajo dëmton interesat e qytetarëve.

Ndaj Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos marrin pjesë në këtë protestë të paligjshme dhe me rrezik të madh për rendin dhe sigurinë.

Policia e Shtetit është plotësisht e ndërgjegjshme për detyrimin që ka për të siguruar mbarëvajtjen e çdo proteste paqësore, e cila nuk cënon interesat publike, por ajo nuk do të tolerojë aspak, këdo që me veprimet e tij shkel ligjin në lidhje me tubimet dhe manifestimet.

Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e thirrjeve që synojnë kaos, konflikt, destabilizim, ashtu sikundër u bën thirrje të mos i bashkohen manifestimeve të paligjshme që cënojnë lirinë e qytetarëve të tjerë dhe të drejtën e tyre për të qarkulluar lirshëm.

Të gjithë ata që do të marrin përsipër t’u shkojnë pas politikanëve të kujtdo subjekti politik për të cënuar rendin publik, penguar qarkullimin e lirë të njerëzve e të mallrave, dëmtuar bashkëjetesën shoqërore dhe ekonominë e bizneseve, do të përballen me ligjin.

Në përputhje me parashikimet e nenit 21 të ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 ”Për tubimet” Policia e Shtetit do të regjistrojë çdo shtetas dhe çdo automjet që i vihet në dispozicion një manifestimi të tillë dhe bashkë me provat përkatëse do t’i paraqesë organit të Prokurorisë kallzimin penal përkatës.

Kodi Penal, përkatësisht neni 262 dhe 274 të tij sanksionojnë dënime të rënda deri me burgim për ata shtetas që marrin pjesë në manifestime të paligjshme dhe/ose prishin rendin dhe qetësinë publike.

Organizatorët dhe udhëheqësit e këtyre manifestimeve të paligjshme duhet të kuptojnë dhe të kenë përgjegjshmëri politike dhe qytetare për pasojat që mundet të vijnë. Do të jenë ata përgjegjësit ligjorë për çdo pasojë të ardhur si rrjedhojë e prishjes së rendit publik dhe/ose destabilizimit të tij.

Policia e Shtetit sjell gjithashtu në vëmendje që zhvillimi i manifestimeve të paligjshme mundet të shfrytëzohet edhe nga elementë kriminal me qëllime të caktuara për të krijuar destabilitet.

Ndaj ju bën thirrje qytetarëve që të shmangin pjesëmarrjen në aktivitete të tilla të paligjshme, të jenë vigjilentë dhe të vetëdijshëm për vendndodhjen e tyre, si dhe të tregojnë kujdes të madh, nëse gjenden pranë këtyre tubimeve të paligjshme.

Policia e Shtetit ka gjithë të drejtën ligjore, si dhe zotëron të gjithë kapacitetet për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve dhe për të vënë përpara përgjegjësisë këdo shkelës të ligjit në këtë rast.

Policia e Shtetit gjithashtu, siç ka dëshmuar në gjithë këto vite, është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zhvillimit të çdo tubimi paqësor kudo dhe nga kushdo

POLICIA E SHTETIT – ALTIN QATO;DEKLARATË PËR SHTYP, MOS BLLOKONI RRUGET, DO SHKONI NE BURG ! Read More »

“PORTHALE”, BASHA VAZHDON SULMIN KUNDËR MEDIAVE

[sgmb id=”1″]

Ju a e dini se çfarë është Forbes apo jo? Ja çfarë thotë Forbes: Edi Rama e ka kthyer në një vend kriminal. Reporter i Francës, çështja Zagani që mori dhenë në të gjithë Europën, këtu kalon me një retush të vogël.

 

Duke folur në ‘çadrën e lirisë’, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sërish për mediat “fake news” dhe faktin se marrin e bëjnë një portal anonim si një organ zyrtare të BE-së.

Sipas Bashës, Top Channel merr dhe riqarkullon këtë lajm sot.

“Kapja e media dhe shfrytëzimi që i bëhet gazetarëve është ekzistencial për vazhdimin e republikës së vjetër.

Dje morën TCH, prap sot TCH. Sot ky televizion riqarkullon lajmin e një porthale evropiane dhe këta oturakët e kryeministrit na e kanë shpallur edhe portal zyrtar të BE.

E këto portale marrin deklaratat e Ramës dhe amplikojnë për 1997.

Ju a e dini se çfarë është Forbes apo jo? Ja çfarë thotë Forbes: Edi Rama e ka kthyer në një vend kriminal. Reporter i Francës, çështja Zagani që mori dhenë në të gjithë Europën, këtu kalon me një retush të vogël.

Asnjë taktikë e politikës së vjetër që merr zhagen dhe e çon në media nuk vazhdon më. Kush nuk e sheh drogën dhe krimin është ose i papërgjegjshëm ose merr zhagen që vjen me paratë e drogës dhe korrupsionit. Drogës që vazhdon nga mëngjesi deri në darkë”.

“PORTHALE”, BASHA VAZHDON SULMIN KUNDËR MEDIAVE Read More »

SULMOHET ME MOLOTOV POLICIA NË ATHINË, KAPEN 2 TË RINJ, NJËRI SHQIPTAR

[sgmb id=”1″]

Patrulla të policisë greke janë sulmuar në qendër të Athinës, duke u gdhirë e diel.

Sipas njoftimit zyrtar, grupe të rinjsh që mendohet se u përkasin formacioneve anarkiste, kanë hedhur bomba molotov kundër policëve, që patrullonin në afërsi të sheshit Omonia.

Nuk ka patur të lënduar, në kohën që policia ka arrestuar dy persona të moshës 20 vjeç.

Njeri prej të arrestuarve është shqiptar, ndërsa tjetri grek.

Të dy ata do të dërgohen të dielën në prokurori.

Një tjetër sulm ndaj policisë është shënuar gjatë natës edhe në Selanik.

Një grup të rinjsh me fytyra të maskuara hodhën dy bomba molotov kundër skuadër së policëve që bënin shërbim në ruajtje të konsullatës së përgjithshme të Turqisë.

Pastaj ata u zhdukën në rrugicat e ngushta përreth godinës së konsullatës.

Nuk raportohen të dëmtuar, por as arrestime.

SULMOHET ME MOLOTOV POLICIA NË ATHINË, KAPEN 2 TË RINJ, NJËRI SHQIPTAR Read More »

VANGJEL DULE I PËRGJIGJET RAMËS: JE I SËMURË, JA DIAGNOZA JOTE

[sgmb id=”1″]

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i ka dhënë një përgjigje deklaratave të Edi Ramës në Finiq i cili  duke bërë batuta me priftin e fshatit iu drejtuar duke i thënë se “ti je i Dules. Bëji thirrje të vijë në rrugën e duhur se ka marrë rrugë tjetër”.

Por pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i Dules.

Me një postim në Twitter, kreu i PBDNJ-së, shprehet se Edi Rama është i sëmurë nga sëmundja më e keqe e politikanit.

Ja çfarë shkruan Vangjel Dule:

VANGJEL DULE I PËRGJIGJET RAMËS: JE I SËMURË, JA DIAGNOZA JOTE Read More »

VRITET NJË ZYRTAR I OSBE’SË NË UKRAINË

[sgmb id=”1″]

Një zyrtar i misionit të OSBE’së e ka gjetur vdekjen në lindje të Ukrainës.

Edhe ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e zyrtarit.

Krejt ngjarja tragjike ndodhi pasi një veturë e Policisë, me të cilën po udhëtonte zyrtari, ra në një minë tokësore e cila ishte e vendosur në pjesën e Ukrainës që kontrollohet nga forcat që janë pro Rusisë

VRITET NJË ZYRTAR I OSBE’SË NË UKRAINË Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com