Aktualitet

MASAT E REJA/ NËSE E KENI ‘SHKELUR’ ME ALKOOLIN, KY APARAT DO T’U BLLOKOJË MAKINËN!

[sgmb id=”1″]

Më tepër kontrolle në rrugë, ulje e mëtejshme e limitit të lejuar të alkoolit dhe përdorimin e frymë– testuesve, aparate që nuk lejojnë ndezjen e makinës nëse shoferi është nën efektin e alkoolit

Janë këto disa prej masave që do të ndërmerren për parandalimin dhe minimizimin e aksidenteve të shkaktuara nga drejtimi në gjendje të dehur i automjeteve.

Strategjia për zvogëlimin e dëmeve të lidhura me alkoolin në 4 vitet e ardhshme parashikon ashpërsim të masave me qëllimin për minimizimin me gati 15 për qind të numrit të aksidenteve, duke vënë në dukje se një pjesë e ndjeshme e tyre janë të lidhura me konsumin e alkoolit nga shoferët, duke përfshirë edhe këmbësorët e dehur.

MASAT

Aktualisht përqindja e lejuar e alkoolit në gjak është 0.02 për qind. Ajo që parashikohet është ulje e mëtejshme e këtij limiti, kryesisht për shoferët e automjeteve të rënda të transportit të pasagjerëve dhe të mallrave, si dhe për shoferët e rinj në moshë ose rishtarë.

Një tjetër risi është fakti që për të rinjtë nën 21 vjeç është menduar që toleranca të jetë zero, çka do të thotë se konsumimi i alkoolit në këto grupmosha do të jetë rreptësisht i ndaluar.

Një ndër praktikat që po shqyrtohet për t’u aplikuar edhe në vendin tonë është ajo për instalimin e frymë-testuesve. Këto të fundit janë aparate që nuk lejojnë ndezjen e makinës nëse shoferi është nën efektin e alkoolit.Megjithatë, kjo është një masë që është menduar për ata të cilët në mënyrë të përsëritur janë shkelës të ligjit. “Instalimi obligues i këtyre aparateve në makinat e ish-të dënuarve që kanë drejtuar automjet në gjendje të dehur po rezulton i efektshëm në uljen e incidencave të përsëritura”, nënvizohet në strategji.

Sakaq, parashikohet edhe intensifikim i kontrolleve nga ana e uniformave blu. “Policia mund të ndalojë të gjithë ose një pjesë të caktuar të shoferëve, ndërkohë që testi i frymëmarrjes mund të imponohet nëse policia ka arsye për të dyshuar se shoferi është i pirë”.

KONSUMUESIT

Grupmoshat nga 24 deri në 35 vjeç janë ato të cilat konsumojnë më tepër pijë alkoolike apo me përmbajtje alkooli. Ndonëse nuk ka të dhëna të viteve të fundit, në hartimin e strategjisë grupi i punës u është referuar të dhënave që kanë dalë nga Shërbimi Alkoologjik pranë QSUT-së mbi numrin dhe moshën e përdoruesve.

Kështu, numri total i pacientëve të trajtuar gjatë periudhës 6- vjeçare (2010-2015) nga ky shërbim ka qenë 2534. Nga ky total, 13 pacientë (0.51%), 117 pacientë (4.62%) i përkasin grupmoshës 16-18 vjeç, 882 pacientë (34.81%) i përkasin grupmoshës 19-25 vjeç, 1516 pacientë (59.83%) u përkasin.

MASAT E REJA/ NËSE E KENI ‘SHKELUR’ ME ALKOOLIN, KY APARAT DO T’U BLLOKOJË MAKINËN! Read More »

Rama ne Vlore:Ne kemi filluar dhe jam i bindur se do ta realizojme aeroportin!

[sgmb id=”1″]

Rama: Ne kemi filluar dhe jam i bindur se do ta realizojm aeroportin

Do të ndërtojmë një aeroport për Vlorën, jo një pistë turistike, por një aeroport rajonal për njerëzit dhe për mallrat, një pol zhvillimi që do ta bëjë Vlorën një nga qytetet më të vizituara të Mesdheut dhe që do ta bëjë bregdetin e Jonit një nga zonat më turistike të Mesdheut dhe që do të mundësojë të gjithë avionëve të jugut që të mos shkojnë deri në Tiranë të marrin avionin.

Kjo nuk është përrallë, por një realitet, saqë është sot realitet policia që duam.

Rama ne Vlore:Ne kemi filluar dhe jam i bindur se do ta realizojme aeroportin! Read More »

LABORATOR DROGE NË BANESË, ARRESTOHET SHQIPTARI ME 83 KG MARIJUANË!

[sgmb id=”1″]

Policia italiane ka arrestuar me akuzën e trafikut të drogës, shtetasin shqiptar Arian Bashmeta 42 vjeç, banues në qytetin e Sanremos.

Në banesën e tij është gjetur një lobarator i vërtetë droge  për përgatitjen e konfeksionimin e dozave të saj.

Në kantinën e shtëpisë së shtetasit shqiptar janë sekuestruar rreth 83 kg marijuanë. Për të fshehur aromën e fortë të drogës e për të mos ngjallur dyshime tek fqinjët e tij, trafikanti shqiptar kishte pozicionuar në kantinë mjaft deodarante ambienti.

Arian Bashmeta për shkak të aktivitetit të tij ilegal, më vitin 2015 është dëbuar nga shteti italian.

Në 2016 ka hyrë në mënyrë klandestine në Itali, ku është arrestuar në Breshia për dhunim të dekretit të dëbimit e është riatdhesuar përsëri drejt Shqipërisë.

Pak kohë më parë është rikthyer në qytetin e Sanremos, duke përfituar nga bashkëshortja e tij e cila zotëron leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Arian Bashmeta konsiderohet një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në provincën e Sanremos.

Sasia e drogës e sekuestruar në banesë, do të sillte për shqiptarin një përfitim prej 100 mijë euro.

LABORATOR DROGE NË BANESË, ARRESTOHET SHQIPTARI ME 83 KG MARIJUANË! Read More »

NJË BOKSIER SHQIPTAR SULMON PËR KAMPION BOTE !

[sgmb id=”1″]

Një tjetër boksier shqiptar ka filluar të shkëlqejë në boksin profesionist.

Bëhet fjalë për fierakun Xhuljo Vrenozi, i cili ditën e djeshme ka arritur të fitojë një ndeshje të vështirë ndaj një ish-kampioni bote, Eusebio Oseja, nga Nikaragua

Edhe pse shifrat dhe eksperienca ishin në favor të kundërshtarit, i cili numëronte 52 ndeshje në boksin profesionist, prej të cilave 30 me fitore, Vrenozi, me vetëm 10 të tilla, ka arritur të kontrollojë më së miri ndeshjen. Ish-boksieri i kombëtares kuqezi ka dominuar të gjashta raundet, duke marrë fitoren e 9-të në boksin profesionist. Performanca e treguar nga Vrenozi ka bindur 3 gjyqtarët, të cilët në unison janë shprehur në favor të shqiptarit.

NJË BOKSIER SHQIPTAR SULMON PËR KAMPION BOTE ! Read More »

Ja kur dhe sa do te rritet paga minimale!

[sgmb id=”1″]

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka thënë sot se paga minimale do të rritet nga 22 në 24 mijë lekë dhe vendimi pritet të merret nga Këshilli i Ministrave këtë javë.

Besoj se këtë të mërkurë, në mbledhjen e radhës së qeverisë, do të kemi aprovimin e pagës minimale në nivelin 24 mijë lekë. Është e konsultuar me sipërmarrjen, me shoqatat e punëmarrësve, e gjithashtu me shoqatat e punëdhënësve”, tha Ahmetaj për gazetarët nga Kuvendi.

Ai ishte i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë për të prezantuar uljen e TVSH-së për akomodimin në turizëm, nga 20 në 6 për qind. Ndryshimet u miratuan nga komisioni, ndërkohë që pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të dalin menjëherë aktet nënligjore.

Ja kur dhe sa do te rritet paga minimale! Read More »

CEREMONI E ÇERTIFIKIMIT TË 287 KURSANTËVE QË PËRFUNDUAN PROGRAMIN E SHKOLLIMIT “KOLEGJI I POLICISË”, KURSI I X-TË!

[sgmb id=”1″]

Ceremoni e çertifikimit të 287 kursantëve që përfunduan Programin e Shkollimit “Kolegji i Policisë”, kursi i X-të.

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Akademisë së Sigurisë është zhvilluar ceremonia e betimit dhe çertifikimit të kursantëve që përfunduan Programin e Shkollimit “Kolegji i Policisë”, kursi i X-të.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, përfaqësues të Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, përfaqësues të misioneve policore që asistojnë Policinë e Shtetit, si dhe familjarë të kursantëve.

Në fjalën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit Z.Çako, ka përgëzuar kursantët për përfundimin me sukses të programit të shkollimit të Kolegjit të Policisë, program i cili synon pajisjen me njohuri dhe aftësitë e nevojshme, për tu bërë punonjës Policie të denjë dhe të aftë, për t’iu përgjigjur në kohë nevojave për sigurinë e komunitetit.

Kjo në kuadër të reformave të ndërmara vitet e fundit, ku reformimi arsimor policor ka qenë dhe mbetet një nga pikat më të rëndësishme të kësaj reforme.

“Të gjithë reformat që Policia e Shtetit ka ndërmarrë këto vitet e fundit nën kujdesin e veçantë të Qeverisë dhe të Ministrit të Punëve të Brendshme, kanë synuar jo vetëm demokratizimin e këtij shërbimi, por mbi të gjitha formimin e një punonjësi Policie të aftë, për t’iu përgjigjur në kohë nevojave për sigurinë e komunitetit dhe mbi të gjitha një punonjësi me integritet të lartë dhe të pacënuar.

Gjatë këtyre viteve u bë e mundur hapja e Akademisë së Sigurisë që synon krijimin e liderëve të ardhshëm të Policisë, por edhe një rimodelim i trajnimit bazë policor me qëllim krijimin e bazave të qëndrueshme dhe në përshtatje me kërkesat e kohës, për një Polici të re, për një Polici të gjeneratës tjetër.

Të nderuar kolegë!

E ndjej shumë të nevojshme dhe të domosdoshme t’ju quaj që të gjithëve kolegë dhe kjo është sa në kënaqësinë time, por edhe në besueshmërinë time se jemi të gjithë të barabartë.

Virtytet mbi të cilat ju do të betoheni sot si besnikëria ndaj ligjit, ndershmëria dhe paanshmëria janë dhe duhet t’ju shoqërojnë gjatë gjithë karrierës suaj në Policinë e Shtetit.
Përpara keni një karrierë të gjatë ndaj dhe ju inkurajoj që asnjëherë të mos dorëzoheni para vështirësive apo pengesave, mbajeni gjithmonë këtë pasion që keni sot për këtë profesion, luftoni dhe kërkoni gjithmonë më të mirën nga vetja nga shoku nga kolegët dhe nga gjithë shoqëria”

Drejtori i Kolegjit të Policisë, Drejtues Ylli Vasili, ka theksuar rëndësinë e procesit mësimor të Kolegjit të Lartë profesional, në përvetësimin e programit teorik dhe trajnimit praktik, koncepteve të reja të policimit, duke synuar arritjen e prioriteteve dhe standarteve bashkëkohore që kërkojnë më shumë përgjegjësi, përkushtim, profesionalizëm, angazhim maksimal dhe rezultate konkrete.

“Shkollimi policor është një ndër kriteret bazë më të domosdoshme të organizatës së Policisë, për të formuar dhe trajnuar strukturat Policore të nivelit operues e më tej për të patur sukses në misionin e saj.

Në Policinë e Shtetit trajnimi bazë për Patrullën e Përgjithshme ka marrë nismën e shkollimit që prej vitit 2006, falë suportit dhe mbështetjes se misioneve ICITAP dhe PAMECA të cilat asistojnë arsimimin policor në vendin tonë dhe më pas si rezultat i punës së palodhur dhe përpjekjeve të lavdërueshme profesionale dhe arsimore të stafit të Akademisë së Sigurisë, të realizuara vitet e fundit, duke përfituar kemi arritur këtë kolegj policor që kemi sot, të aftë për përgatitjen e një produkti profesional e ligjor.

Synimi ynë është dhe mbetet formimi dhe kualifikimi i një brezi të ri të shërbimeve të Policisë së Shtetit, për të konsoliduar një trupë policore të qëndrueshme me integritet të lartë për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike dhe për të fituar besimin e qytetarëve duke përballuar çdo sfidë me paligjshmërinë”

Vilma Imeraj, një prej kurasanteve që përfunduan me sukses kolegjin për Patrullë të Përgjithshme, ka vlerësuar si shumë të domosdoshme nismën e ndërmarrë kohët e fundit për futjen e femrave në Polici, duke falënderuar Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, që kanë suportuar përfshirjen e grave dhe vajzave në Policinë e Shtetit.

“Unë jam Vilma dhe deri para pak çastesh kursante e Kolegjit të Lartë Profesional, dhe tani pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit. Ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë ditë kaq të rëndësishme për ne, prania juaj sot në këtë ceremoni që simbolizon hapat e para të misionit tonë si punonjës policie, na motivon dhe na jep një pasqyrë të qartë se si ne, me dinjitet dhe me kokën lart, mund t’ia dalim mbanë.

Sot, përfaqësoj zërin e të gjithë kolegëve dhe e them me plot bindje që e gjej veten shumë të përfaqësuar dhe te barabartë, aspak në dallim vajza dhe djem.

A është kjo një risi? Sigurisht që po. Një risi dhe një hap i madh që ka ndodhur sidomos vitet e fundit si një kërkesë e domosdoshme për krijimin e një organizate siç është Policia.

Policia nuk duhet parë si puna e të fortëve kundër të tjerëve, Policia është për zbatimin e ligjit, ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike, zgjidhjen e konflikteve, krijimin e një mjedisi të sigurt për njerëzit, dhe së fundmi arritjen e një bashkëpunimi të suskseshëm me vetë komunitetin për çdo lloj problemi që u del përpara.

Policia është humanitet mbi të gjitha, dhe kush me shumë se femra është një qënie humane, një jetë për jetë. Nëse më përpara në organizatën e Policisë përfshiheshin vetëm meshkujt, sot mendoj se kemi bërë një hap akoma më të madh, duke reformuar të gjithë sistemin në përfshirjen e figurës së femrës në atë botë të quajtur ekskluzivisht të meshkujve.

Unë jam një vajzë, por ama nuk jam ekstremisht feministe, që do të thotë respektoj dhe vlerësoj rolin e rëndësishëm dhe të padiskutueshëm të burrave në organizatën e Policisë, si edhe në jetë, por nga ana tjetër dua të theksoj, se dhe gruaja luan një rol të rëndësishëm në bërjen e këtij profesioni sa të denjë dhe fisnik.

Përfshirja e grave dhe vajzave në Polici po mbështetet fuqishëm si nga institucionet shtetërore ashtu edhe nga shoqëria dhe familja. Rritja e numrit të vajzave dhe grave vit për vit në organizatën e Policisë, tregon për suksesin e kësaj nisme, por nga ana tjetër na ngarkon ne me një përgjegjësi shumë të madhe, që jo vetëm të luftojmë steriotipin gjinor, por edhe të ndërtojmë një rrugë më sigurtë për vajzat dhe gratë e tjera që e shohin veten në këtë profesion.

Së fundmi dua të them se ne jemi të përgatitur, dhe të gatshëm që ta kryejmë detyrën tonë sa më mirë, të jemi të vëmendshëm dhe kritikues ndaj çdo vendimi që do të marrim, mund të jemi bashkëpunues me njëri tjetrin për të arritur qëllimin e përbashkët “të qënit Policia që të gjithë duam”.

Gjëja më e rëndësishme që Kolegji na mësoi ishte se Policia është si një familje e madhe, ne jemi një familje dhe si e tillë duhet të përkrahim njëri tjetrin, të falim ndjenjën e sigurisë, të kuptojmë shpirtin e sakrificës dhe ta përcjellim atë edhe tek komuniteti.

Ne jemi punonjës policie, ne jemi humanë, ne japim jetë dhe mbrojmë jetë.

Një falenderim i veçantë shkon dhe për familjarët tanë, të cilët na mbështëtën në këtë nismë duke na inkurajuar dhe motivuar që të japim më të mirën e mundshme, dhe ta vlersojmë ashtu siç duhet këtë profesion.

Në përfundim të ceremonisë Drejtuesit e Lartë të institucioneve përkatëse u kanë dorëzuar çertifikatat kursantëve të pranishëm.

Fjala e plotë e Drejtorit të Polciisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako

Dita e betimit është një ditë e veçantë për të gjithë. Një ditë që kujtohet gjatë gjithë jetës si dita e parë si punonjës Policie, si dita kur para flamurit betohesh se do t’i kryesh me besnikëri detyrat e ngarkuara nga ligji.

Me këtë akt solemn ju kurorëzoni përfundimin me sukses të programit të shkollimit të kolegjit të Policisë dhe filloni rrugëtimin tuaj në këtë profesion sa fisnik aq edhe të vështirë.

Për mëse një vit ju iu nënshtruat trajnimit teorik dhe praktik me qëllim pajisjen me njohuri dhe aftësitë e nevojshme për tu bërë punonjës Policie të denjë për t’i shërbyer nevojave të komunitetit që padyshim ka pritshmëri të larta në lidhje me rendin dhe sigurinë, e në veçanti ndaj punonjësve të Policisë të cilët duhet të reflektojnë modelin më të mirë të qytetarit të sotëm.

Të gjithë reformat që Policia e Shtetit ka ndërmarrë këto vitet e fundit nën kujdesin e veçantë të Qeverisë dhe të Ministrit të Punëve të Brendshme kanë synuar jo vetëm demokratizimin e këtij shërbimi, por mbi të gjitha formimin e një punonjësi Policie të aftë, për t’iu përgjigjur në kohë nevojave për sigurinë e komunitetit dhe mbi të gjitha një punonjësi me integritet të lartë dhe të pacënuar.
Në këtë kuadër, reformimi i sistemit arsimor policor ka qenë dhe mbetet një pikat më të rëndësishme të kësaj reforme.

Gjatë këtyre viteve u bë e mundur hapja e Akademisë së Sigurisë që synon krijimin e liderëve të ardhshëm të Policisë, por edhe një rimodelim i trajnimit bazë policor me qëllim krijimin e bazave të qëndrueshme dhe në përshtatje me kërkesat e kohës, për një Polici të re, për një Polici të gjeneratës tjetër.

Ndryshimet e përditësuara në modelet e trajnimeve të shkollimit bazë si dhe marrja e masave dhe hartimi i programeve për kalimin në kolegjin e Policisë si një kolegj profesional, sipas ligjit për arsimin e lartë do të sjellë risi të reja në akreditimin e moduleve dhe alternimin me programet Bachelor të fakulteteve të sigurisë dhe hetimit.

Të gjitha këto ndryshime dhe reformime do të krijojnë më shumë mundësi dhe alternativa për formimin e punonjësve të rinj të Policisë por edhe për drejtuesit e ardhshëm të saj.

Të nderuar kolegë.

E ndjej shumë të nevojshme dhe të domosdoshme t’ju quaj që të gjithëve kolegë dhe kjo është sa në kënaqësinë time, por edhe në besueshmërinë time se jemi të gjithë të barabartë.

Virtytet mbi të cilat ju do të betoheni sot si besnikëria ndaj ligjit, ndershmëria dhe paanshmëria janë dhe duhet t’ju shoqërojnë gjatë gjithë karrierës suaj në Policinë e Shtetit.
Të jesh punonjës Policie është një sfidë që kërkon nga secili prej jush, përkushtim devotshmëri dhe sakrificë të panumërt.

Sot ju duhet të ndiheni krenarë për përfundimin me sukses të studimeve, prindërit tuaj janë krenarë për zgjedhjen tuaj ashtu si edhe ne jemi krenarë për ju si brezi më i ri, si fryma më e re e Policisë së Shtetit.

Përpara keni një karrierë të gjatë, ndaj dhe ju inkurajoj që asnjëherë të mos dorëzoheni para vështirësive apo pengesave, mbajeni gjithmonë këtë pasion që keni sot për këtë profesion, luftoni dhe kërkoni gjithmonë më të mirën nga vetja nga shoku, nga kolegët dhe nga gjithë shoqëria.

Në fund iu uroj suksese dhe ju priftë e mbara në detyrën tuaj fisnike që do të merrni

Suksese!

CEREMONI E ÇERTIFIKIMIT TË 287 KURSANTËVE QË PËRFUNDUAN PROGRAMIN E SHKOLLIMIT “KOLEGJI I POLICISË”, KURSI I X-TË! Read More »

Burgu i “Panama Papers”, jeta luksoze e të burgosurve

[sgmb id=”1″]

Alex de Stampa është arkitekti francez i cili ka projektuar burgun-anije të “Panama Papers”.

Projekti në fakt ngjan më shumë me një jaht pushimesh sesa me një burg, por e keqja është se ky projektim nuk i jep mundësi të burgosurve të arratisen në asnjë mënyrë të mundshme.

Mbi anijen me lartësi 350 m, do të ndërtohet struktura 100-metroshe, në të cilën do të qëndrojnë gjithë të dënuarit.

Burgu ka hapësirën për zhvillimin e sporteve dhe nuk mungon as pjesa ku do të qëndrojë administrata.

Burgu i “Panama Papers”, jeta luksoze e të burgosurve Read More »

Romanca kthehet ne ferr.Cifti Shqiptar rilidhet pas 20 vitesh por gjithcka shkon keq.

[sgmb id=”1″]

Një person 39-vjeçar është arrestuar nga Policia ditën e djeshme, pasi ishte shpallur në kërkim për kanosje me armë.Ai është Arben Papa, 39 vjeç banues në Tiranë. Papa kishte vendosur që të rilidhej me ish-të dashurën e tij pas 20 vjetësh.

Mirëpo kjo lidhje nuk i shkoi si e parashikonte. Pasi kreu marrëdhënie me të dashurën e tij, Blertina L. Papa zbulon se kishte marrë hepatitin B.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Papës dhe ka nisur të kërcënojë të dashurën me armë dhe ta përnjdekë, shkruan “Panorama”.

HISTORIA

Mbi bazen e materialit te ardhur nga organi procedues, kallëzuesja Blertina L. me të pandehurin Arben Papa kanë pasur njohje para 20 vjetësh.

Më pas ata nuk kanë pasur komunikim me njëri-tjetrin për shkak të largimit të tyre në mënyrë respektive jashtë vendit.

Rreth tre muaj më parë pasi Arbeni është kthyer në Shqipëri ata janë takuar përsëri.

Prej një muaji ata janë ndarë përsëri pasi kanë pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Gjatë kësaj kohe gjithashtu i pandehuri ka rënë në dijeni të faktit se ishte infektuar me hepatitin “B”.

Ky fakt ka bere që Arbeni të reagonte negativisht ndaj Blertinës duke i krijuar shqetësim kësaj të fundit duke e fyer dhe ofenduar në mënyrë të vazhdueshme.

Në lidhje me këtë fakt me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe disa letra të shkruara nga Arbeni në drejtim të Blertinës nga ku pasqyrohet fakti se personi nën hetim fajëson Blerinën për sëmundjen e tij.

Me pas në datë 10.03.2015 rreth orës 11:30 i pandehuri ka shkuar pranë banesës së kallëzueses të ndodhur në Rrugën “Fortuzi”, ku ka qëndruar për pak kohë në një lokal pranë kësaj banese.

Sapo i pandehuri ka parë motrën e saj Eriola L. ka reaguar negativisht ndaj saj me fjalë fyese dhe kërcënuese.

Të njëjtat veprime ai ka kryer edhe me kallëzuesen dhe nënën e saj të quajtur Ilmie L.

Pas kësaj nëpërmjet një arme zjarri me mbishkrimin GAP 8 mm që ai e kishte në dorë ka kanosur seriozisht për jetën atë dhe familjarët e saj.

Kjo armë është sekuestruar me cilësinë e provës materiale nga policia gjyqësore. Gjithashtu gjatë kësaj kohe ai i ka drejtuar këtë armë edhe shtetasit S. D., i cili ka qenë duke qarkulluar në rrugën “Fortuzi”.

Menjëherë ai ka njoftuar disa punonjës policie të cilët kanë qenë duke qarkulluar me mjet në këtë rrugë e që më pas ata kanë bërë edhe shoqërimin e tij pranë Komisarita të Policisë Nr.3.

I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Arben Papa ka spjeguar se ka pasur lidhje të ngushtë me kallëzuesen Blertina L. dhe duke qenë se ai është infektuar me  hepatitin B dhe C nga ajo, ai ka reaguar negativisht ndaj saj.

Romanca kthehet ne ferr.Cifti Shqiptar rilidhet pas 20 vitesh por gjithcka shkon keq. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com