Aktualitet

Beri propagande per kryeeministrin,shkarkohet mesuesja!Rama:Do dalin nga sistemi…

[sgmb id=”1″]

Pas videos së shpërndarë në media ditë e sotme, ku një mësuese bënte propagandë në shkollë, për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kavajë, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Ministrisë së Arsimit.

 Ka qenë vetë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila ka njoftuar shkarkimin nga puna të saj, që sipas saj, ka shkelur urdhërin për të mos bërë propagandë politikë në klasë.

“Keqardhje për mësuesen që ka shkelur urdhërin tim të prerë për të mos bërë propagandë politikë në klasë! Në zbatim të urdhërit, mësuesja do të largohet menjëherë, që sot, nga sistemi arsimor.

Mësuesit dhe nxënësit janë të lirë të aktivizohen politikisht, por jashtë mureve të shkollës.

Kam parë mësues dhe nxënës që marrin pjesë edhe në takimet televizive të Çadrës, po asnjë gjemb në këmbë nuk u ka hyrë dhe nuk do t’u hyjë për arsye politike.

Por, asnjë nxënës apo mësues/e që nuk dëshiron të marrë pjesë në takime politike, as nuk mund të urdhërohet ta bëjë këtë, as nuk do të cënohet kurrë pse nuk aktivizohet politikisht për këdo qoftë!”, -shprehet Nikolla.

Më herët, kryeministri Edi Rama, duke foluar nga foltorja e Kuvendit, tha se nëse do të ketë raste të tjera, ato do të përjashtohen nga sistemi.

“Sapo më ka informuar ministrja e arsimit se në media është publikuar një video ku mësuesja u thotë në klasë fëmijëve që të shkojnë në takimin që kemi në Kavajë. Ministrja e ka shkarkuar nga sistemi arsimor atë mësuese dhe unë dua ta them sot qartë dhe prerë… çdo mësues dhe mësuese ka lirinë të angazhohet politikisht me çdo forcë politike, të flasë me këdo, por është në shkelje flagrante jo vetëm të ligjit por edhe të etikës së shkollës që ne duam, nëse e bën në klasë. 

Ne kemi patur plot video për mësuesit apo nxënës në çadër dhe nuk ka asnjë dëshmi të vetme se atyre tu ketë hyrë gjë në këmbë. Për ne është e qartë dhe shumë e thjeshtë. Shkollat janë shkolla dhe në atë hapësirë është shteti garanti i të gjithë fëmijëve nxënësve mësuesve, se ata janë të lirë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda shkollës pa qenë të kërcënuar, e as të sugjeruar që të marrin pjesë në aktivitetet e partive politike. Nëse më tregoni mësuese apo mësues që bëjnë politikë në klasë, ata do të dalin nga sistemi. Nëse më tregoni për mësues që bëjnë politikë jashtë ambienteve të shkollës , për ata kam respekt. Kufiri është shkolla!”, -tha Rama. 

Beri propagande per kryeeministrin,shkarkohet mesuesja!Rama:Do dalin nga sistemi… Read More »

Cmendet Vuciq per lirimin e Haradinajt:Vendimi i gjykates eshte skandaloz dhe i turpshem!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas mbledhjes së jashtëzakonshme që e thirri sot në mëngjes, pas vendimit të Gjykatës në Colmar për lirimin e Haradinajt, ka reaguar mjaftë ashpër, duke thënë se ky vendim është i ndikuar politikisht, skandaloz dhe i turpshëm.

Vuçiq ka thënë se vendimi i Gjykatës së Colmarit është skandaloz, i ndikuar politikisht dhe i turpshëm, shkruan b92, transmeton Gazeta Express.

“Nuk e kemi ftuar për çokolata dhe ëmbëlsira, por e kemi kërkuar për krime të luftës”, ka thënë Vuçiq, derisa kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës në Francë.

Gjykata në Colmar të Francës e ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, megjithëkëtë, pas një kohë mjaftë të gjatë që Haradinaj qëndroi atje.

Cmendet Vuciq per lirimin e Haradinajt:Vendimi i gjykates eshte skandaloz dhe i turpshem! Read More »

Si u bë Facebook, “shtëpia” e psikopatëve.

[sgmb id=”1″]

Eshtë e vërtetë për internetin, dhe këtë po mësojmë; jo vetëm nga Facebook Live, por nga media sociale në përgjithësi. Duket sikur Interneti mban një pasqyrë për natyrën njerëzore. Shumë prej atyre që shohim të reflektohen janë banale dhe të parashikueshme, por disa prej gjërave që na thotë për veten tonë janë ashtu si vrasja e Goduin, thellësisht shqetësuese

Çdo kompani normale që do të kishte një produkt tnë gjendje për të prodhuar rezultate të tilla toksike, do ta mbyllte. Por Facebook nuk është një kompani normale: nuk i bën paratë e veta nga shitja e gjërave për ne, por nga analiza e veprimeve tona dixhitale, pëlqimeve dhe klikimeve, dhe fiton duke ua shitur ato të dhëna reklamuesve, të cilët shpresojnë që reklamat e tyre në këtë mënyrë mund të shënjestrohen më saktë

Thënia e vjetër “kujdes se çfarë kërkon” të vjen menjëherë në mendje. Pak kohë më parë, Facebook filloi Facebook Live, një shërbim që u mundëson përdoruesve të transmetojnë video të drejtpërdrejta para botës. Menjëherë pasi u aktivizua shërbimi, themeluesi dhe CEO i kompanisë, Mark Zuckerberg, tha se ai do të mbështeste të gjitha mënyrat “personale dhe emocionale dhe të papërpunuara” me të cilat njerëzit komunikojnë. Përdoruesit u inkurajuan të “shfaqeshin live” në mjedise të rastësishme – duke pritur bagazhin në aeroport, për shembull, ose duke ngrënë në një restorant.

Vini re frazën “të papërpunuara”. Facebook Live ka transmetuar tashmë live momentet kur një burrë me aftësi të kufizuara lidhet, rrihet dhe pritet me thikë. Në mars, dyadoleshentë në Chicago u shfaqën live duke përdhunuar një adoleshente. Dhe afro 40 përdorues të Facebook e panë videon, pa e raportuar tek Facebook apo policia.

Me sa duket ishte vetëm preludi. Të dielën në mëngjes, Robert Goduin, një 74-vjeçar po ecte në rrugë në Cleveland, Ohio, duke parë punën e vet. Atij iu afrua një 37-vjeçar me emrin Steve Stephens, që i kërkoi të thoshte emrin “Joy Lane”. Goduin e tha, dhe pas kësaj Stephens e qëlloi për vdekje. Stephens hodhi më pas tre video në Facebook, mes orës 11.09 dhe 11.22. Në të parën, shpallte qëllimin e tij për të kryer vrasje. Dy minuta më vonë, hodhi në Facebook një filmim të vrasjes. më pas në 11.22 doli “live” në Facebook duke u rrëfyer. Facebook e mori raportin e parë për vrasjen në orën 12.59 dhe e çaktivizoi llogarinë e Stephens 23 minuta më vonë. Joy Lane ishte emri i të dashurës së tij, me të cilën kish patur vështirësi kohët e fundit.

Facebook, natyrisht, është i tmerruar nga e gjithë kjo. “Ky është një krim i tmerrshëm dhe ne nuk lejojmë këtë lloj përmbajtjeje në Facebook,” tha një zëdhënëse në një deklaratë të dërguar në Uashington Post. “Ne punojmë shumë për të mbajtur një mjedis të sigurt në Facebook dhe jemi në kontakt me organet e zbatimit të ligjit në raste emergjencash, kur ka kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë fizike”.

Dakord. Por çfarë është kjo? Kompania ka një blog zyrtar të dedikuar për Facebook Live. “Që nga dalja e Facebook Live,” thotë artikulli në 18 prill – domethënë dy ditë pas vrasjes së Goduin – “kemi parë njerëz dhe botues anembanë botës që shfrytëzojnë mundësinë për të ndarë përvojat e tyre, teksa ato ndodhin, sidomos gjatë momenteve të rëndësishme kulturore. Ne kemi qenë të frymëzuar nga kreativiteti që kemi parë”.

Pra, po shohim shfaqjen e një modeli: një përqindje e vogël e përdoruesve të Facebook (dhe duke qenë se janë 2 miliardë tillë, ky është një numër i konsiderueshëm njerëzish) janë psikopatë, sociopatë ose të çmendur. Disa gëzojnë duke shkaktuar dhimbje ndaj të tjerëve dhe – më keq – transmetojnë veprimet e tyre për sytë e botës. Deri kohët e fundit, kjo dëshira e fundit ka qenë e vështirë për t’u plotësuar. Por tani teknologjia digjitale, në formën e aplikacioneve të tilla si Periscope dhe shërbime të tilla si Facebook Live, u ka ardhur në ndihmë. Mendojeni si kanali “Psikopatët jemi ne”.

Çdo kompani normale që do të kishte një produkt tnë gjendje për të prodhuar rezultate të tilla toksike, do ta mbyllte. Por Facebook nuk është një kompani normale: nuk i bën paratë e veta nga shitja e gjërave për ne, por nga analiza e veprimeve tona dixhitale, pëlqimeve dhe klikimeve, dhe fiton duke ua shitur ato të dhëna reklamuesve, të cilët shpresojnë që reklamat e tyre në këtë mënyrë mund të shënjestrohen më saktë.

Duket se Facebook mund të kërkojë më shumë para, për reklama që vendosen në video, kështu që shërbimi Live sjell më shumë fitime. Duke pasur parasysh këtë, problemet e PR që vjen nga abuzimet me shërbimin nga psikopatët, është thjesht kostoja e të bërit biznes. Përveç kësaj, a nuk do të ishte gabim të lejonim disa të marrë, që të frenonin kreativitetin e njerëzve që dëshirojnë të “ndajnë përvojat e tyre ashtu si ato ndodhin, veçanërisht gjatë momenteve të rëndësishme kulturore”?

“E gjithë jeta njerëzore është aty”, ka qenë dikur një slogan i “News of the World”, tashmë e mbyllur. Nuk ishte asnjëherë e vërtetë për atë organ. Por është e vërtetë për internetin, dhe këtë po mësojmë; jo vetëm nga Facebook Live, por nga media sociale në përgjithësi. Duket sikur Interneti mban një pasqyrë për natyrën njerëzore. Shumë prej atyre që shohim të reflektohen janë banale dhe të parashikueshme, por disa prej gjërave që na thotë për veten tonë janë ashtu si vrasja e Goduin, thellësisht shqetësuese.

Ndoshta kjo është arsyeja përse Facebook mendon që ne nuk duhet të vrasim korrierin. Eshtë një variant i argumentit të Shoqatës Kombëtare të Pushkatarëve: armët nuk vrasin njerëz – janë njerëzit që vrasin njerëz. Dhe është një gjepur.

Si u bë Facebook, “shtëpia” e psikopatëve. Read More »

VRASJA E ISH POLICIT KUJTIM PRENGA, ARRESTOHET NJË NGA AUTORËT NË GJERMANI!

[sgmb id=”1″]

Vjen arrestimi i parë për vrasjen e Kujtim Prengës, ish-oficer i Policisë Ushtarake, në Visselhövede të Gjermanisë, në 9 Janar të këtij viti.

Siç raportojnë mediat gjermane, policia e Rotenburger në bashkëpunim me atë të Hanoverit, arrestuan këtë të martë një 22-vjeçar, i dyshuar si bashkautor në vrasjen e 46-vjeçarit Prenga. I riu, rreth të cilit nuk bëhet me dije detaje të tjera, ka pranuar para agjentëve të policisë pjesëmarrjen ne vrasje, shkruan gjermania “Kreiszeitung”.

Sipas Prokurorisë gjermane që po merret me hetimet, pista kryesore e vrasjes së 46-vjeçarit shqiptarit është gjakmarrja. Kujtojmë se gjashtë vite më parë, më 30 dhjetor, Prenga që asokohe punonte si badigard i një lokali në Kamëz, ka vrarë gjatë orarit të punës me armën që e mbante me leje të organeve kompetente Armando Frrokun.

Në një aksion të përbashkët nga ana e policëve gjermanë, holandezë dhe shqiptarë, një total prej 24 pronash janë kontrolluar në rajonin e Hanoverit si dhe në Holandë dhe Shqipëri të martën, shkruan media gjermane. Ndërkohë që nga policia shqiptare nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me aksionin.

Në Gjermani, 105 efektivë policie kanë marrë pjesë në aksion.

Në Holandë, është ndaluar një tjetër i dyshuar në Amsterdam, një 24-vjeçar shqiptar, por është liruar sërish.

Kujtim Prenga është ekzekutuar me armë zjarri përpara syve të vajzës së tij, gjatë paradites së 9 janarit. 46-vjeçari u qëllua pranë një shkollë fillore.

Dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës. Pas kësaj, autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa Prenga, u transportua me urgjencë në spital, ku humbi jetën.

Policia ka gjetur më pas të braktisur, motorin tip ‘Kawasaki’, me të cilën autorët kryen vrasjen.

Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku.

Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërdyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.

Por vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi se gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti.

Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme.

Vrasja në 2011

Armando Frroku u ekzekutua mbrëmjen e 30 dhjetorit 2011 në Kamzë. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri, pistoletë në derën e një lokali me muzikë Live në Kamzë.

Sipas hetimeve, në datë 30.12.2011 rreth orës 20.30, Sokol L., me detyrë punonjës policie në IEVP Fushë­-Krujë së bashku me të pandehurin Kujtim Prenga ka shkuar tek disko “Om…” në Kamzë ku Sokol L. kishte disa ditë që kishte filluar punë si badigard. I pandehuri Kujtim Prenga ka vajtur së bashku me shtetasin Sokol L. me qëllim për të filluar punë edhe ai si badigard.

Pasi kanë vajtur në disko, kanë takuar pronarin e lokalit, pikërisht të pandehurin Kastriot Balla, ku së bashku me të janë ulur në një tavoline dhe kane pire kafe. Gjatë kohës që po pinin kafe shtetasi Sokol L. Ka parë se është futur në parkim një mjet tip “Renault” ku ka parë që nga ky automjet po zbrisnin tre persona. Shtetasi Sokol ka komunikuar me këta persona dhe u ka thënë të parkonin automjetin në një vend ku mos të pengonin parkimin e makinave të tjera.

Biseda mes tyre është acaruar dhe kanë filluar të godasin njëri-­tjetrin. I pandehuri Kastriot Balla ka ndërhyrë duke i ndarë dhe pas kësaj të tre djemtë janë larguar duke lënë mjetin ne parkim.

Shtetasi Sokol L. pas kësaj është larguar nga lokali dhe në këtë kohë në lokal ka ardhur shtetasi Ismet C. me detyrë polic i qarkullimit rrugor dhe njëkohësisht i afërm i njërit nga tre personat që ishte konfliktuar me shtetasin Sokol L.

Në bisede e sipër shtetasi Ismet C. iu ka kërkuar ndjesë për sjelljen që kanë kryer të njohurit e tij e lokal duke iu ka premtuar se një situate e tillë nuk do të ndodhte më. Në këtë kohë në lokal janë futur të tre personat që ishin larguar më parë ku së bashku me ta ka qenë dhe një person tjetër, ku përsëri janë konfliktuar me shtetasin Sokol L., ku i pranishëm ka qenë dhe shtetasi Ismet C. Shtetasi Sokol L. ka njoftuar forcat e policisë dhe në këtë moment grindja në mes grupeve është ndërprerë.

I pandehuri Kujtim Prenga ka qenë duke qëndruar i vetëm në oborrin e lokalit ku pas 7­8 min ka parë 7­8 persona, ku ka dalluar dhe katër personat që kishin ardhur dhe më përpara që ishin grindur me shtetasin Sokol. Këta 7­8 persona kanë dashur të hyjnë brenda në lokal. Ata janë sulur drejt derës dhe me problematiku ka qenë viktima Mand Prenga.

I pandehuri Kujtim Prenga ka ndërhyrë në 2­3 raste për të mos lejuar viktimën dhe shokët e tij te futen ne lokal por viktima se bashku me shokët e tij kane filluar duke e goditur te pandehurin ne pjese te ndryshme të trupit. I pandehuri Kujtim Prenga në këto kushte ka nxjerrë armën që e mbante me leje të organeve kompetente dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës Armand Frroku i cili ka gjetur vdekjen ne moment.

Kujtim Prenga pas kësaj është futur me shpejtësi në tualet për t’iu shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme. Nga lokali kanë filluar të largohen klientët që ndodheshin brenda dhe menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë marrë kontakt me të pandehurin Kastriot Balla. Ai nuk ka treguar të vërtetën mbi ngjarjen e ndodhur dhe në këto kushte shtetasi L.H., S.D. dhe D.Xh. kanë kontrolluar në dhomat e lokalit dhe gjatë këtij kontrolli kane gjetur në një dhomë që shërbente si magazinë të pandehurin Kujtim Prenga.

Image

VRASJA E ISH POLICIT KUJTIM PRENGA, ARRESTOHET NJË NGA AUTORËT NË GJERMANI! Read More »

FLASIN VAJZAT QË ISHIN ME DAUTAJN DHE DALIPAJN PARA ATENTATIT!

[sgmb id=”1″]

Nga atentati i dyfishtë që ndodhi dje në Sukth ku mbetën të vrarë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, kanë dalë në pah të tjera detaje.

Gazetari i “Panoramës” Leonidha Musaj, raporton se janë identifikuar vajzat që janë takuar me dy të ndjerët para atentati dhe janë marrë në pyetje nga policia. Ata mësohet se janë nga Tirana dhe kanë pohuar se kishin një miqësi të vjetër më dy të rinjtë.

Sipas vajzave ata janë takuara me Dautajn dhe Dalipajn, në një kafe afër një pikë karburanti në autostradë, ku kanë qëndruar rreth 40 minuta.

Vajzat më tej janë shprehu se nuk ishin në dijeni të atentatit dhe se ngjarje e kanë marrë vesh nga mediat sociale, shkruan “Panorama”.

Ata gjithashtu kanë theksuar se nuk ishin në dije nëse viktimat kishin probleme me ndonjë person. Pas kafes sipas tyre të dy djemtë janë larguar me mjetin e tyre ndërsa vetë vajzat janë larguar me makinën e tyre.

FLASIN VAJZAT QË ISHIN ME DAUTAJN DHE DALIPAJN PARA ATENTATIT! Read More »

“UEFA DEVELOPMENT” SHQIPËRIA KALON SAN MARINON ME PENALLTI!

[sgmb id=”1″]

Ne Qipro kane nisur ndeshjet e turneut Uefa Development 2017 ku merr pjese edhe skuadra kombetare U-17 nen drejtimin e trainerit Mustedanagic.

Takimi i pare sot ka dale ne barazim 1:1 ne kohe te rregullt. Me pas nga pika e penalltive me e sakte u tregua skuadra kombetare shqiptare. Ne kete ndeshje traineri Mustedamagic hodhi ne fushe kete formacion: L.Malaj, A.Doda, I.Rabija, K.Malo, A.Sadikaj, K.Muho, K.Bozhanaj, G.Arapi, B.Ibrahimi, A.Cejku, E.Murati. Ne dispozicion te trainerit ishin: Rezerve: M.Kodra, A.Jazxhi, V.Mehmetaj, R.Gjurkaj, R.Xhahysa, E.Mehmetaj, A.Mehmeti, B.Morina, E.Shima. Me penallti Shqiperia fiton 4:3. Sipas rregullores, ekipi qe fiton me penallti merr 2 pike dhe ekipi qe humbet me penallti merr 1 pike.

Ndeshja tjeter u zhvillua ne oren 11:00 Qipro – Uells ku dhe ajo u mbyll1-1, dhe me penallti fitoi Uellsi 3-4. Pas ndeshjeve te para Shqiperia e Uellsi kryesojne me 2 pike, teksa San Marino e Qipro vendase kane nga nje pike. Takimi tjeter eshte kunder Uellsit ne date 28.04.2017, ora 16:00.

“UEFA DEVELOPMENT” SHQIPËRIA KALON SAN MARINON ME PENALLTI! Read More »

FSHATI NË HARRESË, BANORËT: NUK NA VINË NUSET, E DI SA ÇUNA BEQARË KA KËTU!

[sgmb id=”1″]

Të lënë në harresë për thuajse çerek shekulli, banorët e fshatit Skilaj kërkojnë t’u rregullohet rruga qe i lidh me aksin nacional. Uji që shkon në shtëpitë e banorëve është i përzierë me ujëra të zeza. Jo më larg se dy muaj më parë 4 fëmijë të këtij fshati u prekën nga hepatiti.

“Duam rrugë të shtruar dhe të sistemuar. Të rishikohen telat e korrentit se janë të kohës së komunizmit”, shprehet një prej banorëve.
“tek shkolla 8-vjecare kur bie shi bashkohen telat, rrezikohen fëmijët nga korrenti”, tregon një banor tjetër

Në fshatin me 1 mijë banorë nuk kërkojnë vetëm ujë, drita, dhe kanale vaditëse por edhe nuse. Ata thonë se vajzat nuk pranojnë të martohen me djemtë, për shkak të kushteve të këqija në këtë fshat të njësisë administrative Karbunarë në Lushnje,

“Nuk na vinë nuset, e di sa çuna beqarë ka këtu…30”, shprehet një grua.

“Ne paguajmë taksë gjelbërimi, ndriçimi, për plehrat, ndërkohë që këtu s’ka asnjë kusht. Shumica je djemve janë beqarë nën 27 vjeç pa perspektivë, thotë një i ri.

Fshati Skilaj ndodhet 9 km nga qyteti i Lushnjes, por mungesa e rrugëve ka bërë që këtyre banoreve t’u shtohet largësia me qytetin.

FSHATI NË HARRESË, BANORËT: NUK NA VINË NUSET, E DI SA ÇUNA BEQARË KA KËTU! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com