Aktualitet

“O njeri ordiner si s’të vjen turp!” Rama: “Nuk rrihet kaq gjatë në çadër se të iken ajri i trurit”!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar debate të ashpra me komentues të shumtë në facebookun e tij.

Shumë komentues, kanë reaguar ashpër ndaj Ramës të revoltuar pas zgjedhjes se Metës si President.

Nuk kanë munguar as ofendimet nga ana e qytetarëve, ku Rama nuk ka nguruar t’u përgjigjet.

“O njeri ordiner si s’të vjen turp!” Rama: “Nuk rrihet kaq gjatë në çadër se të iken ajri i trurit”! Read More »

Atentati në Sukth, zbulohet ku strehohej Juxhin Dauti…Mister pse doli pa eskortë!

[sgmb id=”1″]

Pak ditë pas atentatit të ndodhur tek “Mbikalimi i Sukthit”, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi ish-efektivi Ervin Dalipaj dhe 27-vjeçari Juxhin Dauti, policia dhe prokuroria e Durrësit kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se nga hetimet e bëra ka rezultuar se kohët e fundit i riu Dauti strehohej në një hotel luksoz, në qytetin bregdetar.

Mësohet se 27-vjeçari, i cili është akuzuar për një vrasje në Vlorë në vitin 2012 dhe që më pas është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit dilte gjithnjë i shoqëruar nga dy automjete. Sipas hetuesve të çështjes, për shkak të hasmërive që kishte, Juxhin Dauti prej kohësh shoqërohej me eskortë. Fakti që ditën e atentatit dy viktimat kanë lëvizur të pambrojtur ka intriguar grupin hetimor. Marrja në pyetje e familjarëve të Juxhin Dautit pritet të hedhë dritë mbi personat që e ruanin atë dhe 38-vjeçarin Dalipaj. Gjithashtu, nga marrja në pyetje e të afërmve pritet të merret informacion se përse ditën e ngjarjes ata lëvizën pa eskortë, duke rënë në pritën vdekjeprurëse të atentatorëve. Ndërkaq, mësohet se prokuroi i çështjes së ekzekutimit mafioz, Drini Pali, u ka dërguar një sërë bizneseve në rrugën dytësore Maminas-Shijak-Durrës kërkesën për të dhënë pamjet filmike të kamerave të sigurisë në këtë segment rrugor.

Ndonëse hetimet po vazhdojnë me intensitet, policia dhe prokuroria e Durrësit ende nuk kanë persona të dyshuar në lidhje me atentatin e ndodhur pasditen e së martës. Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se marrja e pamjeve filmike mund të hidhte dritë mbi atentatorët dhe itinerarin e tyre.

Aktualisht po bëhet krehja e të gjithë zonës së Shijakut për identifikimin e personave që kanë më shumë dijeni në lidhje me aktivitetin e Ervin Dalipajt dhe të Juxhin Dautit. Sipas hetuesve, pronarët e bizneseve afër vendit ku ndodhi ngjarja hezitojnë të japin pamjet filmike të kamerave të sigurisë, pasi kanë frikë nga organizatorët e atentatit ndaj 38-vjeçarit Dalipaj dhe 27-vjeçarit Dauti.

Hetimet

Sipas burimeve nga grupi hetimor, nisur nga skena dhe dinamika e krimit me dy automjete, dyshohet që pjesëmarrës në atentat të kenë qenë jo më pak se tre persona.

Në automjetin e parë “BMW X5”, kanë qenë dy persona, shoferi dhe pasagjeri, i cili ka qëlluar me kallashnikov nga xhami i parë i mjetit në drejtim të makinës tip “Audi S8”, në të cilën udhëtonin Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti.GSH

Edhe në automjetin e dytë dyshohet se kanë qenë dy persona, por hetuesit e kanë të vështirë të përcaktojnë më shumë detaje, për shkak se filmimet e siguruara nuk tregojnë numrin e personave që morën pjesë në vrasjen e dyfishtë dhe as identitetin e tyre.

Hetuesit e çështjes pohuan se telefonat e gjetur në automjetin e viktimave janë duke u ekzaminuar për të parë e kontrolluar thirrjet telefonike të bëra prej tyre, para atentatit. Kompanive celulare u është kërkuar që në mënyrë urgjente të nxjerrin tabulatet telefonike. Fakti që dy viktimat janë larguar vetëm pak minuta pasi janë takuar me dy vajzat nga Tirana dhe nuk kanë qëndruar gjatë me to, pavarësisht se ato ishin të lira, apo që nuk kanë drekuar me to, por janë larguar me shpejtësi, dyshohet se dikush mund t’i ketë marrë në telefon.

Atentati në Sukth, zbulohet ku strehohej Juxhin Dauti…Mister pse doli pa eskortë! Read More »

Olta Gixhari në gjyq me vajzën e deputetit shqiptar, fiton 5500 euro dëmshpërblim!

[sgmb id=”1″]

Një reklamë, e realizuar gjatë vitit 2014 është bërë shkak i një konflikti mes aktores së mirënjohur Olta Gixhari dhe vajzës së deputetit shqiptar Dashamir Peza, Amantias.

Por, mosmarrëveshja mes vajzave është zgjidhur tashmë në gjykatë. Për më shumë se një vit ka zgjatur procesi në Gjykatën e Tiranës, pas padisë së ngritur nga aktorja, për Shoqërinë “Pik Creative SHPK” (aksionere e së cilës është Amantia Peza). Olta pretendonte se nuk e kishin paguar për reklamën që ajo i kishte bërë një kompanie celulare tre vjet më parë, pas kontratës me këtë shoqëri reklamash. Në padi, Gixhari kërkonte “Përmbushjen e detyrimit kontraktor, për të paguar pjesën e papaguar prej 6410 euro, sipas kontratës së shërbimit që mban datën 24.09.2014, të lidhur nëpërmjet paditëses dhe të paditurit si dhe kamatat ligjore për vonesën e pagesës deri në momentin e ekzekutimit të vendimit. Detyrimin e të paditurit të paguajë shpenzimet gjyqësore”. Kërkesa e aktores është shqyrtuar nga gjyqtarja Anila Karanxha, në shkallën e parë të gjyqësorit, ndërsa vendimi për të është dhënë më 7 prill të këtij viti. Olta Gixhari ka fituar dhe kompania e reklamave tashmë është e detyruar t’i paguajë jo vetëm shumën prej 5475 euro, por edhe kamatvonesat për të gjithë kohën e humbur. Sipas vendimit, gjykata nuk i pranoi të gjitha kërkesat e Olta Gixharit, por i dha pjesërisht të drejtë për pretendimet e ngritura.

Në vendimin e siguruar nga “Bluetooth”, gjykatësja Anila Karanxha ka kërkuar “Detyrimin e palës së paditur Shoqëria ‘PIK Creative’ SHPK, që t`i paguajë paditëses Olta Gixhari shumën prej 5475 (pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) euro bruto si detyrim që rrjedh nga kontrata e shërbimit më datë 24.09.2014, e lidhur midis paditëses dhe palës së paditur”. Më tej, në vendimin në fjalë shkruhet, “Detyrimin e palës së paditur Shoqëria ‘PIK Creativ’ SHPK, që t`i paguajë paditëses Olta Gixhari kamatëvonesat mbi shumën bruto 5475 (pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) euro, për çdo ditë vonesë në ekzekutimin e detyrimit, sipas normave të interesit bankar vjetor të depozitave në euro të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë, duke filluar llogaritja e interesave që nga data 15.01.2016, datë e letër kujtesës së përmbushjes së detyrimit kontraktor, deri në ekzekutimin përfundimtar të këtij detyrimi”.

Olta Gixhari në gjyq me vajzën e deputetit shqiptar, fiton 5500 euro dëmshpërblim! Read More »

Shëtitën 45 vende, shikoni si u pritën në Shqipëri dhe Kosovë!

[sgmb id=”1″]

Global Degree ka publikuar së fundmi një video interesante, në të cilën shfaqen një grup të rinjsh të cilët kanë vizituar 45 vendet e Evropës gjatë një udhëtimi që zgjati hiq më pak se nëntë muaj e gjysmë.

Brenda 215 sekondave të videos, ata janë munduar të fusin momentet më interesante që i kanë përjetuar në këto vende që i kanë vizituar,Telegrafi.

Gjatë këtij udhëtimi ata kishin vizituar edhe Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa në video Kosova prezantohet me mikpritjen e ngrohtë siç edhe e do tradita, ku të rinjtë shihen të ulur në sofër të mbushur me specialitete të ndryshme derisa në kokë mbanin plisa.

Në sekuencën tjetër shfaqet ura e vjetër e gurit në Gjakovë, e cila konsiderohet si njëra ndër urat më të vjetra në Ballkan.

Në sekuencën ku prezantohet Shqipëria, shihen një grup fëmijësh duke luajtur pranë piramidës në Tiranë, dhe rininë duke u kënaqur në ambiente të ndryshme.

Shëtitën 45 vende, shikoni si u pritën në Shqipëri dhe Kosovë! Read More »

Ilir Meta jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI, ja kush e zëvendëson!

[sgmb id=”1″]

Kryeparlamentari Ilir Meta, presidenti i ri i vendit zgjedhur dje me 87 vota nga Kuvendi i ka dhene fund dilemave

Ne nje konference per media nga kryesia e Kuvendit ai ka njoftuar se jep doreheqjen nga kreu i LSI dhe nga te gjitha funksionet brenda partise.

“Detyrimet e mia si President fillojnë më 24 korrik, deri atëherë mund të vijoj të gjitha angazhimet e mia politike dhe institucionale. Do vijoj të jem Kryetar i Kuvnedit të Shqipërisë deri në ditën e betimit si President i vendit, do jap dorëheqjen para betimit. Të enjten e ardhshme është seanca e fnsdit plenare, do vijoj të jem në këtë detyrë deri para betimit si Presidnet. Edhe pse mund të vazhdoj të jem kryetar i LSI deri më 23 korrik, kam vendosur që sot në mbrëmje pas përfundimit të listave të heq dorë nga ky fiunkson dhe të gjitha funksionet drejtuese.

”Po kështu nga dita e sotme, unë çlirohem nga çdo lloj raporti partiak me PS dhe drejtuesit e saj lidhur me raportet midis koalicionit, pasi të gjitha këto kompetenca do i kalojnë zotit Vasili dhe forumeve drejtuese të LSI. Natyrisht që këto veprime janë në respekt të postit të Presidentit të Republikës të cilin do të kem nderin të përfaqësoj nga 24 korriku në të ardhmen, por sigurisht që bëhen dhe për të rritur angazhimin tim brenda të gjitha mundësive që unë kam, në bashkëpunim me presidentin Nishani dhe me opozitën do të dëshiroja, me kryeministrin, me drejtues të tjerë për të kontribuar që vendi sa më shpejt të ketë një proces tërësisht normal dhe gjithëpërfshirës zgjedhor”, tha Meta.

Ilir Meta jep dorëheqjen nga drejtimi i LSI, ja kush e zëvendëson! Read More »

Thirrja e dëshpëruar: Po më vdes gruaja, spitali m’ka bllokuar numrin!

[sgmb id=”1″]

Përpjeket e një bashkëshorti nga Elbasani për të shpëtuar gruan e tij e cila gjendet shumë pranë vdekjes kanë rënë në vesh të shurdhët.

Ai quhet Çlirim Zekthi dhe ka kërkuar ndihmën e institucioneve për të shpëtuar gruan e tij, por jo vetëm që nuk e kanë ndihmuar por i kanë bllokuar edhe numrin në mënyrë që të mos i shqetësonte.

Dhe ai dëshpërimisht me buzën që i dridhet, i është drejtuar medias, shansit të fundit për të shpëtuar më të dashurën e tij.

Ai banon në lagjen Shën Koll në Elbasan. Bashkëshortja, Majlnda, 30 vjeçe, nënë e një fëmije, është diagnostikuar me kancer. Lajmi i ka tronditur shumë. Por shpresa dhe shkenca nganjëherë bëjnë mrekullinë, raporton infoelbasani.al.

Në duar mban gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe kartelën shëndetësore që vërteton sëmundjen e rëndë. Spitali onkologjik në Tiranë i është përgjigjur vetëm muajin e parë.

Nevojitën edhe 6 të tjerë që të përfundojë terapia e kombinuar me rreze dhe ilaçe citostatikë. Por gjithçka është fikur që në muajin e dytë.

“Bashkëshortja është e shtrirë në shtrat. I shërbej sikur të ishte një fëmijë. Muajin e parë na pritën mirë, por të dytin nisën të na sorollatin. Dërgova gruan për të marrë seancën e radhës. E mbajtën dy orë në krevat dhe pastaj më thanë, nuk kemi ilaç, shko bleje vetë në farmaci.

Ilaçi kushton 500 euro. Ne jemi të varfër. Unë jam i papunë ndërsa gruaja merr vetëm 100 mijë lekë të vjetra kemp. Ku të shkoj. Askush nuk më ndihmon. Ajo ka një sëmundje të rëndë që nuk pret.

Nuk mund ta shtysh përparon me shpejtësi. Ka dy muaj që i është ndërprerë ilaçi. Kam kërkuar spitalit, por më thonë nuk kemi edhe pse është ilaç që rimbursohet nga shteti dhe ata me kancer duhet ta marrin falas të gjithë. I bie telefonit të spitalit, të drejtorisë por ma mbyllin. Tani ma kanë bllokuar fare.

Edhe sikur ta nis për në Tiranë është e kotë. Ata nuk nuk bëjnë asgjë. Kështu më lanë dhe radhën e kaluar. Nuk di çfarë të bëj. Askush nuk don t’ia dijë”-tregon ai me lot në sy.

Burri shprehet se nuk çfarë mund të bëjë vetëm të shpëtojë jetën e bashkëshortes së tij.

“Unë besoja në shtet dhe për më tepër për një rast të tillë. Dua ti shpëtoj jetën gruas. Mjekët më thanë se ka shanse nëse bën rreze dhe kimioterapinë. Por tani jam kaq i pafuqishëm dhe ajo më dhimbset sepse rri në shtrat e pret ndihmë. I bëj apel spitalit, ministrit, kryeministrit. Fundja fare të respektojnë ligjin, se për humanizëm këta qenkan të pashpirt”.

Burri largohet me dhimbjen që i pikon në zemër. Bashkëshortja mban sytë nga dera me shpresën se ai po i sjell ilaçin e munguar, që edhe mund ta mbajë në jetë dhe të rrisë fëmijë.

 

Thirrja e dëshpëruar: Po më vdes gruaja, spitali m’ka bllokuar numrin! Read More »

Behgjet Pacolli: Serbët po planifikojnë të më vrasin!

[sgmb id=”1″]

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar Policinë e Kosovës se ka marrë një mesazh në telefon, në të cilin është kërcënuar me jetë. Behgjet Pacolli, kryetar i partisë opozitare Aleanca për Kosovën e Re (AKR), ka denoncuar në Policinë e Kosovës rastin e kërcënimit ndaj tij.  SMS-i i është dërguar nga një person i nacionalitet serb, i cili banon në Zvicër.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Pacollit, ka konfirmuar për mediat kosovare se rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës.
“Kemi marrë një paralajmërim të tillë. E kemi trajtuar shumë seriozisht dhe menjëherë kemi informuar organet kompetente, në këtë rast policinë”, ka thënë Zyberaj, percjell balkanweb.
Ne mesazhin që i është dërguar Pacollit, i cili i është dorëzuar hetuesve të Policisë, atij i thuhet për planin e mundshëm të vrasjes.

“Një grup interesi në Serbi po përgatitet seriozisht për likuidimin tuaj”, shkruhet në mesazhin që i është dërguar Pacollit.
Kreu i AKR-së ditët e fundit ka qenë person shumë i përfolur në Serbi. Ka qenë pjesë e faqeve të para të gazetës “Informer”, media e afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Kjo media ka raportuar se biznesmeni Pacolli kërkon të blejë jugun e Serbisë, përkatësisht Luginën e Preshevës. Gazeta “Informer” ka shkruar se Pacolli ka blerë me para vendimin e drejtësisë franceze, e cila e la të lirë Ramush Haradinaj.
“Miliarderi më i pasur shqiptar Behgjet Pacolli, ka dhënë një shumë të parave me të cilat ekstremistët në jug të Serbisë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, dhe në Vranjë, Leskovc dhe Nish do të blejnë tokë, pasuri të patundshme dhe kompani”, ka shkruar gazeta serbe “Informer”.

Behgjet Pacolli: Serbët po planifikojnë të më vrasin! Read More »

FRIKË NGA GJAKMARRJA…PËR NJË KASOLLE BAGËTISH!

[sgmb id=”1″]

Pas vrasjes dje të një 60-vjeçari nga fqinji në Fushë-Mamurras, policia për shkak të frikës së ndonjë hakmarrje të mundshme ka vendosur patrulla pranë banesës së viktimës dhe asaj të autorit.

Krimi ndodhi pas debateve për kasollen e bagëtive.

Makina të policisë qëndrojnë në hyrje të të dy shtëpive në Fushë-Mamurras, aty ku të enjten u vra farmacisti veteriner.

Policia mori në siguri familjen Doda dhe Vukaj për shkak se ato tashmë janë futur në gjakmarrje.

Sapo 70 vjeçari Mirash Vukaj qëlloi për vdekje fqinjin e tij Zef Doda mu në portën e shtëpisë, nisën dhe respektimi i kodeve të gjakmarrjes.

Burrat e familjes së vrasësit u mbyllën brenda kurse ata të viktimës presin përfundimin e mortit për një vendim të ri.

Krimi ndodhi për kasollen e bagëtive të viktimës.

Gruaja e autorit kishte nxitur më parë të shoqin kundër fqinjit. Ajo shpesh i ankohej për erën e keqe që shkaktonte kasollja e Dodës.

Dhe para se 70 vjeçari të shkrepte pistoletën ajo pretendoi se ishte kërcënuar nga fqinji. Kaq është dashur që konflikti mes familjeve të përfundonte në vrasje.

Policia ka arrestuar të moshuarin Mirash Vukaj, dhe mori në pyetje të gjithë pjesëtarët e familjeve.

Nuk dihet për sa kohë forcat e policisë do të ruajnë familjet në konflikt, por tashmë mes tyre vështirë se gjakmarrja shuhet

FRIKË NGA GJAKMARRJA…PËR NJË KASOLLE BAGËTISH! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com