Finalizohet me sukses operacioni masiv anti-droge i koduar”BOGOVA”.Sekuestrohen droge dhe arme zjarri!
[sgmb id=”1″]
Skrapar-Berat Finalizohet me sukses operacioni masiv antidrogë i koduar “BOGOVA”
Sekuestrohen rreth 1888 kg marijuhanë dhe 3 armë zjarri Arrestohet në flagrancë 1 nga autorët e dyshuar si dhe shpallen në kërkim 3 autorë të tjerë.
Në vijim të informacionit për operacionin masiv antidrogë të koduar “BOGOVA” , në bazë të një pune të mirëfilltë hetimore informojmë se: Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në disa banesa në fshatin Përparim kishte lëndë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni masiv antidrogë “Bogova”.
Si rezultat i operacionit, n ë fshatin Përparim në banesën e parë në pronësi të shtetasit Islam Zylyftari është gjetur një kamion i ngarkuar me bimë narkotike marijuanë ku pesha e lëndës ishte rreth 820 kg. Në banesën e dytë në pronësi të shtetasit V.Z (i shpallur në kërkim) janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.
Në banesën e tretë në pronësi të shtetasit M.Z (i shpallur në kërkim) është gjetur një sasi prej 5 kg. Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur “Lëmi” 133 qese transparente (vakumi) me lëndë narkotike e dyshuar marijuanë me peshë rreth 576 kg. Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar në total është 1888 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi: Islam Zylyftari 56 vjeç banues në Skrapar.
Si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë, konkretisht: F.B 50 vjeç, banues në Përmet, ( pronari i kamionit) M.Z 80 vjeç, banues në Durrës; V.Z 62 vjeç, banues në Durrës; Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.