Aktualitet

Deputetja e LSI:Dalim te paret ne zgjedhje,Vasili do te jete Kryeminister shume i mire!

[sgmb id=”1″]

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është e bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forca e parë politike pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Jo vetëm kaq, por sipas deputetes së LSI, Petrit Vasili, i cili pritet të jetë në krye të partisë pas largimit të Metës në Presidencë, do të jetë dhe kryeministri i vendit.

“Ne gjithmonë kemi qenë shumë të qartë për objektivat që duam të realizojmë. Këtë herë jemi më të bindur dhe e thatë, nëse ka një gjë që krahas besimit që na është dhënë, ja sigurojmë jo vetëm kryetarit Meta si propozues kryesor i emrave tanë, por edhe LSI-së që e besoi dhe e miratoi listën ku të gjithë ne jemi përfaqësues, është që fal përkushtimit, por mbi të gjitha dashurisë që ne e bëjmë këtë punë, është e sigurt që LSI-ja do të jetë forcë e parë politike më 18 qershor dhe jam e sigurt që edhe Petrit Vasili do të jetë një kryeministër shumë i mirë.”-tha Mehmetaj.

Kejdi Mehmetaj foli gjatë një interviste në studion e Oranews dhe deklaroi se të mërkurën do të do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së për të votuar për kryetarin e ri të Partisë.

Deputetja e LSI:Dalim te paret ne zgjedhje,Vasili do te jete Kryeminister shume i mire! Read More »

Zbardhet ngjarja,ja se si deputeti i PS qelloi me arme gjate sherrit!

[sgmb id=”1″]

Eshte zbardhur vendimi i gjykatës që dënoi deputetin e PS-së, Vladimir Kosta me gjobë për armëmbajtje pa leje.

Për këtë vendim është folur gjatë deri te heqja e mandatit të deputetit. Vetë ai nuk ka dhënë më parë detaje për ngjarjen duke thënë se e kishte harruar.

Mirëpo, sipas vendimit të gjykatës, të siguruar nga “Panorama”, mësohet se Vladimir Kosta nuk është kapur rastësisht nga forcat e rendit.

Ai ka patur një sherr me një shtetas tjetër në vitin 1999, kur ishte tregtar. Shtetasi Edmond Topi i ka zënë rrugën me automjetin e tij Vladimir Kostës dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Më pas, Kosta ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër dhe një nga plumbat ka rënë në mjetin e Topit. Këtë fakt e ka pranuar edhe Kosta në gjykatë.

Zbardhet ngjarja,ja se si deputeti i PS qelloi me arme gjate sherrit! Read More »

Policia i ndjek,trafikantet i pergjigje me bresheri!

[sgmb id=”1″]

Disa trafikantë droge kanë qëlluar në ajër në përpjekje për t’i ikur ndjekjes së policisë në kufi me Maqedoninë. Policia Kufitare në Viçisht të Bulqizës, ka arritur të arrestojë dy prej trafikantëve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Në një njoftim për shtyp, policia tha se dy trafikantë udhëtonin me motor dhe dy me automjet.

Ata nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar  por janë larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë Kufitare pasi dy shtetasit që udhëtonin me motor dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia arriti të  arrestojë dy trafikantët në “Fiat” në një zonë pyjore pas mbërritjes së përforcimeve,  ndërsa po kërkon për dy personat me motor.

Në pranga përfunduan Ridjan Miftari, 26 vjeç, drejtues i automjetit me të cilin transportohej lënda narkotike, dhe B. I., 17 vjeç.

Ndërkohë që po kërkohen A.XH, dhe B.O, të cilët qëlluan në ajër gjatë ndjekjes së motorit të tyre.

Gjatë kontrollit të zonës përreth  sekuestroi katër thasë të mbushur me pako me lëndë narkotike Marijuanë me peshë rreth 105 kilogramë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.30 në zonën kufitare Viçisht (territor i Bulqizës-kufi me Maqedoninë)./tvklan.al

Policia i ndjek,trafikantet i pergjigje me bresheri! Read More »

Kaos pas ndeshjes ne Gjirokaster,qellohet me gure mes tifozeve!Nderhun policia!

[sgmb id=”1″]

Në përfundim të takimit që Skënderbeu fitoi në Gjirokastër kundër Luftëtarit 0-1, tifozërit e të dy kahëve kanë patur një përplasje më njeri-tjetrin.

Kaos pas ndeshjes ne Gjirokaster,qellohet me gure mes tifozeve!Nderhun policia! Read More »

Dritan Leli:Per Vloren qe ndryshon cdo dite!

[sgmb id=”1″]

Për Vlorën që ndryshon çdo ditë 😀

Vlerësim dhe mbështetje per skulptorin Bujar Elmazi. Edhe pse 83 vite, ai vazhdon të kontribojë vullnetarisht në restaurimin e statujes së Peshkatarit në Lungomare, duke na demostruar te gjitheve qytetari dhe fisnikeri.

Mirënjohje pa fund!

Qyteti që duam vlora që duam.Fotografia e Dritan Leli

Dritan Leli:Per Vloren qe ndryshon cdo dite! Read More »

Ne sy te shiteses dhe te kameres klienti vjedh syzet!

[sgmb id=”1″]

E dinte që dyqani ishte i survejuar nga kamerat e brendshme por një burrë rreth të 40-tave  nuk është merakosur fare për këtë fakt, por ka guxuar që të vjedhë një palë syze optike mu përballë kamerave që ishin drejtuar nga ai në ato momente, dhe të shitëses që ka qenë e pavëmendshme në këtë rast. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë në orën 16.15 siç shikohet edhe nga video e mëposhtme të siguruar nga ‘BalkanËeb’. Ky është rasti i disatë brenda pak ditëve ku hajdutët e aksesorëve shfaqen hapur nëpër dyqane të shtrenjta, ku deri më tani nuk ka asnjë person të identifikuar.

Ne sy te shiteses dhe te kameres klienti vjedh syzet! Read More »

Shikoni modelin i BMW per 2018!

[sgmb id=”1″]

BMW është duke dyfishuar modelet 5-Series M Performance me një model të ri me naftë të quajtur M550d xDrive.

Duke përmirësuar modelin e kaluar M550d që kishte tri turbo në motorin 3.0-litërsh, inxhinierët e BMW shtuan një turbo të katërt për të krijuar njësinë më të fuqishme të dizelit në botë me gjashtë cilindra.

Kjo bën që vetura të mund të prodhojë plot 400PS, duke arritur një shpejtësi prej 0 në 100kmh në vetëm 4.4 sekonda.

Se si duket kjo veturë e re mund t’i shihni fotot më poshtë:

 

Shikoni modelin i BMW per 2018! Read More »

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është nderuar me titullin ‘Doctor Honoris Cauza” nga Grand Valley State University!

[sgmb id=”1″]

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është nderuar me titullin ‘Doctor Honoris Cauza” nga Grand Valley State University, universitet ku ka përfunduar dhe studimet. Titulli i është dhënë për kontributin e tij në shërbimet publike, ndërsa historia e tij është konisderuar si model suksesi nga drejtues të universitetit.

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është rikthyer në  “Grand Valley State University” këtë rradhë jo si student por për tu nderuar me titullin “Doctor Honoris Cazua” për kontributin e tij në shërbimet publike. Veliaj ka qënë i ftuar nderi në ceremonoinë e diplomimit të 3 mijë studentëve me të cilët ndau historine e tij, nga diplomimi dhe te rikthimi në Shqipëri.

“Shumë studentë vendosën të qëndrojnë në SHBA dhe pyetja ime ishte: Duhet të bëhem një motor në një makinë të vogël të fuqishme apo duhet të bëhem kaçavida në një makineri gjigante si Shtetet e Bashkuara. Ndaj mora vendimin që të kthehesha dhe nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte vendimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”, është shprehur Veliaj.

Fotografia e Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është nderuar me titullin ‘Doctor Honoris Cauza” nga Grand Valley State University! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com