Aktualitet

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”!

[sgmb id=”1″]

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”

Policia e Shtetit dhe Akademia e Sigurisë në bashkëpunim me përfaqësinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik, Fakultetin e Shkencave Sociale, Institutin e Policisë Shkencore, Institutin e Mjekësisë Ligjore si dhe repartin e Toksikologjise të QSUT, organizuan Konferencën Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”

Të pranishëm në këtë konferencë ishin Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, Zv/ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme Znj. Elona Gjebrea, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Dr. Nazira Artykova si dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, referues në këtë Konferencë.

Në fjalën e tij Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil Memaj theksoi se fenomeni i Depresionit dhe Vetëvrasjes nuk është problem vetëm i shoqërisë sonë, por i kalon kufijtë duke u bërë një problem global, ndaj konferenca e sotme dhe studimi i përgatitur janë një vlerë e shtuar në ndihmë të Policisë së Shtetit për frenimin e këtij fenomeni.

Bilbil Memaj:

Më lejoni që në emër të Akademisë së Sigurisë t’ju përshëndes të gjithëve dhe t’ju uroj mirëseardhjen në konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja” organizuar dhe përgatitur nga Akademia e Sigurisë dhe Policia e Shtetit.

Depresioni dhe vetëvrasja është një problem global ndaj Policia e Shtetit, Akademia e Sigurisë përgatiti këtë studim për të dhënë ndihmesën e vetë në frenimin dhe në parandalimin e këtij fenomeni që po merr përmasa të mëdha në shoqërinë tonë.

Për të bërë të mundur këtë studim grupi i punës i Qendrës Studimore dhe Shkencore të Akademisë së Sigurisë u ndihmua nga disa institucione të tjera si: Insituti i Shëndetit Publik, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Instituti i Mjekësisë, Laboratori Qendor i Kriminalistikës, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Fakulteti i Mjekësisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë të cilën në mënyrë të veçantë e falenderojmë për bashkëpunim, shoqëria “Albsig” dhe kompania “Security Pelican”.

I falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë bashkëpunëtorët për ndihmën e dhënë pasi ky studim nuk i përket vetëm Policisë, nuk i përket Akademisë po i përket mbarë shoqërisë.

Ndaj më lejoni që dhe një herë t’iu falenderoj për pjesëmarrjen dhe ta deklaroj të hapur konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja”.

Në fjalën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, theksoi rëndësinë që ka ky studim në rastet e trajtimit të këtij fenomeni, duke vënë në pah se konferenca e sotme do të ndihmojë në mbledhjen, përpunimin dhe zhvillimin e mendimit të kualifikuar shkencor si dhe trajtimin në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të tendencës së vetëvrasjes sidomos në 10-vjeçarin e fundit si dhe do të japë rekomandimet e nevojshme për hartimin e politikave për parandalimin e kësaj dukurie.

Çako:

Përshëndetje të gjithëve.

Një falenderim të veçantë për të gjithë miqtë tanë që ndodhen sot në këtë konferencë sa të rëndësishme dhe të veçantë, për partnerët tanë strategjikë dhe të kudondodhur në punët tona dhe për Dr. Artykova përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të nderuar pjesëmarrës.

Së pari do të doja të falenderoja edhe studiuesit, Akademinë e Sigurisë, Komitetin Organizator, Komitetin Shkencor dhe koordinatorët e konferencës për organizimin dhe mundësimin e këtij aktiviteti shkencor, që trajton një prej problemeve më të mprehta me të cilat përballet sot jo vetëm shoqëria Shqiptare.

Ky problem delikat dhe me ndjeshmëri të gjerë kombëtare e kapërcen kufirin e Shqipërisë dhe gjendet i shpërndarë në mënyrë globale.

Megjithëse tre vitet e fundit në vendin tonë ka patur një tendencë në rënie të numrit të vetëvrasjeve, gjithsesi ky numër mbetet i lartë.

Vetëm vitin e fundit janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje.

Nisur nga përmasat e fenomenit përballja e vazhdueshme dhe vëmendja e strukturave policore në të, përballja e vetë shoqërisë Shqiptare me raste të tilla si dhe nga mungesa e studimeve të mirëfillta në këtë fushë u propozua dhe u realizua nga Qendra Kërkimore Shkencore e Akademisë së Sigurisë një studim mbi depresionin dhe vetëvrasjen, i cili nëpërmjet kumtesave do të prezantohet përpara këtij auditori të nderuar.

Kjo konferencë është organizuar me qëllim mbledhjen, përpunimin dhe zhvillimin e mendimit të kualifikuar shkencor si dhe eksplorimin në thellësi, trajtimin në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të dukurisë së vetëvrasjes, të tendencës së saj sidomos në 10-vjeçarin e fundit analizën shumë dimensionale të kësaj dukurie për të evidentuar problematikat faktorët që e nxisin e mundësojnë e që krijojnë terren për zhvillimin e saj, ndikimin e tyre në fushën e sigurisë si dhe për dhënien e rekomandimeve për hartimin e politikave për parandalimin e reduktimit të kësaj dukurie.

Kontributi i kësaj konference do të ndihmojë për një njohje më të thellë të fenomenit dhe një qasje shkencore për trajtimin.

Shpresojmë që përmes një analizë të thellë, të integruar dhe sintetike kjo konferencë të bëjë një skanim të plotë të fenomenit duke filluar nga viti 1945.

Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë. Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta.

Gjetjet interesante të studimeve që do të prezantohen në këtë konferencë do të na ndihmojnë për të përcaktuar hapat dhe masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e saj, me synim sensibilizimin e institucioneve përgjegjës për hartimin e një strategjie kombëtare për parandalimin e kësaj dukurie.

Kjo i shërben edhe punës si institucion Policisë, për monitorimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit me aktorë të tjerë shkencore dhe jo shtetërorë, grupe potenciale të rrezikuara nga kjo dukuri si dhe mbarë shoqërisë shqiptare.

Duke uruar që institucionet pjesëmarrëse të gjenden përsëri bashkë në këtë bashkëpunim shkencor të mëtejshëm, uroj që punimet e kësaj konference të sjellin rezultate pozitive nëpërmjet përfundimeve dhe rekomandimeve të saj për të ardhmen . I uroj konferencës punë të mbarë.

Në vijim të konferencës, Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, znj. Elona Gjebrea theksoi rëndësinë e kësaj konference e cila organizohet për herë të parë në vendin tonë duke nënvizuar se çështja e fenomenit të Depresionit dhe Vetëvrasjes nuk është një çështje vetëm e Evropës por ka një shtrirje akoma edhe më të gjerë në Ballkan dhe në Shqipëri.

 

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”! Read More »

2017Pas ndarjes nga i dashuri, vajza e Eli Farës publikon këtë fotografi !

[sgmb id=”1″]

Para disa ditëve ka qarkulluar lajmi për ndarjen e Marina Farës nga i dashuri i saj.

Bukuroshja duket se ka vendosur ta shijojë jetën po e vetme, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në të cilën është shfaqur tejet provokative.

Me një selfie nga lart ajo ka vënë në fokus gjoksin e saj tejet ‘bombastik

2017Pas ndarjes nga i dashuri, vajza e Eli Farës publikon këtë fotografi ! Read More »

Rama për 1 Majin: Punësuam 79096 shqiptarë!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë një bilanc të punësimit të qytetarëve shqiptarë, në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Rama thotë se në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 persona  vetëm nga zyrat e punës dhe se aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion.

Rama në Facebook:   

‘MIRËMËNGJES dhe ju uroj 1 Maj të mbarë me këtë imazh të kësaj menaxhereje punësuar në një nga hotelet më të mira në Tiranë përmes Zyrave të Punës. Iden Petraj besoi tek Shërbimi ynë Kombëtar i Punësimit ku aplikoi dhe mori ofertën e përshtatshme vetëm një javë më pas. Në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 punëkërkues vetëm nga zyrat e punës, ndërkohë që aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion.Por shumë më shumë mbetet ende për tu bërë për punësimin. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam’

Rama për 1 Majin: Punësuam 79096 shqiptarë! Read More »

Godet me thikë 60 vjeçarin, arrestohet i sëmuri mendor!

[sgmb id=”1″]

Një 60 vjeçar është qëlluar me thikë në pjesën e fytyrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.15 të qytetit të Korçës, ku ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale R/Z, i cili ka përfunduar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

”Nga hetimet paraprake rezulton se autori i kësaj ngjarje është shtetasi D.M, banues në lagjen nr 16, i evidentuar nga ana jonë si shtetas me probleme mendore. D.M pas kryerjes të këtij veprimi u mbyll në banesën e tij.

Falë negociatave të kryera nga shërbimet policore, ky i fundit është vetëdorëzuar dhe po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, sqaron policia e Shqipërisë.

Gjatë këqyrjes së banesës së tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën D.M kishte goditur shtetasin R.Z. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Godet me thikë 60 vjeçarin, arrestohet i sëmuri mendor! Read More »

Ja kush eshte djali nga Vlora qe respektohet nga kardinali Shqiptar Ernest Simoni Troshani!

[sgmb id=”1″]

Miq te mi.
Sot, qyteza e vogel toskane, Castelina di Scala (Siena) patì te ftuar nje shqiptar te madh, te nderuar dhe shume te respektuar.
Hiresine e tij, kardinalin shqiptar Ernest Simoni Troshani.
Ishte nder per mua t’i shterngoj doren ketij shqiptari fisnik….te bisedoj me te jo thjeshte per besimin fetar. .por edhe per probleme kombetare e atdhetare. ..si Kosova dhe Cameria. ..te mar prej tij si dhurat librin “DON ERNEST SIMONI”
Miku im,doktor -profesor Lutfi Alia i dhuroi kardinalit shqiptar librin e tij “NENE TEREZA”
Kardinali i nderuar e falenderoi i mallengjyer doktorin per dhuraten ,dhe mbas meshes te se dieles ne kishin “Gesù Re”te Castelines na ftoi te drekonim me te dhe disa miq te tjere shqiptar dhe italiane.
Kur e pyeta per vitet e burgut ne diktaturen komuniste u shpreh shkurt
“Ishin vite ferri o bir. ..por te shikojme perpara Miresi…vllazeri …e lutje te zoti.”
Faleminderit hiresi.

Ja kush eshte djali nga Vlora qe respektohet nga kardinali Shqiptar Ernest Simoni Troshani! Read More »

Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi që nuk kanë dokumente të rregullta!

[sgmb id=”1″]

Emigrantët në Greqi që nuk kanë dokumente të rregullta qëndrimi, mund të shfrytëzojnë një shans për legalizimin e tyre.

Nëse ata përmbushin disa kushte të caktuara, mund të pajisen me leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme.

Të drejtën aplikimit e kanë ata emigrantë që kishin dikur leje qëndrimi, edhe pse tashmë ajo leje ka skaduar.

Apo emigrantët që kanë në pasaportën e tyre një vizë hyrëse në Greqi, të lëshuar tre vjet para aplikimit. Thënë këtë një emigrant që ka hyrë me vizë në Greqi në prill 2014, mund të aplikojë për leje të jashtëzakonshme.

Ka shumë emigrantë që ndodhen në Greqi prej shumë vjetësh, po kurrë nuk mundën të marrin leje qëndrimi. Këta tashmë mund të aplikojnë, nëse vërtetojnë se ndodhen në Greqi të paktën shtatë vitet e fundit.

Në fakt, dhënia e lejes për arsye të jashtëzakonshme është një shans i cili u ofrua para dy vjetësh, por fakti se gjithë aplikimet pranoheshin në një zyrë të vetme, bëri që aty të grumbulloheshin më shumë se 100.000 aplikime, duke e vështirësuar gjithmonë e më shumë menaxhimin e tyre.

Por tani duket se procesi po hyn në binarë. Qeveria greke ka vendosur që aplikimet të bëhen në gjithë Greqinë, dhe në zyrat përkatëse të shërbimit të emigrantëve.

Sipas ekspertëve, kjo është një masë mjaft pozitive, pse do të ketë një shpërndarje proporcionale të aplikimeve, duke mundësuar përshpejtimin e porocedurave.

Por drejtori i drejtorisë së emigracionit në periferinë e Athinës, Ilias Hronopulos, thotë se në të njëjtën kohë, krijohen probleme të reja.

Ilias Hronopulos: E vetmja gjë pozitive është se tashmë nuk do të jetë nevoja që të gjithë të grumbullohen në një pikë, në Pire, por aplikimet do t’i bëjnë aty ku banojnë.

Sigurisht, fakti që ky proces fillon njëkohësisht me lejet biometrike dhe sistemin e ri kompjuterik, neve që përballojmë një fluks shumë të madh emigrantësh, do të na vështirësojë sepse, e kuptoni që për ne prioritet kanë emigrantët me dokumente, unë nuk do t’i mbyll të gjitha takimet për ata që nuk kanë letra dhe të lej të presin ata që janë me leje të skaduara duke i bërë të paligjshëm. Nuk është logjike kjo!

Gjithsesi, në momentin që bën aplikimin, emigranti fiton një far statusi që të paktën i garanton qëndrimin në Greqi, deri në momentin e përgjigjes përfundimtare. Kjo është një tjetër anë pozitive, shpjegon Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të emigrantëve, Athinë.

Fatos Malaj: Me vërtetimin e bardhë që do të marrë pas aplikimit nuk ka mundësi që ta kapë policia apo t’i komunikohet vendimi për largimin nga Greqia. Thjesht, këtu nuk do të jetë më si më përpara, që vonohej 4 apo 5 vjet. Këtu, me aplikimin që do të bëhet për lejen e jashtëzakonshme, brenda 3 muajve dhe të shqyrtohet aplikimi dhe në qoftë se i përmbush kushtet, do të marrë lejen e qëndrimit.

Në Greqi jetojnë më shumë se gjysmë milioni emigrantë të ligjshëm. Dy të tretat e tyre janë shqiptarë, siç rezulton nga statistikat zyrtare.

Më konkretisht janë mbi 577 mijë emigrantët e pajisur me leje qëndrimi. Ata janë nga 150 vende të ndryshme.

Ndërkohë që nga listat zyrtare rezulton se është mbi 410 mijë numri i emigrantëve shqiptarë, që gjithashtu kanë leje qëndrimi.


Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi që nuk kanë dokumente të rregullta! Read More »

Kerkohet nga Italia per trafik droge”Arrestohet ne Kakavije!

[sgmb id=”1″]

Sipas burimeve një i ri është vënë në pranga në doganën e Kakavijës, pasi është sjellë nga policia greke si i deportuar. 30-vjeçari me inicialet E. Ç., nga Laçi ishte i shpallur në kërkim nga Italia dhe për këtë arsye ai kishte tentuar të fshihej në Greqi.

Gjatë kontrollit në doganë është zbuluar se ai ishte i kërkuar me ‘kartelë të kuqe’ për organizatë kriminale dhe trafik droge në shtëtin Italian.

“E. Ç, është shpallur në kërkim me kartelë ngjyre të “Kuqe”, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër-arresti më datë 21 korrik 2015 për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” ku dënimi maksimal është deri në 20 vjet burg”, thanë burime zyrtare nga policia.

Kerkohet nga Italia per trafik droge”Arrestohet ne Kakavije! Read More »

Gjendet ne bregdetin Shqiptar tjeter sasi droge!

[sgmb id=”1″]

Burime nga policia thanë se një thes me 20 kilogramë kanabis sativa është gjetur në bregdetin e Kallmit, rreth orës 16:20 minuta të dy ditë më parë.

Policia shprehet se pas gjetjes, thesin e ka dërguar në drejtorinë e Durrësit për të gjetur peshën e saktë.

Ende nuk dihet se nga ka ardhur kjo sasi droge, të jetë hedhur nga ndonjë anije, apo më keq të jetë mbytur ndonjë gomone dhe kjo është vetëm një pjesë e sasisë së drogës që ishte ngarkuar.

Nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me këtë sasi lënde narkotike.

Gjendet ne bregdetin Shqiptar tjeter sasi droge! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com