Aktualitet

Shperthim me tritol:Smarti ne pronesi te nje vajze!Ja emri!

[sgmb id=”1″]

Makina ka shperthyer  pasditen e sotme pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, është në pronësi të një vajze, e cila quhet Bruna A..“Jemi njoftuar se në zonën e njohur si ‘nëntë katëshet’, ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë ka pësuar dëmtime një automjet tip “Smart” në pronësitë shtetases B.A.”, bëhet me dije nga policia.Automjeti ka qenë i parkuar, dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasi e vogël lënde eksploziv Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Shperthim me tritol:Smarti ne pronesi te nje vajze!Ja emri! Read More »

Forcat e Armatosura po lakmohen gjithnjë e me shumë nga të rinjtë shqiptarë!

[sgmb id=”1″]

Forcat e Armatosura po lakmohen gjithnjë e me shumë nga të rinjtë shqiptarë, të cilët mes krenarisë për të përfaqësuar dhe mbrojtur atdheun dhe mundësisë për një punësim të sigurtë, po ndërmarrin të gjitha veprimet për t’u bërë pjesë e tyre.

Reparti i Trupës në Bunavi është vendi ku përgatiten rekrutët e rinj, përpara se të nisin aventurën dhe karrierën e tyre si ushtarakë.

Midis qindra të rinjve që po kryejnë aktualisht krosin e përgatitjes individuale, është edhe Erioni, ish-kampion i Mundjes që ka përfaqësuar vendin edhe në aktivitete ndërkombëtare e që Forcat e Armatosura i shikon si mundësinë më të sigurtë për të patur një profesion dhe për të çarë në jetë.

“Kam provuar emigracionin, por duke qenë se FA janë pjesë e NATO-s, më duket mundësi më e mirë. Kam qenë kampion në mundje duke marrë pjesë edhe në aktivitete ndërkombëtare, por nuk na trajtuan mirë, ndërsa tek FA të hapet një derë në jetë. Këtu jemi të gjithë njëlloj. Nuk ka përkatësi fetare, apo ndërhyrje politike. Gjithçka varet nga ty, mundësitë i ke për një karrierë dhe punësim të sigurtë”, thotë ish-kampioni i Mundjes, Erion Zhyti.

Ndërsa për 23-vjeçaren Zhuliana Stavri, Forcat e Armatosura  janë pasion, por duke patur edhe arsimin e lartë, i shikon si një mundësi për të bërë karrierë edhe jashtë vendit.

“Duke patur arsimin e lartë për anglisht, mendoj që është një shtysë e mirë për të bërë karrierë, pse jo edhe jashtë vendit. Unë kam bërë gjithçka vetë për të kaluar konkurset derisa u pranova të filloj kursin e përgatitjes individuale dhe vetëm në fund u kam thënë prindërve. Paralelisht me stërvitjen vazhdoj edhe masterin në anglisht, që mendoj se do të më ndihmojë, pasi nga ky kurs dal ushtare e dytë”, thotë rekrutja 23 vjeçare.

Shtimin e fluksit të të rinjve për t’u rekrutuar në FA e pohon edhe shefi i Qendrës së Stërvitjes. Ai thotë se mundësitë që të ofrohen në ushtri nuk të jepen në institucione të tjera.

“Është rritur numri i kandidatëve dhe për këtë na është dashur të vendosim kritere seleksionimi. Sistemi i bërjës së karrierës në FA nëpërmjet gradave dhe mundësitë e tjera që të jepen, nuk të ofrohen nga institucione të tjera”, thotë N/kolonel Bujar Fejzo.

Rekrutët që përfundojnë kursin e përgatitjes individuale emërohen automatikisht në repartet ushtarake ku fillojnë trajtimin e menjëhershëm me rrogë.

Forcat e Armatosura po lakmohen gjithnjë e me shumë nga të rinjtë shqiptarë! Read More »

Arjol Shero djali qe i duhet Vlores ta perfaqesoj si debutet!

[sgmb id=”1″]

Kandidati numer 2 ne listat e qarkut te Vlorës per deputet ,Arjol Shero

Arjoli eshtë një djalë që i duhet shoqates cameria ,dhe që mer pjese në të .Arioli rrjedh nga nje familje e nderuar dhe e respektuar ne Vlorë .

Te flasësh per Ariolin duhet një ditë e terë ,dhe si njeri qe njihet si nje djale i dashur, i qeshur ,dhe që nuk i mungon zgjuarsia .

Në  moshe fare të vogël njihet në Vlorë si një nga bizesmenat e pasticeri Arioli,ku te ardhurat nuk i mban për vete ,po do ta shikosh shkoll me shkoll duke ndare ndihma për femijet e varfer ,dhe këtë e bën vetëm një  cam ,dhe  ky  është  Arioli .

Arioli eshte nip nga nje familje e madhe dhe me tradita Konispolate,lindur dhe me banim ne qytetin e Vlorës asnjëhere nuk i mungoi zelli ,dëshira dhe malli per vendin e te pareve.

Në gjurmet e te atit te vet dhe Arjoli gëzon në Vlorë një reputacion dhe impakt të jashtëzakonshëm si njeri i ndershem,familjar ,prind,shok dhe qytetar i perkushtuar.

Entuziazmi dhe energjia e tij pozitive ka filluar që tani të ndihet sidomos në Konispol,ne  jemi krenar për këte djalë cam që  nesër do të jetë zëri yne.

 

Arjol Shero djali qe i duhet Vlores ta perfaqesoj si debutet! Read More »

Plas në PD, Pollo “sulmon ashpër” Selamin: Gjallë qenka ky, zombi …?

[sgmb id=”1″]

Pas akuzave që bëri Eduart Selami ndaj liderit të PD-së Lulzim Basha, një tjetër sulm i ashpër vjen nga deputeti Genc Pollo.

Pollo ka shkruar me ironi të fortë “Gjallë qenka ky… Zombie dixhital?” duke lënë të kuptohej se e ka për Selamin. Duket se komentet e fundit të Selamit ndaj liderit të PD-së nuk janë pritur mirë as nga Pollo.

Plas në PD, Pollo “sulmon ashpër” Selamin: Gjallë qenka ky, zombi …? Read More »

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën një grua. Ja emri…

[sgmb id=”1″]

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Përplasja me vdekje ka ndodhur në fshatin Zhupan, rreth 2 kilometër larg qendrës së qytetit.

Nga aksidenti ka humbur jetën Fatbardha Gremi, 61-vjeçe.

Aksidenti tragjik ka ndodhur afër banesës së saj kur një mjet i cili po ecte prapa e ka aksidentuar atë kur po dilte nga shtëpia.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën një grua. Ja emri… Read More »

U la jashtë listave të PS, deputeti i Kavajës ka një mesazh për Ramën!

[sgmb id=”1″]

Deputeti Partisë Socialiste Parid Cara ka falenderuar kryeministrin Edi Rama edhe pse u la jashtë listave të PS për zgjedhjet e 18 qershorit. Në një status në Facebook, Cara shkruan se punën e tij e vlerëson vetëm elektorati dhe gjithashtu se ndihet mirënjohës ndaj kryeministrit Rama që i besoi detyrën e vështirë në qarkun e Kavajës.

Statusi i plotë i Parid Carës
Pershendetje miq,

Siç jeni njoftuar tashmë nëpërmjet mediave, unë nuk do të jem më pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 Qershorit. Për mua ka qenë një nder i madh dhe një përgjegjësi shumë i madhe që për katër vjet kam përfaqësuar elektoratin e Kavajës në Parlament. Nëse kam punuar mirë apo keq, këtë e vlerëson vetëm elektorati.

Në katër vjet jam përpjekur të nxis zhvillimin e asaj zone ku u linda dhe u rrita derisa fati e donte që të emigroja. Jam munduar që të shfrytëzoj të gjitha hapësirat për të sjellë më shumë investime, qoftë publike, qoftë private në Kavajë. Falenderoj të gjithë qytetarët e asaj zone të mrekullueshme që më mbështetën në katër vjet.

I jam mirënjohës gjithashtu edhe kryeministrit Rama që më besoi këtë detyrë të vështirë. Si çdo kontratë, edhe kjo kishte fillimin dhe fundin e saj dhe për këtë nuk kam aspak keqardhje. Uroj që Partia Socialiste të rritet akoma më shumë, duke qëndruar afër qytetarëve dhe duke iu ardhur në ndihmë atyre. Ju uroj shume suksese deputeteve me te cilet punova ne kater vjet dhe te rinjve qe po marrin nje pergjegjesi te madhe mbi vete.

Fitore!

U la jashtë listave të PS, deputeti i Kavajës ka një mesazh për Ramën! Read More »

Shqipëria ju thërret, ja 10 arsye pse duhet ta zgjidhni për pushime!

[sgmb id=”1″]

Po të më kërkonin një këshillë për vendin që duhet vizituar këtë verë, nuk do të kisha dyshime: Shqipëria.

Ndonëse ka qenë një vend disi i keqtrajtuar, tani turizmi po e bën të njohur dhe është koha për ta vizituar, para se të bëhet një vend turizmi masiv, gjë për të cilën jam e sigurt.

Këtu janë 10 arsye që shpresoj të shërbejnë si frymëzim për ata që kanë ende dyshime dhe t’i bëjnë të ndryshojnë mendje.

1 – Deti i Shqipërisë dhe plazhet

Motivi i parë për të vizituar Shqipërinë këtë verë janë pa dyshim kilometrat e plazheve ende për t’u zbuluar, me rërë dhe det kristal, sidomos ato pranë Greqisë, Saranda dhe Ksamili.

Askush nuk mund t’i rezistojë dëshirës për t’u zhytur në ujërat blu kristal të këtyre plazheve thjesht të jashtëzakonshëm.

2 – Malet

A ka vend më tërheqës në botë se ata që kanë plazhe ëndrrash vetëm pak kilometra larg maleve të lartë? Jo, dhe në Shqipëri do të gjeni me shumicë nga të dyja. Kërkoni në internet për liqenin e Komanit apo për lokalitetin e pabesueshëm të Thethit në veri të vendit.

Alpet Dinarike ngrihen në veri dhe arrijnë lartësi mbi 2000 metra, duke krijuar lugina alpine të pabesueshme, liqene të kaltër dhe biodiversitet të shumtë.

Kush pëlqen ekskursionet dhe natyrën nuk do të zhgënjehet dhe nuk duhet ta humbasë në asnjë mënyrë “Peaks of the Balkans”, një nga ekskursionet më mahnitës që mund të imagjinohet.

3 – Vende arkeologjike dhe mrekulli të UNESCO-s

Nëse plazhet e ëndrrave dhe peizazhet idilike alpine nuk ju mjaftojnë, por doni edhe historinë dhe arkeologjinë, Shqipëria do t’ju befasojë vërtet. Nuk mungojnë kështjellat dhe vendet e mbrojtura nga UNESCO, nga kishat bizantine të Beratit në rrënojat greke e romake të Butrintit, kështjellat otomane e deri në qytetin korinthian të Apolonisë.

4 – Kuzhina e shijshme

Kuzhina në Shqipëria pasqyron varitetin e madh të territorit të saj. Pjata ofrojnë nga furtat e detit, te djathrat e freskët dhe mishi i pjekur. Për të mos folur për zgjedhjet e shumta për fruta dhe perime. Dhe ëmbëlsirat… ëmbëlsirat në Shqipëri meritojnë një artikull më vete.

Dhe ta dini që krijojnë varësi! Edhe nga kjo pikëpamje nuk mund të ngeleni të zhgënjyer nga ky vend i vogël plot gjallëri.

5 – Ende e panjohur

Një nga gjërat që pëlqen më tepër në vendet që vizitoj është kur ende nuk kanë hyrë në cirkun e turizmit masiv dhe kanë ruajtur një origjinalitet të vetin. Shqipëria është një nga pak vendet që kanë mbetur të tillë.

Mjafton të largohesh pak nga qytetet për të gjetur fshatra të izoluar ku traditat mbeten të paprekura, ku gratë veshin ende rrobat tradicionale dhe prej shekujsh ruhen të njëjtat zakone.

6 – Përzemërsia e njerëzve

Çfarë mund të thuash për njërin nga popujt më mikpritës që kam parë ndonjëherë? Shqiptarët janë të lumtur tek shohin që vendi i tyre po shndërrohet e po bëhet në një nga destinacionet kryesore të Mesdheut.

Kur nisa udhëtimin tim për në Shqipëri e vetme, shumë miq më pyetën nëse kisha frikë. Nuk e di se si mund të kem pasur kaq shumë paragjykime në të shkuarën.

E pranoj që surpriza (dhe dhurata) më e madhe që më bëri ky vend i vogël madhështor ishin njerëzit. Më ndihmuan për gjithçka, të hipja në autobus, më tregonin rrugën, disa madje edhe ndryshonin itinerar për të më shoqëruar atje ku kisha nevojë dhe gjiçka e bënin përherë me një buzëqeshje të madhe.

7 – Shumë gjëra në pak hapësirë

Edhe nëse ke vetëm një javë apo pak më tepër kohë, Shqipëria është e përkryer për një udhëtim apo pushime. Sigurisht që do të meritonte më tepër kohë për ta vlerësuar deri në fund, por nëse nuk keni mundësi të largoheni nga shtëpia për më tepër se një javë nuk do të zhgënjeheni, përkundrazi, do të ktheheni me idenë që të shkoni përsëri atje.

Merrni një makinë me qira dhe shiheni të gjithën, duke kaluar nga malet te plazhet e fshatrat dhe do ta shijoni plotësisht.

8 – Është ekonomike

Një det i mrekullueshëm si ai i Sarandës në vende të tjera do të kërkonte një sforco të madhe ekonomike. Në Shqipëri udhëtohet fare mirë me pak, hotelet dhe shtëpitë me qira kanë ende çmime të pranueshëm për të gjithë xhepat.

Në restorante hahet shumë mirë me 10 euro dhe si mund të mos jesh i lumtur kur birrën e gjen për më pak se 3 euro?

9 – Është afër

Pse të bësh 12 orë me avion për të shkuar kushedi ku, kur mund të bësh vetëm një orë dhe të kesh gjithçka përshkruar më sipër?

Shqipëria është shumë afër dhe nga Italia arrihet shumë shpejtë me avion apo traget, ndaj është ideale për një arratisje të vogël verore!

10 – Shqiptarët flasin italisht

Pjesa më e madhe e njerëzve flasin italisht, kështu që barrierat gjuhësore që mund të vështirësojnë udhëtimin nuk ekzistojnë. Sikur të më kërkoni një arsye për të mos shkuar në Shqipëri, ju betohem që nuk më vjen asnjë në mendje.

Përkundrazi, janë shumë gjëra që nuk i kam përmendur dhe që ia vlejnë, si për shembull toleranca midis feve: katolikë, ortodoksë, muslimanë jetojnë bashkë dhe dialogojnë për paqe. Në këtë aspekt Shqipëria duhet të jetë një shembull për të gjithë.

Akoma po mendoheni? Shpejt, Shqipëria ju thërret!

/Nga Martina Santamaria, autore e shkrimeve për udhëtimet në pimpmytrip.it/

Shqipëria ju thërret, ja 10 arsye pse duhet ta zgjidhni për pushime! Read More »

Trazirat në Maqedoni/ Ministri Bushati i përvishet Gruevskit dhe Ivanovit: Antishqiptarë!

[sgmb id=”1″]

I ftuar në Top Story-n e kësaj të hëne, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se situata në Maqedoni fatmirësisht nuk ka kaluar ende në një krizë ndëretnike. “Ne Kemi mbështetur këtë platformë të faktorit politik shqiptar në Maqedoni si përpjekje për të zbatuar marrëveshjen e papërmbushur të Ohrit, për të hapur rrugën euro-Atlantike të Maqedonisë dhe së treti për të krijuar një klimë më të mirë me fqinjët e saj. Rrënjët e krizës janë të karakterit politik dhe demokratik. Nuk jemi ende në kushtet për të folur për një krizë ndëretnike dhe shpresojmë të mos shkojmë në këto nivele”, tha Bushati.

Bushati thotë se kriza shpërfaqi një Gruevsk dhe një Ivanov tërësisht me një gjuhë antishqiptare, që i konsideron shqiptarët punëtorë sezonalë në trojet e tyre. Kryediplomati shqiptar shton se platforma e partive shqiptare është përdorur si alibi nga VMRO dhe Presidenti vendas, por shqetësimi ka qenë diku tjetër.

“Partitë shqiptare kanë patur bisedime me VMRO-në dhe me LSDM-në. Platforma shqiptare është pranuar fillimisht nga VMRO, por kushtet kryesore dhe mungesa e dakordësisë ka qenë në lidhje me pozicionin e prokurorit special dhe zgjatjen e mandatit të tij”, deklaroi Bushati.

Ministri i Jashtëm shtoi se nuk ka patur asnjë udhëzim nga partnerët ndërkombëtarë dhe as ndonjë preferencë e partive shqiptare për të formuar aleancë me LSDM-në. Sipas tij, edhe me këtë koalicion, realizimi i plotë i platformës shqiptare do të kërkojë mirëkuptimin e gjithë faktorit maqedonas. “Një pjesë e mirë e çështjeve që trajtohen në platformë nuk mund të realizohen nëse nuk ka një mirëkuptim të faktorit maqedonas. Në një pjesë të rasteve kërkohen ndryshime kushtetuese, pra kërkon 2/3 e votave dhe mazhoanca e krijuar rishtazi nuk i ka këto mandate”, tha ai./

Trazirat në Maqedoni/ Ministri Bushati i përvishet Gruevskit dhe Ivanovit: Antishqiptarë! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com