Perse truri yne funksionon si nje faqe e WIKIPEDIAS?
[sgmb id=”1″]
Çdo herë që tërheqim një kujtim nga truri, ai ndryshon, qoftë për shkak të humorit tonë, qoftë si rezultat i informacionit të ri që nuk ishte në dispozicion për ne atë kohë. Është si një skenar kompjuteri që vazhdimisht përditësohet dhe vetëm versioni më i fundit është në dispozicion.
Eksperimentet kanë treguar se njerëzit kujtojnë të njëjtën ngjarjen në mënyra të ndryshme, varësisht se si e përpunojnë atë në kujtesën e tyre. Një studim zbuloi se diçka aq e thjeshtë, sa një bisedë me një grup njerëzish rreth një përvoje të përbashkët, mund të ndryshojë kujtesën tuaj mbi ngjarjen, shkruan bota.al
Me kalimin e kohës, dhe me biseda të përsëritura rreth ngjarjes, kujtesa juaj gradualisht do të konvertojë me atë të grupit.
E kaluara jonë bëhet më e shkurtër, më e ndjeshme dhe më e adaptueshme. Ne të gjithë besojmë se e bazojmë ndjenjën tonë të vetvetes, mbi përvojat tona individuale.
Çdo gjë është e përkohshme, por të paktën kujtimet tona na përkasin vetëm ne. Në të vërtetë e kundërta është e vërtetë: Kujtimi është një proces social. Gabimet e supozuara në kujtimet tona mund të korrigjohen me detaje të reja, thjesht sepse ato ‘përshtaten’ mirë.
Dhe sa më e qëndrueshme është historia e re, aq më kollaj bëhet një kujtim. Pra, në realitet kujtesa jonë është si një faqe në Wikipedia: ne mund të ndërhyjmë në çdo kohë dhe ta redaktojmë – po kështu mund ta bëjë edhe dikush tjetër. Dhe ne shohim vetëm versionin më të fundit
Perse truri yne funksionon si nje faqe e WIKIPEDIAS? Read More »