Aktualitet

Erdogan uron Metën, zbardhet biseda telefonike mes dy presidentëve!

[sgmb id=”1″]

Presidenti i Turqise Erdogan ka uruar kreun e ri te shtetit Ilir Meta per zgjedhjen ne postin e Presidentit.

Erdogan ka zhvilluar nje bisede telefonike me Ilir Meten.

“Ju falenderoj per kontributin tuaj si Kryetar Kuvendi ne forcimin e marredhenieve mes dy vendeve”, tha Erdogan i cili e ka ftuar Meten per vizite zyrtare ne Turqi.

“Shpreh besimin per forcimin e bashkepunimit mes Shqiperise dhe Turqise. Rajoni perballet me sfida te medha stabilteti e sigurie qe kerkojne pergjegjshmeri e perkushtim. Miqesia mes Shqiperise dhe Turqise e rendesishme per tere rajonin. Te forcojme me tej marredheniet tradicionale e vellazerore midis 2 vendeve. Forcimi marredhenieve tona do i sherbeje sigurise rajonale e luftes kunder terrorizmit”, tha Meta ne biseden telefonike me Erdogan.

Erdogan uron Metën, zbardhet biseda telefonike mes dy presidentëve! Read More »

Nuk ka vend ne burg,lirohet Shqiptari!

[sgmb id=”1″]

Mungesa e madhe e vendeve në burgun në Kiel të Gjermanisë, ka bërë që një shqiptar, edhe pse i kërkuar me flet-arrest, të lejohej i lirë. Në gjithë Gjermaninë nuk është arritur të gjendet vend për të, raportojnë mediat gjermane.

Ministria e brendshme e landit Schleswig Holstein e ka konfirmuar këtë lajm që fillimisht ishte publikuar nga “Kiele Nachrichten”.

Shqiptari 25 vjeçar, vendqëndrimi i mëparshëm i të cilit nuk dihej, qe arrestuar në fillim të prillit nga policia për shkak të shkaktimit të një plagosjeje të rrezikshme.

Arsye për “mizerjen” sa i përket hapësirës së burgjeve është mbyllja e papritur dhe e paparalajmëruar e një burgu për dëbim në Eisenhüttenstadt, shkruan gazeta.

Ndërkaq, ministria flet për një rast të izoluar, transmeton. Pasi qeveria mbylli në vitin 2014 një burg për dëbim në Rendsburg, azilkërkuesit me status të refuzuar vendoseshin në landin Brandenburg.

Nuk ka vend ne burg,lirohet Shqiptari! Read More »

Letra e fshehur per 194 vite sfidon versionin e historise mbi fundin e Ali Pashes.

[sgmb id=”1″]

Falë një bashkëpunimi me Auron Taren dhe studiuesin kosovar Bejtullah Destani, gazeta DITA sjell për herë të parë një dokument të rëndësishëm që sfidon atë që kemi ditur deri sot mbi vdekjen e Ali Pashë Tepelenës.

Ali Pasha nuk është vrarë në përpjekje të armatosur ndërsa gruaja e tij Vasiliqia nuk është ajo që ka paraqitur deri më sot historia.

Ky dokument FO195 /34 i ruajtur në Arkivin e Ministrisë së Jashtme Britanike për 194 vjet hedh dritë mbi disa fakte të panjohura deri më sot mbi njerëzit që komplotuan në vrasjen e Luanit të Janinës.

Në të gjitha veprat deri më sot vrasja e Aliut njihet gjerësisht ajo që përshkruhet nga konsulli francez Pouqueville (Pukëvil), i cili flet për një betejë heroike të Aliut dhe rojeve të tija në shkallët e shtëpisë në ishullin e Liqenit të Janinës.

Falë këtij përshkrimi ku nuk mungojne edhe dialogje midis palës sulmuese dhe asaj mbrojtëse të bie në sy “fjalët e fundit të Aliut” i cili kërkonte që rojet e tij të vrisnin Vasiliqinë besnike gruan e Pashait “që ajo të mos binte në duart e turkut”.

Hrushid Pasha, rrethuesi i Aliut. Vrau veten në rrethana të paqarta disa muaj më pas

Në mungesë të dëshmitarëve apo dokumentave autentike, vdekja e Aliut njihet ende nga kjo veper e Pouqueville, madje dhe në ditët e sotme në shtëpinë e ishullit te Janines turisteve kurioze ju tregohen “vrimat e plumbave te cilat vranë Vezirin e Famshem”.

Por dokumentat sjellin ndërmjet dëshmive autentike një tablo te ndryshme mbi fundin e Aliut duke i dhënë fund ngjarjes së treguar nga Pouqueville.

Bëhet fjalë për zbulimin e një letre-dëshmi të shkurtit të vitit 1822 që Reis Efendi, ministri i jashtëm i Perandorisë Otomane të kohës i jep Ambasadorit të Britanisë Lordit Strangford për Sekretarin e Shtetit, Lord Castlereagh mbi fundin e Aliut.

“Këto dëshmi jane të vetmet fakte që vijnë nga burimet osmane në kohë reale mbi përfundimin e rebelimit të Pashait shqiptar. Prandaj mendojmë se vertetesia e tyre është shumë afër ngjarjes së vërtetë – thotë Auron Tare.

Nga dëshmia ku përshkruhet me hollësi vrasja e Aliut, del se veziri i madh i Janinës, personalitet i jashtëzakonshëm i epokës së tij, vdiq në vetmi, i vrarë nga një shqiptar dhe se gruaja e tij Vasiliqia ishte bashkëpunëtore e fshehtë e Portës së Lartë.

Dëshmia se Vasiliqia ka bashkëpunuar me Portën e Lartë për vdekjen e Aliut është vërtet mbresëlënëse, pasi figura e saj e njohur nga një sërë veprash të orientalizmit europian është konsideruar si simboli i besnikerise ndaj Pashait plak.

Portret i zonjës Vasiliqi. Autor i panjohur, shtëpia e ankandeve Sotheby.

E trajtuar gjithmonë me nota idealizmi dhe keqardhje për fatin e saj tragjik, roli i Vasiliqisë në vdekjen e Aliut sipas burimit osman që sjellin Tare-Destani, duket se ka qenë vendimtar.

Nje tjeter fakt shumë i rëndësishëm mbi figurën e Vasiliqisë është cilësimi i saj qartësisht në raportin e ministrit otoman si “vajza e një prifti grek”. Kjo dëshmi mbi prejardhjen e saj hedh poshtë ndonjë perpjekje sporadike të studiuesve për shndërrimin e saj në “shqiptare ortodokse nga Çamëria”.

Roli i Vasiliqisë në fundin e Vezirit nuk ka qene asnje herë i ndriçuar nga burimet e kohes. Me sa duket veprimet e saja ne dobi te Portës së Lartë kanë qenë aq sekrete, sa askush deri më sot nuk ka dyshuar mbi tradhetine e saj, edhe pse dihej se pas renies se Aliut ajo mori papritur në zotërim disa prona të rëndësishme.

Por dëshmia më interesante e raportit britanik bazuar në informacionin e Ministrit te Jashtem Otoman eshte emri i personit që ekzekutoi atë.

Ne kundërshti nga pershkrimi plot ngjyra i Pouqueville për një fund plot lavdi, Ambasadori Britanik e quan vdekjen e Aliut “nje vrasje të pastër”.

Dhe jo pa arsye. Pasi la me këmbënguljen e gruas fortesën e tij Aliu u strehua ne nje shtepize te vogel ne Ishullin e Janines, ku priste faljen e premtuar nga Stambolli.

Më shume pak pasues nga te cilet disa po komplotonin per fundin e tij duket se Aliu ishte rrethuar nga tradhtia.

Mohamed Pasha, ekzekutori i Aliut

I përgatitur ndoshta për një betejë përfundimtare, por i genjyer nga te gjithe personazhet që e vizitonin nga kampi kundërshtar, Aliu pret ne audience nje shqiptar mjaft të shquar por shume pak te njohur nga historia. Muhamed Pashën e Moresë i njohur edhe si Dramaliu, i cili ishte Princ i Portës së Lartë.

Me sa duket rangu dhe qenia shqiptar e Muhamedit të Moresë mund të mos kenë ngjallur dyshime te Aliu.

Por ishte pikërisht ky shqiptar, i cili sipas deshmise se Ministrit të Jashtëm Otoman ka ngulur ne trupin e Vezirit plak kamën e Sulltanit duke i dhene fund një jetë plot trazira dhe lavdi.

Të njëjtat rrethana të vrasjes së Aliut si dhe tradhtia e gruas së tij janë publikuar 4 vjet më vonë, në 1826 në një botim ende të panjohur për publikun shqiptar që ka për autor Robert Walsh, ish-prifti i Ambasadës Britanike.

Gravura që shoqëron këtë shënim ka për autor pikërisht Walshin dhe tregon ekspozimin e kokës së Aliut në kamaren e Portës së Lartë.

Walsh, i cili ka vizituar personalisht ekspozenë e kokës së pashait jep një përshkrim me detaje dhe përcakton si datë të kësaj ekspozeje 24 shkurtin e vitit 1822.

Letra e fshehur per 194 vite sfidon versionin e historise mbi fundin e Ali Pashes. Read More »

U mbyllën sot katër vitet e parlamentit të Shqipërisë të drejtuar nga Ilir Meta.

[sgmb id=”1″]

U mbyllën sot katër vitet e parlamentit të Shqipërisë të drejtuar nga Ilir Meta.

Në fjalën e tij të fundit si kryeparlamentari para se të ulet në karrigen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta tha se gjatë këtij 4 vjeçari u miratuan reforma mjaft të rëndësishme duke e nisur nga ajo e Drejtësisë.

“Kur ka vullnet, dialogu politik mund të rikthehet. Mirënjohje për këto 4 vjet dhe miratimin e Reformës në Drejtësi. Më vjen keq që ky parlament nuk gjeti gjuhë ne përbashkët për reformën zgjedhore.

Po ashtu ndiej keqardhje për mungesën e opozitës në Parlament”, tha Meta

U mbyllën sot katër vitet e parlamentit të Shqipërisë të drejtuar nga Ilir Meta. Read More »

Nuk ndalet Anjeza Shahini tjeter sukses e pret!

[sgmb id=”1″]

Sipas burimeve këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini pas suksesit historik që arriti në Eurovision në vitin 2004, këtë vit ajo do të komentojë netët live në BBC.  Në fakt lajmin e ka bërë punlik vetë Anjeza në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Kanali televiziv “BBC4” që transmeton Eurovision-in në Mbretërinë e Bashkuar, ka përzgjedhur këngëtaren shqiptare që të komentojë natën e parë live, më 9 maj,  me komentatorin Scott Mills.

Anjeza Shahini ishte e  para që dërgoi ngjyrat kuq e zi në një kompeticion si “Eurovision Song Contest’, në të cilin u rëndit e 7-ta me këngën “Imazhi yt” (The Image of You), mes 24 konkurrentëve të natës finale në Stamboll në vitin 2004.

Por tani Anjeza ka arritur në një stad tjetër, të komentojë netët live në një nga televizionet më prestigjioze në botë. Kujtojmë se Anjeza prej mujash jeton tashmë në angli e martuar me një diplomat.

Nuk ndalet Anjeza Shahini tjeter sukses e pret! Read More »

Pse nuk e jep dorëheqjen si kryeministër, ja si përgjigjet Rama!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje të prerë pyetjes nëse do të bëjë apo jo një akt dorëheqjeje.

Pyetjes së gazetarit  teksa e pyeti se vërtetë ai u votua nga 1 milionë shqiptarë, por reformat e qeverisë prekën edhe gjithë të tjerët që nuk e votuan, dhe nëse e mendon të bëjë një akt dorëheqjeje, Rama i ka dhënë këtë përgjigje:

Para pak ditësh u bë turi i parë i presidencialeve në Francë, ai mori 24%. Bëhet turi i dytë ku shumë nga ata që nuk e donin do e votojnë dhe do marrë 50+1.

Kancelarja e Gjermanisë në zgjedhje ka marrë me pak se koalicioni jonë, në demokraci qeveris ai që fiton dhe fituesi është i pari, ne morëm lemeri votash, është e ndarë kjo punë dhe nuk jemi thirrur të shpikim si funksionon demokracia.

Kur tentohet rishpikja e demokracisë si në vende fqinjë, janë raste fatkeqe, pakica nuk i imponon shumicës ndërrimin e pushtetit në tavolinë, kjo nuk funksionon.

Nuk bëhet fjalë për lojë me to me porta të vogla te fusha e qymyrit, por për përgjegjësi, pavarësisht se jeta politike fokusohet në një temë qeveria ka shumë tema me të cilat merret. Në axhendën time, politika zë 30% të kohës të tjerat i zë puna.

Pse nuk e jep dorëheqjen si kryeministër, ja si përgjigjet Rama! Read More »

E rrallë: Motrat binjake bëhen nëna në të njëjtën ditë!

[sgmb id=”1″]

Motrat binjake nga New Jersey kanë lindur djem në të njëjtën ditë, me një diferencë vetëm disa disaorëshe dhe një dhomë larg njëra-tjetrës.

Dy motrat 32-vjeçare Danielle Grant dhe Kim Abraham nuk e kishin planifikuar shtatzëninë në të njëjtën kohë, por përfunduan të lindnin në të njëjtën datë, më 22 prill.

Kur të dyja u nisën të vendosnin datën e lindjes, u detyruan të zgjidhnin të njëjtën ditë dhe kështu sollën në jetë dy djem, Aaron dhe Roman, më pak se tri orë diferencë nga njëri-tjetri shkruan Huffingtonpost.com, përcjell bw.

Shanset e motrave binjake që lindin në të njëjtën ditë raportohen nga një profesor matematike në Brookdale Community College dhe janë afërsisht 8 në 100 000 raste, por fakti që Grant dhe Abraham kishin të dyja djem, atëherë ato janë 4 në 100 000 raste.

“Çdo njeri që e ka dëgjuar rastin ka thënë ‘nuk ka mundësi!’” – tha Abraham për Asbury Park Press. “Edhe infermieret që vinin për shërbim thoshin: Duhet të takojmë binjakët”.

Motrat, që kanë lindur me një minutë diferencë nga njëra-tjetra, thanë se çdo gjë ka qenë rastësi (përveç datës së vizitës).

E rrallë: Motrat binjake bëhen nëna në të njëjtën ditë! Read More »

“Kujdes me shqiptarët!” Deklarata e Haradinajt ‘çmend’ edhe Rusinë.

[sgmb id=”1″]

Deklaratës së Ramush Haradinajt drejtuar Aleksandër Vuçiqit që “të mos luaj më me shqiptarët”, i ka reaguar edhe shteti i Rusisë, pas reagimeve të shumta nga Serbia.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka reaguar me një deklaratë në faqen e saj zyrtare duke e cilësuar komentin e ish-liderit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si të papranueshëm, njofton Klan Kosova.

“Është e papranueshme që mbrojtësit e Prishtinës, sidomos BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, nuk i janë përgjigjur ashtu si duhet deklarimeve të tilla të ekstremizmit të shfrenuar. A nuk po ndodh ky reagim për shkak se partnerët tanë perëndimorë po e shohin këtë si normale? A është kjo e pranueshme në Evropën moderne? A e mbështesin Brukseli dhe Uashingtoni deklarimin e Haradinajt?”, janë pyetjet e shtruara në deklaratën e lëshuar.

“Në mbështesim përgjigjën që është dhënë nga lidershipi serb këtij militanti që ishte i përfshirë në krime të tmerrshme, veçanërisht kundër civilëve gjatë konfliktit të viteve 90-ta në Kosovë.

Rusët shkruajnë se kjo deklaratë e Haradinajt ishte e pritshme pas lirimit të tij nga Franca dhe mosekstradimit të tij në Serbi.

“Kjo tregon se ky kinse-shtet është burimi më i madh i destabilitetit në rajon dhe bashkëpunimi i heshtur për realizimin e aspiratave për Shqipërinë e Madhe çon drejt një tensioni ndëretnik me një potencial të madh për konflikt në Ballkan”.

“Kujdes me shqiptarët!” Deklarata e Haradinajt ‘çmend’ edhe Rusinë. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com