Aktualitet

Komunikate e Policise Vlore : Arrestohen dy shetas nga fshatrat… !

[sgmb id=”1″]

Komunikate e Policise Vlore:

Policia ka arrestuar në flagrancë, shtetasin: – Harilla Balli, 53 vjeç, banues në fshatin Zvërnec, Vlorë. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Harilla Balli, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij shtetases Dh.B., 56 vjeçe, e cila për pasojë të dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”, neni 130/a/, i Kodit Penal. Vlorë Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim: – Taulant Memsullaj, 21 vjeç, banues në fshatin Bashaj, Vlorë. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, neni 182/2 i Kodit Penal. Vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Komunikate e Policise Vlore : Arrestohen dy shetas nga fshatrat… ! Read More »

Sa vëllezër ke ti? Zbardhet dialogu i dytë Rama-Basha-Nishani, në vend që të…

[sgmb id=”1″]

Akuzat publike të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për njëri – tjetrin, nuk i tregojnë ata vetëm si kundërshtarë politikë. Ato shkojnë deri në armiqësi.

Por në takimin e djeshëm në zyrën e Presidentit, Kryeministri dhe Kryetari i opozitës u filmuan të shpenguar, duke u interesuar edhe për të afërmit e njëri – tjetrit. Para nisjes së takimit formal, ata e kanë pyetur njëri – tjetrin për vëllezërit e tyre, në një bisedë e fiksuar nga kamerat e Televizionit Klan, ku është përfshirë edhe Presidenti Nishani.

Dialogu

Rama-Bashës: Po vëllai sa vjeç, është më i vogël?
Basha: Katër vjet.
Basha-Nishanit: Ti ke vetëm një vëlla?
Rama: Ka dy.
Nishani: Kam dy, unë jam i madhi. Unë kam qenë i pari. I dyti ka me mua 20 muaj diferencë.
Rama-Nishanit: Po i treti?
Nishani: Është 6 vjet më i vogël se unë. Iku në emigracion në Itali. Tani merret me biznes.

Ndoshta biseda miqësore ishte sa për të thyer akullin e negociatave të vështira që pasonin shtrëgimin e parë të duarve. Pas saj, ata u shfaqën sërish njësoj para publikut, me akuza politike drejtuar njëri – tjetrit, si përgjegjës të situatës.

Sa vëllezër ke ti? Zbardhet dialogu i dytë Rama-Basha-Nishani, në vend që të… Read More »

Incident në Aeroportin e Shkupit , udhëtari thyen xhamin e aeroplanit!

[sgmb id=”1″]

Një incident ka ndodhur në Aeroportin e Shkupit, kur një udhëtar në fluturimin e linjës Londër – Shkup ka thyer xhamin e aeroplanit të kompanisë Hungarian Airlines.

Pas kësaj ka ndërhyrë policia ku siç thuhet ka ndaluar një person me emrin Jeton, i lindur në Londër dhe me shtetësi britanike.

 Ai është ndaluar nga policia kufitare, pasi që më pas ka sulmuar siç thuhet edhe punonjës të aeroportit. Për rastin është është njoftuar edhe prokuroria, që ka marrë në kompetencë hetimin e rastit.

Incident në Aeroportin e Shkupit , udhëtari thyen xhamin e aeroplanit! Read More »

Sazani det dhe mbetje te luftes se ftohte!

[sgmb id=”1″]

Ishulli i Sazanit është ishulli më i madh i Shqipërisë i cili ndodhet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katrore. Lartesia e tij është 342 metra. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer dhe ka gjatësinë 11.3 kilometra.
Emri i ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Në vitin 1389 ishulli kaloi në zotërimin e Venedikut. Në 1815 së bashku me ishujt Joniane të Greqisë u pushtua nga Anglia. Gjatë periudhës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës, fshati që ndodhej në ishull quhej Sebep dhe banorët e tij u dëbuan nga ky i fundit dhe migruan drejt brigjeve të Vlorës duke u vendosur në qytetin e Vlorës dhe në fshatin Zvërnec duke ndërruar dhe fenë. Vlen të përmendet ish kryebashkiaku I qytetit të Vlorës Ibrahim Abdullai i cili ishte pinjoll i familjes Noti, njëra prej familjeve të dëbuara nga ishulli.

Gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani. Gjatë Luftës së Parë Botërore në 1915 ishulli u pushtua nga Italia dhe një vit më vonë në 1916 nga Austro-Hungaria. Lufta e Vlorës në vitin 1920 bëri të mundur që Italianët të tërhiqeshin nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë.

Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua nga Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të ushtrisë sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe.

Gjatë kësaj periudhe ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katerasiluruese, artilieria bregdetare etj. Gjatë asaj periudhe ishulli ka qenë i banuar nga rreth 3 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë kësaj periudhe në ishull u ndërtuan 3600 bunkerë dhe 2840 qëndra zjarri.


Në Sazan gjenden varret e piratit ulqinak Haxhi Aliu dhe të birit të tij. Aty ka jetuar dhe shkrimtarja salentine Rina Durante.
Ishulli i Sazanit eshtë i pasur me atraksione dhe bukuri natyrore ku vlejnë të përmënden Gryka e Xhehenemit, Gjiri i Djallit, Gjiri i Japrakut, Gjiri i Shënkollës, Plazhi zallor i Admiralit etj. Në Sazan ndodhen dhe dy kisha, ajo e Shën Kollit dhe e Shën Mërisë si dhe një mur venecian. Atraksion turistik në këtë ishull janë edhe reliket e mbetura nga regjimi komunist.

Këtë vit, në bazë të një marrëveshjeje midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, ishulli i Sazanit do të jetë i hapur për vizitorë në periudhën 1 Maj – 15 Tetor 2017 dhe do të administrohet nga Bashkia Vlorë.

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK VlorëFotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK VlorëFotografia e DRKK Vlorë

Sazani det dhe mbetje te luftes se ftohte! Read More »

Tërheqja e PS nga zgjedhjet në Kavajë, reagon Berisha: Noriega shqiptar u mposht.

[sgmb id=”1″]

Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar si fitore të qytetarëve shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë. Sipas tij, Kavaja mposhti Noriegën, që për karrigen e tij mbi drogën dhe krimin donte të asgjësonte votën e lirë.

STATUSI

Fitoi Kavaja! Fitoi Shqiperia!

Kavaja mposhti Noriegen, qe per karrigen e tij mbi drogen dhe krimin do te asgjesoje voten e lire dhe pluralizmin politik.

Rrofte Kavaja! Rrofte Shqiperia!

Rrofte Çadra e Lirise dhe revolucioni demokratik! Fitore! 

Tërheqja e PS nga zgjedhjet në Kavajë, reagon Berisha: Noriega shqiptar u mposht. Read More »

Monika Kryemadhi rrëfen puthjen e parë me Metën: Kur shoqet e mia bënin dashuri, unë dilja në …

[sgmb id=”1″]

Personi i parë që i ka thënë të mbajë mbiemrin e saj, ka qenë pikërisht Ilir Meta. Monika Kryemadhi rrëfen se Meta e njohu karakterin e saj, dhe nuk ka dashur ta vë në pozitë duke e “detyruar” të marrë mbiemrin e tij.

Në një intervistë për emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, rrëfimi i parë në cilësinë e zëvendëskryetares të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonja Kryemadhi tregon njohjen me Ilir Metën.

“Ilir Meta e ka thënë i pari kur më pyetën në gjende civile se çfarë mbiemri do mbaja, ma lehtësoi mua”.

Unë kam hyrë në Partinë Socialiste 5 minuta para Metës, jemi takuar për herë të parë në zyrën e Musa Ulqinit në nëntor 1991 dhe atje kemi filluar angazhimin tonë për takimin kombëtar të FRESSH-it më 15 janar 1992, dhe që këtej kanë filluar në mënyrë natyrale, marrëdhëniet, përplasjet, grindjet, debatet, intrigat politike brenda një forumi rinor, derisa erdhi një moment që në janar të 1994 kurorëzuam puthjen e parë”.

Buzhala: Nëse për diçka i keni borxhe PS-së është njohja me Ilirin

Edhe PS më ka ca borxhe të tjera. Se në vend të bëja dashuri si gjithë moshataret e mia bëja mitingje “Lironi Fatos Nanon”. Kështu që jemi të larë.

Kur Iliri bëri 45 vjetorin, një nga arsyet që Iliri e bëri ishte se i tha Gramoz Ruçit që ja kemi borxh PS-së një darkë të madhe. Dhe kjo ditëlindje ishte si një lloj respekti për ata socialistë që ishin udhëtarë në historikun tonë të atyre viteve në PS”, tregoi Kryemadhi për emisionin “Komiteti”, prodhim i Gazeta Express që transmetohet në RTV Dukagjini.

Monika Kryemadhi rrëfen puthjen e parë me Metën: Kur shoqet e mia bënin dashuri, unë dilja në … Read More »

Forcat Detare ndihmojnë skafin më flamur grek, në bord dy…

[sgmb id=”1″]

Pasditen e sotme anija e Rojes Bregdetare P-117 “Shiroka” i ka ardhur në ndihmë dy shtetasve britanikë, të cilët ndodheshin në bordin e një skafi turistik në gjirin e Sarandës.

Skafi turistik “GIANNINAS” me flamur grek që kishte në bord dy shtetasit angleze, z. Patrick Muldoon dhe z. William Caster, kishte ngelur në det të hapur, pasi i kishte mbaruar karburanti. Me marrjen e sinjalit Anija P-137 “Shiroka” kreu rimorkimin e mjetit lundrues për në Portin e Sarandës.

Skafi u ankorua në portin e Sarandës dhe gjendja shëndetësore e shtetasve anglezë është e mire.

Forcat Detare ndihmojnë skafin më flamur grek, në bord dy… Read More »

Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë, qytetari: Ja sa i dobët është shteti para PD-së. Shikoni si reagon Rama.

[sgmb id=”1″]

Pak më parë kryeministri Rama postoi një status ku ironizonte kryedemokratin Lulzim Basha në të cilin shkruante:

‘Lulëzim fitore të tilla paç ngahera po a me thua dot si ka mundësi që anëtarët e tu në KQZ po zihen kundër tërheqjes së kandidatit tonë?🙄?😂?✌️..”.

Por të shumta kanë qenë komentet dhe reagimet nga ana e qytetarëve.

Komentuesi: te t bej nje pytje zoti Rama…..ne nje situate te tille ..do te toleronte kaq shum ty dhe partin tende. ..dyshja basha-berisha??mendoj se ska shanc..mos i lejo ta marrin peng shqiperine siq kan ber gjithmone …te lutem z.kryeminister😠😠😡

Rama: Po pse me ke me ngaterron ti mua nga keta te dy se me hutove tani?

Komentuesi: Me vjen shume keq por sa te jene sali berisha gialle me zagaret qe i shkojne pas,ky vend ska per tu bere!!perdor forcen e ligjit shoku kryeminster se ndryshe nuk duan ata!!ne te votuam qe mos ti shohim me ato ftyra por me keqardhje them qe ata akoma po e mbajne peng kete vend dhe per kete je fajtor edhe ti!!

Rama: Pse ti kur me votove mendove qe une do t’i zhdukja keta nga syte e tu Andi? Jo mik, duhet drejtesia pastaj vijne me radhe te tjerat, po ti mos u merzit se mesa shoh une keta te dy kane ndermend ta shkaterrojne vete me duart e tyre PD-ne🙄✌️

Komentuesi: Terheqja nga zgjedhjet e Kavajes tregon sa i dobet eshte shteti para krimineleve te PD-se.Po te kish qene Berisha ne pushtet jo vetem qe do i kishte bere zgjedhjet por edhe do u kishte zhdep ne dru.Ku eshte policia qe duam?Ku eshte shteti?Ky eshte kapitullim perball PD-se.

Rama: Obobo Arjan, po pse me po te ishte Berisha ecim ne perpara!!! Po jo mor mik, se nuk shkojme ne kurthet e Saliut e te Lulit ne dhe per cfare, per nje bashki qe e kemi e ne nje qytet qe s’ia ka borxh askujt qe t’i shohe sherrin Saliut pasi i pa vetem kurrizin 27 vjet!

Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë, qytetari: Ja sa i dobët është shteti para PD-së. Shikoni si reagon Rama. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com