Aktualitet

Shqiptari telefon familjes për punën e re: Kopshtar kanabisi 100 mijë paund!

[sgmb id=”1″]

Një shqiptar pa vendbanim të qëndrueshëm në Britani ka lajmëruar familjen e tij në Shqipëri nëpërmjet telefonit se ishte punësuar si “kopshtar” në një fermë në Middlesbrough.

Në fakt, i riu shqiptar po punonte në një kopsht kanabisi, vlera e të cilit kap shifrën e 100 mijë paundve.

Daniel Docaj tashmë është dënuar me 12 muaj burgim pasi u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit midis 1 janarit dhe 24 marsit të këtij viti. Pas dënimit do të dëbohet. 

“Teesside Crown Court” tha se Daniel Docaj kishte telefonuar nga një kafene e kryeqytetit britanik se një burri i kishte ofruar punën në fermën e kanabisit në Heythorp Drive, Acklam, Middlesbrough.

23 vjeçari kishte qëndruar gjashtë javë në këtë “fermë”, ndërsa u kap nga policia mëngjesin e 23 marsit.

Prokurori Jolyon Perks i tha gjykatës se Docaj ishte në gjumë në një krevat në kuzhinën e pronës, e cila ishte dhoma e vetme që nuk përmbante bimë kanabisi që po rriteshin.

Në pesë dhoma të tjera kishte 195 bimë, me vlerë 107,260 paund nëse do të shitej në tregun me pakicë në rrugë.

Docaj, i cili përdorte dy emra dhe nuk kishte dënime të mëparshme, tha se atij i ishte paguar 500 paund deri më tani dhe atij iu lejua të vinte dhe të dilte nga prona siç dëshironte. Ai gjithashtu furnizohej me ushqime.

Perks tha: “Ishte një operacion tregtar i aftë për të prodhuar sasi të konsiderueshme të kanabisit”.

“Ai tha se ishte plotësisht i vetëdijshëm për operacionin dhe ai ishte paguar 500 euro për të marrë pjesë”, shtoi ai. 

Bimët sipas prokurorit ishin 195 cm të gjata.

Gjykatësi urdhëroi shkatërrimin e kanabisit dhe pajisjeve.

Shqiptari telefon familjes për punën e re: Kopshtar kanabisi 100 mijë paund! Read More »

Ngjyra e syve tregon më shumë nga ç’mendoni për shëndetin tuaj!

[sgmb id=”1″]

Me siguri askush prej nesh nuk ka menduar ndonjëherë që sytë bojëqielli mund të nënkuptojnë risk më të lart të kancerit të lëkurës, por besojeni ose jo, ekziston një lidhje.

Sipas disa studimeve, ngjyra e syve jep të dhëna të rëndësishme mbi shëndetin tonë.

Sytë e kaltër, të gjelbër ose gri

Ashtu si lëkura e çelët, edhe një iris i çelët tregon mungesën e pigmentit mbrojtës (melaninë). Një gjë e tillë sinjalizon ndjeshmëri më të lartë ndaj rrezatimit diellor dhe kësisoj një risk më të lartë për të pësuar dëmtime të syve nga dielli, si dhe sëmundje të përkeqësimit të shikimit të lidhura me moshën.

Ndaj nëse keni sy me ngjyrë të çelët, bëni mirë të investoni për një palë syze cilësore.

Nga ana tjetër, personat me këto ngjyra sysh, kanë tolerancë më të lartë ndaj dhembjes.

Sytë ngjyrë kafe dhe të errët

Si fillim, personat me këto ngjyra sysh, kanë më shumë mundësi të preken nga mjegullimi i shikimit, i njohur ndryshe si perdja e syrit. Kjo gjithashtu mund të parandalohet duke mbrojtur sytë nga dielli.

Me shumë gjasa, këta persona kanë për t’u prekur nga vitiligo, një sëmundje e lëkurës që konsiston në çrregullimin e pigmentit të lëkurës.

Personat me sy ngjyrë kafe ose të errët, janë më të ndjeshëm ndaj alkoolit dhe mund të krijojnë varësi prej tij me më shumë thjeshtësi. Megjithatë, këta persona kanë më shumë aftësi atletike se të tjerët dhe reflekse më të mira.

Burimi: Byrdie

Ngjyra e syve tregon më shumë nga ç’mendoni për shëndetin tuaj! Read More »

Nikoliç: Përpjekjet e shqiptarëve për krijimin e Shqipërisë së Madhe janë shqetësuese, por gabojnë shumë…

[sgmb id=”1″]

Presidenti në largim i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, në një takim me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka thënë se Serbia është e interesuar për vazhdim të dialogut me Kosovën. Nikoliç më tej ka thënë se përpjekjet e Serbisë që Kosova, sipas tij, “të mos bëhet shtet” janë të suksesshme përderisa UNMIK-u e kryen punën e tij si më parë, që nënkupton neutralitetin ndaj statusit të Kosovës, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

“Serbia është e përkushtuar për dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë, na shqetësojnë qëllimet e dukshme të disa politikanëve shqiptarë për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

Nëse shqiptarët mendojnë se nuk duhet të bëjnë asnjë lëshim, dhe në këtë mënyrë provokojnë dhe kërcënojnë, gabojnë shumë. Jemi të gatshëm t’u japim shqiptarëve në Kosovë, aq sa merr Asociacioni i komunave serbe, dhe përtej kësaj nuk mund të shkojmë”, ka deklaruar Nikoliç.

Nikoliç: Përpjekjet e shqiptarëve për krijimin e Shqipërisë së Madhe janë shqetësuese, por gabojnë shumë… Read More »

Sekretet e tmerrshme të ‘liqenit të vdekjes’ që ju vret për një orë qëndrimi pranë tij!

[sgmb id=”1″]

Mirë se vini në liqenin e ‘mrekullueshëm’ rus Karachay, i cili edhe zyrtarisht është shpallur si vendi më i ndotur në planet.

Vetëm një orë qëndrim pranë liqenit gjatë viteve të ’90-ta, do t’ju “dhuronte” një dozë të madhe të rrezatimit, qindra herë më të lartë sesa norma e lejuar e ekspozimit që lëshohet brenda një viti, dhe kështu brenda një ore sigurisht se do të vdisnit, transmeton Telegrafi.

Sasia e madhe e rrezatimit nuk është ndonjë fenomen, pasi afër këtij liqeni kishte funksionuar një central bërthamor i cili më 29 shtator të vitit 1957 ishte mbyllur.

Pas një defekti në sistemin e ftohjes kishte sjellë shpërthimin e tij, ndërsa ekzistenca e këtij centrali bërthamor kishte qenë sekret deri në vitet e ’90-ta.

Sekretet e tmerrshme të ‘liqenit të vdekjes’ që ju vret për një orë qëndrimi pranë tij! Read More »

Pergjumja ne Pranvere,ja nga se shkaktohet…

[sgmb id=”1″]

Me rritjen e temperaturave në pranverë, shumë prej nesh ndihen të lodhur, shpeshherë të përgjumur apo kanë konfuzion, që Mjekësia Tradicionale Kineze e quan “përgjumja në pranverë”. Këto simptoma janë reagime normale fizike të shkaktuara nga ndryshimi i stinëve. Gjatë stinës së ftohtë të dimrit, qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe bashkë me të edhe sekretimi i djersës, për të ulur humbjen e energjisë dhe për ruajtjen e temperaturës normale të trupit.

Me afrimin e pranverës shtohet qarkullimi i gjakut dhe sekretimi i djersës. Me këto reagime trupi ynë do të harxhojë më shumë oksigjen, duke pakësuar oksigjenin në tru. Për këtë trupi ynë do të frenojë aktivitete mendore për të ulur harxhimin e oksigjenit dhe qarkullimin e gjakut në tru. Për këtë ndihemi të përgjumur në pranverë. Megjithatë, përgjumja gjatë pranverës mund të lëshojë sinjale paralajmëruese për disa probleme të fshehura. Sot do të flasim hollësisht për këto probleme.

1. “Përgjumja në pranverë” mund të jetë një lloj shpëtimi psikologjik Sipas mjekësisë kineze në pranverë, ndryshimi i madh i temperaturës mes natës dhe ditës mund të shkaktojë luhatje të madhe psikologjike. Prandaj, në pranverë shtohen simptomat e sëmundjeve psikologjike. Sipas studimeve, përgjumësia e tepërt mund të jetë një lloj shpëtimi psikologjik, që do të thotë se personat që nuk dëshirojnë përballimin e sfidave dhe tensionit të përditshëm preferojnë të flenë për një kohë tepër të gjatë. Personat që kanë “Përgjumësi në pranverë” për shkak të presionit psikologjik duhet të kërkojë ndihmën e psikologut

2. Anemia Më sipër thuhet se rritja e temperaturës në pranverë sjell problemin e uljes së qarkullimit të gjakut në tru, duke shkaktuar përgjumje. Por, këto simptoma mund të paralajmërojnë edhe problemin e anemisë, që mund të ndodhë në çdo moshë. Përveç lodhjes dhe gjumit të tepërt, personat e prekur nga anemia mund të kenë edhe marramendje, dhimbje koke, tringëllima në vesh, paqëndrueshmëri mendore, zbehje në fytyrë etj. Nëse keni simptomat e mësipërme këshillohet të bëni një analizë gjaku.

3. Mungesa e oksigjenit në tru Shumë prej të moshuarve kanë probleme me arteriet dhe qarkullimin e pamjaftueshëm të gjakut në tru. Nëse keni përgjumje të tepërt në pranverë së bashku me uljen e kujtesës, reagime të ngadalëshme dhe simptoma të tjera psikologjike dhe nervore, mund të keni probleme me sistemin nervor dhe cerebrovaskular. Prandaj, kontrolli mjekësor ndaj këtyre problemeve është shumë i nevojshëm.

4. Çrregullimet e frymëmarrjes gjatë gjumit Pengesa në traktin e sipërm respirator (goja, hunda, sinuset etj), ndalimi i frymëmarrjes në gjumë mund të shkaktojnë mungesën e oksigjenit dhe pushimet gjatë gjumit. Si rezultat, gjatë ditës mund të keni lodhje dhe përgjumje. Për personat që vuajnë nga mbipesha dhe gërhasin natën, nëse ata kanë simptoma të përgjumësisë në pranverë, më mirë që të shkojnë për një kontroll mbi çrregullimet e frymëmarrjes gjatë gjumit dhe të marrin mjekimin e duhur.

5. Sëmundjet e zemrës Sëmundjet e ndryshme të zemrës mund të shkaktohen si pasojë e një serë problemesh me gjakun dhe sistemin kardiovaskular me bllokimin e arterieve etj. Këto arsye mund të sjellin lodhjen, aritmi, probleme me frymëmarrjen, ngushtësi në gjoks, marramendje dhe simptoma të tjera, të cilat mund të keqësohen më tej pas aktiviteteve dhe të përmirësohen pas pushimit. Për këtë gjendje, më mirë që të bëhet një kontroll mjekësor të zemrës.

6. Sinjalet paralajmëruese për sëmundje mendore Pranvera është një stinë me shpërthime të shumta të problemeve psikologjike. Neuropsikiatrit paralajmërojnë se personat që kanë shqetësime të shpeshta, ankth apo depresion të madh, duhet t’i kushtojnë vëmendje të madhe “përgjumësisë në pranverë”, e cila mund të jetë sinjal paralajmërues për shpërthimin e sëmundjeve mendore. Këshillohet që gjatë kësaj faze të konsumohen banane, patatet dhe çokollata për të lehtësuar depresionin. Po ashtu, komunikimi me familjarët dhe miqtë e ngushtë është një metodë efikase për çlirimin e tensioneve të brendshme. “Përgjumësia në pranverë” mund të jetë sinjal i disa sëmundjeve. Por nëse këto simptoma kalojnë pas kësaj faze atëherë nuk duhet të shqetësoheni. Më poshtë ju paraqesim disa metoda të mjekësisë tradicionale kineze për largimin e përgjumjes në pranverë, të shkaktuar nga ndryshimi i stinës.

1. Masazhi i fytyrës: Në fytyrë kemi shumë pika akupunkture. Masazhi i rregullt në fytyrë dhe kokë mund të nxitë qarkullimin e gjakut, duke asgjësuar lodhjen. 2. Krehja e flokëve: Krehni flokët disa herë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në kokë, duke lehtësuar mungesën e oksigjenit në tru. Kjo metodë nuk ju merr shumë kohë, po ashtu nevojitet vetëm një krehër.

3. Larja e fytyrës me ujë të ftohtë: Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, “Përgjumësia në praverë” shkaktohet nga lulëzimi i energjisë “Yang” në mëlçi, e cila lidhet me karakterin e pranverës. Pastrimi i fytyrës me ujë të ftohtë mund të stimulojë nervat e fytyrës dhe mendjen, si dhe të pakësojë ndikimet negative të energjisë “Yang” në mëlçi.

4. Ku hyn dielli nuk hyn mjeku Edhe pse gjatë ditës mund të jeni tepër të zënë, jepini vetes pak minuta për të qëndruar në diell pasi ajo mund të pakësojë depresionin dhe lodhjen.

5. Dëgjimi i muzikës Edhe mjekët e Perëndimit, po ashtu edhe ata të Lindjes theksojnë rëndësinë që ka muzika në trurin tonë, për këtë dëgjoni më shpesh muzikën që ju pëlqen. Do shihni që humori juaj do të përmirësohet menjëherë

Pergjumja ne Pranvere,ja nga se shkaktohet… Read More »

Policia financiare italiane në bashkëpunim me Policinë doganore dhe Drejtorinë Antiterrorizmit kanë sekuestruar në portin e Xhenovas 37 tonë drogë e quajtur “droga e luftëtarit”.

[sgmb id=”1″]

Sipas mediave të huaja policia financiare italiane në bashkëpunim me Policinë doganore dhe Drejtorinë Antiterrorizmit kanë sekuestruar në portin e Xhenovas 37 tonë drogë e quajtur “droga e luftëtarit”.

Janë 37.500.000 tableta Captagon, një derivat i përzierjes së amfetaminas e teofillinas e cila përdoret mjaft ndër luftëtarët e ISIS në zonat e luftës në Lindjen e Mesme. Kjo lloj droge njihet dhe si terapie e dhimbjes e ndihmon në rritjen e rezistencës së trupit gjatë luftimeve.

Ngarkesa e drogës u gjet në një nga 3 kontenierët e ardhur nga India e me destinacion portin Misurata në Libi, fshehur mes mallrave me stofa sintetike e shampo flokësh.

Sipas autoriteteve italiane çdo tabletë shitet në tregun e zi rreth 2 euro copa, e kjo ngarkesë droge do të sillte një përfitim prej 75 milionë euro.

Prokurori i Antiterrorizmit Federico Manotti deklaroi në konferencën për shtyp se “ka dyshime të forta se pas kësaj sasie droge fshihen mbështetës e anëtarë të shtetit islamik ISIS”:

Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm i Xhenovas Francesko Cozzi u shpreh se “të ardhurat e përfituara nga shitja e kësaj sasie droge do të shërbenin për të financuar organizatat terroriste.”


Policia financiare italiane në bashkëpunim me Policinë doganore dhe Drejtorinë Antiterrorizmit kanë sekuestruar në portin e Xhenovas 37 tonë drogë e quajtur “droga e luftëtarit”. Read More »

Pse Arbana e mbylli spektaklin më herët këtë të shtunë? Zbulohet arsyeja.

[sgmb id=”1″]

Mbrëmjen e djeshme Arbana Osmani u shfaq shumë ndryshe në ekran, pas kritikave të shumta që mori një javë më para me fustanin e saj 1.900 eurosh që me të vërtetë i rrinte i shkurtër.
Ajo u shpreh mbrëmë se nuk do të vishte minifunde për shkak së është nëna e një fëmije dhe po bëhet gati 34 vjeç.

Spektakli këtë të shtunë u mbyll shumë më herët, pa shkuar ora akoma 12:00 dhe kjo e kishte një arsye.

Arsyeja u zbulua nga djemtë e Big Bastard, të cilët thanë se Arbana e mbylli spektaklin më herët sepse ka ditëlindjen.

Dhe në të vërtetë ashtu ishte, Arbana festoi sot 34-vjetorin e saj, madje e cilësoi si ditëlindjen më të bukur në fotografinë që postoi në Instagram së bashku me djalin e saj. Edhe 100 Arbana!

Pse Arbana e mbylli spektaklin më herët këtë të shtunë? Zbulohet arsyeja. Read More »

Kush është studentja e mjekësisë që iu vodh celulari nga polici i Patrullës!

[sgmb id=”1″]

Detaje të reja dalin në dritë pas arrestimit të punonjësit të policisë Baki Ballhysa, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë pikës së bllokimit të automjeteve të sekuestruara, në Komisariatin e Policisë Kavajë, i cili akuzohet se vodhi celularin nga makina e një viktime.

Mësohet se celulari i përket studentes së mjekësisë Jonisa Toromani, 23 vjeçe, e cila humbi jetën si pasojë e një aksidentit në datën 1 mars 2017. Aksidentit ndodhi në rrugën Kavajë-Lushnjë, te rreth-rrotullimi i ‘’Bishtit të Zhurit’’ ndërsa studentja e mjekësisë udhëtonte me mjetin tip “Benz” së bashku me motrën B.T, 21 vjec si dhe një person tjetër të cilët u plagosën.

Policia për ngjarjen ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Alvi Rrasa, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Kush është studentja e mjekësisë që iu vodh celulari nga polici i Patrullës! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com