Aktualitet

Vazhdojnë ditët e kampionatit botëror “Paragliding Albania 2017” në Vlorë!

[sgmb id=”1″]

Vazhdojnë ditët e kampionatit botëror “Paragliding Albania 2017” në Vlorë

Zhvillohet çdo ditë duke u ndërthurur me aktivetitete të ndryshme .

Bëhuni pjesë dhe Ju për të shijuar ditët e aktiviteteve në Vlorë.

Më poshtë ju kemi sjellë disa foto

Fotografia e Bashkia Vlorë

Fotografia e Bashkia Vlorë

Fotografia e Bashkia Vlorë

Fotografia e Bashkia Vlorë

Vazhdojnë ditët e kampionatit botëror “Paragliding Albania 2017” në Vlorë! Read More »

Vijon rrokada në rradhët e policisë së Vlorës!Ja kush largohet nga detyra…

[sgmb id=”1″]

Vijon rrokada në rradhët e policisë së Vlorës , pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të policisë së qarkut Jaeld Cela dhe zv drejtorit, nga posti I shefit të komisariatit të Vlorës është larguar Behar Caka. I cili ka mbajtur këtë detyrë për dy vite me rradhë.

Vlora e konsideruar si një qytet me problematika të shumta në drejtim të rendit dhe sigurisë publike ,aktualisht është lënë nën drejtim totalisht të ri të të gjitha strukturave të saj, duke bërë më të brishtë situatën në qytet. Ndryshimet e herë pas hershme krijojnë destabilitet në rradhët e punonjësve të rendit , e përcjell kjo edhe te qytetarët .

Momentet e levizjeve në rradhët e policisë janë parë gjithnjë si moment dobesie në funksionalitet, situate është reflektuar e tillë edhe në vlorë ku vetëm një ditë pas emerimit të kreut të ri të policisë së Vlorës, një vrasje është shënuar në fshatin Kuç të himarës,ku rrethanat e ngjarjes mbeten ende të pasqaruara.

Aktualisht në qytet situata kërkon vemendje maksimale për shkak të zgjedhjeve qëndrore por edhe menaxhimit të sezonit turistik .

Në dy vitet e fundit menaxhimi i sezonit turistik dhe sitatës së rendit dhe sigurisë publike ka qenë në performancë në rritje. Gja ë 2015-2016 janë goditur 48 grupe kriminale të mirëstrukturuara dhe janë sekuestruar 4.6 ton kanabis sativa. Ndaj strukturat e reja të policisë vendore do të përballen me sfidën e ruajtjes së standarteve të punës se deri tanishmë të bluve të vlorës.

Aktualisht policia e vlorës drejtohet nga Gentjan Shehaj në postin e drejtorit , zv/drejtor Sokrat Gode dhe Gentian Musabelliu në detyrën e shefit të komisariatit.

Vijon rrokada në rradhët e policisë së Vlorës!Ja kush largohet nga detyra… Read More »

Kush është ish-punonjësi i bashkisë së Durrësit që iu vu eksplozivi, vinte gjoba dhe kanoste me jetë!

[sgmb id=”1″]

Zbulohen detaje nga e shkuara e shtetasit Feta (Fetah) Mataj, ish-punonjës i Bashkisë në Parkun e Autobuzeve, vila e të cilit u hodh në ere, sot ne mesnatë, ndërkohë që ai kishte vetëm pak kohë që kishte dale nga burgu.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, më datë 28 shtator 2012, e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë në mungesë, për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar.

Mataj u ndalua më 26 qershor 2011 për tre gjoba të vendosura ndaj punonjësit të një kompanie private në Shkozet, ndërsa i bënte presion për gjobën e katërt 750 mijë lekë.

Ish kryekontrollori i Parkut të Autobusëve në Durrës, akuzohej se kishte detyruar një 24-vjeçar t’i jepte 750 mijë lekë.

Mataj, i lindur në Tepelenë dhe banues në Lagjen Nr. 15 të qytetit të Durrësit, ishte denoncuar nga shtetasi A.D., i cili kishte deklaruar para forcave të rendit se ishte kërcënuar me jetë nga 29 vjeçari Mataj (në vitin 2011 Mataj ishte 29 vjeç) nëse nuk i jepte shumën e kërkuar.

Feta Mataj njihet si person me precedentë penalë të mëparshëm. Në vitin 2009 është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit.

Më pas, në protestat e 21 janarit, Mataj rezultoi si një ndër personat që kundërshtuan me dhunë forcat e policisë. Ai u arrestua më 30 janar, por u la për t’u hetuar pozicioni i tij në ngjarjet e 21 janarit në gjendje të lirë.

Kush është ish-punonjësi i bashkisë së Durrësit që iu vu eksplozivi, vinte gjoba dhe kanoste me jetë! Read More »

Detaje të reja:74-vjeçari që vrau me armë gjahu gruan, 5 herë i martuar, si i shpëtoi dy atentateve!

[sgmb id=”1″]

Dalin të tjera detaje nga krimi brenda familjes në Shkodër, ku 74-vjeçari vrau me armë gjahu gruan e tij 47 vjeçe. “Panorama” shkruan se Beqir Xhilaj mësohet se ka qenë 5 herë i martuar. Me bashkëshorten e parë, me të cilën nuk pati fëmijë, është divorcuar para viteve ’90.

Ai është martuar për të dytën herë, por sërish është ndarë pa pasur ende fëmijë. Xhilaj është martuar sërish dhe me gruan e tretë kishte tre fëmijë, por edhe me atë është divorcuar.

Me gruan e katërt ai ka 5 fëmijë, por disa vite më parë ajo u gjet e vrarë dhe për këtë u akuzua i shoqi. Në atë kohë, Beqir Xhilaj ka qëndruar në burg rreth 5-6 muaj, por më pas është liruar sepse ekspertiza dhe gjykata e ka cilësuar si një vetëvrasje të saj. Pas kësaj ngjarjeje, persona të paidentifikuar i kanë bërë dy atentate.

Herën e parë nuk kanë arritur që ta dëmtojnë, ndërsa në atentatin e dytë 74- vjeçari është qëlluar dhe është dëmtuar në njërën prej duarve, duke u detyruar që ta presë atë. Për të dyja rastet është dyshuar se autorë kanë qenë të afërm të gruas për të cilën ai u dyshua se e ka vrarë, por që më pas u klasifikua si vetëvrasje.

Më pas është martuar për herë të pestë në vitet e fundit me shtetasen Lumturi Xhilaj, me të cilën nuk pati fëmijë. Në momentin e krimit, çifti ka qenë i vetëm, ndërkohë që, sipas të dhënave, fëmijët e tij nuk jetojnë me të.

Ngjarja sipas policise

Më datë 08.05.2017, rreth orës 00: 05, njoftohemi se është vetvrarë me armë gjahu në banesë shtetasja Lumturie Xhilaj, banuese në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Në përfundim të veprimeve të para të kryera, rezultoi se shtetasja Lumturie Xhilaj nuk është vetvrarë por dyshohet se e ka vrarë bashkëshorti për motive të dobëta, krim që më pas e ka pranuar edhe vetë autori.

Në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtatasit: Beqir Xhilaj, 74 vjeç, banues në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut të cilën e mbante me leje shtetasi i lartpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Detaje të reja:74-vjeçari që vrau me armë gjahu gruan, 5 herë i martuar, si i shpëtoi dy atentateve! Read More »

Sot ditë e veçantë për Shqipërinë, ja urimi i Ramës!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë mëngjes për të uruar ditën e Europës me një urim të veçantë për këngëtaren shqiptare që do të përfaqësojë Shqipërinë në Evrovizion.

Bëhet fjalë për Linda Halimin, e cila sot do të performojë në gjysmëfinalen e parë me këngën “World”. 

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017. Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë Forca Lindita”, shkruan Rama.

Sot ditë e veçantë për Shqipërinë, ja urimi i Ramës! Read More »

Zyrtare: Talat Xhaferi kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë!

[sgmb id=”1″]

Talat Xhaferi tanimë njihet si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë edhe zyrtarisht nga Ndërmarrja Publike ”Gazeta Zyrtare e Maqedonisë”, kështu shkruan ky institucion pas përditësimit të vendimit në ueb faqen e tyre, shkruan Telegrafi Maedoni.

Publikimi mban numrin: 53 nga 08.05.2017:

”Vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë”

Ndryshe, Talat Xhaferi u votua me 61 vota nga deputët në Kuvendin e Maqedonisë që tanimë bëjnë shumicën e re parlamentare. Pas votimit të tij, krisi dhuna në Kuvend nga protestuesit që hynën në shtëpinë ligjvënëse me anë të dhunës, ku u lënduan disa deputetë dhe gazetarë. Kjo njihet si e enjtja e zezë.

Prej këtij momenti është aktivizuar edhe letra e dërguar nga Xhaferi deri tek kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov për ta njoftuar se në Kuvend ka shumicë të re parlamentare dhe në afat prej 10 ditëve ai duhet ta jep mandatin për krijimin e qeverisë së re.

Zyrtare: Talat Xhaferi kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë! Read More »

Sherr masiv në Bllok, neutralizohet ‘i forti’ i Tiranës!

[sgmb id=”1″]

Një aksident ka ndodhur sot në zonën e ish-Bllokut.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, përballë selisë së LSI-së.

Pas aksidentit dy shoferët që kanë përplasur mjetet mes tyre, kanë nisur të përleshen me njëri-tjetrin.

Mësohet se përplasja ka arritur deri në përplasje fizike me grushte e shkelm.

Sherr masiv në Bllok, neutralizohet ‘i forti’ i Tiranës! Read More »

3 vjet e zhdukur në Spanjë, mamaja e shqiptares: U zu me të dashurin edhe…

[sgmb id=”1″]

Vazhdojnë kërkimet por pa rezultat për shqiptaren e humbur Sibora Gagani.

Ajo është zhdukur prej 3 vitesh në Spanjë dhe familja e saj i është drejtuar emisionit “Chi l’Ha Visto”, duke kërkuar ndihmën e gjithë atyre që mund ta kenë parë.

E reja jetonte në Itali, por u transferua në Andalusi me të dashurin e vet. Sipas mamasë, ajo kishte synim të martohej dhe ia komunikoi mamasë me telefon, por pas saj u zhduk.

Fshiu profilin e saj në FB dhe numri i telefonit nuk ishte më i arritshëm.

“Sibora Gagani, 22 vjec punonte si bariste. U transferua me të dashurin në Torremolinos, në Andalusia (Spagna).

Pasi i tha të ëmës me telefon se do të martohej, nuk pati më asnjë komunikim me të. Në 14 korrik nëna e saj mori një telefonatë nga ana e të dashurit të saj, që i tregoi se kishin bërë një sherr bashë dhe ajo kishte ikur pa marrë asgjë me vete”- ka treguar nëna.

Skeda e Siborës
Seksi: F
Mosha: 22 (në momentin e zhdukjes)
Kombësia: shqiptare
Sytë: Kaf
Flokët: Kaf
Shenja të veçanta: disa tatuazhe, një datë në njërin krahë, një yll dhe gërmën “A” pas qafës, një yll në këmbë dhe një tatuazh edhe në shpinë.

3 vjet e zhdukur në Spanjë, mamaja e shqiptares: U zu me të dashurin edhe… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com