Aktualitet

Tmerrohen 2 modelet shqiptare nga ajo çfarë ju ndodh në avion!

[sgmb id=”1″]

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi nuk janë vetëm dy nga modelet tona më të mira, por së bashku ndajnë edhe një miqësi të ngushtë.

Ato kanë qenë duke udhëtuar mbrëmjen e djeshme me avion për të shkuar në një pjesë tjetër të SHBA-ve, ku me siguri i pret një projekt i ri për sa i përket modelingut. Duke qenë se rruga ka qenë relativisht e gjatë, Adrola dhe Xhesika kanë përfituar nga rasti për të bërë shaka me njëra-tjetrën, Ato janë shfaqur në Instastory duke qeshur, kënduar dhe bërë humor gjithë rrugës.

Por, gjejeni se çfarë! Një vonesë e Xhesikas për të veshur këpucët ka bërë që të dyja vajzat të ngecin në avion, sepse ky i fundit është mbyllur dhe shkallët janë larguar prej aty.

Adrola ka qenë pak më në panik, ndërkohë që Xhesika ka vazhduar të qeshë e të bëjë video. Me ndihmën e një personi nga personeli i linjës ajrore, vajzat ia kanë arritur të dalin prej aty. Tani një shprehje thotë se këto gjëra mbahen mend, por kini kujdes, sidomos ju shoqe të ngushta të ngjashme me dy modelet tona sepse jemi të sigurt se bëni të njëjtat gjëra!

Tmerrohen 2 modelet shqiptare nga ajo çfarë ju ndodh në avion! Read More »

Pse është kaq e veçantë nata e Kadrit dhe cilat janë shenjat e saj?

[sgmb id=”1″]

Sot është nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.
Po përse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e një njeriu, pra një mijë muaj?

Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.

Me lejen e Zotit të tyre në natën e Kadrit thuhet se zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.

Myslimanët besojnë që Kurani u zbrit në natën e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak (arabisht العلق).

Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Kërkojeni atë në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. (hadith). Një prej datave tek është 21, 23, 25, 27, 29. Në shumë prej traditave thuhet që është nata para Ramazanit të 27-të.

Shenjat e natës së Kadrit

Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj, të cilat nuk vihen re, vetëm pasi të ketë lindur dita e re. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë.

Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë natën e Kadrit, era dhe se ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë.

Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës. Ka vende myslimane ku shiu bie pa pushim, të tjera ku ka vite që nuk bie shi, të tjera që vuajnë nga të ftohtit dhe të tjera që vuajnë nga i nxehti.

Natë për të gjithë apo e specifikuar?

Një çështje tjetër e diskutuar dhe e studiuar nga dijetarët, është nëse nata e Kadrit është specifike për disa njerëz, të cilëve u shfaqet në ëndërr dhe me disa shenja, gjë e cila nuk u ndodh njerëzve të tjerë, apo është e përgjithshme, për të gjithë myslimanët dhe sevapi i saj u jepet të gjithë atyre që e kalojnë këtë natë në adhurim.

Një grup dijetarësh kanë mendimin e parë, se kjo natë është vetëm për disa njerëz, si për ata që e kalojnë natën e Kadrit me adhurim.

Disa myslimanë besojnë se nata e Kadrit është një sasi energjie drite, e cila u shfaqet disa personave të lumtur dhe jo të gjithëve. Prandaj dhe njerëzit e thjeshtë shpesh herë i dëgjon të thonë: I është shfaqur nata e Kadrit. Të gjitha këto janë gjëra që nuk bazohen në fakte dhe argumente fetare.

Prandaj, themi që nata e Kadrit është një natë e veçantë për të gjithë ata që e kërkojnë atë dhe synojnë të përfitojnë nga mirësitë e saj. Ajo është natë adhurimi, bindjeje ndaj Zotit, namazi, leximi, përkujtimi, lutjesh, sadakeje, punësh të mira etj.

Ajo që është traditë gjatë natës së Kadrit është gatimi i hallvës, e cila bëhet para se të hyjë dielli i ditës së re dhe ndahet mes njerëzve, si përkujtim ndaj shpirtrave të atyre që nuk jetojnë më.

Pse është kaq e veçantë nata e Kadrit dhe cilat janë shenjat e saj? Read More »

POEZI NGA ”ZAMIRA AGALLIU” MOJ E MENÇURA KRENARI!

[sgmb id=”1″]

Ty melankoli sublime, s’kam për t’u nënshtruar,
Nga ky gjysëmshekulli , ik se nuk të dua,
Ty lot i penduar, ty ngushëllim pranuar,
Shpresë e përtëritur , eja ti krah mua .

Të njoh mirë Ty, moj e mençura krenari,
Kur fati ty të gjymtoi, ti nuk çalove,
Zëri yt u mek si te ishte një femijë,
E duarve të zverdhura nuk iu dorëzove.

Dëgjoje këtë këngë dashurie të heshtur,
Kur buza kujdesur lotë të nxehtë pikon,
Çuditur mbi zjarr dashurie është tretur,
Drejt lumturisë së gënjeshtërt fluturon.
……………………………………………………
a@z

POEZI NGA ”ZAMIRA AGALLIU” MOJ E MENÇURA KRENARI! Read More »

Vajza i propozon djalit,ai pranon por…ndodh “hataja”

[sgmb id=”1″]

Nje bisede tejet qesharake eshte publikuar ne instagram ku shihet biseda mes nje vajze dhe nje djali i cili merr nje propozim rrufe nga vajza.

Dua te lidhemi bashke te me besh te lidhem me ty dhe pastaj ti te me lesh mua? ky ka qene shkrimi qe vajza i ka derguar djalit.

Ai i lumtur eshte pergjigjur qe po pse? dhe pergjigja e vajzes eshte epike. Kam nevoje per nje zhgenjim dashurie qe te dobesohem deri ne gusht eshte pergjigja e saj.

Vajza i propozon djalit,ai pranon por…ndodh “hataja” Read More »

Si të mos ja ngjisni gripin anëtarëve të familjes!

[sgmb id=”1″]

Mjafton të sëmuret njëri nga pjesëtarët e famlijes, që gripi të shpërndahet te të gjithë, me radhë. Ka disa mënyra që mund ta evitoni këtë, mjafton të ndiqni disa rregulla:

1. Të pastroni tualetin sa më shpesh të mundeni, është vendi i parë nga përhapet gripi.

2. Furçat e dhëmbëve mos i mbani të gjithë në të njëjtin vend!

 3. Gjatë këtyre ditëve, duhet t’i ndërroni më shpesh peshqirët dhe çarçafët e krevatëve.

4. Shmangni përdorimin e sendeve të njëri-tjetrit si telefona, kufje etj.

5. Bëni kujdes me enët shtëpiake; lani gjithçka që prekni që mos ta përcillni te tjetri.

Si të mos ja ngjisni gripin anëtarëve të familjes! Read More »

Ambra shfaqet nudo në vidioklipin e këngëtarit të njohur .

[sgmb id=”1″]

Ambra të shtunën që kaloi doli nga “Big Brother”, vetëm 1 javë para finales së madhe.

Mirëpo, nuk e kishim zbuluar që ajo ishte pjesë e videoklipit të këngëtarit shqiptar 2Ton, “One Night”. Ambra ështëë protagonistja kryesore, dhe ngjan shumë sensuale në klip.

Ambra, për shkak të bukurisë së saj, shpeshherë u bë “molla e sherrit” dhe tek çiftet në “Big Brother”.

Ambra shfaqet nudo në vidioklipin e këngëtarit të njohur . Read More »

Policia e arreston,e dashura e tij del nga makina dhe…jeta e saj ndryshon pergjithmone !

[sgmb id=”1″]

Nje video e cila qarkulloi diten e sotme ne rrjetet sociale tregon ndjekjen e nje makine sportive nga patrulla e policise. Pas ndalimit polici i kerkon djalit te fike makinen dhe te ulet ne gjunje pas nje kontrolli rutine.

Pas kesaj situate nga krahu i pasagjerit ka dale edhe e dashura e djalit e cila mban te veshur nje kostum pune dhe ajo duket tejet e shqetesuar per kete situate e cila do i ndryshonte jeten.

Ashtu i ulur ne gjunje ai i ka nxjerre nje unaze vajzes duke i propozuar per martese,nje surprize shume e kendshme duhet thene. Bashkepunimi i patrulles ka bere qe ky propozim te jete tejet i vecante.

Policia e arreston,e dashura e tij del nga makina dhe…jeta e saj ndryshon pergjithmone ! Read More »

Komisari i njohur u nda nga jeta papritur, e bija i dedikon fjalët prekëse!

[sgmb id=”1″]

Ditën e djeshme u nda nga jeta në mënyrë të papritur një ndër drejtuesit e mirënjohur të Policisë së Tiranës, Nikoll Vatnikaj.

Vatnikaj ka pësuar një atak kardiak, çka ia mori jetën menjëherë, ndërkohë sot pritet t’i jepet lamtumira për në banesën e fundit.

Padyshim që humbja e njeriut të dashur lë dhimbje të madhe tek të gjithë ashtu sikurse tek vajza e kryekomisarit, Desantila, një blogere e njohur, e cila i ka kushtuar të atij disa rreshta prekës.

Kështu do të jemi përjetë, unë këtu, ti prej atje lart. Jam goca e Nikollës, me krenari, përjetë! Më këpute ba!”,shkruan Desantila bashkangjitur fotografisë me babain e saj të ndjerë, ndërsa njofton edhe vendin dhe orën e zhvillimit të ceremonisë mortore.

Sot ne oren 10-12, ne Pallatin e Kongreseve do te kryhen homazhet e percjelljes se tim eti.Figura e tij dhe cdo kontribut human qe ai ka bere, ne komunitet, familje e shoqëri është arsyeja pse une do te jem perhere e perulur me mirenjohje dhe dashuri ndaj çdokujt qe respekton emrin dhe punen e babait tim.Ju faleminderit, me zemer. Ai eshte forca ime, tim vellai dhe sime meje”,përfundon ajo.

Komisari i njohur u nda nga jeta papritur, e bija i dedikon fjalët prekëse! Read More »