Xhozefi është 16 vjeç, por thotë se jeta është treguar aq dorështrënguar me të, sa edhe fëmijërinë ia ka kursyer.
I braktisur nga i ati, ndonëse gjykata e urdhëroi t’u paguajë fëmijëve pensionin ushqimor, ai u rrit në kushte të vështira nga e ëma, e cila po lufton prej vitesh në gjykatë, mes çështjeve civile dhe së fundmi dhe penale.
Për dy vjet, fëmija u shkëput nga shkolla për shkak të një ndërhyrjeje në zemër. Tashmë në klasën e tetë, Xhozefi rrezikon sërish vijimin e shkollimit, pasi 3 muaj më parë gjykata urdhëroi mbikqyrjen elektronike. I dyshuar për vjedhje, Xhozefi këmbëngul se nuk ka kryer asnjë vepër.
“Këto kohë kam lexuar Kodin Penal. Ma vendosi edhe mami si rregull, që ta lexoj dhe ti di më mirë gjërat, për në të ardhmen. Më kanë bërë shumë të padrejta. Unë as nuk kam vra, as nuk kam pre, as nuk kam grabitur, asnjë gjë. Thjesht kam kaluar murin, është trembur ajo, jam trembur unë. I kam kërkuar falje dhe kam ndenjur aty e kam pritur që të sqaroj situatën, duke i kërkuar falje”, shprehet Xhozef Sokoli.
Aktualisht nën mbikqyrje elektronike ndodhen 100 persona, që janë në pritje të vendimeve nga gjykatat.
“Pa dashur të dukem polemizues, kemi rrethin gjyqësor Lushnjë apo Përmet, apo Pukë, që nuk e kanë vlerësuar asnjëherë të volitshme që të mund të aplikojnë këtë lloj mase sigurie. Kuptohet që kjo është me impakt të jashtëzakonshëm, shoqëror mbi të gjitha, pasi ne të gjithë e kemi shumë të qartë se ka një numër shumë të madh personash që nuk kanë pse të presin procesin penal, në ambientet e paraburgimit dhe kuptohet, janë edhe efektet financiare që përballon buxheti i shtetit”, u shpreh Ilir Qafa, Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të Provës.
Por, për Xhozefin, burgu dhe humbja e shkollës, janë dy frikërat e tij më të mëdha.
“Kam frikën e pajisjes, të cilës duhet t’i rri gati. Ja, e shikoj pajisjen se mos fiket, e karikoj, kam vënë edhe telefonin në alarm”, thotë Xhozefi./ TCH
Një lëkurë e kuruar mirë dhe me një grim të lehtë është ajo çka këshillohet këtë sezon të verës
Sfilatat e modës këtë vit për stinën e verës, të gjitha kanë pasur modele me grim të thjeshtë dhe me ngjyra të ndezura.
Ajo çka preferohet këto ditë kur temperaturat janë mjaft të larta, është një fytyrë me shkëlqim natyral, buzë me ngjyra të lehta.
Gjithmonë duke mbrojtur fytyrën e juaj me krem kundër rrezeve të dëmshme diellore, ekspertët thonë që sa më pak të ngarkoni fytyrën tuaj me grim aq më mirë dhe aq më të rinj do dukemi.
Largohuni nga ngjyrat e errëta dhe pudrat e rënda, dhe mirëpritni ngjyrat e lehta, kapakët e syve me nuanca verore dhe shkëlqimin natyral nga rrezet e diellit.
Nëse jeni si shumica e njerëzve gjatë kësaj vere, me siguri se keni menduar sa shumë kalori ju digjen kur shkoni në pishinë.
Noti, pa pikë dyshimi, është mënyrë efektive për t’i djegur kaloritë e tepërta. Veç kësaj, noti është sport ku aktivizohen të gjithë muskujt e trupit, prandaj edhe lëndimet janë më pak të mundshme sepse nuk e mundoni vetëm një muskul gjatë tërë kohës.
Sidoqoftë, sajti Nutristrategy, përmes disa të dhënave, ka përpiluar një listë me atë se sa kalori i djegin personat e peshave të ndryshme me një orë not:
– Një person që peshon 60 kilogramë i djegë 590 kalori brenda një orenëse është duke notuar shpejt, dhe 413 kalori nëse është duke notuar ngadalë.
– Një person që peshon 70 kilogramë i djegë 704 kalori brenda një orenëse është duke notuar shpejt, dhe 493 kalori nëse është duke notuar ngadalë.
– Një person që peshon 80 kilogramë i djegë 817 kalori brenda një orenëse është duke notuar shpejt, dhe 572 kalori nëse është duke notuar ngadalë.
– Një person që peshon 90 kilogramë i djegë 931 kalori brenda një orenëse është duke notuar shpejt, dhe 651 kalori nëse është duke notuar ngadalë.
Besojmë se shumë prej jush ju ka ndodhur të shihni në rrjete sociale foto, quize dhe teste të ndryshme psikologjike, të cila ju ftojnë të zgjidhni enigma ose thjesht të luani për pak minuta
Shumë prej tyre janë vërtetë argëtuese dhe ju tundojnë të provoni njohuritë që keni, prandaj përse të mos sfidoni veten. Në qoftë se ju mungon një lojë e tillë, Living ju fton të shihni me vëmendje foton e mësipërme (e cila po thyen rrjetin kohët e fundit) dhe të na tregoni se cila është kafsha e parë që dalloni në të.
Përgjigja mund të zbërthejë disa elementë interesantë të karakterit dhe perceptimit tuaj.
1.Një pëllumb: Pëllumbi është simbol i paqes, i shpresës dhe i dëlirësisë. Përpiqeni të gjeni pozitivitet në gjithçka që ju rrethon, për këtë arsye shpeshherë konsideroheni edhe si model frymëzues për të tjerët. Nuk ju intereson aspak bota materiale pasi gjeni prehje tek ndjenjat dhe shpirti.2.Një flutur: Flutura përfqasëon bukurinë dhe kënaqësinë. Jeni të ndërgjegjshëm që jeta është shumë e shkurtër dhe përpiqeni të shijoni çdo moment të saj. Jeni paska naivë, aq sa ju duket sikur bota është një fushë e mbuluar me lule, të cilat janë të destinuara për ju, por miqtë e vlerësojnë edhe këtë tipar tuajin3. Një shqiponjë: Shqiponja është e lirë. Ju pëlqejnë avneturat dhe dëshironi të provoni eksperienca të reja. Jeni egoist dhe doni të fluturoni më lartë se të gjithë, krenarë dhe të fortë jeni në gjendje të shihni gjërat që të tjerët nuk mund të dallojnë. Kjo lloj pavarësie është tunduese, por edhe mund t’i trembë të tjerët në të njëjtën kohë.4. Një qen: Qeni është i lidhur drejtpërdrejt me besnikërinë dhe familjen. Jeni vetëmohues kur bëhet fjalë për nevojat dhe dëshirat e atyre që doni. Njerëzit ndihen gjithmone të sigurt në shoqërinë tuaj dhe ju vlerësojnë si mik, mikeshë shumë të mirë.5.Një ujk: Mos u trmebni nga ujku pasi në këtë rast nuk nënkupton egërsinë, por privatësinë. Edhe pse kjo kafshë është e lidhur fort me vetminë, por kjo nuk vlen për ju…thjesht do të thotë që preferoni një rreth të kufizuar shoqëror. Jeni të qetë dhe shumë dëgjues të mirë. Keni shumë të zhvilluar instiktin mbrojtës dhe atë të mbijetesës.
Ndërmjetësimi ishte një praktikë e panjohur në Shqipëri, derisa Eni Çobani së bashku me Ardit Gjebrean e sollën si një rubrikë të veçantë në “E diela shqiptare”.
Juristja e njohur prej pesë sezonesh shfaqet në TV Klan, ndërsa gjatë ditëve të fundit përflitet se ajo do të largohet për t’iu përkushtuar një karriere të re, në politikë.
Por sa ka të vërtetë në të gjithë këtë histori? Eni Çobani është rrëfyer në një intervistë për “GSH”, ku është shprehur se “Misioni vazhdon”.
“Sa e befasuar jeni ju, jam edhe unë nga këto deklarata. Dhe më vjen habi që këto deklarata vihen në gojën e një njeriu si unë, që e njoh mirë se ç’është media, se ç’është rëndësia e një fjale kur hidhet në publik, dhe që normalisht janë totalisht të pavërteta. Unë kam thënë vetëm opinionin tim se çfarë po ndodh në Shqipëri, të drejtë që e ka çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë, dhe nuk kam aluduar për asnjë moment fakte për të cilat janë hedhur së fundmi në publik. Shpreh keqardhjen time të thellë për sa u përket fjalëve të cilat dikush mund t’i mendojë dhe i vë në gojën e Eni Çobanit. Eni u përgjigjet vetë të gjitha pyetjeve që mund të ketë dikush dhe mund t’ia bëjë dhe drejtpërdrejt”, ka thënë Eni Çobani.
Më tej, juristja e njohur ka treguar se nuk ka në plan të largohet nga ekrani dhe puna e saj si ndërmjetëse.
“Misioni vazhdon! Javë pas jave do të jemi atje me zotin Gjebrea, të vazhdojmë këtë mision të madh jo vetëm tonin, por është misioni i shqiptarëve që duan drejtësi. Dhe Eni Çobani e ka zgjedhur prej pesë vitesh edhe vendin e saj, është motivi im, dhe do të vazhdojë në ndihmë të shqiptarëve”, tregoi ajo.
Sipas Eni Çobanit, “Njerëzit, nga dëshira për të pasur njerëz të rinj në politikë, dëshirojnë që të marrin edhe njerëz nga shoqëria civile dhe t’i implementojnë brenda politikës, pa kuptuar që këto janë zgjedhje individuale, personale, dhe jo të formuara nga dëshirat e njerëzve. Pra Eni Çobani nëse këto zgjedhje do t’i kish bërë, do t’i bënte me kohë dhe do t’ia kishte vënë publikut përballë zgjedhjet e saj, por ju më keni parë që unë e kam bërë zgjedhjen time; unë jam pjesë e sistemit të drejtësisë, jam e nderuar dhe e privilegjuar nga një bashkëpunim siç është ai me zotin Gjebrea dhe me televizionin “Klan”, dhe që nuk e kam menduar për asnjë moment largimin apo ndarjen e këtij misioni timin shpirtëror, tanimë dhe profesional, nga fusha e ndërmjetësimit”.
Përfundimisht, juristja tregon se do të vazhdojë ndërmjetësimin me shqiptarët, për t’iu thënë edhe politikës, edhe opinionit, që pa vënë drejtësi në këtë vend nuk do të ketë kurrë qetësi.
Edhe pse ndonjëherë të “frikshme”, këto janë këngëtaret që të gjithë ju i doni…
Të jesh një këngëtare e suksesshme në ditët e sotme, nuk do të thotë vetëm të kesh zë shumë të mirë, por duhet kujdes i veçantë për pamjen dhe stilin në veshje.
Këngëtaret femra janë ato të cilat i duhet të kujdesen më së shumti për të qenë në koherencë me modën dhe tendencat më të fundit.
Por disa nga këngëtaret shqiptare janë më të guximshme dhe gjithmonë eksperimentojnë me ‘look’-un e tyre. Videoklipet e tyre pëlqehen shumë dhe kjo pasi ato nuk dinë të jenë njësoj gjithmonë por ato dinë se çfarë do publiku dhe kështu kanë bërë.
Duke ekperimentuar ato kanë guxuar shumë dhe kanë ardhur në videoklipet e tyre ndryshe dhe paksa me një look ‘crazy’.
Emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani në INTv foli për këto 5 këngëtare shqiptare që guxuan shumë në klipet e tyre.
Me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959 të Presidiumit të Kuvendit Popullor regjimi komunist pat shpallur një amnisti për të arratisurit politike, prej së cilës u amnistuan 7.003 persona dhe u cilësuan “kriminelë lufte” 208 të tjerë. Nga kjo amnisti u riatdhesuan në Shqipëri vetëm 60 persona, një pjesë e të cilëve edhe u burgosën pas një farë kohe.
Nga 208 personat, jetonin në fundin e vitit 1990, rreth 104 persona. Në vitin 1991 në kushtet e reja, trashëgimtarët e regjimit komunist kërkuan “aktualizimin” e dekretit të vitit 1959. Një informacion nr.959, datës 4.9.1991 i Ministrisë së Rendit Publik, listoi 118 persona si “kriminelë”.
Formulimi i listës u bë në mënyrë naive dhe qesharake nga Ministria e Rendit Politik, në bazë të dekretit të amnistisë së vitit 1959. Nuk ishte kurrfarë akti ligjor në përcaktimin e saj. Autoritetet e ministrisë në fjalë, bënë një interpretim idiot të dekretit të vitit 1959, pa marrë parasysh rrethanat e reja në të cilat ndodhej Shqipëria. Kryegafa e kësaj liste me “kriminelë” ishte zëvendësimi i Mbretit Zog me Leka Zogun. Pra hartuesit e listës i njihnin të drejtën vetes të vendosnin për “trashëgiminë” e “kriminelëve”. Dhe meqë Leka Zogu ishte 5 vjeç kur mbaroi lufta, ai ishte bërë “kriminel”.
Ky dokument me fjalinë shoqëruese “Lista emërore e kriminelëve të arratisur jashtë shtetit që nuk përfitojnë nga amnistia e bërë me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959”, nuk njihet deri sot. Atë e hartuan oficerë Sigurimi që punonin në atë kohë në Ministrinë e Rendit Publik. Çdo pikë e kalimit kufitar kishte urdhër t’i ndalonte personat e kësaj liste të hynin në Shqipëri.
Por, sikurse e përmenda, kjo listë përbëhej nga të vdekur e të gjallë, duke e paraqitur kështu si një listë qesharake. Listë nuk pati fuqi. Të arratisurit u amnistuan me nenin 2 të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.
Lista e “kriminelëve të luftës” e datës 4.9.1991
1-Leka Zogu
2-Azem Mustafa Shehu
3-Avdul (Aqif) Emin Kadiu
4-Alo Muke Luarasi
5-Asllan Zenel Cenaj
6-Ajdin Qazim Mete
7-Abulla MuratKaloshi
8-Ali Kajmak Tubova
9-Ago Sherif Agaj
10-Asim Shefqet Jakova
11-Abaz Fejzo Ermenji
12-Bajrush Azem Kosova
13-Bardhok Shkurt Markaj
14-Dodë Bardhok Gjini
15-Ditar Ibrahim Kurtesi
16-Dilaver HasanKacuqi (u dogj dhjetor 1951)
17-Dilaver Dino Begu
18-Dhimitër Miho Maksakuli
19-Enver Mehmet Shaska
20-Enver Selman Dangëllia
21-Eqrem Hysen Peshkëpia
22-Enver Halim Peshkëpia
23-Eqrem Mahmet Telhaj
24-Ndue Frrok Dushi
25-Gjon Mark Jaku
26-Gjon Marka Çupi
27-Gjon GjetoVokrri
28-Gjon Marka Ndou
29-Hysen Osman Vërçani
30-Hetem HamitXhera
31-Haki Shefik Shehu
32-Hafuz Selman Hasa
33-Hiqmet Elmaz Meçe
34-Hasan Elmaz Dosti (kishte vdekur)
35-Ishan AbdiToptani
36-Isuf Maksut Baruti
37-Islam Sali Dobra
38-Isa Haziz Manastirliu
39-Isuf Mehmet Luzaj
40-Jorgji Refael Ruço
41-Jonuz HysenNdreu
42-Kujtim Bektash Cakrani
43-Kadri Hysen Morina
44-Kolë Ndue Frroku
45-Kolë PrendëDoda
46-Kajo Maksut Tresova
47-Kosta Harallamb Karajani
48-Kalem Ibrahim Xhepaxhiu (u dogj i gjallë dhjetor 1951 në Rrajcë)