Aktualitet

Zgjoheni vazhdimisht gjatë natës? Mos e anashkaloni! Serioze ajo që kjo shenjë tenton t’ju tregojë.

[sgmb id=”1″]

Shumë njerëz gjatë natës e kanë të pamundur të flenë mirë.

Shpesh ndodh që t’ju zërë gjumi, por pas disa orësh të zgjoheni sërish. Sipas shkencës, zgjuarja në 3 të mëngjesit e deri në orën 5 të mëngjesit po ashtu, është një sinjal që një superfuqi po tenton të ju tregojë diçka.

Një gjë të tillë e dëshmon mjekësia e vjetër kineze, ku thotë se cikli ynë i gjumit ka lidhje të ngushtë me fizikun tonë dhe emocionet e si rezultat kjo sjell një mesazh se dicka është duke ndodhur.Kështu nëse ju keni probleme të flini nga ora 21 deri 22, atëherë ju keni probleme me stresin dhe rekomandohet që ju të praktikoni meditimin.Problemet e gjumit nga ora 23 e deri tek 1 e mesnatës, janë sinjal i problemeve të zhgënjimit.

Rekomandohet që të praktikoni meditim budist dhe të harroni gjërat e kaluara e të pranoni veten ashtu sic jeni.Nëse ju zgjoheni nga gjumi nga ora 1 e mesnatës e deri tek 3 e mesnatës, është shenj që ju keni disa probleme që u kanë shkaktuar nervozizëm. Rekomandohet të pini një gotë me ujë të ftohtë dhe të qetsoni veten tuaj.Pagjumësia nga ora 3 e mëngjesit e deri tek ora 5, është sinjal se do t’ju ndodh dicka dhe asnjëherë nuk duhet injoruar.

Rekomandohet të bëni lutje dhe disa stërvitje fizike për të qetësuar veten dhe frymëmarrjen për të t’iu rikthyer gjumit përsëri.Zgjimi i hershëm nga ora 5 e mëngjesit deri tek 7 nënkupton se jeni të bllokuar nga emocionet e shumta. Rekomandohen stërvitjet për të qetësuar veten, shkruan Futusion.

Zgjoheni vazhdimisht gjatë natës? Mos e anashkaloni! Serioze ajo që kjo shenjë tenton t’ju tregojë. Read More »

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëqoftëse hani dy banane në ditë.

[sgmb id=”1″]

Shumica e njerëzve “nuk kanë kohë” për të ngrënë shëndetshëm dhe kështu preferojnë të hanë ushqim të shpejtë në vend të ushqimit të shëndetshëm, ndërsa konsumimin e frutave dhe perime e kanë lënë pothuajse krejt.
Shkencëtarët dhe dietologët nuk e kanë të qartë pse shumica e njerëzve preferojnë ushqim të tillë, kur dihet se ka ushqime të cilat na dhurojnë ushqyesit natyralë të nevojshëm për funksionim më të mirë të sistemit trupor.

Bananet për shembull. Ato janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme, për shkak se përmbajnë substanca të mira për shëndetin tonë. Dietologët thonë se vetëm një muaj pasi të keni ngrënë dy banane në ditë, shëndeti juaj do të përmirësohet dukshëm.

Ja pse: Bananet përmbajnë shumë pak sodium, por shumë kalium, i cili është i domosdoshëm për rregullimin e shtypjes së gjakut dhe shëndetin e zemrës. Hulumtuesit kanë gjetur se konsumimi i përditshëm i bananeve mund të reduktojë rrezikun nga sulmi në zemër për 40%.

Nëse keni probleme me sistem të tretjes, si kapsllëk për shembull, hani pak banane. Ato janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe shpejt do të zgjidhin problemet tuaja me zorrët.

Ndjeheni të lodhur dhe të dobët? Bananet do të sigurojnë energjinë e nevojshme, dhe ato janë një zgjidhje e duhur para ushtrimeve. Atletët i mbajnë ato në çantë rregullisht, për t’i ngrënë para ushtrimeve.

Nëse trupi juaj ka nevojë për hekur, bananet mund t’ju ndihmojnë. Substancat që gjendet në banane stimulojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, dhe në mënyrë të konsiderueshme ndihmojnë njerëzit anemik.

Bananet janë shumë të mira kundër kollit dhe dhimbjeve të fytit!

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëqoftëse hani dy banane në ditë. Read More »

MREKULLIA QË BËN QEPA E KUQE PËR GJËNDRAT TIROIDE

[sgmb id=”1″]

Doktori rus nga St. Petersburg, Igor Knjazkin, ka zbuluar ilaçin e përsosur për gjëndrat tiroide. I vetmi përbërës që nevojitet për këtë teknikë mahnitëse është qepa e kuqe.

Përfitimet e shumta të qepëve veçse dihen, ato vrasin bakteret dhe mikrobet, e pastrojnë lëkurën dhe përmbajnë acid fosforik i cili është tejet fitimprurës.

Gjithashtu, qepët janë tejet të mira edhe për trajtimin e problemeve të tiroideve.

Më poshtë jua prezantojmë ilaçin shtëpiak të doktorit rus, i cili do t’jua përmirësojë funksionin e gjëndrave tiroide, transmeton telelgrafi. Para se të shkoni në shtrat, duhet ta preni një qepë të kuqe në dy pjesë. Këto dy gjysma duhet të përdoren për ta masazhuar qafën me lëvizje rrethore, e veçanërisht në zonën ku gjenden gjëndrat tiroide.

Duhet ta lejoni qepën t’i kryejë efektet e veta gjatë natës, prandaj mos e pastroni qafën para se të flini. Lëngu i qepës i stimulon gjëndrat tiroide.

MREKULLIA QË BËN QEPA E KUQE PËR GJËNDRAT TIROIDE Read More »

Vdes foshnja, nëna e la 6 orë në makinë sepse po lyente flokët !

[sgmb id=”1″]Një grua është arrestuar, pasi akuzohet për vdekjen e foshnjës së saj ne moshen 1 – vjeçare. fajtorja Dijanelle Fowler, 25 vjeç qëndroi për 6 orë në parukeri, ndërkohë që fëmijën e saj e la në makinë kur temperaturat jashtë ishin të larta.

Fowlerc nga Georgia, në SHBA është akuzuar gjithashtu dhe për fshehje të krimit, pasi nuk tregoi që foshnja e saj kishte ndërruar jetë nga fakti që e kishte lënë në makinë. Ajo e fshehu vajzën me disa rroba

Prokuroria tha se sipas hetimeve foshnja vdiq në 15 qershor, pasi bateria e makinës ku ajo po qëndronte është fikur duke bërë kondicioneri të mos punonte dhe e gjithë nxehtësia që ishte jashtë të depërtonte brenda në makinë per 6 ore.

Temperatura ishte rreth 32 ° C në Georgia atë ditë, por brenda makinës ka qenë shumë më e lartë, vleresuan hetuesit. Sipas Daily Mail, Fowler kaloi gjashtë orë në sallon pa kontrolluar asnjëherë fëmijën e saj. Gruaja është dënuar nga gjykata për dy krime.

 

 

Vdes foshnja, nëna e la 6 orë në makinë sepse po lyente flokët ! Read More »

Zbulohet sozia e Edi Rames ! Ja ku ndodhet !

[sgmb id=”1″]Kryeministri Edi Rama mesa duket nuk është i vetmi në llojin e tij. Rama ka një sozi, që ndodhet në Britaninë e Madhe. Një qytetar shqiptar me banim në Britani ka mbetur i shokuar kur ka hapur televizorin në një emision quiz dhe befas ka parë Edi Ramën.

Pas hutimit të disa çasteve, ai zbuloi se ky zotëri ishte një shtetas britanik që po merrte pjesë në shfaqje, por që për çudi i ngjante mjaft kryeministrit të Shqipërisë.

Ashtu si duket edhe nga foto mes kryeministrit dhe shtetasit britanik me emrin Mike ka një ngjashmëri mjaft të madhe

Zbulohet sozia e Edi Rames ! Ja ku ndodhet ! Read More »

Arrestohet krijuesi i ‘Balena Blu’. E pabesueshme sa vite burg denohet !

Loja vdekjeprurëse ‘Balena Blu’ solli një bilancit tragjik ku 130 të rinj kishin vrarë veten për shkak të kësaj loje. Krijuesi i kësaj loje u arrestua vitin e kaluar.

Philipp Budeikin dyshohej se kishte lidhje me vdekjen misterioze të 16 adoleshentëve në regjione të ndryshme të Rusisë. Ai cilësohej si truri i lojës.

Ai është dënuar vetëm me tri vite burg, pasi ka arritur tsa pranojë se ka nxitur shumë të rinj të vrasin veten.

Budeikin i tha policëve se ai po pastronte shoqërinë nga mbetjet biologjike (viktimat).

Arrestohet krijuesi i ‘Balena Blu’. E pabesueshme sa vite burg denohet ! Read More »

Vaskat magjike që ndodhen 20 km larg Tiranës.

[sgmb id=”1″]

Mund të themi me plotë gojën që nuk e njohim as vendin tonë e as bukuritë natyrore të tij. Ja për shembull, a e keni ditur se jo më shumë se 20 kilometra larg Tiranës ndodhen disa kanione të mrekullueshme që shtrihen përgjatë lumit Erzen?

Uji i lumit ka krijuar mrekulli të vërtetë në pjesët shkëmbore dhe në disa prej tyre, thellësia është aq e madhe, saqë edhe mund të notoni në to.

Po të shikoni me kujdes fotot e shkrepura nga Valter Zhara do të kuptoni se çfarë mrekullish që ndodhen kaq pranë nesh jemi duke humbur nga dita në ditë. Vizitoni Shqipërinë, njihuni më shumë me bukuritë që na rrethojnë dhe do të kuptoni se nuk do të keni asnjë nevojë për të shkuar jashtë shtetit.

Vaskat magjike që ndodhen 20 km larg Tiranës. Read More »

Këto janë ushtrimet më efikase për luftimin e stresit.

[sgmb id=”1″]

Mes ushtrimeve fizike më efikase që ndihmojnë në shkarkimin e stresit janë ushtrimet me pesha të rënda. Ky lloj aktiviteti ndihmon në çlirimin e endorfinës, hormon që nxit humorin e mirë.

Cilat ushtrime ndihmojnë në luftimin e stresit e në të njëjtën kohë djegin kaloritë dhe tonifikojnë të gjithë trupin? Të gjithë e dimë se stresi ndikon në mirëqenien psiko-fizike dhe se është sëmundja e shoqërisë moderne, por mund të mposhtet falë aktivitetit fizik.

– Peshat e rënda: Mes ushtrimeve fizike më efikase që ndihmojnë në shkarkimin e stresit janë ushtrimet me pesha të rënda. Ky lloj aktiviteti ndihmon në çlirimin e endorfinës, hormon që nxit humorin e mirë. E rëndësishme është që ushtrimet të bëhen në mënyrë të vazhdueshme e të kombinohen me ato të zemrës. Efikase janë edhe ushtrimet në grup, sepse përveç argëtimit të shtyjnë të japësh maksimumin.

– Boksi: Një ushtrim tjetër tepër efikas kundër stresit është boksi, që gjithashtu ndihmon në forcimin e zemrës dhe tonifikimin e pjesës së sipërme të trupit. Ja disa udhëzime që të ushtroheni më mirë: vini gjithmonë doreza për të shmangur dëmtimin; mos harroni se lëvizjet nuk vijnë vetëm nga krahët, por kombinohen me trupin dhe këmbët për një performancë më të mirë. Nxirrni frymën në momentin e goditjes.

– Vrapimi: Vrapimi është një prej ushtrimeve klasike kundër stresit dhe është shumë i thjeshtë për t’u praktikuar në qoftë se vishni këpucët e duhura dhe gjeni ritmin që u përshtatet nevojave tuaja. Me kalimin e kohës duhet ta rrisni distancën ose shpejtësinë që të vazhdoni përmirësimin e rezultateve.

Kur vraponi në natyrë efektet janë më të mëdha dhe ndikojnë pozitivisht në humorin tuaj. Kur vraponi nën shoqërinë e dikujt tjetër, përveç kënaqësisë shpirtërore, siguroni edhe zbavitjen. Në qoftë se nuk keni mundësi ose kohë për të dalë për vrapim apo të shkoni në palestër mund të zgjidhni një mjedis brenda shtëpisë dhe të bëni ushtrime të ndryshme, duke i kombinuar me ato të zemrës dhe me pesha. Ja një shembull: 50 hedhje, 10 ulje-ngritje, 10 pompa dhe 10 muskuj barku. Përsëritini ushtrimet 5-10 herë.

– Ecja: Artet marciale, ecja, noti dhe të gjitha sportet në skuadër janë ilaç për të luftuar stresin, për të mbajtur trupin në formë dhe për të gëzuar shëndet të plotë. Djersitja e madhe mund të ulë nivelin e stresit, që prodhon substancat toksike, të cilat janë të dëmshme për trurin dhe trupin. Nëse doni të jeni mirë mendërisht dhe fizikisht mjafton të ushtroheni çdo ditë dhe do t’i shikoni rezultatet pozitive.

– Frymëmarrja: Mirëqenia kalon edhe përmes frymëmarrjes. Stresi mund të largohet duke praktikuar edhe joga. Në fakt, trupi i njeriut është një makineri e përsosur, por në qoftë se nuk merret me ushtrime fizike oksigjeni nuk futet ashtu siç duhet në qarkullimin sistemik dhe në tru, mund të ketë pasoja, si për shembull rrezikon të humbasë kontrollin e emocioneve. Të gjithëve na ka ndodhur që të kemi një reagim të tepruar përballë një situate të caktuar: kjo gjë, në kushte normale, varet nga fluksi i gjakut dhe oksigjeni që shkon në tru dhe duket se sasia është e pakët e tyre nxit reagime të tilla. Pra personi humbet arsyen. Prandaj për të larguar stresin, frymëmarrja është shumë e rëndësishme, madje mund të përmirësojë edhe gjendjen shpirtërore. Zakonisht kur provojmë ndjenja negative, frymëmarrja bëhet më e çrregullt, e paplotë dhe më sipërfaqësore. Kur jemi në gjendje qetësie frymëmarrja është e thellë dhe harmonike. Gjendja shpirtërore dhe frymëmarrja ndikojnë te njëra-tjetra, prandaj për t’i mbajtur nën kontroll nuk duhet prishur ekuilibri mes të dyjave.

Në fakt, nuk ka ndonjë recetë të saktë për të kuruar këtë problem, por duke bërë ushtrime fizike, përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe shpërndarjen e oksigjenit në të gjithë trupin. Kur praktikoni një lloj sporti, frymëmarrja duhet mësuar nga një instruktor, sepse ju ndihmon të lëvizni dhe të kontrolloni emocionet. Falë kësaj praktike artistike, që duhet theksuar se nuk është për të gjithë, mund të mësohen ushtrime të rëndësishme për frymëmarrjen, të cilat mund t’ju nevojiten edhe në jetën e përditshme. Por njësoj si me sportin gjithmonë duhet të udhëhiqeni nga një ekspert i përgatitur.

Këto janë ushtrimet më efikase për luftimin e stresit. Read More »