Aktualitet

ÇELËSI I MARTESËS SË LUMTUR ËSHTË NË DUAR TË FEMRËS!

[sgmb id=”1″]

Njëri ndër faktorët vendimtarë, kyç dhe i vetëm për martesë të lumtur është që femra patjetër duhet të jetë e kënaqur në tërësi me lidhjen – thekson shkencëtari dhe studiuesi Jon Gotman.

Martesat në të cilat femra është e lumtur zgjasin më shumë.

Gjoja që shumë hulumtime të ndryshme kanë treguar që martesat në të cilat femra është më e lumtur se mashkulli zgjasin shumë më gjatë se ato në të cilat mashkulli është i lumtur, ndërsa femra e palumtur.

Përse femrat janë më të ndjeshme, përkatësisht më kërkuese?

Biologët evolutivë shpjegojnë këtë me faktin që femrat gjatë jetës prodhojnë numër të kufizuar qelizash vezore, andaj me kujdes patjetër duhet të zgjedhin se kujt do t’ia “dhurojnë” atë vezë, përkatësisht me kë do të ngjizin fëmijën.

Truri i tyre evolutiv i formësuar urdhëron që me atë rast të kenë kujdes në “cilësinë” e partnerit të tyre, përkatësisht që me të të jenë të kënaqura dhe të lumtura.

Pra, të dashur meshkuj, kujdesuni për lumturinë e partneres suaj.

ÇELËSI I MARTESËS SË LUMTUR ËSHTË NË DUAR TË FEMRËS! Read More »

CILA ËSHTË LIDHJA MIDIS QESHJES DHE SËMUNDJES?

Zakonisht qeshim për shkak se diçka është argëtuese dhe tërheq vëmendjen, mirëpo ndonjëherë edhe sulmi i të qeshurit mund të jetë simptomë serioze mjekësore.

Hulumtimet tregojnë që vetëm në një prej pesë rasteve qeshja ka të bëjë me humorin. Kur qeshim me qëllim apo shumë herë pa kurrfarë arsyeje, në pah del qeshja patologjike.

Kjo është shenjë e gjendjes së rrënuar shëndetësore dhe e ndikimit në sistemin nervor, ndërkaq shkencëtarët po merren seriozisht me këtë fenomen.

Qeshja patologjike zakonisht nuk është e lidhur me humorin, gjendjen e mirë shpirtërore apo me cilëndo formë të shfaqjes së lumturisë.

Truri dërgon sinjale të cilat kontrollojnë veprimet të cilat i bëjmë, të pavetëdijshme sikur frymëmarrja, por edhe me vullnet sikur ecja apo qeshja.

Kur ato sinjale dështojnë për shkak të kushteve siç janë çekuilibri kimik, parregullsitë gjatë lindjes, mund të shkaktojnë qeshje të pazakonshme.

Kirurgët dhe neurologët u ndihmojnë njerëzve të cilët kanë tumore apo fshikëza në tru. Me heqjen e tyre eliminohet edhe presioni në ato pjesë të trurit të cilat shkaktojnë sulmet e të qeshurit.

Sulmi akut në tru gjithashtu mund të jetë njëri ndër shkaktarët.

Qeshja është njëra ndër simptomat e Sindromës së Angelmanovit dhe Turetovit.

nsmeton Telegrafi.Sindroma e parë është çrregullim i rrallë i kromozomeve i cili ndikon në sistemin nervor. Njerëzit të cilët vuajnë nga kjo sindromë nuk mund të flasin dhe shfaqin sjellje të lumtura apo të shqetësuara”.

Sindroma e dytë (e Turetovit) është çrregullim neurobiologjik dhe shërimi zakonisht nuk është i nevojshëm nëse nuk çon në ndërprerje të aktiviteteve të përditshme. Ilaçet dhe psikoterapia mund t’u ndihmojnë pacientëve që të kontrollojnë ndikimin e tyre.

E gjithë kjo disi nuk do të thotë që duhet të mos bëjnë shaka, të mos shoqërohen dhe të caktohet kontroll te mjeku, por e kundërta.

Qeshja dhe sëmundja shpesh përmenden së bashku, madje kryesisht në diskutimet mbi aspektet pozitive të cilat kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve.

Qeshja çliron bllokadat në fushën energjike, tajit endorfinë, ndihmon në ndërtimin e karakterit, kur qeshemi “në llogari vetjake”, përvoja dhe përjetimi i situatave në të cilat gjendemi bëhen të ndryshme.

Favoret e qeshjes janë të shumta, në këtë nuk ka dyshim, dhe qeshja është investim i mirë i përditshëm.

CILA ËSHTË LIDHJA MIDIS QESHJES DHE SËMUNDJES? Read More »

Si t’i shëroni thembrat e plasaritura.

[sgmb id=”1″]

Thembrat e plasaritura janë një problem i zakonshëm që shkaktojnë dhimbje dhe japin një pamje jo të bukur. Ndaj nuk duhet ta neglizhojmë këtë pjesë të trupit, por t’i kushtojmë kujdes maksimal.

Nuk është e nevojshme të paguani për trajtime të shtrenjta në qendra estetike pasi këtë problem mund ta zgjidhni vetëm me dy përbërës nga kuzhina.

Përbërësit

Gjysmë litri qumësht

2 qese sodë buke

Përgatitja:

Në një enë përzieni gjysmë litri qumësht me 2 qese sodë buke. Lërini këmbët tuaja të qëndrojnë në këtë përzierje dhe prisni rezultatin. Megjithëse mund t’iu duket e çuditshme kjo metodë është efektive dhe shumë kurative.

Si t’i shëroni thembrat e plasaritura. Read More »

Muaji juaj i lindjes, tregues i sëmundjeve që mund t’ju prekin!

[sgmb id=”1″]

Muaji në të cilin keni lindur mund të ndikojë në faktin se nga çfarë sëmundjesh rrezikoheni të prekeni me kalimin e viteve.

Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkencëtarësh nga Spanja, të cilët, pasi përcaktuan muajt e lindjes për 27 sëmundje kronike për të parë nëse bën ndonjë ndryshim me shëndetin në terma afatgjatë, u surpizuan kur zbuluan se kishte një ndikim të konsiderueshëm për disa gjendje shëndetësore. Meshkujt e lindur në shtator, për shembull, ishin tre herë më të rrezikuar që të vuanin nga probleme me tiroidet, se ata të lindur në janar.

Bebet e lindur në muajin gusht janë dyfish më të rrezikuar nga astma, krahasuar me ata të lindur në fillim të këtij viti. Ngjashëm, edhe vajzat e lindura në korrik janë 27% më shumë të rrezikuar me tension të lartë të gjakut, ndërsa ato të lindura në tetor rrezikohen nga anemia. Studimi i kryer nga Universiteti Alicante, tek afro 30 mijë njerëz, zbuloi gjithashtu se disa muaj kanë efekte përfituese në shëndet, raporton The Telegraph. /Gazeta Shëndeti/

Muaji juaj i lindjes, tregues i sëmundjeve që mund t’ju prekin! Read More »

Djemtë shkojnë me pushime në Jug, habiten me çfarë gjejnë në plazh.

[sgmb id=”1″]

Disa të rinj teksa kanë ngulur cadrën rastësisht në breg të detit, të rinjtë nga Elbasani janë mrekulluar nga surpriza që kanë gjetur nëplazh.

Ndërsa po uleshin nën cadër dikush prej tyre ka pikasur një 5000″>5000 lekëshe. Pasi kanë pyetur përreth askush nuk i ka dalë për zot 5000″>5000 lekëshit. Atëherë ata kanë vendosur ta prishin sipas mënyrës së tyre shkruan Infoelbasani.al.

Fillimisht kanë qerasur cadrat përreth dhe më pas kanë shpërdoruar sipas qejfit të tyre.

Djemtë shkojnë me pushime në Jug, habiten me çfarë gjejnë në plazh. Read More »

Sëmuret rëndë Flori Mumajesi, anulon të gjitha koncertet: Nuk ja dal dot, kjo është vërtet dhimbje e madhe

[sgmb id=”1″]

Këngëtari dhe kantautori i njohur i skenës shqiptare, Flori Mumajesi ka një lajm të keq për të gjithë ne.

Prej kohësh po përjeton dhimbje të shumta si shkak i një problemi shëndetësor në pjesën e krahërorit. Për këtë arsye, Flori është detyruar të tërhiqet nga të gjitha koncertet e parashikuara për këtë sezon vere dhe t’i dedikohet tërësisht rikuperimit të shëndetit.

Lajmin e ka bërë publik disa orë më parë në rrjetet sociale dhe tregon se dhimbjet e mëdha me të cilat përballet kohët e fundit e kanë detyruar artistin të marrë këtë vendin të vështirë dhe të heqë dorë përkohësisht nga angazhimet muzikore.

“Nuk di a duhej ta beja kete postim apo jo, por e ndjej detyrim per ata njerez qe nuk kane mundur te me shohin ne koncert.Kam dy dite qe luftoj me dhimbjen ne kraharor per te mos munguar , per te qene aty me ju deri ne minuten e fundit… Por nuk ja dola dot dhe kjo eshte dhimbja me madhe ne te vertet… Pas ketij lendimi rrezikoj ti anulloj te gjitha koncertet! Doktoret me kane dhene nje afat nga 3 deri ne 6 jave per tu rikuperuar, por une shpresoj se do te behem mire me shpejt. Shpresoj mos t’ju shqetesoj ky postim! Nuk me pelqen ta dramatizoj me shume, eshte nje lendim i kockes brenda ne krahe qe duhet kaluar vetem dhe vetem me energji pozitive. Ju dua”, shkruan Mumajesi.

Sëmuret rëndë Flori Mumajesi, anulon të gjitha koncertet: Nuk ja dal dot, kjo është vërtet dhimbje e madhe Read More »

Përse nuk e shfaq asnjëherë fytyrën e Zahos? Rama tregon arsyen e vërtetë.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Rama, ka treguar se përse gjithmonë fotot me Zahon nuk e tregojnë fytyrën e tij. Gjatë një interviste për INTV, kryeministri shprehet se kjo është etika që mediat jashtë vendit e respektojnë dhe se fytyra e një fëmije nuk mund të përdoret.

Mendoj që edhe nëse do t’ia publikoja unë një foto ballore, mediat jo të kazanit do të kujdeseshin që t’i mbulohej. Nuk mund të luash me fytyrat e fëmijëve”, tha Rama.

Mesa duket, Rama e ka kapur keq me mediat që paska një mllëf kaq të madh. Edhe pse kur flitet për etikën që respektohet nga media sidomos për rastet që shfaqin fëmijët, ai ka të drejtë ta mbrojë djalin nëse konstatohet që artikulli . Përpos kësaj, urojmë që kryeministri të mendojë pak më mirë për mediat, pasi është e rëndë që ti akuzosh këto të fundit se mund të luajnë me fytyrat e fëmijëve.

Përse nuk e shfaq asnjëherë fytyrën e Zahos? Rama tregon arsyen e vërtetë. Read More »

Njihuni me kryeministrin e ri, ky bukurosh do ta nxjerrë Ramën shumë shpejt në pension…!!!

[sgmb id=”1″]

Kreu i qeverisë, Edi Rama po kalon fundjavën në rezidencën qeveritare në Durrës, aty ku është takuar dhe me një mik të ri.

Ky djali bukurosh në foto quhet Maidi dhe për të gjithë ata që nuk e njohin është i biri i aktorit të njohur të humorit, Marin Orhanasit.

Vetë Marini ka nxjerrë foton madje duke shprehur edhe një ambicie të të birit, që të bëhet kryeministri i ardhshëm.

Njihuni me kryeministrin e ri, ky bukurosh do ta nxjerrë Ramën shumë shpejt në pension…!!! Read More »