Aktualitet

Miksoni vazelinë me spec të kuq, rezultatet do t’ju mahnisin.

[sgmb id=”1″]

Plagët janë diçka shumë e zakonshme dhe mund të shfaqen në çdo kohë. Infeksionet, incidente me mjete të mprehta, thyrja e një gote në dorë apo arsye të tjera janë ato të cilat shkaktojnë plagët. Sipas MedicineNet, ato vijnë si rezultat i dëmtimit të enëve të gjakut.

Lëkura është shumë  e ndjeshme dhe ajo mund të dëmtohet në çdo rast pakujdesie. Megjithëse ju mund të mendoni se zgjidhja më e mirë për një plagë është të mbuloni atë me make-up derisa të shërohet, në fakt e keni gabim.Ka një metodë shumë herë më efektive që ju shëron çdo lloj plage. Kështu, kurseni kohë dhe para derisa të shkoni te mjeku, në rast se e keni shumë të nevojshme. Përveç tyre, kjo recetë nuk shoqërohet me asnjë efekt anësor.

Përbërësit:1 lugë çaji vazëlinë1 majë lugë çaji spec i kuq pluhur (Cayenne pepper)

Udhëzime:Miksojini të dy përbërësit dhe hidheni përziejen në nje  kuti të vogël, të pastër. Lëreni mënjanë për pak minuta dhe më pas mund ta përdorni. Aplikojeni në vendin ku keni plagën. Bëjeni këtë herë pas here në mënyrë që të shëroni çdo plagë që keni në trup në një kohë shumë të shkurtër.

Miksoni vazelinë me spec të kuq, rezultatet do t’ju mahnisin. Read More »

10 gjërat që nuk i dinit se mund t’ju ndodhin gjersa rreziteni në plazh.

Është e kuptueshme të dëshironi të fitoni pak ngjyrë gjatë verës, mirëpo nuk duhet të shtriheni me qëllim që të fitoni ngjyrë që rivalizon atë të bodybuilder-ëve gjatë shfaqjeve të tyre.

“Edhe nëse përdor mbrojtës nga dielli me faktor 30 apo më shumë, edhe nëse e aplikoni vazhdimisht,  prap do të merrni ngjyrë”, thotë Doris Day, dermatologe për kozmetikë. ”Kremi për diell nuk është një formulë e padepërtueshme, që do të thotë rrezet e diellit ende mund të arrijnë lëkurën tuaj, duke shkaktuar prodhimin e melaninës dhe paraqitjen e ngjyrës. Por aplikimi i kremës është i nevojshëm për shkak se ju duhet për të mbrojtur lëkurën tuaj nga gjëra tepër të dëmshme që mund t’i ndodhin trupit tuaj nga të qenit jashtë në diell.”

Pra, çfarë ndodh në të vërtetë gjatë qëndrimit nën diell? Dr. Day, tregon për Cosmopolitan.com:

ADN-ja e lëkurës suaj dëmtohet. Ka dy lloje të rrezeve që arrijnë lëkurën tuaj: UVB dhe UVA. Rrezet UVB janë valë më të shkurtëra të dritës që depërtojnë në shtresën e poshtme të lëkurës, të quajtur “shtresa bazale”.  Kjo shtresë përmban qeliza të vogla të rrumbullakëta të quajtura qeliza bazale që vazhdimisht ndahen, duke lejuar lëkurën tonë të rigjenerohet çdo 28 ditë. Por kur ju jeni të pambrojtur nën diell, rrezet UVB godasin qelizat ndarëse dhe shkaktojnë dëme të ADN-së. Përveç kësaj, dielli shkakton qelizat melanocite që stimulojnë prodhimin e melaninës (kjo i jep pigment lëkurës tuaj) që të rritet në krye të shtresës bazale për të mbrojtur ADN-së tuaj.Gjithçka që ju shihni është lëkurë me ngjyrë, mirëpo ajo çfarë ndodh në të vërtetë është se trupi juaj është duke u çmendur sepse është duke u djegur nga rrezet e diellit, andaj ndryshon qëndrimin në mbrojtës. Prandaj është e rëndësishme të përdorni krem për rreze dielli (SPF).

Rrezet UVA prishin kolagjenin dhe elastinën dhe shkaktojnë mplakje të parakohshme të lëkurës. Rrezet UVA, që janë më të forta gjatë fillimit dhe mbarimit të ditës, janë rreze me gjatësi më të madhe valore të dritës. Depërtojnë thellë në shtresat e lëkurës suaj, aty ku ndodhen kolagjenët dhe indet e elastinës (ajo që i jep strukturë lëkurës suaj). Rrezet shkaktojnë që kolagjeni dhe elastina të shpërbëhen, dhe ju lënë me lëkurë më pak të fortë. Shënim: Kur shkoni për të marrë ngjyrë, jeni duke shkaktuar këtë proces.
Djegja e njëpasnjëshme e lëkurës nga rrezet e diellit mud të shkaktojë kthimin e qelizave tuaja në kancerogjene. Kur ju merrni djegje nga dielli,  lëkura juaj shkon nëpër një proces të riparimit ku ajo duhet të vendosë nëse qelizat e prekura janë të dëmtuara që të jenë ende aty. Nëse qeliza është përtej riparimit, ajo do të zgjedh të vdesë vetvetiu. Nëse qeliza është disi e dëmtuar dhe përpiqet të riparojë veten, por e bën këtë pa sukses, ajo mund të bëhet dezertuese dhe të kthehet në një qelizë kanceroze. Kjo është ajonga ku vijnë kanceret  tumor-qelizat bazale (forma më e zakonshme e kancerit në SHBA) dhe tumor qelizat skuamoze. Melanoma, nga ana tjetër, ndodh kur melanocitetjanë të dëmtuara dhe ndahen, gjë që ata nuk duhet të bëjnë, kur janë të stimuluara nga rrezet e shumta të diellit.

Dielli prek lëkurën e të gjithëve, nga ajo e hapur në atë të errët, mirëpo njerëzit me lëkurë të hapur janë në rrezik më të madh nga melanoma. Nëse ju keni lëkurë shumë të hapur, kjo do të thotë se lëkura juaj nuk prodhon melaninën e duhur për t`ju mbrojtur nga djegiet. Pra, lëkura juaj vetëm do të vazhdojë të bombardohet me rrezet UVA dhe ju vë në një rrezik të lartë për melanomë. Kjo është arsyeja pse pa marrë parasysh nëse ju jeni me lëkurë të hapur, mesatare apo të errët, është e rëndësishme për të derdhur pa kursim kremën e diellit kur ju jeni jashtë, pasi që të gjithë janë në rrezik nga djegiet apo prej kancerit të lëkurës, veçanërisht në qoftë se ju keni një histori familjare të tillë.
Dielli shkakton prenkë (pikla të zeza), që është mënyra e bukur për të thënë “dëmtime nga dielli”. Në thelb dëmet e diellit janë një grumbull i melaninës i koncentruar që bëhet më i dukshëm kur jeni ekspozuar shumë ndaj rrezeve të diellit. Një formë tjetër e dëmtimit nga dielli, që paraqitet në lëkurën tuaj si arna të mëdha ngjyrë kafe, është melasma. Ky fenomen është efekt i përbashkët i femrave që janë duke marrë hormone, si ato për kontroll të shtatzënisë, dhe janë jashtë në diell pa përdorur SPF të mjaftueshme.

Dielli me kalimin e kohës mund të bëjë lëkurën tuaj të re tëduket si lëkurë e vjetër. Nëse keni vërejtur ndonjëherë në gjyshen apo gjyshin tuaj – apo edhe prindërit tuaj – shanset janë që ata të kenë njolla kafe në fytyrën e tyre. Këto paraqiten sepse disa melanocite janë më tepër të stimuluara se të tjerat, prandaj kjo shkakton paraqitjen e arnave të pigmentit në lëkurën e tyre. Nuk duhet të jeni të moshuara që t`ju paraqiten këto njolla. Nëse jeni e re dhe vazhdimisht pa mbrojtje nën diell, njollat ngjyrë kafe, që përndryshe shfaqen ku të plakeni, mund të fitojnë goxha hapësirë në fytyrën dhe trupin tuaj në mes të të njëzetave. Këto njolla nuk janë simpatike dhe mund të hiqen vetëm nëpërmjet ndërhyrjes laserike.

Dielli mund të shkaktojë dëmtimin e enëve të gjakut. Enët e gjakut që janë afër sipërfaqessë lëkurës tuaj, por normalisht nuk do të jenë të dukshme me sy të lirë, mund të zgjerohen dhe të bëhentë dukshme për shkak të nxehtësisë intensive nga qëndrimi jashtë. Kur jeni nën diell, trupi juaj përpiqet që të kontrollojë temperaturën e vet, kështuqë në vend se enët e gjakut të tërhiqen në trupin tuaj, ato zgjerohen përtej pikës së të qenit në gjendje të tërhiqen përsëri, në mënyrë që të mbajnë trupin të ftohtë. Kjo ju le me lëkurë të hollë dhe enë të shëmtuara të gjakut, zakonisht rreth hundës, faqeve dhe gjoksit tuaj.

Rrezet e diellit mund t’i bëjnë edhe më keq puçrrat në fytyrën tuaj. Në kundërshtim me besimin popullor, dielli nuk është shërim për puçrra të fytyrëssuaj. Në vend të kësaj, ashtu sikur fytyra juaj merr të kuqe nga dielli,mbyll gjithçka që mund të keni brenda saj, duke krijuar pamjen e fytyrës së pastër. Në të vërtetë dielli është duke shkaktuar lëkurën tuaj të thahet, dhe të prodhojë më tepër yndyrë që sjell më tepër puçrra.
Dielli në thelb, e vlon ujin nga flokët tuaja. Kjo do të thotë se ju duhet më tepër të mundoheni që të hidratoni flokët tuaja me kondicioner që pushon. Përndryshe, dielli do ta thajë tërë lagështinë e flokëve, duke ju lënë një ndjenjë të brishtë dhe nganjëherë çon në thyerje të flokëve.

Mbrojtja e gabuar e flokëve ndryshon ngjyrën e tyre. Nëse nuk e mbroni ngjyrën e flokëve tuaj me një kapelë, apo ndonjë shall për flokë  me mbrojtes UV në të, flokët tuaja kafe do të bëhenpacipë dhe të kuqe, flokët bjonde do të marrin ngjyrë më të hapur, dhe flokët tuaja të kuqe do të zbehen – sidomos nëse nuk është ngjyra juaj natyrale.

10 gjërat që nuk i dinit se mund t’ju ndodhin gjersa rreziteni në plazh. Read More »

APLIKACIONI PËR ‘SELFIE’ PERFEKT.

[sgmb id=”1″]

Pra, të bësh një selfie perfekt pa filtra apo fotoshop, nuk është gjithmonë e lehtë, por tashmë ka një aplikacion për këtë.Drita e duhur, pozicioni i fytyrës, shprehia, ambienti që është në sfond, distanca nga objektivi. Aplikacioni është krijuar nga Universiteti i Waterloo, falë një algoritmi të studiuar për të orientuar njerëzit drejt fotos më të mirë.

Arti i selfie perfekt mund të jetë shumë shpejt në telefonët e të gjithëve.

Aplikacioni i krijuar nga studiuesit kanadez shfrytëzon algoritmin, një program, prandaj nuk është një filtër apo një mjet për të përmirësuar foton pasi e keni bërë, por një sistem në gjendje për ti dhënë këshilla përdoruesit para se të shkrepë foton

Aplikacioni ende nuk është lëshuar për përdorim të gjerë.

APLIKACIONI PËR ‘SELFIE’ PERFEKT. Read More »

Dy vrasjet e Enver Hoxhës për të mbuluar vesin e tij të pederastisë.

[sgmb id=”1″]

Asamble Hatibit, regjimi i Enver Hoxhës i vrau bashkëshortin në moshë të re. Galip Hatibi u rrëmbye në mënyrë të fshehtë në vitin 1946 (kur ishte i sapomartuar me Asamblenë) kur ishte para godinës së sotme të Universitetit të Tiranës me urdhër të drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Nesti Kerenxhi, sigurisht duke përçuar një dëshirë të Enver Hoxhës.

Hatibi u mbajt i izoluar për një kohë të gjatë në bodrumin e Seksionit të Sigurimit të Shtetit (te Selvia), derisa u ekzekutua diku afër zonës së Kinostudios kur ishte kthyer në një kufomë, kockë e lëkurë. Galip Hatibi nuk u mor u pyetje asnjëherë.

Ai u la në errësirë dhe vetëm sa mbahej gjallë me ndonjë krodhe bukë. Galipi ishte njohje apo më shumë se kaq e Nexhmje Hoxhës gjatë luftës. Ai u burgos në vitin 1942 dhe ishte pjesë e grupit antifashist që u lirua nga amerikanët në Bari të Italisë. Megjithëse vrasje kriminale e Hatibit doli shumë herë gjatë procesit të Koçi Xoxes, regjimi asnjëherë nuk e rehabilitoi Galip Hatibin. Bashkëshortja e Galipit, Asambleja, njihte shumë mirë jetën e Enver dhe Nexhmije Hoxhës.Asambleja (mbante këtë emër sepse u lind në vitin 1924 kur u hap asambleja kushtetuese), mbaroi Institutin Femëror në Tiranë.

Gjatë luftës u burgos si antifashiste. Në vitet 1944-1949 punoi në organizatën e Bashkimit të Grave, në vitet 1949-1956 në Ministrinë e Bujqësisë, më 1956-1974 në institutin Bujqësor të Kamzës si laborante; më 1974-1978 në ndërmarrjen artistike “Migjeni”. Asambleja u arrestua më 10.10.1978 dhe u lirua nga burgu më 15.11.1982 me amnistinë e përgjithshme të këtij viti.

Goditja e ashpër e Asamblesë u bë pikërisht për shkak të emetimit prej saj të fakteve mbi jetën e diktatorit. Në një raport të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë të datës 11.9.1978, për Asamble Hatibin bëhet një analizë e fjalëve të saj duke ndarë agjitacionin në çështje politike dhe ekonomike.Raporte nënvizonte: “Nga burimet rezulton se Asamble Hatibi është femër e zgjuar, me kulturë, di dy gjuhë të huaja (frëngjisht e italisht, por një të dhënë tjetër thuhej se di 4 gjuhë-shënim).

Është e pasionuar pas muzikës dhe letërsisë perëndimore, ka rreth të gjerë shoqëror, të cilët i ka ofruar në sajë të aftësive të saj për të tërhequr njerëzit duke u gjetur pikat e dobëta. Një pjesë janë me qëndrim të mirë politik”. Citoheshin fjalët e saj, ndër të tjera, të mëposhtmet:-Enver Hoxha është vrasës, kriminel, fajtor për të gjitha vrasjet që janë bërë në vendin tonë. Një person që ka bashkëpunuar me armiqtë e partisë, por për të shpëtuar veten, i ka eliminuar ata.-Ai zhduk dhe vret, zakonisht ata që dinë sekretin për të.

-Ai e ka ngritur shumë figurën e vet, mirëpo me atë që bën, nuk janë pak, ka vrarë shumë, ka vrarë gjithë njerëzit që nuk kanë rënë dakord me të dhe ju thotë se kanë shkelur platformën. Ai është shkaktar i vrasjes së vëllezërve Kokalari gjatë luftës, burrit tim Galip Hatibi dhe shumë të tjerëve. Ai është vrasës dhe katil. Enver Hoxha është pederast. Unë e di këtë gjë. Për këtë punë ai ka vrarë edhe atë, Kokalarin…si dhe gjellëbërësin e tij të cilin e kish mbajtur vetë për marrëdhëniet e mësipërme.

-Po pse, sa do të rojë ky? Ka për të vdekur një ditë dhe atëherë do të kemi liri të plotë. Sot pyetet për gjithçka Enver Hoxha, zëvendësi i tij nuk dëgjohet fare. Gruaja e këtij të fundit e ka tepruar me elegancën e saj…ajo është frikacake, por ka përfituar nga dinakëria e atij labit.

-Enver Hoxhës i pëlqen ta ngresh në qiell, siç ndodh me kapitullin e qëndrimit të tij në Moskë në romanin “Dimri i madh” ku autori paraqet tërë mizerjen e jetës sonë. Vaniteti (kotësia) e Enver Hoxhës arrin deri aty sa të mos i bëjë përshtypje se vepra e tij është e zezë. Autori (ismail Kadare-shënim) është i madh se e bën armën e Sigurimit zhele.-Hë pra, jeto në komunizëm, mbaje dhe radhën për kastraveca, të mos ketë prodhon kastraveci vendi ynë? I thonë 34 vjet! Marksist-leninist qe edhe Bashkimi Sovjetik, por e kuptoi që nuk ecet.

-Ata bëjnë politikë, do të hajë populli, mjaft e ka mbajtur peshën në kurriz, i thonë 60 vjet…Ti nuk e di se ç’është punëtori (tregon për një djalë me babanë punëtor që lagja i dha një shtëpi të vjetër. Kështu është shteti punëtor, diktatura e proletariatit).

-Unë nuk i them shthurje atyre që mbajnë pantallona të gjera e flokë të gjata, ajo është gusto e njeriut. Pantallona të gjera i ka mbajtur vetë Enver Hoxha ku ishte i ri. Shthurje i them të spiunosh prindërit se shikojnë Italinë në televizor. Ç’është e vërteta rinia ka krijuar urrejtje. Çfarë i kanë dhënë rinisë këta, vetëm aksionin.

-Ne nuk mund të izolohemi nga bota, sot janë konditat e tilla. Shikon televizorin, po shkojnë në hënë e çfarë shthurje ka në këtë mes? Ata që janë në fuqi jetojnë gjithnjë mirë, ata kanë vila kudo, në Volerek të Pogradecit, në Shkodër, në Korçë, u rrinë gati shtëpitë dimër-verë. Por ama lërmë dhe mua të jetoj si njeri, pse më le kështu.

Dy vrasjet e Enver Hoxhës për të mbuluar vesin e tij të pederastisë. Read More »

Majlinda Bregu humbet njeriun e shtrenjtë të familjes, ja dedikimi prekës që bën për të.

[sgmb id=”1″]

Mosha nuk përmendet në hidhërimin e vdekjes!

Sigurisht, është më e lehtë për t’u pranuar për shkak të rrjedhës natyrale të jetës por dhembjen nuk e bind as kjo gjë.

Majlinda Bregu, ka humbur sot një njeri të rëndësishëm, që ka qenë i pranishëm në të gjitha etapat e rritjes së fëmijëve të saj.

Babai i bashkëshortit të Bregut, Namik Ajazit, është ndarë nga jeta në moshën 97-vjecare. Ky ishte gjyshi që gjeti kur shkoi në shtëpinë e re dhe që e thirri gjithmonë njësoj.

“Adieu ‘Gjysh’!

Që ditën e parë kur hyra në shtëpi, më quajti ashtu siç do të më quante edhe për 22 vitet në vazhdim: nuse. Refuzonte të më thërriste në emër, kokëfortë si një shqiptar i vërtetë. As unë se thirra dot kurrë në emër, e aq më pak si vjehërr. Për mua Beqir Ajazi ishte gjithmonë gjyshi, siç e thirrën fëmijët e mi.

Sa herë bëja habi se si një njëri që kishte parë vdekjen e të vëllait 19 vjeçar në Kryengritjen e Postribës, pushkatimin e të atit 53 vjeç, në 1945 si një ndër figurat më influente të nacionalizmit në Shqipërinë e Mesme, djegie shtëpie e rrëmbim pronash, shto dhe 15 vitet e burgimit e 15 të tjera të internimit të tij, jetoi 97 vjet, me një mendje e vullnet për të shkruar e përkthyer.

Antikomunist i betuar, që respektonte Republikën, por me nostalgji për Monarkinë.

Iku me merakun e madh për Shqipërinë që s’u dekomunistizua dot asnjëherë dhe ndaj meje me vërejtjen elegante të ish liceistit të Korçës e një frankofoni par excellence, se mua nuk më falej të mos flas frengjisht”

Majlinda Bregu humbet njeriun e shtrenjtë të familjes, ja dedikimi prekës që bën për të. Read More »

SI TË PËRGATISIM PATATINAT ‘CHIPS’ NË SHTËPI…

[sgmb id=”1″]

E gjitha filloi kur një klient po e mërziste Georgen, që ia kthehu disa herë porosinë e tij të patateve pasi nuk ishin shumë krokante. Atëherë, George i inatosur, i preu shumë hollë patatet dhe i skuqi, duke i bërë aq krokante sa nuk ishte nevoja të përdorej piruni. Klienti mbeti shumë i kënaqur dhe që në atë moment kjo pjatë u bë shumë e famshme në atë rajon. Le të themi që falë George dhe shpikjes së tij, sa kalorike por dhe aq të shijshme, prej shumë kohësh njerëzit nuk munden dot të heqin dorë nga patatet ‘chips’.

Por për të përgatitur këto patetina, ka dy mënyra: të skuqura dhe të pjekura.

Të skuqura: E gjithë vështirësia dhe truku i të bërit të këtyre patetinave qëndron tek prerja hollë e patateve. Prerja e tyre mund të bëhet me anë të një mandoline ose të një rende.
Vendosini fetat e patateve në ujë, në mënyrë që të hiqet niseshteja, një hap i rëndësishëm ky për shmangjen e prekjes së këtyre patateve me njëra- tjetrën. Më pas nxirrini nga uji dhe shtrojini në një leckë të thatë dhe të pastër.
Ndërkohë vendosni një tigan në zjarr, duke i hedhur vajin.
Skuqini patatet dhe vendosini ato në një letër thithëse. Më pas mund t’i vendosni ato në një qese, duke iu hedhur pak kripë për shije, ose nëse iu pëlqejnë shije të tjera, mund t’i hidhni erza të ndryshme, të tilla si spec i kuq apo kerri. Rezultati do të jetë i shkëlqyer.

Në furrë: Ndiqni të njëjtat udhëzime si më sipër, por pasi patatet janë tharë, i vendosni në një zgarë ose në një tavë ku më parë të keni shtruar një letër pergamene, dhe i rendisni të gjitha fetat e patateve dhe i fusni në furrë në temperaturën 150  gradë, por furra duhet të jetë me ventilimin. Varianti i kësaj recete është se këto patate mund të mos jenë me yndyrë, por nëse doni, mund t’i lyeni ato me vaj dhe t’u hidhni sipër erëza të ndryshme.

SI TË PËRGATISIM PATATINAT ‘CHIPS’ NË SHTËPI… Read More »

E zhveshën dhe e futën në thes me një mace të egër, kjo ishte mirditorja që sfidoi Enver Hoxhën.

[sgmb id=”1″]

Marie Tuci ishte ndër vajzat e pakta shqiptare, e cila guxoi ti dilte kundër regjimit të Enver Hoxhës. Ajo ishte një vajzë e re nga Mirdita, e cila sfidoi diktaturën por ajo i ç’ka ndodhi është një tmerr i vërtetë.

Ajo lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë. Më pas u shkollua në shkollën e mesme të motrave Stigmatine në Shkodër.

Më pas ajo zgjodhi rrugën fetare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Marie Tuçi u arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë.

Torturat që ajo kaloi u bënë të ditura vetëm pas përmbysjes së regjimit. E torturuan deri në deri në vdekje, xhelatët e zhveshën dhe e futën në një thes bashkë me një mace e egër. Ata e godisnin macen e egër me gjëra të forta duke e egërsuar më shumë.

Ajo vdiq e masakruar nga torturat në spitalin e Shkodrës më 20 shtator të vitit 1950.

E zhveshën dhe e futën në thes me një mace të egër, kjo ishte mirditorja që sfidoi Enver Hoxhën. Read More »