Aktualitet

A ja vlen të përballemi me ‘atë tjetrën’?!

[sgmb id=”1″]

Sa herë keni imagjinuar ta keni përballë?

Të marrësh vesh që partneri yt të ka tradhtuar sigurisht që është zemërthyese. Dhe në momentin e parë të vijnë mendime nga më të ndryshmet. Që nga pyetja që tingëllon shumë naive, “pse e bëri këtë” e deri tek inati i pashpjegueshëm për tu përballur me ‘atë tjetrën’. Por a është përballja me personin tjetër produktive dhe e shëndetshme për ju?

Sipas një  eksperti amerikan, që merret pikërisht me të tilla çështje të çifteve, të përballesh me personin që i dashuri të ka tradhtuar nuk është zgjidhja e duhur.

Dhe përpjekjet tuaja për ta takuar është gjëja më e keqe që mund t’i bëni vetes. Konflikti qendron mes jush dhe partnerit tuaj, jo ‘asaj tjetrës’. Madje më e mira do të ishte ta mbanit krejtësisht larg jush.

Por gjithsesi, asgjë nuk është absolute pasi rrethanat në të cilat mund të ndodheni mund t’ju përballin me situata të tilla.

Ajo çka është e rëndësishme është që personi tjetër të mos kthehet në obsesion për ju, aq më tepër nëse pas bisedave keni vendosur ta falni tradhtinë.

Është e rëndësishme që pas paqes të mos e torturoni veten me mendime të errëta. Duhet të besoni se ai vërtetë është i penduar dhe të dy duhet të punoni për të rikthyer besimin në lidhje.

Në të kundërt, gjithçka do të bëni është një t’i shkaktoni vetes dhe partnerit një periudhë të lodhshme dhe stresuese e cila mund t’ju çojë drejt ndarjes përfundimtare. Dhe çfarë fituat?!

A ja vlen të përballemi me ‘atë tjetrën’?! Read More »

Metoda natyrale për largimin e strijave

[sgmb id=”1″]

Vijat nëpër trup ose ndryshe të njohura si “strijat” janë problem i përbashkët për shumë njerëz, sidomos për gratë pas shtatzënisë.

Ato shfaqen për shkak të zgjerimit të shpejtë apo tkurrjes së lëkurës.

Kjo mund të ndodhë si rezultat i disa gjërave, si shtimi i shpejtë në peshë ose humbja drastike e peshës, pas shtatzënisë, përdorimit të gjatë të disa medikamenteve të caktuara dhe kështu me radhë.

Si rezultat i shtrirjes së lëkurës, prodhimi i kolagjenit dobësohet dhe si rezultat shfaqen strijat, transmeton Klan Kosova.

Njerëzit që përballen me këtë problem besojnë se është pothuajse e pamundur të heqin qafe strijat ose që metodat e heqjes së tyre janë mjaft të shtrenjta.

Por ajo që ata nuk e dinë është se ju mund të gjeni zgjidhen për këtë telashe në kuzhinën tuaj, ju vetëm duhet të dini se çfarë të bëni.

Janë disa trajtime që ndihmojnë në largimin e strijave të cilat janë 100% natyrale dhe shumë të lira.

Nëse vuani nga ky problem i pakëndshëm lexoni më poshtë për të gjetur se si mund ta zgjidhni atë me metoda natyrale, të lira dhe shumë efektive.

Sheqeri

Sheqeri ka veti të bëjë lëkurën tuaj më të butë. Nëse ju e përzieni atë me përbërësit e duhur mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj dhe të eleminojë strijat.

Për rezultate më të mira, përzieni sheqerin me lëng limoni dhe pak vaj të bajamave derisa të shkrihet krejtësisht.

Fërkoni këtë përzierje në vendin ku keni strija për 10 minuta çdo ditë para se të bëni dush.

Në pak javë do të vini re se ngjyra e lëkurës bëhet njëlloj me pjesët tjera dhe strijat do të zhduken.

Vaji i ullirit

Vaji i  ullirit është i pasur me vitamina A, D dhe E, ushqyes dhe antioksidantë të nevojshëm për lëkurën tuaj.

Ngrohni pak vaj ulliri dhe aplikoni atë në vendin ku keni strija duke e masazhuar me butësi për 30 minuta.

Kjo do të përmirësojë qarkullimin tuaj të gjakut dhe do të zvogëlojë shenjat tuaja.

Nëse doni edhe rezultate më të shpejta, përzieni vajin e ullirit me ujë dhe uthull dhe përdorni atë si një krem të natës për zonën që keni problem.

Metoda natyrale për largimin e strijave Read More »

Largojeni dhjamin me vetëm dy përbërës

[sgmb id=”1″]

Shumë sëmundje që cilësohen si moderne, si diabeti, hipertensioni dhe kanceri janë në të shumtën e rasteve rezultat i ushqyerjes jot ë shëndetëshme dhe grumbullimit të helmeve në trupin tuaj.

Receta që e gjeni më poshtë është shumë efektive për largimin e helemve dhe largimin e dhjamit të tepër nga trupi juaj.

Nutricionistëtë rekomandojnë që koha më e mirë për të konsumuar këtë pije është pas ushqimit.

Më e mira e kësaj recete është se ju duhen vetëm dy përbërës, që me gjasë tashmë i keni në frigoriferin e shtëpisë tuaj.

Përbërësit:

1 kg limon

400 gr selino

2 l ujë

Si ta përgatisni këtë recetë?

Filloni duke grirë rrënjët e selinos, e më pas shtoni në 2 litrat ujë. Shtoni edhe lëvoret e limonit.

Lëreni të ziejë kështu për 20 minuta dhe më pas lëreni këtë përzierje të ftohet për 5 deri 6 orëë.

Shtrydhini limonët dhe shtojeni lëngun në këtë përzierje, kullojeni dhe vendoseni lëngun në një shishe qelqi.

Si ta përdorni këtë recetë?

Për rezultate sa më të mira, konsumoni 100 ml nga kjo përzierje para ushqimit. Nëse shija e lëngut ju duket shumë e rëndës, atëherë mund t’i shtoni pak ujë.

Largojeni dhjamin me vetëm dy përbërës Read More »

Kush e bënë të qesh me mëngjes Arbana Osmanin?

[sgmb id=”1″]

Arbana Osmani, prezantuesja e njohur shqiptare së fundi ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram”.

Ajo duket se po qesh shumë, kjo sepse në krah e ka aktorin e Portokallisë, Florjan Binaj apo siç njihet në publik si polici.

“Morning” apo mirëmengjes ka qenë shkrimi në këtë foto./Indeksonline/

Kush e bënë të qesh me mëngjes Arbana Osmanin? Read More »

Këto janë vitet më të lumtura dhe më të vështira të martesës

[sgmb id=”1″]

Jo çdo çift e kupton se duhet përpjekje nga dy partnerët për të pasur një jetë të mirë familjare.

Rreth 950.000 martesa në Evropë eventualisht përfundojnë me divorc.

Megjithatë, një studim ka arritur t’i identifikojë se cilat janë vitet më të lumtura të një martese, dhe cilat më të vështira.

Pas tri viteve

Është një mendim i cili thotë se dashuria jeton vetëm tre vite. Pastaj çifti ose ndahet, ose lidhja bëhet më pak ideale se që ka qenë, transmeton Telegrafi. Por në realitet, pas tri viteve në lidhje, njerëzit janë më të prirur t’i pranojnë dobësitë e partnerit dhe, kësisoj, të ndihen më komod.

Është gjithashtu e zakonshme fakti se në vitin e tretë të martesës çifti vendos të krijon një bebe. Rrjedhimisht me këtë vendim lidhja bëhet më e fortë, prandaj viti i tretë i martesës konsiderohet të jetë më i lumturi.

Pas pesë viteve

Problemet e vërteta mund të fillojnë në vitin e pestë të jetës familjare. Gjatë kësaj periudhe kohore, fëmijët janë ende të vegjël dhe kërkojnë shumë kujdes. Kjo fazë bëhet e vështirë për ta kombinuar punën me punët e shtëpisë dhe problemet tjera të përditshme.

Pra është vetëm pas pesë viteve atëherë kur çiftet fillojnë të mendojnë për shkurorëzim dhe u drejtohen avokatëve. Ky besohet të jetë viti më i vështirë i martesës.

Pas 7 viteve

Nëse një çift qëndron bashkë edhe pas pesë viteve martesë, atëherë ata i pret edhe një barrierë tjetër! Është viti i 7të i jetës familjare, atë të cilin specialistët e quajnë “muri”. Në këtë kohë, jeta familjare bëhet rutinë. Në këtë vit fillojnë problemet financiare, problemet me kujdesin e fëmijëve dhe zënkat për përgjegjësitë e punëve të shtëpisë.

Kjo është periudhë shumë e komplikuar, por nëse çifti ia del mbanë, atëherë ata i pret një jetë e lumtur dhe e fortë martesore.

Këto janë vitet më të lumtura dhe më të vështira të martesës Read More »

E kuqja, ngjyra e thonjve më shik për këtë vjeshtë!

[sgmb id=”1″]

Jemi në stinën që duhet të tregoni sa më shumë kujdes me duart e t’i keni gjithmonë të kuruara! Kur të vijë momenti i shumëpritur që ju duhet të ndryshoni ngjyrën e thonjve, për këtë vjeshtë përgjigja është e kuqe!

Me ngjyrën e kuqe do të jeni gjithmonë të pagabueshme! Nëse preferoni manikyr apo xhel, ja tonalitet mbizotëruese të së kuqës të stinës:

E kuqja bordo, është një zgjedhje perfekte për periudhën vjeshtë-dimër!

E kuqja e sfumuar, është një trend që vijon nga sezoni kaluar ku ngjyra e kuqe sfumohet bukur me një nuancë më të errët.

E kuqja e shoqëruar me dekor, ju jep një pamje më shik e këshillohet për raste me rëndësi të veçantë e tepër speciale.

Forma e thonjve tendencë janë thonjtë e shkurtër praktikë ose me rrumbullakësinë e bajames. Si ju duken këto tendenca? Propozojani estetistes suaj!

E kuqja, ngjyra e thonjve më shik për këtë vjeshtë! Read More »

Shenja që tregon se lidhja juaj do të zgjas përgjithmonë

[sgmb id=”1″]

Çdo njeri dëshiron ta gjejë formulën e përsosur për ta bërë një lidhje të zgjasë përgjithmonë, por për shkak se çdo çift është ndryshe, nuk ekziston një formulë e tillë.

Megjithatë, ekspertët tregojnë se ka disa trajta të rëndësishme të cilat i posedojnë të gjitha çiftet e lumtura.

Trajta kryesore është t’i besoni njëri-tjetrit

Është e rëndësishme nëse dikush ju beson mjaftueshëm sa për t’jua kushtuar tërë kohën juve dhe të hapet me ju. Nëse jeni duke dashur të jeni me një person për një kohë të gjatë, është e rëndësishme që edhe ju të veproni njëjti dhe ta respektoni lidhjen që e keni.

Në çdo lidhje, besimi është gjëja më e rëndësishme. Nëse ndiheni komod dhe keni besim se partneri nuk do të bëjë gjëra të cilat ju lëndojnë dhe nuk do t’ju tradhtojë, atëherë padyshim se lidhja do të zgjasë.

Përveç besimit, edhe mbështetja e njëri-tjetrit dhe dashuria fizike janë të rëndësishme në një lidhje.

Shenja që tregon se lidhja juaj do të zgjas përgjithmonë Read More »