Aktualitet

Historia e transgjinorit nga Vlora, “Më çuan në Itali për të më zhdukur…më kanë rrahur sa unë e di”

[sgmb id=”1″]

Në një moshë tashmë 30 vjeç, Endri, transgjinori që kërkon të bëhet një femër, kjo në bazë të prirjeve seksuale ka rrëfyer adoleshencën e vështirë që ka kaluar dhe mos pranimin sot e kësaj dite nga familja.

Në “Zonë e Lirë” Endra siç pëlqen që ta thërrasin, rrëfen se është keqtrajtuar nga vlonjatët sa herë që e shikonin në rrugë, ku kjo është bërë shkak edhe për mbylljen e parukerisë  që kishte hapur në qytetin jugor dhe punonte në fshehtësi të plotë.

“Që në fëmijëri unë ndihesha femër, më pëlqente të luaja dhe të rrija me motrën dhe shoqet e saj…më pas në adoleshencë prindërit me zhduken më çuan në Itali te vëllai duke thëne se duhet ta ndalojmë këtë fenomen që po lulëzonte, pra mua’.

Unë nisa të lyhesha e të mbaja pirsing…në Itali qëndrova te vëllai, por u ktheva për kërkesës së babait sepse nëna ime ishte e sëmurë rëndë. Ata nuk më donin ashtu siç isha”, thotë transigjinor.

Historinë e vazhdon duke treguar edhe keqtrajtimet e shumta rrahjen me shkop nga vlonjatët, për të cilët thotë se e kanë nga fakti i mentaliteti të vështirë.

Historia e transgjinorit nga Vlora, “Më çuan në Itali për të më zhdukur…më kanë rrahur sa unë e di” Read More »

Shkencëtarët zhvillojnë mënyrën e re për të krijuar kornean njerëzore

[sgmb id=”1″]

Shkencëtarët britanikë do të revolucionarizojnë trajtimin e shikimit pasi të zhvillojnë një mënyrë të re për të rritur kornean e syrit.

Ekspertët kanë krijuar kornean artificiale në një sipërfaqe të lakuar.

Procesi zgjat tre muaj duke përmirësuar cilësinë dhe transparencën e korneas.

Puna e ekspertëve në Universitetin e Newcastle dhe Universitetin e Kalifornisë është e rëndësishme, pasi ka një mungesë të madhe të korneave të dhuruara.

Kriza është përkeqësuar pasi kornea nuk mund të përdoret nga dikush që ka pasur kirurgji laseri në sy.

Hulumtimi i tyre tregoi se qelizat korneale të izoluara nga donatorët dhe të rritura në sipërfaqet e lakuara, rregullojnë veten në rrjetë.

Qelizat e rritur në këtë mënyrë arrijnë shtrirjen e saktë që i japin fuqinë dhe transparencën kornesë njerëzore.

Teknika e re mund të ndryshojë se si indet artificiale janë rritur tradicionalisht në laboratorë në mbarë botën.

Transplantimi i kornesë përfshin një operacion për të hequr kornenë e dëmtuar dhe ta zëvendësojë me inde të shëndetshme donatore.

Kornea është pjesa transparente e përparme e syrit, e cila mundëson hyrjen e rrezeve të dritës në brendësi të tij, për në retinë dhe prej andej përcillet në tru ku edhe realizohet perceptimi i imazhit.

Kornea normale është një sipërfaqe e lëmuar, asferike në formën e xhamit të orës, e rrumbullakët në qendër dhe vjen duke u sheshuar në periferi. Kornea është e ndërtuar nga fibra të kolagjenit të orientuara kryesisht në mënyrë paralele.

Shkencëtarët zhvillojnë mënyrën e re për të krijuar kornean njerëzore Read More »

Si ta shprehni dashurinë që keni ndaj dikujt

E rëndësishme si për meshkujt ashtu edhe për femrat është që të shprehim dashurinë ashtu që të forcohet marrëdhënia në çift.

Jo gjithmonë gjejmë fraza e veprime të duhura për ta shprehur atë që ndjejmë brenda ndaj të dashurës/dashurit.

Janë disa mënyra përmes së cilave dashuria shprehet në mënyrë efektive dhe e bënë më të fortë marrëdhënien në çift. /Indeksonline/

1.       Mbështetje

2.       Prekje, ledhatime

3.       Ndihmoje atë

4.       Kushtoni kohë

5.       Bëni dhurata

Si ta shprehni dashurinë që keni ndaj dikujt Read More »

Elvis Naçi flet se si duhet të jetë gruaja në islam, bashkëshortja e tij tregon se si Elvisi është në shtëpi

[sgmb id=”1″]

Teologu Elvis Naçi i ftuar në emisionin n’Kosovë Show ka folur për debatet e shumta qe u përfshi në Shqipëri.

Por teksa folur atij i bëhet një surprizë e bukur, në emision vjen bashkëshortja e tij bashkë me vajzën.

E ftuar në emision Fatma ka folur për Elvisin si bashkëshort, ku me humor thotë se Elvisi është si çdo burrë shqiptarë që i harron përvjetorët por që më pas i komeson me 364 ditët e tjera.

Për më shumë ndiqni videon nga minuta e 1.20.00.

Elvis Naçi flet se si duhet të jetë gruaja në islam, bashkëshortja e tij tregon se si Elvisi është në shtëpi Read More »

Receta që kishe kërkuar për të rënë në peshë, këtë javë provoje patjetër

[sgmb id=”1″]

Nuk është sekret që rënia në peshë është e vështirë për shumë njerëz, sidomos kur përpiqesh të planifikosh një dietë të shëndetshme për mëngjes, drekë dhe darkë.

Megjithatë, në luftë gjithmonë e më të ashpër me ushqimet e gatshme dhe të shpejta, ka mënyra për t’u ushqyer shëndetshëm edhe kur kjo të duket gati e pamundur.

Për fat të mirë, në morinë e shumë këshillave dhe recetave që propozohen, ja ku është një recetë e shpejtë, e shëndetshme dhe që ndihmon për të pasur një formë të mirë fizike.

Makarona me grurë të fortë

Nutricionistja Jennifer Neily, propozon një recetë makaronash dietike, të cilat jo vetëm që janë shumë të shijshme, por edhe do të të lënë në gjendje të ngopur. Receta përbëhet nga pasta rigatoni ose pene, mish pule, qepë e kuqe, bizele, domate dhe karota.

Përbërësit:

Një pako makarona dietike

Mish pule (fileto)

Bizele, 200 gram

3/4 e një qepe të kuqe

Domate pomodorini, 20 kokrra

1 karotë e copëtuar

2 lugë gjelle uthull balsamik

Përzieji të gjithë përbërësit bashkë dhe krijo me to salcën e makaronave. E shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme.

Receta që kishe kërkuar për të rënë në peshë, këtë javë provoje patjetër Read More »

A e dini se cilat janë ushqimet që djegin yndyrën?

[sgmb id=”1″]

Për të rënë në peshë, çdokush duhet të dijë momentin kur trupi djeg yndyrë.Stina e verës po vjen dhe bashkë me të, edhe dëshira për të qenë në formë. Për këtë, duhet të dini se:• Nëse një person do të konsumojë një qitro në çdo vakt (pa shtesë sheqeri), do të humbë 2 kg për 12 javë.

Qitrot janë të pasura me vitaminë C, antioksidues i fuqishëm që ndihmon në djegien e yndyrave.

• Tri kokrra mollë dhe dardha në ditë kufizojnë sasinë e yndyrës që thithin qelizat.

• Çaji i gjelbër përshpejton metabolizmin. Substancat polifenole të kombinuara me kafeinën djegin yndyrat.• Tërshëra ul kolesterolin dhe rrit energjinë, duke ndihmuar në rënien në peshë.• Erëzat djegëse përshpejtojnë metabolizmin dhe pakësojnë urinë.

• Lëkurat e mollëve të egra ndihmojnë në tretjen e dhjamërave të trupit.

• Drithërat e plota janë të mrekullueshme për të ulur barkun. Konsumoni në mëngjes trahana tërshëre, ndërsa gjatë ditës, bukë gruri me miell dhe krunde.

• Konsumoni sa më shumë peshk. Ai përmban proteina të thjeshta dhe është mjaft i pasur me acide yndyrore omega 3.

A e dini se cilat janë ushqimet që djegin yndyrën? Read More »