Aktualitet

Ky lëng bën mrekulli: për 5 ditë, 3 kilogram më pak!

[sgmb id=”1″]

Ky lëng ndihmon në djegien e kalorive dhe ushqen trupin tuaj me vitamina dhe minerale. Përveç kësaj, majdanozi përmirëson tretjen dhe largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi.

Përbërësit: disa fije majdanoz, 1 limon dhe ujë (1,5 litër).

Majdanozin preni në pjesë të imëta (më së miri në blender), shtrydhni lëngun nga limoni dhe përzieni me ujë.

Lëngun duhet ta pini çdo mëngjes në stomak të zbrazur, për vetëm 5 ditë, e pastaj bëni pauzë prej 10 ditëve. Ky lëng ndihmon në djegien e kalorive, ushqen trupin tuaj me vitamina dhe minerale dhe i mundëson atij për ti hedhur të gjitha toksinat, transmeton Femina.al.

Nëse ky lëng është variantë e mërzitshme për ju, majdanozin dhe limonin e shtrydhur vendosni në jogurt (me 0% yndyrë). Lëngu me ujë është më efektiv, por ju mund të ndryshoni atë dhe ta konsumoni me jogurt. Shija e lëngut mund të ndryshohet ashtu që ju munt të shtoni më tepër limon ose majdanoz varësisht prej asaj se çfarë shije parapëlqeni, pra më të koncentruar me limon ose më pak.

Për gjatë këtyre 5 ditëve zvogëlojeni konsumimin e yndyrnave dhe sheqernave nga ushqimi juaj, me qëllim që rezultatet të jenë edhe më të suksesshme.

Ky lëng bën mrekulli: për 5 ditë, 3 kilogram më pak! Read More »

Mos përdorni më lente, mund të humbisni shikimin

[sgmb id=”1″]

Lentet e frikshme janë tepër të preferuara gjatë sezonit të Halloëeen, por kanë një efekt tepër të dëmshëm për sytë.

Mjekët kanë lajmëruar se nëse i blini në internet ose treg të hapur, nuk janë të aprovuara nga ligjet mjekësore dhe mund t’ju përhapin infeksione.

Badrus Hussain, një kirurg për sytë ka thënë se po trajton shumë raste kur fëmijët rreth moshës 16 vjec janë infektuar prej lenteve.

“Disa nga rastet që shohim janë pacientë që i ndajnë lentet me miqtë, përdorin të njëjtat çdo vit edhe pse ka kaluar data e skadencës si dhe kanë efekte tepër të rrezikshme që mund të përfundojnë në verbërim,” – tha ai për Independent.

Kirurgu shtoi se zona e kornesë së syrit është tepër delikate, prandaj ndodh që të dëmtohet edhe nga lente të krijuara në zona laboratorike nga vetë mjekët.

Mos përdorni më lente, mund të humbisni shikimin Read More »

Aurela Hoxha pranon se është në një lidhje, ja kush ia paguan pushimet luksoze

[sgmb id=”1″]

Teksa shumë të tjerë bëjnë pushime 1 herë në vit, Aurela Hoxha ka luksin të pushojë e të bëjë udhëtimë disa herë në vit. Maldive, Ibiza, Tajlandë janë disa nga vendet ku Aurelën e shohim thuajse çdo vit. Por kush ja paguan modeles këto udhëtime?

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Aurela zbuloi se pushimet ja paguan një sponsor. Ndërsa moderatori Ermal Mamaqi e ngacmoi duke i thënë: “Kaq koprac e paske të dashurin…”. “Si ka mundësi që të gjitha vajzat e famshme nuk thonë asnjëherë që pushimet ja paguan i dashuri”, e pyeti Ermali Aurelën.

“Mendoj që kur ti udhëton me të dashurin, nuk ka vend për të thënë se kush i pagon sepse ai nuk është sponsor. Është logjike që i dashur të të paguajë udhëtimin. Nëse udhëton për punë dhe mbulon shpenzimet e tua nuk ka asgjë të keqe, nuk do të thotë që i dashuri jot është koprac. ,”, u shpreh Aurela. 

Aurela Hoxha pranon se është në një lidhje, ja kush ia paguan pushimet luksoze Read More »

“Nuk pyeta që s’ishte e virgjër, por e qëllova me sa kisha forcë pasi…”

[sgmb id=”1″]

Fenomeni i “marteses për dokumenta” është rrëfyer nga një emigrant në SHBA
Ai thotë për “ShkodraNews” se vajza me që mori shkuesi e braktisi, pasi u bë me dokumenta qëndrimi.

“Ju shkruaj sepse nuk di çfarë tjetër të bëj të nxjerr gjithë atë mëri dhe zemërim që kam brenda vetes. Gjithë jetën e kam kaluar duke punuar në Amerikë për të mbajtur familjen dhe erdhi koha të martohesha. Nana në Shkodër më gjeti një vajzë që siç e përshkruanin e siç mu duk mua dy herë që e takova para se ta merrja nuse ishte pëllumbeshë e llokum me arra.

Nuk më interesoi që nuk ishte e virgjër, fundja këtu në Amerikë kjo është diçka që s’ke kohë as me e mendu e jo ma me e vujt si pjesë. Pasi kultura këtu vlerëson të tjera gjana. Më pak fjalë e mora të bijën e huaj këtëj, e bëra me green card brenda 8 muajsh. Nisi një shkollë e la se nuk di gjuhën dhe aq mirë edhe pse në kurs shkonte rregullisht. Nisi një kurs parukerie dhe aty ndryshoi gjithçka.

Duke nejt shumë kohë në qendër e unë shumë kohë në punë ajo kishte rivendos kontaktet me një ish-të dashur që kishte pas në Shkodër dhe pas 2 muajsh që ndjeja ftohtësinë e saj në çdo drejtim vjen në shtëpi e më thotë do të ndahet sepse nuk përputhemi. Më tha dhe që jam djalë shumë i mirë dhe do gjej ma mirë se ajo. E kam lutur të më thotë pse? Më tha që do një tjetër. E bashkë nuk përputhemi. Nuk je për mua, më tha në sy pa iu dridhur hiq qerpiku.
Nuk e di çfarë ndjeja t’i bëja asaj femre në ato momente.

E pranoj e kam qëlluar për herë të parë në jetë me sa pata forcë. Aq deshi e iku. Mendova ka njoh ndokënd në punë, por mora vesh që djali tjetër erdhi pas 2 muajsh kur kjo më la e sot janë bërë me fëmijë. Nuk them se isha marrëzisht i dashuruar, por unë punoja fort veç për të e familjen se i tillë jam. Një mendje më thoshte ta denoncoj t’ja hiqja letrat. Mendova veç për fëmijën e saj dhe ai s’ka asnjë faj. Këto gjëra për letra ndodhin shumë këtej, por pasojat janë të forta e atë zhgënjim s’do ta harroj kurrë”, rrëfen ai.

“Nuk pyeta që s’ishte e virgjër, por e qëllova me sa kisha forcë pasi…” Read More »

Njihuni nga afër me mundësitë e gjigandit amerikan të kozmetikës

[sgmb id=”1″]

Avon, kompania për femra, është lider në botën e kozmetikës, me afro 11 miliardë dollarë të ardhura vjetore.

Si një nga kompanitë më të mëdha të shitjeve direkte, Avon prezantohet nga më tepër se 6 milionë Klientë të Privilegjuar Aktiv.

Produktet Avon ofrohen në 140 vende të botës dhe linja e produkteve të saj përfshin produkte makiazhi, përkujdesi për trupin, aroma, modë, dhe produkte për shtëpi, ndërsa spikat me linjat e njohura si Avon Color, ANEW, Skin-So-Soft, Advance Techniques dhe Avon Naturals.

Avon është kompani globale e listuar në Bursën e New York (simboli AVP) Si një kompani për femra , ofron mundësi të shumta që ato të ndjehen të pavarura ekonomikisht duke përfituar nga benefitet e të qenit pjesë e Avon.

Mund ta gjeni lehtësisht në: VLORE . Zona 02 – Rruga ”Veledin Kollozi”, Lagja 28 Nentori, Pallati 2, Kati i 2-te Menaxher zone: Ermelinda Miraka Cel: 0697051739; e-mail: [email protected]

Produkte kozmetike, Make up-falas, Muzikë, Argëtim, Mundësi punësimi .

Njihuni nga afër me mundësitë e gjigandit amerikan të kozmetikës!

Të shtunën, Avon në Vlorë! 28.10.2014 Në Pedonale (pranë Tv Led)

Njihuni nga afër me mundësitë e gjigandit amerikan të kozmetikës Read More »

Nuk do ta besoni se sa shumë ka ndryshuar Rona Nishliu

[sgmb id=”1″]

Rona Nishliu është këngëtarja e njohur shqiptare e cila shquhet për vokalin e saj.

Ajo nuk është shumë aktive me projekte dhe në këtë mënyrë edhe paraqitjet e saj televizive janë më të rralla, shkruan Indeksonline.

Së fundi Rona ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram” në të cilën shfaqet shumë më ndryshe se që e kemi parë më herët.

Në këtë fotografi ajo shfaqet me flokët e shkurta, me veshjen e thjeshtë. Për më tepër shikoni fotografinë.

Nuk do ta besoni se sa shumë ka ndryshuar Rona Nishliu Read More »

3 menyra per te kuptuar nese partneri ju tradheton

[sgmb id=”1″]

“Bejini syte kater”: kjo eshte keshilla e duhur per dike qe dyshon se partneri po e tradhton.

Jepini fund dyshimeve tuaja.Statistikat tregojne qe 32% e femrave dhe 42% e meshkujve kane tradhtuar te pakten njehere ne jeten e tyre.

Tre shenjat qe tregojne qe ne marredhenien tuaj ka hyre nje person i trete jane keto:

1. Reagimet e tij fizike nuk jane me te njejtat Partneri juaj nuk reagon njesoj si me pare ndaj perkedheljeve apo prekjeve tuaja. Marredhenia ndihet me e ftohte dhe per kete arsyeja mund te jete nje tradhti e mundshme.

2. Pamja e tij ka ndryshuarJu kujtohet sa i kuruar ishte ne takimet tuaj te para? Sigurisht qe here pas here mund te ndryshoje modeli i flokeve ose stili por tani ai po i kushton shume rendesi detajeve apo te qenit ne forme

3. Ndjeni se po ju fsheh diçka ne telefonin e tijMe pare ju kishit te gjithe lirine per te perdorur telefonin e tij. Duket se gjerat jane “shtrenguar” pak qekur ai e merr telefonin kudo qe shkon dhe e ruan ate gjate gjithe kohes.

3 menyra per te kuptuar nese partneri ju tradheton Read More »

Nishanet në fytyrë dhe çfarë duan të thonë ato. Një pozicion një cilësi!

[sgmb id=”1″]

Në këtë artikull, ne ju sjellim sekretet nga Almanakja kineze Tung Shu në lidhje me nishanet në fytyrë dhe çfarë nënkuptojnë në varësi të pjesës së fytyrës që shfaqen.

Së pari, kontrolloni fytyrën tuaj për çdo nishan dhe pastaj shikoni figurën e mësipërme për të përcaktuar numrin.

Tani në bazë të numrit lexoni përshkrimin përkatës:

Pozita 1 deri 3:Si fëmijë, ju jeni disi rebel dhe një shpirt i lirë. Ju keni një krijimtari të lindur dhe punoni më mirë kur keni një dorë të lirë. Nëse ju keni një nishan këtu, jeni shumë mirë në biznes.

 Pozita 4:Ju jeni një person impulsiv, shpesh duke vepruar me një shkëlqim që ju jep karizëm dhe një personalitet të shndritshëm, por mund të jeni të vështirë kur keni shumë mendime. Ju tentoni të jeni mjaft të diskutueshëm, por jo në masën e veprës penale.

Pozita 5:Nishani mbi vetull tregon se keni fat dhe pasuri në jetën tuaj, por do ju duhet të punoni dhe të fitoni më shumë se shumica e njerëzve. Kujdes, pasi ka njerëz që janë xhelozë për ju.

Pozita 6:Talenti juaj artistik mund t’ju sjellë pasuri, famë dhe sukses. Kjo mund të realizohet plotësisht vetëm nëse ndjek zemrën tënde në vend që të qëndrosh në mënyrën konvencionale të jetesës. Suksesi do të vijë nëse jeni të guximshëm!

Pozita 7:Nishanët nën vetulla tregojnë muhabete brenda familjes që ju shkaktojnë hidhërim dhe pakënaqësi. Kjo do të ndikojë në punën tuaj dhe jetesën. Është e këshillueshme që të zgjidhni çdo problem që keni me të afërmit tuaj.

Pozita 8:Pozicioni juaj financiar do të jetë vazhdimisht nën tendosje për shkak të mbingarkesës. Ju gjithashtu keni një dëshirë për lojërat e fatit.

Pozita 9:Ky pozicion sjell probleme. Ju këshillohet ta hiqni.

Pozita 10:Jeni të rrethuar nga familja në çdo kohë dhe do të keni shumë fëmijë, nipër e mbesa. Do të jeni të plotësuar materialisht dhe emocionalisht.

Pozita 11:Nishanët këtu sugjerojnë një tendencë për sëmundje. Është një ide e mirë që të hiqet veçanërisht nëse është e madhe dhe e errët.

Pozita 12:Do të keni një jetë të suksesshme, por edhe shumë të ekuilibruar. Ju ndoshta nuk do të jeni vetëm të pasur, por edhe të famshëm. Do të keni një jetë të kënaqshme në shtëpi dhe në jetën familjare. Gratë me nishane këtu janë veçanërisht me fat dhe kanë tendencë të jenë të bukura dhe magjepëse gjithashtu.

Pozicioni 13:Fëmijët do të jenë një shqetësim i madh në jetën tuaj. Marrëdhënia juaj me ta nuk është e mirë. Nuk ka asgjë që mund të bëni për këtë, përveçse të jeni tolerantë.

Pozita 14:Nënkupton ndjeshmërinë ndaj ushqimit që mund të jetë një problem i madh në jetën tuaj. Ju mund të jeni alergjik ndaj disa ushqimeve ose thjesht mund të hani shumë.

Pozita 15:Ju jeni gjithmonë në lëvizje dhe vazhdimisht përditësoni dhe ridizajnoni shtëpinë tuaj. Ju doni të njihni gjëra dhe të shihni vende të reja. Nuk jeni të lumtur nëse qendroni në një vend për një kohë të gjatë.

Pozita 16:Ju duhet të jeni të kujdesshëm kur vjen puna tek ushqimi, si dhe kur bëhet fjalë për mënyrën tuaj të jetesës. Ju pëlqen romanca. Pesha shpesh ju fut në depresion.

Pozita 17:Ju do të jeni dikush me rëndësi të madhe sociale. Jeni aktivë në skenën shoqërore. Kjo do të ndikojë thellë sepse ju bën konfuzë mbi atë që të tjerët mendojnë për ju.

Pozita 18:Ju jeni një person gjithmonë në lëvizje. Në jetën tuaj keni gjithmonë udhëtime të mëdha.

Pozita 19:Ju keni fat, të holla dhe shumë miq të mirë. Dobësia juaj është se mund të tërhiqeni shumë nga bukuria.

Pozita 20:Nëse keni një nishan këtu jeni të destinuar për famë ekstreme. Ju keni një talent të madh për kreativitet dhe gjithashtu jeni tepër inteligjent, por talentet tuaja mund të përdoren për të mirën dhe për të keqen. Ju nuk jeni një njeri që mund të mashtroheni lehtë.

Pozita 21:Ky është një nishan i mirë, pasi sugjeron famë dhe njohjeje për ju.

Pozita 22:Jeta juaj është e lumtur dhe gjërat shkojnë mirë për ju. Nishani në fund të vetullave  flet për një person të autoritetit dhe të pushtetit.

Pozicioni 23:Ju keni një instinkt shumë të zhvilluar. Një jetë kuptimplotë dhe të gjatë. Miqtë dhe familjen do ti keni përkrah deri në fund.

Pozicioni 24:Me rritjen në moshë jeta juaj bëhet më e vështirë. Pasuria ama nuk do ju mungojë.

Pozicioni 25:Besoni tek parimet tuaja tradicionale dhe do të keni një jetë të gjatë e të frytshme. Kujdes me asetet që zotëroni.

Nishanet në fytyrë dhe çfarë duan të thonë ato. Një pozicion një cilësi! Read More »