Kryeministri Edi Rama thotë se e ardhmja e Shqipërisë është Europa, zgjedhje që vendi ynë e ka bërë që në kohën e Gjergj Kastriotit.
I pyetur për shtyrjen e datës së negociatave për anëtarësim në BE, gjatë një konference në Maqedoninë e Veriut, Rama tha se Bashkimi Europian s’e cakton dot as vendndodhjen, e as identitetin dhe kulturën europiane të shqiptarëve.
“Bashkimi Europian mund të caktojë detyra për integrim, mund të caktojë afate për këto detyra, mund të caktojë data. Por BE nuk cakton dot as vendndodhjen tonë në mes të Europës as kulturën tonë dhe identitetin tonë europuan, as të ardhmen e popujve tanë si popuj evropianë, në familje europiane, me shtete, standarte politike institucionale europiane.
Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka rikonfimruar me epokën e rilindjes kombëtare, për shqiptarët, dielli lind aty ku perëndon dhe e ardhmja tonë është aty ku Zoti na e ka caktuar, në zemër të Europës,” deklaroi Rama.
Kreu i Kadastrës Artan Lame ka vendosur të bëjë një nstastrim të shumicës së zyrave rajonale të Kadastrës. Ditën e sotme ka shpallur thirrjen për aplikime për drejtues të rinj të zyrave rajonale të Kadastrës, duke nënzivuar se në shumë raste zyrat nuk janë në lartësinë e duhur veçanërisht në raport me shërbimet ndaj qytetarëve.
Lame deklaron se kryesisht do të zëvendësohen drejtuesit e komanduar apo drejtues që nuk justifikuan punën duke nisur nga Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana, Korça, Saranda e Fieri.
“Me gjithë dëshirën time për ta shmangur Kadastrën Shqiptare nga përdorimi politik, me ç’duket ky qenka mision i pamundur. Por gjatë kësaj fushate kjo akuzë arriti në kufijtë e absurdit, duke e akuzuar Kadastrën thjesht e qartë përse po kryen misionin e saj: Pse jep leje legalzimizi, pse kryen shërbime kadastrale, pse jep çertifikata toke.
Nga ana tjetër, pikërisht fakti i thirrjes de noncuese për institucionin, flet për suksesin e tij në kryerjen e detyrës për të cilën është krijuar. Megjithatë do dëshiroja t’ia lija organeve kompetente ndjekjen e këtyre akuzave surreale. Jam i bindur që tani që na dëgjojnë janë qindramijë qytetaarë që shprehen të kënaqur me shërbimet tona (kadastra ofron rreth 1,1 milion shërbime në vit), por janë edhe mijëra qytetarë të tjerë që rrudhin buzët të pakënaqur.
E pranoj publikisht se zyrat tona në shumë raste nuk janë në lartësinë e duhur, veçanërisht në aspektin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ka zvarritje të ankesave të tyre, ka mungesë profesionalizmi në trajtimin e tyre, ka tyrajtim të qytetarëve si bezdisje, ka mungesë vullneti për t’u përfshirë në problematikat e vështira, e shumë të tjera.
Ka specialistë që nuk duan e nuk duan ta kuptojnë që shmangja e një qytetari sot, nuk zgjidh asgjë. Ka drejtues dhe këtu ju drejtohem në veçanti atyre, që nuk duan të kuptojnë që vendosja e tyre në ato poste nuk është bërë se kanë çliruar Shqipërinë, por se është besuar se do të dijnë të shërbejnë dhe organizojnë punën në drejtoritë që ju janë besuar. Në këto kushte dëshiroj të shpall sot hapjen e thirrjes për drejtues të rinj në një pjesë të madhe të zyrave rajonale të Kadastrës. Jam i bindur se gjithë llafollogët e fejsbukut do ulen të dekurajojnë këdo që do dëshirojë të përfshihet në këtë thirrje. Mos u çudisni, e kanë bërë gjithmonë.
Mos u tutni! Ti djalë a vajzë që ke mbaruar universitetin për inxhinjeri, juridik apo ekonomik; Ti specialisti që ke vite që punon në administratë dhe mendon se ka ardhur koha të avancosh në karrierë; Ti kandidati për deputet, që e dije se nuk do fitoje për shkak të numrit në listë, por që je i bindur në kapacitetin tend; Ti eksperti i fushës, që mendon se e di se si gjejnë zgjidhje problemet e stërkomplikuara të pronës në Shqipëri, por nuk ke patur rast të provosh veten; Mos u tutni, ejani dhe aplikoni”, tha Lame. Spastrime sipas Lames do të ketë në shumicën e drejtorive në vend, ndërsa lista e plotë do të publikohet në vazhdim.
“Shpall sot thirrjen për drejtues të rinj, në pjesën më të madhe në zyrave rajonale. Thirrjet për për të zëvendësuar Drejtuesit e komanduar apo drejtues që nuk justifikuan punën nga Shkodra, Lezha, Kruja, Durrës drejtoria e Tiranës, Korce Sarandë fier. Lista e plotë do e shikoni të hënë tjetër ku do jetë dhe shpallja zyrtare në site. Sfidë me këdo, le të vijë njëri këtu nesër dhe pasnesër fillon, punë ccdo inxhinier, fillimisht me kontratë”, shtoi Lame.
Pas kësaj Lame tha se do të vijojë një thirrje e dytë, për specialistë të niveleve të tjera.
“Do të vijojmë një thirrje e dytë, për specialistë të niveleve të tjera. Kadastrës Shqiptare tashmë i janë ngarkuar disa funksione të reja që dikur i kanë patur institucione të tjera. Arsyeja ishte e thjeshtë: u pa që ky institucion me gjithë vështirësitë e ngritjes, por jepte rezultate. Por këto funksione të reja do të kenë nevojë për shumë specialist të tjerë për të cilët më pas do të bëjmë thirrje. Por le të përqëndrohemi sot tek thirrja për drejtues të rinj.
Si shërbëtor i vjetër i shtetit, ju them se nuk bëhen legalizimet me ushtarë partie, nuk i shërbehet 1 milion qytetarëve me q oka partie, por me punë dhe specialistë. Pastaj, nëse rezultati çon ujë në plotësimin e Premtimit të Partisë Socialiste dhe të programit të qeverisë Socialiste, kjo nuk është njollë, por medalje e merituar. Bujrum të gjithëve dhe… ja sheshi ja mejdani”, tha Lame.
Artan Lame, duke folur gjate tryezes se Grupit te Punes te PS per Infrastrukturen, ne kuader te konsolidimit te programit te ri qeverises "Per nje Rilindje Kombetare".
Pas tetë vitesh Rama hoqi dorë nga mandati i deputetit në Vlorë, duke pranuar atë të Durrësit, pasi në zgjedhjet e 25 prillit rezultoi fitues në dy qarqe.
Rama shkruan se Vlora ishte dhe do të jetë deri në fund në zemrën e tij, me apo pa mandat. Ai shton se Durrësi është vendi ku mandati i tretë duhet të sjellë një hop të ri jo vetëm për atë si qytet, por për të gjithë Shqipërinë.
“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.
Duke qëndruar si deputet në Durrës, Rama fut në listën e deputetëve, kandidaten e 9 në listën e Vlorës, Teuta Ramaj e cila ka arritur të sigurojë 1738 vota. Ajo që mbetet jashtë është e nënta në listën e kandidatëve socialist në Durrës, Ana Dhamo.
Kryeministri Edi Rama ka pranuar qe te marr mandatin në Qarkun e Durrësit, duke lene ate te Vlores.
Me këtë vendim, Rama e la bosh vendin e tij në Vlorë për vajzën çame Teuta Ramaj, e cila renditej e 9 në listën shumemërore të kandidatëve të PS për qarkun jugor, ndërsa në Durrës pas tij ishte kandidatja Ana Dhamo.
Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale kryeministri kishte paralajmëruar se po të fitonte në të dyja qarqet, do të zgjidhte mandatin në Durrës.
Sipas tij, kjo për faktin se Durrësi është zgjedhur nga qeveria edhe si kryeqendra për zbatimin e disa projekteve madhore, siç është edhe ndërtimi i portit të ri, që është premtuar se do të jetë më i madhi në Mesdhe.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vendosur të zgjedhë mandatin e deputetit në qarkun e Fierit.
Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka publikuar një shkresë të depozituar nga LSI në KQZ, ku Kryemadhi vendos të zgjedhë mandatin e Fierit.
Në zgjedhjet e 25 prillit, Monika Kryemadhi arriti të fitonte mandatin si në qarkun e Tiranës edhe në qarkun e Fierit.
LSI në zgjedhjet e 25 prillit mori 4 mandate, 2 në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër. Pas Kryemadhit dhe Erisa Xhixhos, në listën e Tiranës është Petrit Vasili.
Sot është dita më e gjatë e vitit dhe gjithashtu dita zyrtare e verës, 21 qershor. Sot është solstici i verës, pasi dielli ka lindur në orën 05:32 të mëngjesit.
Tani e tutje, në hemisferën veriore, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, dita gradualisht do të zvogëlohet, në fillim në mënyrë të padukshme dhe nga gushti më dukshëm, ndërsa netët do të rriten në përputhje. Nga ana tjetër, në hemisferën jugore do të jetë dita e parë e dimrit, solstici i dimrit.
Në Hemisferën e Jugut kjo ndodh në datat 20 deri 22 dhjetor, kur Hemisfera e Veriut përjeton solsticin dimëror dhe ditën më të shkurtër të vitit.
Maria Pia Malteze e cila kur ishte fëmijë quhej Afërdita ka rr ëfyer fëmijërinë e saj që ka kaluar në je timore tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare.
Pasi u br aktis nga prindërit vetëm 8 muajsh ajo ka vuajtur në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, nuk lahej kurrë, kishte mo rra dhe nuk ushqehej. Madje shpesh here ajo dhu noheshe nga edukatoret. Por kur ishte në moshën 8 vjeç ajo u bi rësua nga një familje italiane dhe aty ndryshoi jeta e saj përfundimisht.
Maria: Mbaj mend gjithashtu në 1991 ndoshta, në ditën më të bukur për mua, Zoti deshi të më jepte një jetë të dytë. Në Tiranë erdhën dy italianë për të bi rësuar një fëmijë. Për herë të parë edukatoret më la në, më bënë banjo.
Këta dy italianët po na shikonin ne fëmijëve në rr esht, nuk e di se çfarë më tërhoqi tek ata dhe shkova unë t’i pë rqafoja dhe jo ata mua. Babai im u sht ang dhe i tha nënës time unë e dua këtë vogëlushe.
Nëna ime i tha që jo është e sëmurë, e ka gojën e sht rembër, këmbët e shtr embra dhe babai im i thotë o atë o asnjë. Më zgj odhën mua, isha shumë e lumtur më ndë rruan rrobat, vesha rroba të reja.
Maria tregoi se ishte shumë e më rzitur për fëmijët e tjera, madje ka bërë dhe një ma rrëzi. Një vajzë që e kishte shumë shoqe e ka futur në ba gazhin e makinës së prindërve italianë për ta marrë me vete. Ajo filloi të q ante sepse mungonte ajri në bagazh, kështu prindërit e kuptuan dhe e çuan sërish në j etimore.
Jeta e saj pas vajtjes në Itali ndr yshoi rrë njësisht dhe shprehet se është gjallë falë prindërve të saj birësues dhe se do jepte dhe jetën për ta.
Moderatori Ardit Gjebrea i rrëfen historinë e prindërve të saj biologjikë dhe e pë rlot. Ajo shprehe se mendonte që prindërit i kishte të vd ekur dhe ishte fëmijë i vetëm dhe jo të kishte motra dhe vëlla tjetër. Kur i pyet nga Arditi nëse është gati t’i shohë dhe takojë, Maria ng urroi në fillim, u shpreh se kishte fr ikë, por më pas pranoi.
Maria u shpreh se vëllai dhe motra nuk kishin faj dhe pse ndjen shumë m llef. Gjebrea ia shpjegon se e kanë kërkuar gjithë jetën dhe nuk kanë hequr dorë kurrë nga ajo. 38-vjeçarja pranon që t’i takojë, babai vrapon për ta takuar dhe gjatë përqafimit atij i bie të f iktë nga emocionet, por më pas e merr veten. /tvklan
Ashtu si Edi Rama pak javë më parë që ftoi për një kafe çunat e Tropojës duke i sjellë nga Londra në Kukës pasi hidhnin batuta në Facebook, edhe Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka vepruar pak a shumë kështu.
Kur një komentues nga Tropoja e quajti kineze në Instagram, Yuri Kim e ftoi për kafe në Ambasadë.
Dhe kështu ka bërë, Kim e ka takuar pasditen e sotme Fisartin, komentuesin që e quajti “kineze” në një koment në “Instagram”.
Ambasadorja e SHBA ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shihet me djalin nga Tropoja.
Kim ka treguar copëza të bisedave me Fisartin, nga i cili tha se ka dëgjuar mbi komunizmin, si dhe kanë ndarë mendime të përbashkëta për nevojën e barazisë para ligjit dhe sfidat e tjera me të cilat përballen shqiptarët.
“Javën e kaluar Fisarti bëri një koment për “miqësinë shqiptaro-kineze” që më çuditi. Kështu e ftova për kafe. Ai pranoi. Sot u ulëm jashtë, në diell, pimë kafe dhe biseduam për komentin, por edhe për shumë gjera të tjera. Ne diskutuam për origjinën dhe se si kjo na ka formuar (Fisarti është nga Tropoja, një vend që unë kam rënë në dashuri kur e kam vizituat muajin e kaluar, ndërsa unë vij nga një mal i Koresë, por jam rritur në një ishull tropikal).
Unë mësova pak më shumë për të shkuarën e shqiptarëve dhe u çudita kur Fisarti më tregoi se si Enver Hoxha kontrollonte gjithçka, financat, fenë, punët, por ai nuk mund të kontrollonte shpirtin njerëzor. Ne gjithashtu diskutuam për sfidat me të cilat përballen shqiptarët dhe ramë dakord që ligji dhe barazia përballë ligjit është i rëndësishëm që të gjithë shqiptarët jo vetë elita të ketë një punë, të kujdeset për familjet dhe të kontribuojnë plotësisht në të ardhmen e shtetit”, shkruan Kim në “Intsagram”.
Nga replika te ftesa për kafe
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim u përfshi në një replikë të pazakontë në rrjetet sociale me komentuesin, që e etiketoi si ‘kineze’, etiketim që shumë komentues komentues e panë si koment racist.
Yuri Kim postoi në 7 qershor foto me këngëtaren, Ermira Babaliu në qytetin e Pogradecit, ndërkohë që një prej ndjekësve të saj në Instagram shkruajti për dashurinë “shqiptaro-kineze”.
‘Dashuria Shqiptaro-Kineze është një histori e vjetër dhe e bukur”, shkruan me ironi, komentuesi në “Instagram”.
Nga ana tjetër, Ambasadorja e SHBA-ve, i ktheu përgjigje ndjekësit të saj, madje ka shkuar më tej duke e ftuar atë ftuar për një bisedë në zyrën e ambasadës Amerikane. Në mesazhin e saj, Kim thekson se do e sqaronte ndjekësin për Kombin e saj, ndërkohë që ai duhet t’i tregonte pse mendonte se ajo ishte ‘kineze’.
“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’iu tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, shkruan në replikën e saj, ambasadorja.
Pas ftesës për një kafe dhe një bisedë në ambasadë, komentuesi e konsideroi vetën si njeriun më me fat në Shqipëri.
“Jam njeriu më me fat në Shqipëri! Askush nuk ka marrë një ftesë publike nga Ambasada Amerikane për një kafe dhe një bisedë të sinqertë! Unë e vlerësoj shumë ftesën tuaj zonjë, ne do të flasim për kulturat tona dhe të tjera. Zoti bekoftë Amerikën.”, shkruan komentuesi.