Aktualitet

“Engjëll i i mamit, Ajseli i shpirtit tim”/ Bëhet e gjallë nëna fatkeqe që humbi 3 fëmijë dhe burrin në aksident

Evis Preka ishte e vetmja e mbijetuar e aksidentit tragjik në Velipojë, ku bashkëshorti i saj dhe tre fëmijët Noemi, Ajseli dhe Rajan i vogël humbën jetën.

Pas tragjedisë Evisa u transferua në spitalin e Durrësit, kjo me kërkesë të prindërve të saj për t’i qëndruar afër dhe që nuk i janë ndarë për asnjë moment pas tragjedisë. Pas një jave kërkimesh për të vegjlit e saj, ishte i ati që i dha lajmin e kobshëm. Dhe Evisa kaloi në gjendje shoku dhe ndodhej nën efektin e ilaçeve.

Një tragjedi që s’ka fjalë të përshkruhet… Një nënë fatkeqe që iu shuajt familja dhe që jeton tashmë mes dhimbjes, trishtimit dhe zisë.

Sot vajza e saj Ajseli do të festonte ditëlindjen. E si mund të ndihet ajo, kur nuk mund ta urojë, ta përkëdhelë dhe të mblidhen për të festuar? Vetëm një dhimbje nëne e di!

Ka qenë halla e saj, ajo e cila përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar: “Festofsh me ëngjëjt ne mbreterin e zotit Aisel me mungon cdo sekond kaqurrelja jone e bukur. Happy birthday in heaven my niece  ”.

Menjëherë kanë vërshuar komentet pikëlluese që Ajseli iku nga kjo botë kaq e vogël.

Ajo që të bie në sy është ajo e nënës së Ajselit, 37-vjeçares Evis.  “Engjëlli i mamit, Ajseli shpirtit tim”, – ka shkruar ajo, që më tej përlot me dedikimin.

Më tej, ajo shprehet se shpirti i saj është i mbaruar dhe se iu lut shumë Zotit për fëmijët.“Unë si nënë nuk kam fjalë me e shpreh se në shpirt jam e mbaruar. Ju luta zotit shumë për ato fëmijë, por zoti nuk më dëgjoi. Ato të tre yje janë jeta ime përgjithmonë. Dikur zoti mi dhuroi mua ato, ndërsa tani ai mi mori prapë për t’u kujdesur atje lart për to”, – ka shkruar ajo.

Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, i ati i Evisës tregonte se ajo nuk mbante mend asgjë nga aksidenti. Kujtonte vetëm se të voglin e saj Rajan e kishte në gji, dhe se ai i kishte fluturuar nga duart.

“Nuk mban mend gjë nga momenti që ka ndodhur. Kujton që bashkëshorti, Mondi po i jepte makinës dhe po fliste me vajzën 5 vjeçe, Ajselin, e cila ishte në vend të parë të pasagjerit. Asnjëri prej tyre nuk i kishte vënë rripat e sigurimit. Më tha se ajo po mbante në gji, Rajanin 6 muajsh, ndërsa pranë kishte Noemin 10 vjeçe. Nuk e kujtoj thotë përplasjen, por mban mend kur kishte fluturuar jashtë makine dhe dëgjonte Ajselin që qante: ‘Dua mamin, dua mamin’. Nga duart i kishte fluturuar edhe Rajani”, pohonte i ati javë më parë.

“Engjëll i i mamit, Ajseli i shpirtit tim”/ Bëhet e gjallë nëna fatkeqe që humbi 3 fëmijë dhe burrin në aksident Read More »

Mogherini në Beograd: Çfarë ndodhi dje në Mitrovicë nuk duhet të ndodhë më

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, shkoi të martën pasdite në Beograd, për të takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një komunikatë të zyrës së zonjës Mogherini thuhet se është biseduar në mënyrë të hapur, miqësore dhe thelbësore për zhvillimet e fundit dhe të ardhmen e bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Gjatë bisedës, zonja Mogheirni “shprehu keqardhjen për ngjarjet e djeshme në Kosovë. Çfarë ndodhi dje nuk duhet të ndodhë prapë. Bashkimi Evropian pret qetësi, urtësi, përmbajte dhe udhëheqje të duhur”.

Në komunikatë thuhet se “presidenti dhe përfaqësuesja e lartë u pajtuan për të kërkuar rrugë të reja për të vazhduar punën dhe zgjidhur në rrugë paqësore çështjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ata janë pajtuar se është në interesin kombëtar dhe shtetëror të Serbisë që të ruhet qëndrueshmëria, paqja dhe përparimi në rrugën evropiane”, thuhet në njoftim.

Vizita pason ngjarjet e një dite më parë në veriun e Kosovës ku policia arrestoi zyrtarin serb Marko Gjuriç, për shkak të hyrjes së paligjshme në Kosovë.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje palëve që të “dëshmojnë përmbajtjen e domosdoshme dhe pjekuri” dhe të ruajnë dialogun.

Edhe ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe Beograd kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë nënvizuar se “dialogu nuk ka alternativë”. /VOA/

Mogherini në Beograd: Çfarë ndodhi dje në Mitrovicë nuk duhet të ndodhë më Read More »

A rrezikon Adriatik Llalla prangat? Gazetarja: Ja sa vite burg mund të dënohet

Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24 u diskutua çështja e dosjes “Llalla” si dhe Vettingu.

Në lidhje me hetimin e ish-kryeprokurorit, gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studio tha është zyrtare tashmë që prokurora e Durrësit ka nisur hetim ndaj Llallës.

Ajo u shpreh se është ndër të paktat raste kur prokuroria po vepron në fshehtësi totale.

Është zyrtare që prokuroria e Durrësit ka nisur hetim ndaj Llallës. Ky i fundit nuk ka statusin e të pandehurit, janë dyshime. Është ndër të paktat raste kur prokuroria po vepron në sekret të plotë hetimor. Hetimet 5 mujore janë kryer në diskrecion të plotë, sic e do ligji. Ka një rritje drastike të pasurisë së Llallës nga viti 2003 kur ka deklaruar pasurinë e deri tani. Ky hetim po kryhet nga Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Durrësit. Nuk dihet a do kemi një hetim në gjendje të lirë, sekuestrim pasurie a ndonjë masë tjetër.

Dyshime për Llallën janë rritur edhe se bëhet fjalë për një ullishte të blerë 9 vite më parë nga ai për 22 mln lekë, dhe tani ka kërkuar ta shesë për 50 mijë euro. Duhet parë se si ndryshon çmimi nga koha e blerjes dhe ajo e shitjes.A rrezikon Llalla prangat?

Klodiana Lala:Të gjithë zyrtarët e lartë të dyshuar për korrupsion apo pastrim parash, gjykata ka operuar për masën e arrestit me burg. Nga praktika, prokuroritë kanë operuar me masë sigurie në mungesë për të mos i lënë mundësinë e daljes jashtë shtetit personit në fjalë. Nuk mund ta them definitivsht. Ai rrezikon deri në 7 vite për këtë vepër penale, por nëse faktohen akuza të tjera atëherë dënimi rritet

Mentor Nazarko: Ky është një proces me karakter afatgjatë. Janë kujdesur që ai që do jetë peshku më i madh të jetë aq i madh sa impakti jo vetëm mediatik të jetë i jashtëzakonshëm

Ervis Iljazaj:Këto veprime mund të jenë veprime të ligjshme, me transaksione të ligjshme, por ka rritje fiktive të pasurisë. Ka trefishime të çmimeve që e bëjnë prokurorinë të dyshojë. Kjo është hera e parë që një ish-kryeoprokur hetohet. Adriatik Llalla po hetohet se kemi hakmarrje nga drejtësia e re, se ai është cilësuar shpesh nga SHBA si simbol i kundërrezistencës së vettingut ? Ideja që kanë filluar me Llallën është simbol i hetimit për të gjithë? Jam me këtë të dytën më shumë. Ne do e hetojmë Llallën për atë që ka bërë. Por ai nuk ka pushtet, ne duhet të hetojmë edhe njerëz që janë në  pushtet, jo vetëm ata që nuk kanë më. Besoj se shumë shpejt jemi pranë një peshku të madh të arrestuar, nuk e di a do jetë Llalla apo jo.

Nazarko: Nëse do respektohet strikt norma proceduriale mund t ë ketë edhe një formë tjetër. Do kërkohet arrest me burg për ish-shefin e vet? Apo s’do shihet në një mënyrë kaq të ashpër.

A rrezikon Adriatik Llalla prangat? Gazetarja: Ja sa vite burg mund të dënohet Read More »

Edi Rama dhe Rusia

Muajt e fundit çështja e ndikimit rus direkt ose indirekt ka qenë tema e ditës në politikën shqiptare. Në gjithë këtë histori ka një politikan që po përfiton mjeshtërisht në politikën e brendshme dhe në atë rajonale. Kryeministri Edi Rama po e përdor rreshtimin e Shqipërisë proBE kundër Rusisë për të rregulluar imazhin qeverisë së tij te ndërkombëtarët dhe për ‘larje hesapesh’ me opozitën në Tiranë.

Edi Rama po bën namin në Bruksel dhe në mediat ndërkombëtare se Rusia ka blerë liderin e PD-së Lulzim Basha dhe se Moska po afrohet drejt Shqipërisë, ndaj na hapni dyert për në Bashkimin Europian ose ndryshe…

Si fillim është përfitimi politik i Ramës te ndërkombëtarët, gjë që nuk është e gabuar, përkundrazi tregon zgjuarsi politike. Gjatë dy viteve të fundit, përballë refuzimit të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave, kryeministri shqiptar ka zgjedhur të kërcënojë me rrezikun rus në rajon. Sa herë që shkon në Bruksel dhe sa herë që jep intervista në mediat perendimore, Edi Rama kujdeset që të jap një mesazh të qartë. Bashkimi Europian duhet të shpejtojë me integrimin e Ballkanit dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian, pasi në rajon rrezikon të shtrihet ndikimi i fortë rus. Një qëndrim i tillë i një kryeministri të Ballkanit ngacmon atje ku duhet zyrtarët e Brukselit. Nga ndikimi rus dridhen të gjithë në Bruksel. Mali i Zi një vit më parë kaloi thuajse një grusht shteti për shkak të ndikimit rus, të paktën kështu u tha në mediat botërore. Në Maqedoni ndikimi i Kremlinit në politikën e ditës është i dukshëm akoma, pasi Presidenti mbetet i linjës ruse. Ndërsa Serbia pranon se do të hyjë në BE, por edhe do të ruajë raporte tejet speciale ushtarake me Rusinë. Në këtë situatë, Edi Rama merr rolin e atij që shantazhon duke i bërë presion BE-së që ose na pranoni në Union ose erdhi Rusia! Sigurisht në Shqipëri nuk ka gjasa që kjo të ndodhë, pasi integrimi në BE është një projekt kombëtar i gjithë partive dhe qeverive, por Rama e përdor me mjeshtëri këtë kartë duke treguar gogolin rus në Bruksel.

Në foto: Kryeministri Rama dhe ambasadori rus në Tiranë

Nga ana tjetër edhe rreshtimi te vendet që përzunë diplomatët rusë nga Shqipëria, veç interesit të Shqipërisë si vend i NATO ka brenda edhe interesin pragmatik të qeverisë “Rama”. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm pranuan menjëherë kërkesën e SHBA dhe BE për dëbimin e diplomatëve rus. Arësyet pse e pranuan nuk ka të bëjë me ndjeshmërinë për çështjen “Skripali” dhe Britaninë dhe as me shqetësimin e Edi Ramës për ndikimin rus. Përzënia e diplomatëve ishte një rast i mirë për qeverinë të përmirësonte marrëdhëniet dhe imazhin e saj te BE dhe SHBA. Qeveria “Rama” ka jo pak probleme me imazhin e saj gjatë mandatit të parë, kur e ktheu vendin në eksportuesin më të madh të hashashit në Europë e ku bandat kriminale shqiptare po bëjnë terror në disa shtete perendimore.

Edi Rama ka probleme edhe me votimet e pamenduara kundër SHBA në OKB. Ka probleme dhe me nivelin e korrupsionit dhe mosndëshkimin e krimit. Janë çështje që kanë jo pak peshë në diplomacinë shqiptare dhe merren në konsideratë në momentin që do votohet për integrimin. Për të joshur BE-në qeveria shqiptare nuk u mendua gjatë në përzënien e diplomatëve rus, madje shkoi edhe më tej duke publikuar identitetin e tyre duke tejkaluar edhe praktikën ndërkombëtare. Si rregull emrat e diplomatëve nuk publikohen nga qeveria. Sigurisht askush nuk kritikon qeverinë për pozicionim e saj në krah të SHBA dhe BE, pasi mbi 95 % e shqiptarëve janë pro amerikanë.

Loja e Ramës mbi rrezikun rus në rajon është taktikë që jep efekt dhe duhet njohur si meritë diplomatike e kryeministrit. Ajo që është e gabuar dhe e dëmshme në këtë histori është “sallata ruse” me opozitën. PS dhe personalisht Edi Rama ka futur në skenarin e tij me Rusinë kryetarin e  PD-së Lulzim Bashën. Në panoramën e madhe të zhvillimeve gjeopolitike ky sulm i politikës së ditës në Tiranë duket i parëndësishëm, por në fakt efekti mund të jetë i madh për opozitën dhe vendin. Në fushatën ndaj Rusisë në gjithë kancelaritë evropiane dhe SHBA, prezantimi nga PS-ja për Lulzim Bashën si politikan i financuar nga rusët mund të sjellë pasoja në zhvillimet politike. Nuk është çudi që Edi Rama të justifikojë nesër gjithë problemet e vendit me zgjedhjet, krimin, korrupsionin etj me faktin se qeverisja e tij nuk është e mirë, por të paktën nuk është pro ruse si opozita. Një strategji e tillë, edhe pse naive, ka më shumë se një muaj që është qëndrim zyrtar i përditshëm i deklaratave të PS dhe Qeverisë.

Në mënyrë paradoksale, rreziku rus po e “ndihmon” Edi Ramën për integrimin, por edhe për të qeverisur i qetë, ndërkohë që ka njëmijë probleme varfërie, krimi, korrupsioni, ku oligarkët përcaktojnë lejet, koncensionet, fitimet,etj.

Edi Rama është konvertuar në një antirus i madh, ndonëse brenda vetes “vdes” të shkojë në Moskë si kryeministër.

Dit Bushatlliu

Edi Rama dhe Rusia Read More »

Para Samitit të Bashkimit Europian, Maj 2018, do arrestohen tre ish-ministra

BE ka vënë një kusht para Shqipërisë për të marrë statusin kandidat për në BE: Arrestime të politikanëve të përzier me korrupsion dhe krim. Nëse i keni vënë re deklaratat që vijnë nga Brukseli këto javë si dhe do të shpeshtohen në javët në vijim lidhen me pranga në duart e politikanëve. Burime nga prokuroria e përgjithshme dhe nga prokuroria e Durrësit e cila po heton dosjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, thonë se janë bërë gati tre fletë arreste ish-ministrash të rëndësishëm nga radhët e opozitës dhe mazhorancës e ku pritet të ekzekutohen gjatë muajit prill 2018. Po kështu pala amerikane pret edhe arrestimin e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla për të cilin po heton prokuroria e rrethit të Durrësit.

Por me sa shikohet heshtja nga prokuroria e përgjithshme dhe ecejaket e ambasadës amerikane në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme të zyra e Arta Markut, fletë arresti duket se po përgatitet edhe në këtë rast nga prokuroria e Durrësit.

Samiti i BE që do të zhvillohet në Maj të këtij viti do të shqyrtojë kandidaturën e Shqipërisë për tu pranuar si kandidat për në BE.

E duan fillimin e ndëshkimëve nga drejtësia të zyrtarëve të lartë si “çelës” për të hapur negociatat me Tiranën.

Para Samitit të Bashkimit Europian, Maj 2018, do arrestohen tre ish-ministra Read More »

Arrestoi Gjuriçin, kush është Mentor Shabani, “armiku” i mediave serbe?

Mediat dhe autoritetet serbe e kanë filluar gjahun për njerëzit që dje drejtuan aksionin e jashtëzakonshëm policor për arrestimin e Marko Gjuricit në Mitrovicë.

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve, Tanjug, në tekstin me titull “Kush është Shabani, komandanti i aksionit brutal në Mitrovicë”, thekson se personi që e ka drejtuar tërë aksionin për arrestimin e Gjuriçit është Mentor Shabani.

“Pak dihet për këtë njeri, ndërsa dje manifestoi atë që e ka mësuar gjatë stërvitjeve në bazën ‘Adem Jashari’”, shkruan tanjug, transmeton portali “lajmi net”.

Mirëpo, nuk ka detaje se për çfarë baze bëhet fjalë dhe cila është kjo bazë që mban emrin “Adem Jashari”?

“Kush është koloneli i Policisë së Kosovës i cili komandoi në implementimin e planit operativ, i aktivizuar pas paralajmërimit për vizitë në Kosovë të drejtorit të zyrës për Kosovë dhe sekretarit të presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq?”, pyet Tanjug.

Të kujtojmë se dje në konferencën e jashtëzakonshme për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ai tha se do të përgjigjen para organeve të drejtësisë serbe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriqit.

Ai tha se në mesin e tyre janë edhe dy serbë, por pa dhënë detaje tjera.

346019

Arrestoi Gjuriçin, kush është Mentor Shabani, “armiku” i mediave serbe? Read More »

Grabitën pronën me vlerë 100 milionë euro, gjykata jep vendimin për të akuzuarit

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë sot vendimin për të akuzuarit e skandalit të tjetërsimit të një trualli prej 220 ha tokë në Karaburun.

Sipas prokurorisë prona ishte regjistruar në emër të Rajmond Mezit më pas “ajo është ndarë në dy pasuri të tjera, me sipërfaqe prej 130 ha dhe 90 ha.

Vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga Alber Spiro, Albana Selmanaj dhe Laurent Fucia.

Për Rajmond Mezin, i cili është dhe përfituesi i tokës gjykata dha 18 vjet burg nga 21 vite që kërkoi prokuroria.

Për avokatin e Rajmond Mezit, Enkes Hysendhima gjykata dha pafajësinë ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin me 24 vjet burg.

Për Lefter Gjergjin, gjykata dha dënimin me 16 vite burg ndërsa prokuroria kishte kërkuar 19 vite.

Për Blerina Dhramin gjykata dha 6 vjet burg për akuzën e falsifikimit dhe shkeljen e të drejtës së funksionit publik. Prokuroria kërkoi dënimin me 11 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve.

Për arshivisten Donika Besimaj gjyka dha dënimin me 3 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, prokuroria kërkoi dënimin me 6 vjet.

Grabitën pronën me vlerë 100 milionë euro, gjykata jep vendimin për të akuzuarit Read More »

Shefi i SHISH: Ka tendenca, por jo influenca ruse në Shqipëri

Për rreth tre orë, shefi në detyrë i SHISH, Helidon Bendo ka raportuar përpara Komisionit të Sigurisë Kombëtare në një mbledhje me dyer të mbyllura. Bendo është pyetur për rrezikun rus në Shqipëri, pas dëbimit të diplomatëve por përgjigjet e tij kanë qenë të paqarta.

Report Tv raporton se “Bendo mohon të ketë influenca të qarta ruse, por ka pranuar se ka tendenca të tilla”.

Bendo u pyet për lidhjet e politikanëve me 613 kg kokainë dhe drogërat e tjera, por në këtë temë nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë duke thënë se sfida me narkotikët është prioritet.

Kjo përgjigje duket se nuk i ka lënë të kënaqur deputetët, të cilët janë shprehur se kreu i SHISH ka dhënë përgjigje prej “delfini” dhe kanë përsëritur disa herë të njëjtat pyetje në drejtim të Bendos.

Shefi i SHISH: Ka tendenca, por jo influenca ruse në Shqipëri Read More »