Aktualitet

Vlore : Neser Bashkia organizon nje sere aktivitetesh me rastin e Dites se Veres.

Pjesa e pare e dites do te jete e perqendruar ne skele. Do te kete dj, kengetare, kercime.

Do filloje muzika ne oren 10 te mengjesit per te vazhduar me tej ne oren 11;00 me koncertin e pergatitur.

Do te jene te vendosura 2 stenda ne shesh.

Nje nje stende do shperndahen tullumbace dhe verore ndersa ne tjetren do kete animatore te cilet do te pikturojne femijet.

Pjesa e mbasdites do te zhvillohet ne Lungomare- Te Djegim Dimrin


Disa biznese pergjate lungomares do te zhvendosen ne rere ku nga ana e bashkise do te kene te ndezur nje zjarr .

Secili nga bizneset ka menduar nje organizim duke cuar tavolina dhe karige ne plazh dhe per ta zhvilluar aty aktivitetin e tyre pergjate gjithe mbermjes.

 

Vlore : Neser Bashkia organizon nje sere aktivitetesh me rastin e Dites se Veres. Read More »

Italia jep lajmin e shumëpritur për emigrantët shqiptarë. Ja çfarë përfitojnë

Shqiptarët që kanë jetuar dhe punuar në Itali kanë mundësinë të fitojnë pensione sipas kohës që kanë paguar edhe kontributet.
Drejtuesja e zyrës së hapur nga shteti italian në Shqiperi thotë se e drejta vjen nga ligji italian i pensioneve.
“Sistemi kontributiv fillon që nga data 1 janar 1996, ndërsa sistemi retributiv përfshin pensionistët që kanë filluar punë në vitet ‘90-‘91, kur ka qenë fluksi i emigrantëve të parë”, deklaron Beskida Aliaj, drejtuese e Patronato INAS CISL Albania.

Por çfarë kushtesh duhet të përmbushin pensionistët shqiptarë për të marrë pension edhe nga Italia? “Kushti i parë është mosha 66 vjeç e 7 muaj dhe kushti i dytë është minimumi 5 vite kontribute”, sqaron Aliaj.
Aliaj thotë se për të aplikuar në IMS, ndryshe instituti i sigurimeve shoqërore taliane, që është ekuivalent me institutin shqiptar të sigurimeve, kandidatët për pension italian duhet të ndjekin këtë rrugë institucionale.

“Duhet që këta persona të çregjistrohen nga komuna ku kanë jetuar më parë, mbledhja e të ardhurave të familjes, një kod fiskal dhe një kartë identiteti”, nënvizon Aliaj.
Këtë rrugë kanë ndjekur dy shqiptarë të rikthyer në Shqipëri pas emigrimit. Dy histori sa të ngjashme edhe të ndryshme, por që në thelb ka dy kryefamiljarë që emigruan në Itali për arsye ekonomike.

“Në vitin 2002 emigrova në Itali për arsye ekonomike, për të shkolluar fëmijët në Austri. U çoja fëmijëve 1.400 euro në muaj. Pas 7 vitesh, kur fëmijët e mbaruan shkollën, u ktheva në Shqipëri. E mbylla ciklin e Italisë”, thotë Gëzim Peti.

Sot Gëzimi merr 2 pensione, një shqiptar dhe një italian. “149 euro marr nga Italia për 8 vjet dhe 130 mijë nga Shqipëria për 27 vjet”, thotë ai.
Ndërsa Brahim Muça e la Vorën për Italianë përmes bashkimit familjar që i siguruan dy djemtë, që kishin emigruar për punë para tij.
Megjithëse në moshë të madhe për të punuar, aq sa italianët e shihnin me dyshim e madje shumica kishin refuzuar t’i firmosnin kontratë pune, ai arriti të punonte si punonjës i ligjshëm për 9 vite në vendin fqinj. 71-vjeçari sot merr 306 euro pension nga Italia dhe 22.5 mijë lekë pension nga Shqipëria.

“Kam punuar në një kompani që merrej me pjesë mobiljesh, punëtor i thjeshtë. Nga makineria dilnin copat e veshura me rimeso, të cilat i merrja unë, i prisja dhe i sistemoja”, tregon zoti Muça.

Italia jep lajmin e shumëpritur për emigrantët shqiptarë. Ja çfarë përfitojnë Read More »

Deputeti i PS “tenton” skenarin rus, por plas gallata: I paske rënë takimeve me vajza ukrainase!

Akuzat për bashkëpunim të Partisë Demokratike me Rusinë kanë shkaktuar batuta dhe humor në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku raportonte Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Ishte deputeti Alket Hysenaj që kërkoi të dijë nëse ka informacion për lidhjet e PD me Nik Muzin dhe Binatta Trade, pasi sipas tij, numri i kontaktit i kësaj kompania rezulton një klub në Ukrainë. Kaq mjaftoi që në mbledhje të plasnin batutat:

Alket Hysenaj: Keni informacion per lidhjet e partise Demokratike me Nik Muzin dhe Binata Trade.. Nga numri i kontaktit i kesaj kompania, del nje klub ne Ukraine. TOO LOVE Club.. Takime me vajza ukrainase..

Enkelejd Alibeaj: I paske rene numrit per takime me vajza nga Ukraina.

A. Hyseni: Cfare mund te na thoni per keto lidhje mes PD dhe biznesmeneve rus.. Dhe klubeve te nates. Takimeve me vajzat ukrainase.

Oerd Bylykbashi: I paske rene disa here numrit te ukrainaseve.. Jepja edhe Ulsiut.. Ti bjere dhe Ulsiu.

Ulsi Manja: Zoti Dervishi jepni nje pergjigje sepse kjo eshte nje ceshtje qe ka direkt lidhje me te drejten e informimit.

Deputeti i PS “tenton” skenarin rus, por plas gallata: I paske rënë takimeve me vajza ukrainase! Read More »

Roli i femrës në politikë? Del raporti për Europën

Barazia gjinore në politikë është bërë një temë e nxehtë vitet e fundit. Në shumë shtete, gratë janë të papërfaqësuara në qeveri. Gjithnjë e më shumë gra po zgjidhen si shefe shtetesh në Europë. Gjermania, Lituania, Estonia, Kroacia, Norvegjia dhe Britania e Madhe kanë të gjitha udhëheqëse femra.

Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, OECD ka mbledhur të dhëna nga 71 shtete të botës dhe i ka klasifikuar ato në bazë të numrit të grave që punojnë në kabinetet qeveritare, përfshirë zv.kryeministret, shefet e qeverive, e të tjera, por edhe deputetet.

E në këtë klasifikim kryeson Franca. Në vitin 2017, gratë zinin më shumë se gjysmën e posteve ministeriale, pasuar nga Suedia dhe Sllovenia. Sidoqoftë, në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Franca e humbet shkëlqimin e saj përkundrejt Islandës. Gratë zënë 30 nga 63 vendet në Parlament, ose 47.6 për qind në ishullin nordik.

Kjo shifër lë pas Suedinë, me 43.6 për qind, dhe Finlandën, me 42 për qind. Në Paris, ndërkohë, vetëm 25.8 për qind e deputetëve janë femra.

Në anën tjetër, në Turqi, 96.2 për qind e politikanëve të rëndësishëm janë meshkuj dhe gratë zënë vetëm 14.9 për qind të vendeve në Parlament. Shifrat janë të pakënaqshme, por sidoqoftë përbëjnë një kthesë domethënëse krahasuar me 10 vite më parë, kur vetëm 9 për qind e deputetëve turq ishin femra.

Sidoqoftë, në renditjen europiane, Hungaria zë vendin e fundit. Gratë nuk kanë asnjë post ministerial dhe vetëm 10.1 për qind e vendeve në Parlament u shkojnë atyre.

Roli i femrës në politikë? Del raporti për Europën Read More »

Administrata, asnjë regjistër për emërimet dhe shkarkimet e nëpunësve

Ende sot — një ndër pikat kyçe të reformës — ndërtimi i një baze të dhënash qendrore të të gjithë nëpunësve civilë mungon.

Gjetjet e raportuara më herët u konfirmuan nga Raporti i përpiluar nga SIGMA, nisëm e BE-së dhe  Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) për monitorimin e ecurisë së reformës në administratën publike për 6 vendet kandidate në BE, përfshirë dhe Shqipërinë.

Raporti, “Parimet e Administratës Publike: Shqipëria” shkruan se në Shqipëri nuk ka të dhëna në lidhje me “qarkullimin vjetor të nëpunësve civilë në nivelin e administratës qendrore”, që do të thotë se qeveria nuk ka të dhëna se sa nëpunës janë punësuar ose shkarkuar që nga fillimi i reformës.

Me tej, raporti tregon se në vitin 2015 nuk ndryshoi asnjë prej drejtuesve të lartë  (0 përqind) të qeverisë, ndërsa në vitin 2016 u ndryshuan vetëm 2 përqind e tyre. Ndërkohë që 16 për qind e drejtuesve të lartë u shkarkuan dhe pastaj u rishfaqën në institucione të tjera shtetërore.

Ky “rikthim” ka qenë një model i përdorur nga qeveria Rama, i cili vazhdoi edhe pas bërjes publike të Listës së Zezë nga Kryeministri Rama. Ku në bazë të së cilës Kryeministri shkarkoi publikisht drejtorët e institucioneve pa asnjë hetim apo kontroll. Shumica e atyre që u shkarkuan u rikthyen sërish në zyrat e shtetit, thjesht u zhvendosën në pozicione e institucione të tjera.

Raporti gjithashtu thekson se:

“…mungesa e rregullave specifike për të siguruar rekrutimin e bazuar në meritë, integritet dhe procedurë disiplinore, për disa grupe punonjësish që ushtrojnë autoritet publik dhe që nuk mbulohet nga Ligji për Shërbimin Civil pas ndryshimeve të miratuar në vitin 2014, mbetet një çështje shqetësuese. […]

Nuk ekziston një kuadër ligjor i njëtrajtshëm dhe gjithëpërfshirës për të siguruar rekrutimin dhe shkarkimin në bazë të meritës të atyre punonjësve publikë që nuk mbulohen nga Ligji për Nëpunësin Civil.”

Për shembull, në shumë drejtori si në atë të Doganave, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Komisionit të Prokurimeve — drejtuesit emërohen drejtpërdrejt nga Këshilli i Ministrave pa asnjë lloj vlerësimi formal paraprak.

Për më tepër, kriteret e emërimit të inspektorëve të Autoritetit Mbikëqyrës të Lojërave të Fatit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nuk parashikohen në Ligjin për Nëpunësin Civil dhe prandaj ata nuk merren në punë bazuar në konkurse apo testime, pra në bazë të meritës.

Ky përjashtim nga ligji, sidomos në rastin e këtyre dy institucioneve shkakton qartazi keqadministrimin e institucioneve, të raportuar gjërësisht në media.

Raporti gjithashtu konstaton se është ” përmirësuar përqindja e  vendeve të lira të punës të plotësuara, por ka pasur një rënie të konsiderueshme në numrin e kandidatëve pjesëmarrës”, që do të thotë se ka më pak kandidatë që aplikojnë për një pozicion të hapur.

Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i përshtypjes së qytetarëve se është e pamundur të fitosh punë në një institucion të administratës publike, pa pasur lidhje a njohje me drejtuesit e lartë.

Në shumicën e pozicioneve më të larta në qeveri, nëpunësit janë emëruar “përmes përdorimit të procedurës së jashtëzakonshme”

Administrata, asnjë regjistër për emërimet dhe shkarkimet e nëpunësve Read More »

Rritet papunesia ne 5 Qarqe.Ja cili qytet kryeson …

Norma e papunësisë ra me rreth 1.2 pikë përqindje në shkallë vendi vitin e kaluar, por përkundrejt 2016-s papunësia u rrit më tej në 5 qarqe të vendit nga 12 gjithsej.

Sipas të dhënave të INSTAT, norma e papunësisë shënoi rritje më tej gjatë vitit të kaluar në qarqet e Lezhës, Vlorës, Beratit, Shkodrës dhe Fierit.

Normën më të lartë të papunësisë e ka Qarku i Vlorës, me 23.9% të forcës së punës mbi 15 vjeç. Kjo normë është gati 10% mbi mesataren kombëtare, teksa qyteti bregdetar ka të zhvilluar turizmin dhe industrinë për shkak se është edhe zonë portuale. Treguesi i papunësisë u përkeqësua më tej gjatë vitit 2017, duke shënuar rritje me 1 pikë përqindje në raport me vitin 2016.

Pas Vlorës, qarqet e Tiranës dhe Lezhës patën normat më të larta të papunësisë më 2017, me përkatësisht 16.1% secili.

Në Qarkun e Tiranës, papunësia gjatë 2017 ra me 3.4 pikë përqindje, ndërsa në Lezhë ky tregues pësoi rritje me 1.2 pikë përqindje. Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në Tiranë u ndikua nga rritja e numrit të të punësuarve në sektorin e bujqësisë dhe atë të industrisë, teksa punësimi në sektorin e shërbimeve ka rënë.

Po normat më të larta të rritjes se papunësisë i ka përjetuar Qarku i Beratit, ku treguesi shënoi 12.8%, duke pësuar një kapërcim 4.1 pikë përqindje brenda vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në këtë qark është ndikuar nga ulja e punësimit në sektorin e bujqësisë me rreth 7 pikë përqindje brenda vitit. Megjithëse në këtë qark punësimi në sektorët e industrisë dhe shërbimeve është përmirësuar, rënia në sektorin e bujqësisë nuk u kompensua.

Papunësia u rrit me 2 pikë përqindje edhe në Qarkun e Shkodrës, duke shënuar 12.4% në vitin 2017. Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, në Qarkun e Shkodrës ka rënë punësimi në sektorin e industrisë.

Ndërsa qarqet që kanë shënuar rënien më të madhe të papunësisë ishin, Kukësi (4.3%), Elbasani (4.2%) dhe Durrësi (3.4%). Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në Kukës ra prej nxitjes së punësimit në sektorin e shërbimeve me rreth 7 pikë përqindje. Ndërsa në qytetin e Durrësit punësimi është nxitur nga sektori i shërbimeve.

Dibra, Korça dhe Elbasani janë qarqet me normat më të ulëta të papunësisë në vend, përkatësisht me 7, 7.5 dhe 8.2%.

Rritet papunesia ne 5 Qarqe.Ja cili qytet kryeson … Read More »

13 dhe 14 marsi e gjen qeverinë në qytetin e Elbasanit

13 dhe 14 marsi e gjen qeverinë në qytetin e Elbasanit, ku do të zhvillojë mbledhjen e radhës në kuadër të nismës së mbledhjeve në 12 qarqet e vendit.

Qeveria do të mblidhet mesditën e 13 marsit në një hotel në qytetin e Elbasanit. Pas përfundimit të mbledhjes, që pritet të zgjasë rreth 30 minuta Kryeministria do të dalë me deklaratë për vendimet e marra.

Pas kësaj, Qeveria niset për në fshatin Tregan, në një takim dhe drekë pune me sipërmarrësit e zonës në turizëm dhe agro-turizëm. Në orët e pasdites, qeveria rikthehet në qytetin e Elbasanit në aktivitetin “Bashkëqeverisja”, ku do të flitet për zhvillimet e Elbasanit nga 2013 deri në 2017 dhe planet deri në 2021.

Mbrëmja mbyllet me një darkë me 10 personalitetet e spikatura të qytetit, në një nga hotelet e qytetit.

Dita e Verës nis me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro që pritet t’i dorëzojë certifikatën e pronësisë Kishës Katolike dhe më pas vijon me vizitën e Ramës dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në panari. Mesditën e 14 shkurtit është parashikuar rikthimi në Tiranë.

13 dhe 14 marsi e gjen qeverinë në qytetin e Elbasanit Read More »

70-vjeçari bëhet Hero! Rruga si i shpëtoi jetën 4 të rinjve

Lefter Gogën 70-vjeç, u bë hero për katër alpinistët e rinj të bllokuar në shpatin e thepisur të malit të Murganës. I moshuari nga fshati Vrisera në Dropull, i dha zgjidhje një situate të cilës nuk mund t’i jepnin as forcat Delta e zjarrfikësit.

Lefteri iu rikthye shpatit të thepisur pas 30 vitesh që jetonte në emigrim dhe udhëhoqi forcat e shpëtimit në një rrugëtim që kërkoi rreth 5-6 orë ecje me këmbë.

“Në atë vend nuk shkonte asnjeri, vetëm unë dhe një tjetër, pasi e dinim rrugën se punonim atje. Ata kishin një zjarr të ndezur.

Ne zbritëm poshtë të lidhur”, u shpreh 70-vjeçari për Top Channel.

Katër të rinjtë ishin nisur prej fshatit Selo për të mbërritur në Sotirë nëpër një terren të thepisur malor me thyerje të forta dhe dëborë të dielën në mëngjes.

Me rënien e errësirës grupi humbi orientimin brenda një pylli të njohur si “Gështenjat e Djegura”.

Të rinjtë treguan se kishin ndezur zjarr për të përballuar natën dhe të ftohtin por u detyruan të kërkojnë ndihmë për shkak se po dehidratoheshin pas mungesës së ujit prej 12 orësh.

Një helikopter ushtarak që u thirr për ndihmë arriti vetëm të lokalizojë territorin, por nuk mundi të ulet edhe pse tentoi disa herë.

Prefekti i qarku që drejtoi gjithë operacionin tha se pa ndihmën e 70-vjeçarit gjithçka do ishte më e vështirë.

70-vjeçari bëhet Hero! Rruga si i shpëtoi jetën 4 të rinjve Read More »