Aktualitet

Rrëfimi i dhimbshëm: Jetoj si qen në tualetet publike, jam bërë dy lekë njeri

Një 65-vjeçar jeton në tualetet publike të qytetit të Vlorës. Prej 10 vitesh, Vladimir Tahiraj jeton në një sipërfaqe rreth 5 metra katrorë, vend i ftohtë dhe me lagështirë.

“Fiks Fare” udhëtoi drejt Vlorës, ku dëgjoi rrëfimin prekës.

“Kushtet janë shumë të vështira Edhe qeni mos të rrojë kështu. Kam ftohtë, uri. Jam bërë dy lekë njeri, i dobët. Gjendja është shumë e keqe”, thotë Tahiraj.

Më tej, ai shton se kërkon vetëm një kolibe.

“Të paktën të mos vdes këtu. Të mos thonë njerëzit vdiq në banjo, se kjo ngel si histori”, vijon ai, teksa tregon edhe kalvarin e jetës.

Në diktaturë ka bërë 28 vite burg për plagosje të rëndë, transmeton TCH. Pas viteve ’90 është martuar dhe ka një fëmijë. Më pas është ndarë dhe ish-bashkëshortja e djali jetojnë prej shumë vitesh në Greqi, ndërsa Vladimiri nuk ka asnjë kontakt.

“Unë jam ndarë nga bashkëshortja, po bëj 20 vite vetëm. Po bëj 20 vite që jetoj në këto ganxha. Kam punuar dhe më hoqën nga puna. Kam që në vitin 2008 në këtë vend. Jetoj vetëm me 2.500 lekë asistencë. Unë rri ditë e natë shtrirë, nga e keqja. Ky vendi këtu ka qenë banjo. Vendin ma dha bashkia se nuk kisha ku të rrija. Kushtet janë shumë të këqija. Edhe qeni nuk rri ashtu”, vijon Tahiraj, ndërsa tregon edhe vendin ku fle dhe ha.

“Unë po pata gatuaj. Në bashki nuk ta fishkëllen njeri. Nuk të jep asnjë dhomë. E kam takuar 5 herë kryetarin. Ja çfarë kam gatuar sot, kaçamak. Bukë me vaj dhe ujë, si i thonë. Ja kaçamaku me bukë (tregon tenxheren). Shkoq bukën dhe e lyej me pak vaj kikirik dhe ujë. S’ka trahana. Bukën ma jep një i furrës. Këto të tjerat janë ato që mbaj qirinjtë, se s’ka as drita. Vendi është shumë i ftohtë, rri brenda në batanije. Unë dal nga dhoma nga ora 12:00, futem në orën 16 ose 17 brenda”, thotë 65-vjeçari.

Ai shprehet se në burg ishte 100 herë më mirë, pasi kishte për të ngrënë, për të pirë dhe për të fjetur. Në fund, pyetjes se çfarë do të bëjë, i përgjigjet: Do të vdes këtu!

Rrëfimi i dhimbshëm: Jetoj si qen në tualetet publike, jam bërë dy lekë njeri Read More »

Studentja shqiptare rrëfen ngacmimet seksuale nga profesori

Ish-studentja e Fakultetit të Arteve, Jeta Berisha ka rrëfyer se si ishte ngacmuar seksualisht nga profesori i saj i cili vazhdon që ta ushtrojë profesionin e tij në Univeristetin e Prishtinës, shkruajnë mediat kosovare.

Ajo më herët ka kërkuar kërkuar që rasti të hetohet si nga Policia e Kosovës ashtu edhe nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës, por si duket ka hasur në vesh të shurdhër, pasi edhe pse kanë kaluar dy vite profesori nuk u ndëshkua për veprimin e tij.

Ky ka qenë një nga rastet e bëra publike sot gjatë një aksioni simbolik të zhvilluar sot nga studentë dhe qytetarë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Ata kanë kundërshtuar dukurinë e ngacmimeve seksuale dhe kërkuan shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, Marjan Dema, si dhe dorëheqje të prorektores së UP-së, Teuta Pustina-Krasniqi për shkak të deklarimeve të saj për ngacmimet seksualenë këtë institucion arsimor.

Studentja shqiptare rrëfen ngacmimet seksuale nga profesori Read More »

Deputet i PS ”ikën” nga Kuvendi, frikë nga…

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, është shmangur sot nga përballja me akuzat e tjetërsimit të pronës në Dhërmi, duke braktisur Komisionin e Ligjeve.

Hyseni, i cili është denoncuar zyrtarisht nga familja Bua për vjedhjen e pronës, ishte përcaktuar si relator në Komisionin e ligjeve për ligjin e Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PD.

Deputetët e këtij Komisioni, janë njohur në fillim të diskutimit të këtij drafti se relator nuk do të ishte më Alket Hyseni, por deputeti tjetër socialist Bledi Çuçi.

Vetë deputeti i Ramës, i akuzuar për aferën e grabitjes së pronave në Dhërmi, ka dhënë tjetër një provë të mospërballjes me të vërtetën dhe ka braktisur mbledhjen sapo ka nisur diskutimi ku ai ishte përcaktuar si relator, pra për ligjin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Deputet i PS ”ikën” nga Kuvendi, frikë nga… Read More »

21 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët përkujtojnë viktimat, kërkojnë “drejtësi”

Kjo e mërkurë 28 mars, shënon 21 vjetorin e tragjedisë së Otrantos, me 81 viktima dhe 24 të zhdukur në det.

Për familjarët është një ditë përkujtimi për të afërmit dhe thirrjeje për drejtësi.

Të veshur me të zeza, me buqeta lulesh në duar, ata bënë homazhe në vendin nga ku u nis anija me 115 persona në bord.

Anija u godit në ujërat tona territoriale nga anija ushtarake italiane Sibila, por për familjarët e viktimave ngjarja ishte vrasje.

“Qëllimi jonë nuk është vetëm dëmshpërblimi, por fajtorët e kësaj tragjedie dhe ata që dhanë urdhër qofshin ata shqiptarë apo italianë,”tha një familjar.

Për tragjedinë janë zhvilluar shumë seanca gjyqësore dhe ka pasur vetëm dy dënime simbolike të drejtuesve të anijeve respektive. Por familjarët të grupuar rreth një shoqate, thonë se nuk do të ndalen kurrë për të kërkuar ndëshkimin e fajtorëve.

“Së shpejti kjo do konsultohet edhe në Parlamentin Europian”

Vit pas vit në ceremoni të ngjashme, familjarët e viktimave të Otrantos kanë kërkuar edhe mbështetjen e shtetit në rrugën e tyre për atë që e quajnë drejtësi të munguar.

21 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët përkujtojnë viktimat, kërkojnë “drejtësi” Read More »

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj : Përgjimet për Habilajt dhe dy shefat e policisë

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka nxjerre sot dokumentin me 18 faqe është bazuar në të dhënat e antimafias italiane, e cila ka përgjime bisedash dhe shkëmbime mesazhesh mes Habiljave dhe drejtuesve më të lartë të Policisë së Vlorës, të cilët provohet se ishin garantët për mbjelljen dhe trafikun e kanabisit drejt italisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka caktuar në 25 nëntor 2017 masën e sigurisë arrest me burg për Jaeld Celën dhe Gjegj Kohilin, dy ish shefat e policisë të implikuar në trafikun e drogës.

Në vendimin e Gjykatës, i cili u bë publik sot edhe nga Partia Demokratike përmes një konference për shtyp të Enkelejd Alibeajt, përmenden edhe kushërinjtë e ministrit që për kohën kur janë zhvilluar bisedat dyshohet se bëhet fjalë për Sajmir Tahirin.

7

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj : Përgjimet për Habilajt dhe dy shefat e policisë Read More »

Vlahutin takim me kryetarët e bashkive të jugut në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër

Çështja e pronave, decentralizimi i pushtetit vendor, ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin takim me kryetarët e bashkive të jugut në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Takimi i realizuar një ditë pas axhendës së ngjeshur që Vlahutin pati në Vlorë për ceshtjen e pronave së bashku me ministren Etilda Gjonaj.

Takimi i realizuar edhe në kuadër të projektit Tra 2, për decentralizimin e pushtetit vendor, ndërsa janë dëgjuar edhe problematikat që kanë bashkitë në jug të vendit, jo vetëm per cështjen e pronave, por edhe problematika të tjera të lidhura me decentralizmin e pushtetit dhe problematikat kryesore në bashkitë që drejtojnë.

Vllahutin e ka ciklësuar të rëndësishëm takimin, i cili do të mësohet në muajin prill dhe saktësisht në datë 26 të këtij muaji, me drejtuesit e 61 bashkive në të gjithë vendin.

Dy ditë me rardhë Vlahutin ka qëndruar në Vlorë në një nga zonat më problematike për ceshtjen e pronave, ndërsa të mërkuren ka zhvilluar dhe një takim me drejtuesit e bashkive në jug të vendit, në kuadër të projektit Star 2 për pushtetin vendor, ndërsa janë dëgjuar problematikat në bashkitë e qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër.

Vlahutin takim me kryetarët e bashkive të jugut në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër Read More »

Guardia di Finanza zbarkon në Tiranë, njihet me masat antikanabis të policisë

Guardia di Finanza ka zbarkuar në Tiranë.

Përfaqësuesit e lartë të policisë italiane janë takuar me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në kuadër të luftës antikanabis.

Ata janë  njohur me masat që policia shqiptare ka marrë për parandalimin dhe kultivimin e kanabisit, ku është vërejtur ulje e ndjeshme.

Po ashtu është diskutuar edhe për operacionet e përbashkëa ndaj trafikut të narkotikeve në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit.

Guardia di Finanza zbarkon në Tiranë, njihet me masat antikanabis të policisë Read More »

Izmir, Xhaçka takon misionin e NATO-s në Egje: Ofroni siguri për vendin dhe qytetarët

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ndodhet në Izmir ku vizitoi kontigjentin e 7 të Forcës Detare, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje.

Në fjalën e saj Xhaçka tha se fokusi është trajnimi dhe karriera e efektivëve të cilët tha ajo punojnë mes kufizimesh e sakrificash

Kontributi juaj -tha Xhaçka- është trashëgimi për brezat pasi ofroni siguri për vendin dhe qytetarët.

Deklarata e Olta Xhaçkës

I gjithë fokusi ynë, i gjithë përqëndrimi ynë në këtë moment është tek edukimi dhe trjanimi edhe tek karriera e gjithësecilit prej jush, që bëni një punë për hir të së vërtetës mes kufizimeve dhe shumë sakrificave, por një punë të jashtëzakonshme që do ti lini trashëgimi shumë të rëndësishme brezave, duke ofruar siguri për vendin tonë dhe duke kontribuar për paqen përtej kufijve të vendit tonë.

Sa i takon trajtimit jemi të ndërgjegjshëm që ka ende shumë për të përmirësuar. Trajtimi nuk është i krahasueshëm me aleatët e tjerë dhe ndoshta nuk është as ai që do donim ne që të ishte, apo ai që ju meritoni. Por dua tju them që jemi maksimalisht të angazhuar edhe unë si ministre, por edhe ne si qeveri, që të sjellim një standart të ri në trajtimin tuaj jo vetëm njerëzor por edhe financiar. Dhe sigurisht një standart të ri në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për përparimin në karrierë, duke e bërë atë gjithnjë e më meritokratike.

Dua tju falenderoj gjithësecilin personalisht edhe shpresoj shumë që ky mision të përmbyllet me sukses nga ky kontigjent dhe të ktheheni shëndosh e mirë pranë familjeve tuaja.

Izmir, Xhaçka takon misionin e NATO-s në Egje: Ofroni siguri për vendin dhe qytetarët Read More »