Aktualitet

U sollën në Tiranë, dosja për 23 protestuesit e arrestuar mbërrin në Gjykatën e Kukësit

Kur kanë kaluar rreth 48 orë nga ndalimi i 23 qytetarëve që protestuan kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”, dosja hetimore është dorëzuar në Gjykatës.

Ndonëse pas ndalimit ata u sollën menjëherë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, burime nga Prokuroria bëjnë me dije se 23 personat e ndaluar do të dalin para Gjykatës në Kukës.

Materiali hetimor për ta është dorëzuar tashmë në këtë Gjykatë dhe do të jetë ajo që do të caktojë datën dhe orën e seancës gjyqësore për vlerësimin e ndalimeve dhe masën e sigurisë.

Deri tani pritej që kjo ditë të ishte e marta, por nuk dihet ende se çfarë do të vendosë Gjykata e Kukësit.

U sollën në Tiranë, dosja për 23 protestuesit e arrestuar mbërrin në Gjykatën e Kukësit Read More »

Prindi i revoltuar ngre flamurin e LGBTI-së në Ministrinë e Arsimit

Leonard Dedej është një nga prindërit e revoltuar për përmbajtjen e takimeve që komuniteti LGBTI ka zhvilluar në shkolla me gjimnazistë të Tiranës. Për këtë arsye, ditën e diel, si një gjest sarkastik, ai ngriti flamurin e komunitetit LGBTI në Ministrinë e Arsimit.

“Unë vetë jam prind, ç’ lidhje ka që fëmija im të shkojë dhe të marrë në shkollë leksione për LGBTI-në? Fëmija nuk mund të imponohet. Po kryen fushata tek minorenët që nuk janë pjekur seksualisht. Unë e kam çuar fëmijën tim në shkollë për të marrë njohuri, për këtë shërben shkolla, jo për projekte ideologjike sepse nesër mund të ngrihen edhe pedofilët, të thonë duam të shkojmë dhe ne në shkolla dhe të japim ideologjinë tonë. Pasi mbushin 18 vjeç është histori tjetër, atëherë kanë të drejtë të zgjedhin, por jo të imponohen”, deklaron Leonardi.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Arsimit ka sqaruar se prej dy vitesh, në përputhje me planin e veprimit të qeverisë shqiptare për personat LGBTI, po trajnohen mësues dhe prindër mbi të drejtat e njeriut, bullizmin dhe dhunën. Duke lënë të kuptohet se prindërit janë dakord me projektet për informimin e nxënësve mbi komunitetin LGBTI në shkolla. Por, disa prindër janë kundër dhe shqetësohen për problematika të tjera.

“Duhet të përqëndrohemi te problemet reale që kanë nxënësit në shkollat shqiptare, si drogat e lehta, aborti, kushtet e mësimdhënies, tekstet shkollore falas për njerëzit në nevojë… Këtu ka nxënës që rrinë me batanije në shkolla. Kjo fushatë antikushtetuese të ndërpritet menjëherë sepse nuk ka ku qëndron moralisht”, shton Leonardi.

Prindi i revoltuar ngre flamurin e LGBTI-së në Ministrinë e Arsimit Read More »

Kërkoi përjashtimin e Ramës, avokat Ngjela sulmon Monikën: Është e zhytur në korrupsion, zotëron gjysmat e rrugëve dhe i ka në banka

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas kërkesës së Monika Kryemadhit për përjashtimin nga Kuvendi të kryeministrit Rama. Ai ka akuzuar Kryemadhin, duke thënë se këto nuk janë gjë tjetër veçse Show-e politike, pasi vetë ajo zotëron gjysmat e rrugëve dhe i ka në banka. Ngjela ka thënë se këto janë ndërthurje të korrupsionit, ndërsa përjashtimi i Ramës nga Parlamenti është thuajse i pamundur pasi, të majtët kanë mazhorancën.

“Flasin kot, Kryemadhi ka gjysmat e rrugëve, i ka në bankë. Këta i nxorrën nga Kukësi se e bënë vetë rrugën me tarifë. Janë duke bërë show. Të majtët kanë mazhorancën. Nuk janë gjë tjetër veçse ndërthurje e korrupsionit. Nuk merrem me ta”.

Duke iu referuar arrestimit të dhjetëra qytetarëve që morën pjesë në protestën e së shtunës kundër tarifës së “Rrugës së Kombit” ai tha në Opinion” në News24, nëse gjykata nuk i liron protestuesit e arrestuar, duhet t’i lirojë Presidenti.

“Do të keni parasysh një gjë se juridikisht ka një rregull që ligji ka karakter formal dhe jo logjik. Këta janë njerëz që kanë bërë një dëm, që do ta paguajë shteti. Kush e ka fajin? Nuk kisha bukë thotë, nuk e përballoja dot jetën. Atëherë është në nevojë ekstreme, është domosdoshmëri e nivelit juridik. Nëse ligji ka prapë karakter formal dhe nuk i lëshon gjykata, shteti ka shkelur në një gjë të paligjshme, janë përgjigjur me paligjshmëri. Do duhet t’i lirojë presidenti, me falje, nuk duhet të rrinë në burg. Se kanë shumë të sigurt nga gjykata.

Kuksianëve ua kanë paguar paratë që iu kanë përmbytur qytetin. Shteti iu ka debi të madhe që i ka përmbytur Fierza. Ua ka dhënë. Ka një debit ndaj tyre. Kjo është drejtësia, nuk është pushteti yt. Pushteti yt rrezikohet, nuk e bën dot, ikën në shtëpi. Po bën gabime shumë të rënda që të mos dorëzosh pushtetin. Ku e gjeti pronë ky.

E patë këtë që ndodhi si një reagim për një gjë të caktuar apo më shumë se kaq?

Unë kam biseduar me njerëz konkretë që i njohin. Është një qytet shumë i varfër sepse s’ka burime financiare, nuk ka punë. Kam dëgjuar që aeroportin e kërkon Uashingtoni, po ky se jep. Nuk e di sa e saktë është, kam dëgjuar.

E vetmja rrugë është ajo që thashë, meqë ligji ka karakter formal, të vejë tek Presidenti. E mira është të mos ketë vendim. Gjykata nuk duhet të vendosë masë arresti se është krimi shumë i lehtë. Por nëse gjykata nuk i liron, duhet t’i lirojë Presidenti”, deklaroi Ngjela.

Për sa i përket rolit të kryeprokurores Arta Marku në këtë çështje, Ngjela tha se ajo nuk ka çfarë të bëjë.

“Nuk ka çfarë të bëjë. Ajo është si kalë, ajo është akuza. Ajo do vazhdojë të hetojë. Është tronditje shoqërore. Ajo nuk di si ta zgjidhë, ose di si ta zgjidhë por nuk është në kohën e saj”, deklaroi Ngjela.

Kërkoi përjashtimin e Ramës, avokat Ngjela sulmon Monikën: Është e zhytur në korrupsion, zotëron gjysmat e rrugëve dhe i ka në banka Read More »

Kjo është pasaporta e rrallë, e kanë vetëm 500 persona në botë

Disa pasaporta kanë pak më shumë liri dhe ajo gjermane e ilustron më së miri këtë.

Ata që e posedojnë mund të udhëtojnë në vetëm 177 vende pa viza.

Por ekziston një pasaportë që është kaq e rrallë dhe e vështirë për t’u gjetur, pasi vetëm 500 persona në botë e disponojnë një të tillë. Dhe flasim për pasaportën e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës.

Sipas The Independent, për momentin në qarkullim janë vetëm 500 të tilla. Urdhri Sovran i Maltës u njoh nga Papa Paschal më 1113, dhe sot është një nga njësitë e pakta sovrane që nuk kanë ndonjë tokë apo territor. Urdhri pati vëmendjen kryesore ndaj të varfërve dhe mbrojtjes së besimit katolik.

Me ndihmën e mijëra vullnetarëve, ata ofrojnë ndihmë për fëmijët, të pastrehët, handikapët, refugjatët, të moshuarit, të sëmurët dhe lebrozët në mbarë botën.

Urdhri gjithashtu mund të hyjë në traktate, të lëshojë pasaportat e veta, monedhat dhe pulla postare, dhe gëzon diçka që quhet “ekstraterritorialitet”, që e bën atë një ambasadë në Romë dhe vende të tjera.

Kjo është pasaporta e rrallë, e kanë vetëm 500 persona në botë Read More »

Rivale per njer burre! Dy shqiptaret rrahin njëra-tjetrën në një palestër , shkak burri i…

Rivale per njer burre! Dy shqiptaret rrahin njëra-tjetrën në një palestër.

Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë e as me shume e as me pak se sa në qytetin e Volosit në Greqi.

Sipas shtypit grek, një shqiptare 25-vjeçare plagosi me thikë 34-vjeçaren, gjithashtu shqiptare, duke e qëlluar në dorë. Në kohën që ndodhi ngjarja, në palestër kishte shumë persona të cilët po stërviteshin.

E plagosura u dërgua në spital dhe nuk ka rrezik për jetën.

Ndërsa policia arrestoi 25-vjeçaren për plagosje. Sipas të dhënave dhe dëshmive të tyre, dy gratë njiheshin me njëra-tjetrën dhe kishin shkëmbyer më parë mesazhe në Facebook.

Motivi i konfliktit ishte një burrë.

Mediat greke raportojnë se 34-vjeçarja e plagosur është e martuar dhe ka një fëmijë, por nuk kanë specifikuar nëse është bashkëshorti i saj i njëjti person që është bërë “mollë” sherri.

Rivale per njer burre! Dy shqiptaret rrahin njëra-tjetrën në një palestër , shkak burri i… Read More »

“The Guardian”: Njihuni me një nga plazhet më të bukura në Evropë, ndodhet në Shqipëri (Foto)

Gazeta britanike “The Guardian”, e ka renditur Drimadhes në Jug të Shqipërisë, si një nga plazhet më të bukura të Evropës

Ai vjen në renditje menjëherë pas “Milles of sand”, një ishull në veri të Holandës.

“Kamping dhe rërë të bardhë në Shqipëri”, titullohet pjesa ku përshkruhet bregdeti shqiptar.

“I fshehur prapa një rruge malore, plazhi i Drymades është me të vërtetë guror, por kthehuni mejtas dhe ecni për 10 minuta dhe do të gjeni plazhe plotësisht të bardha me rërë të bardhë”.

Deti është pa dyshim i qartë, dhe kjo kur është një temperaturë e butë.

Një pemishte me portokalle është shtëpia e kampit të Breshkave të Detit, e cila ka tenda të parapërgatitura, me dyshek dhe shtroje të pastërta.

“The Guardian”: Njihuni me një nga plazhet më të bukura në Evropë, ndodhet në Shqipëri (Foto) Read More »

Fevziu rrëfen takimin me Berishën: Biseduam për …

Takimi i fundit i gazetarit Blendi Fevziu me ish-Kryeministrin Sali Berisha është përfolur dhe komentuar nga mediat online si një ritakim domethënës mes tyre, pas një “ftohjeje” prej disa vitesh. I ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, Fevziu sqaroi se takimi mes tyre nuk ka patur si temë ndonjë ftesë për në emision, apo diskutimet për zhvillimet në Shqipëri.

Fevziu tregoi se në takimin me Berishën kanë diskutuar për politikat e jashtme, duke e quajtur takim kortezie, që përkoi në fakt me vizitën në Tiranë të ish-Kryeministrit të New York Rudy, Giuliani. Gjatë emisionit Fevziu sqaroi se me Berishën ka pasur ndalim komunikimi dhe nuk ka asnjë zënkë mes tyre.

”Jo s’kam biseduar fare për programin, as për probleme të ditës apo politike. Ka qenë një kafe kortezie, pothuajse e gjithë biseda ka qenë e fokusuar tek politika e jashtme. Kam folur për problemet që janë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, siç janë raportet mes Turqisë dhe Bashkimit Europian. Nuk kam folur as për programin, as për ftesë, ka qenë një kafe kortezie shumë korrekte. Në Shqipëri është bërë zakon që çdo gjë e kthejnë në lajm dhe portalet ndjekin njëri-tjetrin. Berisha ka një ftesë të hapur për të ardhur në emision, por unë nuk kam hyrë në këto biseda. Unë nuk kam patur zënie me Berishën, por ndalim komunikimi për arsye të rrethanave të krijuara nga emisioni. Nuk më ka telefonuar më, më pas as unë nuk e kam telefonuar sepse dy-tre telefonatave të fundit nuk i është përgjigjur. Kaq ka qenë historia. Nuk kemi bërë fjalë dhe nuk jemi sharë. U takova në një kafe dhe nuk bëhet fjalë për tjetër gjë”, tha Fevziu.

Fevziu rrëfen takimin me Berishën: Biseduam për … Read More »

Hapet “hoteli i dashurisë”… me dhomë torture (FOTO)

Ka nisur punën në Kiev të Ukrainës i pari “hotel dashurie” për të gjithë ata çifte që kërkojnë një natë aventure të tipit “50 Shades of Grey”.

Cherry Twins premton për klientët e tij një “hapësirë dashurore” dhe ofron 7 dhoma për të gjithë ata që duan të luajnë me role. Dhomat janë këto: Dhoma e Mbretëreshës, Haremi Arab, Infermieria, Klasa, Dhoma e Dominimit, Dhoma Gotike dhe Dhoma e Torturës.

Elena Solovieva, projektuesja e këtij hoteli, thotë se bëhet fjalë për vendin perfekt ku mund të shndërroni fantazitë tuaja erotike në realitet.

Hapet “hoteli i dashurisë”… me dhomë torture (FOTO) Read More »