Aktualitet

Edi Rama: Kukësin e duan si shishe benzine për djegien e Shqipërisë

Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me protestën e opozitës. Ja se ç’shkruan kryeministri Rama:

“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan.

Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë!

Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”

Edi Rama: Kukësin e duan si shishe benzine për djegien e Shqipërisë Read More »

Vlorë : Kërkime në det për 32-vjeçarin e zhdukur prej 6 ditësh

Vijojnë kërkimet në det për 32 vjeçarin Ksandro Imeraj. Pasditen e djeshme territori nga Palasa në Shëngjin është monitoruar nga ajri nga autoritetet italiane.

Policia kufitare e Delta Force kanë nisur edhe sot kërkimin në det, ndërsa edhe familjare dhe të afërm të tij i janë bashkuar operacionit.

Imeraj ka humbur kontaktet me familjarët prej mbremjes së të merkurës, 28 mars 2018. Ai kishte dalë në det me një Yetsky. Dyshimet janë se mund të jetë mbytur.

Ndërkohë, policia lokale e Vlorës nuk ka arritur të identifikojë autorin e letrës së gjetur në varkë mesditën e së martës në plazhin e Zvërnecit.

Vlorë : Kërkime në det për 32-vjeçarin e zhdukur prej 6 ditësh Read More »

Njihuni me shqiptaren që po “çmend” grekët, talent i rrallë në gatim

Madalena Jozja është vajza me origjinë nga Shkodra, por e lindur në Selanik, e cila po “çmend” grekët me talentin e saj në kuzhinë.

22-vjeçarja ka studiuar 4 vite për kuzhinë në Greqi dhe tashmë është pjesë e garës në një prej konkurseve më të famshme të gatimit “Hell’s Kitchen”.sss

Madalena ka arritur të ngjisë me shpejtësi dhe sukses shkallët e këtij konkursi.vajza

 

Familjarët e Madalenës thonë se ajo pasionin e gatimit e ka ushqyer që në fëmiri, e sot po shkëlqen në Greqi. Ndoshta në një të ardhme Madalenën e bukur do ta kemi një shefe kuzhine me famë edhe në Shqipëri.

Njihuni me shqiptaren që po “çmend” grekët, talent i rrallë në gatim Read More »

Dokumenti/ Rama vendosi 5 euro, por Berisha dhe Meta kërkuan 9 euro. Prapaskenat e PD-LSI për Rrugën e Kombit

Vendosja e tarifës në Rrugën e Kombitë për ata që e përdorin me automjete është kthyer në “kauzën” politike të PD-së dhe LSI-së. Basha e Kryemadhi i kanë dalë në ballë kësaj proteste duke bërë ç’mos që të sulmojnë qeverinë.

Mirëpo, kjo rrugë dhe dhënia e saj me koncension për përfundimin e punimeve & mirëmbajtjen ka një histori më të gjatë se ajo që kemi parë të deklarohet nga PD-LSI. Historia e dhënies me koncension dhe tarifim të saj ka filluar në vitin 2011, kur shef qeverie ishte Sali Berisha. Në vitin 2011 Berisha kryeministër i kërkoi kompanisë IFC një studim, ku llogaritej edhe tarifa që do duhej të paguhej për automjetet. Siç duket edhe në dokumentin e siguruar nga Lexo.al, Berisha ishte gati që të vendoste tarifën prej 9 eurosh (18 euro vajtje-ardhje).

Në atë kohë, LSI ishte në qeveri me Berishën dhe nuk bëri zë edhe pse flitej për një tarifë që tejkalonte çdo cak dhe ishte larg tarifave të rajonit. Por, për sa kohë ishte në pushtet, LSI nuk fliste as nuk i shihte ato që ndodhnin.

Pse dështoi dhënia me koncension nga qeveria Berisha në 2011?

Berisha në 2011 e hodhi tenderin për këtë koncension bazuar në studimin e kompanisë IFC, por, ai dështoi në raudin e dytë sepse nuk pati oferta nga kompanitë që operojnë në këtë sektor.

Më pas, ishin ministrat e partisë tjetër opozitare, LSI, të cilët nisën dhe bitisën procesin e dhënies me koncension të kësaj rrugë. E ata ministra pa “OK” e partisë nuk mundeshin kurrësesi të vepronin.

Pra, po të shohësh historinë që nga 2011 deri sot, kupton lehtë se sot kemi një opozitë të papërgjegjshme e cila tenton të shfrytëzojë çdo rast për përfitim politik, pa patur në asnjë moment në plan të parë Shqipërinë apo shqiptarët.

Kjo tallje që opozita po ju bën shqiptarëve është tarifa më e rëndë që merr vendi duke u nxirë si vend vandalësh.

Dokumenti/ Rama vendosi 5 euro, por Berisha dhe Meta kërkuan 9 euro. Prapaskenat e PD-LSI për Rrugën e Kombit Read More »

Rama ka këtë mesazh në mëngjes !

Kryeministri Edi Rama, mjë ditë pasi mori vesh se opozita so të nis aksionin opozitar për mosbindje civile, duket se nuk e ka prishur qetësinë dhe sot në urimin e mëngjesit për ndjekësit e tij nuk e ka lidhur aspak me situatën politike, por i ka përshëndetur qytetarët me pamjet nga Ballkani i Vlorës.

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këto pamje spektakolare nga Ballkoni i Vlorës, hapësira më e re urbane e turistike ndërtuar lart mbi Lungomare, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”, shkruan ai.

Rama ka këtë mesazh në mëngjes ! Read More »

Polici qëllon me pistoletë në gjoks shqiptarin

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali nga një karabinier, mbrëmjen e sotme.

Siç raportojnë mediat lokale ngjarja ndodhi në autostradën “A2” në Salerno. Një efektiv i stacionit në Battipaglia, ishte duke ndjekur me makinë një makinë tip “Fiat Croma” me në bord tre persona. Makina ishte e sinjalizuar si e vjedhur. Në një moment, 3 personat në Fiat braktisin mjetin dhe ia mbathin në këmbë.

Efektivi ishte duke kaluar pjesën ndarëse metatile të rrugës për të arritur personat që po largoheshin. Në një moment një ata kthehet në drejtim të agjentit, i cili teksa rrëzohet nga ndarësja metalike e rrugës qëllon me pistoletë.

Plumbi kap një 42-vjeçar shqiptar në gjoks. Identiteti i të plagosur nuk bëhet i ditur nga mediat italiane.

Raportohet se shqiptari është transportuar në spital dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Polici qëllon me pistoletë në gjoks shqiptarin Read More »

Italianët : Plazhet, si ato në Karaibe ! Të mrekulluar nga jugu i Shqipërisë :)

Bukuria natyrore që të fal bregdeti shqiptar është bërë shpesh objekt diskutimesh, lidhur me idenë se si duhet shfrytëzuar një pasuri e tillë, në mënyrë që numri i turistëve që e vizitojnë atë të jetë gjithnjë e më i madh.
E teksa në Shqipëri përpiqën t’i bëjnë reklamë plazheve tona, edhe pse ndërkohë gjërat nuk kanë ndryshuar shumë, ‘fjalë të mira’ vijnë nga shtetet fqinje.
Faqa “tgcom24” ka publikuar një artikull ku vlerëson shumë jugun e Shqipërisë, dhe plazhet më të veçanta të tij.

“Një diamant ende i papërpunuar, por me ‘forma’ shumë të bukura!”

Kështu mund të përkufizohet imazhi që i përshtatet më shumë Shqipërisë, një tokë deri diku e harruar nga flukset e mëdha turistike por që fsheh peizazhe të mrekullueshme, plazhe që i ngjajnë atyre në Karaibe, mikpritje për t’u pasur zili etj..

Kryesisht është jugu i Shqipërsië ai që na dhuron kënaqësi natyrale që nuk i gjen kudo, me shtrirjen e tij nga Vlora në Sarandë e më tej, në zonën e Parkun Kombëtar të Llogorasë, jo larg Italisë. Përmendim këtu edhe kombinimin e plazheve ranore me malet shkëmbore.

Plazhi në Shqipëri është sinonim i pushimeve me kosto të ulët. Fakti që masat e turistëve ende nuk e njohin sa duhet bregdetin jugor të Shqipërisë, çmimet e hoteleve dhe të restoranteve nuk mund të quhen kurrsesi të larta.

Më poshtë po ju rreshtojmë disa nga vendet më të bukura për të kaluar pushimet, të cilat do t’ju habisin.

Vlora – Është një nga qytetet më antike shqiptare. U themelua në shekullin VI para Krishtit, me emrin Aulona!
Jo larg nga qyteti i Vlorës gjeni plazhin e Jalit, pak kilometra pas të famshmit Dhërmi, afër fshatit Vuno. Një plazh i vogël i mrekullueshëm dhe i qetë, me ujë të kristaltë.
Dhërmiu është i magjishëm; një plazh ku mund të gjesh lehtësisht një dhomë për të pushuar apo ku mund të bësh camping, e të shijosh perëndimine diellit si në asnjë vend tjetër.

Plazhi i Livadhit, nën ‘këmbët’ e kështjellës së qytetit, është i përshtatur më së miri me bimësinë e dendur dhe me muret shkëmbore. Edhe këtu deti është transparent në mënyrë të mrekullueshme.
Shumë restorante të Himarës ofrojnë ushqime të shijshme dhe ekonomike me bazë peshkun e kallamarët.

Përmendim gjithashtu vende si Gjipea apo dhe të tjera, që mund të arrihen lehtësisht me varkë, me makinë apo edhe në këmbë.
Nuk duhet humbur Shpella e Piratëve, e cila dikur ishte strehë për gjahtarët e detit, ndërsa sot e famshme për intimitetin që të ofron dhe për pamjen e mrekullueshme.

Në fund zbresim edhe më poshtë, drejt Sarandës, plazhit të bukur që gjendet pikërisht përballë ishullit të Korfuzit.
Në këtë zonë nuk duhet humbur pa u vizituar Ksamili i famshëm, një zonë turistike afër qytetit antic të Butrintit, 17 kilometra nga Saranda. Këtu nuk duhet të harrojmë ishujt e vegjël rrotull me ujin ekristaltë.

Për ta mbyllur, shkojmë tek plazhi Pulëbardhat, absolutisht një nga më të bukurit në Shqipëri, prej të cilit mund të shëtisësh me varkë për të zbuluar zonat e magjishme të paprekura që gjenden përreth.

Italianët : Plazhet, si ato në Karaibe ! Të mrekulluar nga jugu i Shqipërisë :) Read More »

“Si e fitova Lotarinë Amerikane dhe çfarë më ndodhi në Amerikë”, vajza rrëfen çfarë duhet të dini

Ana nuk ngurron të rrëfejë gjithçka, të mirat dhe të këqijat që të presin, pasi shkel në “tokën e premtuar”.. Ajo ka një histori ndryshe nga pjesa tjetër e shqiptarëve.

Nuk ishte ëndrra e saj të largohej. Pasi mbaroi studimet, u punësua në një institucion shtetëror. Jeta e saj ishte këtu, në Tiranë, mes familjes, miqve pafund dhe jetës së pasur sociale.

Vajza e bukur e kryeqytetit, kishte bërë shumë punë për të arritur aty ku ishte, e tashmë e ndjente veten të realizuar.

Dashuria e madhe për familjen, as që e kishte lejuar t’i lindte në mendje dëshira e largimit.

Lotarinë e hodha më shumë e shtyrë nga miqtë. Madje kur dolën fituesit, ishin sërish shoqet që më pyesnin vazhdimisht, nëse e kisha parë

. E kontrollova pas 5 ditësh dhe pashë që isha fituese. Familja nuk po më besonte, menduan se po bëja shaka edhe e them me bindje, që e kanë marrë me shaka, deri sa kam hipur në avion. Nuk më penguan, sepse e dinin që mundësi të reja po më krijoheshin. Por, shkëputja prej tyre, ishte një nga gjërat më të vështira që kam përjetuar. Ishte hera e parë, që largohesha nga njerëzit e mi.”
Ana tregon hapat që ndoqi, deri në largimin nga Shqipëria.

Faza e parë është përzgjedhja, ku ti ke numrin tënd identifikues. Pastaj vazhdon me fazën e dytë, plotësimin e formularit online, ku kërkohen informacione rreth teje dhe edukimit tënd. Më pas lajmërohesh për intervistën, në varësi të numrit identifikues. Para se të intervistohesh, duhet të kesh mbledhur të gjitha dokumentet dhe t’i kesh dërguar në ambasadë”.
Për të shkuar në Amerikë, duhet patjetër ndihma e një njeriu, që të të sigurojë garancinë. Fatmirësisht, Ana kishte shoqen e saj. Ajo i siguroi garancinë dhe më pas e ndihmoi me akomodimin dhe gjetjen e punës. Ana tregon se u dashurua me Bostonin, sapo zbriti në aeroport. Një jetë e re po niste, por ajo as që e kishte idenë e asaj, që e priste më tej. Thjesht nuk i tha jo, një mundësie.

Në fillim nuk isha e përgatitur, mendoja se jeta do të ishte e lehtë. Mendoja se e dija mirë anglishten, por nuk ishte ashtu. Ritmi i amerikanëve ishte shumë i shpejtë dhe mezi i kapja fjalët e tyre. Probleme hasa sidomos gjatë punës sime të parë, në ‘fast food’. Dilte ndonjë andrallë çdo ditë, qoftë te menuja e gjatë, apo tek njerëzit, pasi ke të bësh me të gjitha kombet dhe racat. Iu futa anglishtes, duke e mësuar më shumë nga ‘YouTube’. Me kalimin e kohës fillova të përshtatesha. Fitova sigurinë e gjuhës dhe nisa të kërkoj një mundësi më të mirë për veten. Puna aktuale është në kompaninë e njohur ‘Benchmark’.”
Ana tregon, se në Boston gjithçka është ndryshe. Krejt ndryshe funksionon puna, shkolla, shoqëria. Njerëzit janë të fokusuar më shumë te puna dhe pak hapësirë kanë për jetën sociale. Madje, ajo me shaka thotë se mendimi i parë që kanë amerikanët për shqiptarët, është si njerëz të punës.

Shqiptarët, por në përgjithësi të gjithë njerëzit këtu, vetëm punojnë. Jeta sociale është pothuajse zero. Nuk ke mundësi të krijosh shumë miqësi, pasi njerëzit nuk kanë kohë. Unë në fillim punoja 72 orë në javë dhe kisha vetëm një ditë pushim. Fiton shumë, çfarëdolloj pune që të bësh, qoftë edhe më të parëndësishmen. Sa fiton këtu për një javë, nuk e merr dot as në një muaj në Shqipëri. Normalisht që lodhesh. Çdo ditë duhet të udhëtosh nga periferia drejt qendrës së qytetit, pasi aty ndodhen gjithë bizneset dhe kompanitë. Njerëzit jetojnë larg vendit tyre të punës dhe çdo gjë bëhet me planifikim. Unë duhet të flas më përpara me miqtë për t’u takuar me ta dhe për të gjetur një orar takimi, pasi për shkak të punës, është e vështirë të koordinohemi”.
Amerika njihet si vendi i punës, por edhe si vendi i mundësive. Nëse kërkon të bësh diçka të mirë dhe të investosh për rritje profesionale, ti mundesh. Ana ka aplikuar në një Northeaster University, është pranuar dhe në janar fillon studimet. Ajo këshillon gjithë të rinjtë, që para largimit nga Shqipëria, të kujdesen për diplomat e marra aty.

Shkolla të njihet, çfarëdolloj dege që të kesh mbaruar në Shqipëri. E vetmja gjë që duhet të bësh, është noterizimi, përkthimi dhe njësimi i diplomës në Ministrinë e Arsimit. Të rinjtë shqiptarë nuk duhet ta neglizhojnë këtë mundësi. Unë në fillim nuk e dija, por pasi u informova, pashë që kisha mundësi të kualifikohesha më tej. Tani po vazhdoj të specializohem në degën, që kam studiuar në Shqipëri”.
Jeta e Anës u bë më e bukur, jo sepse tashmë kishte më shumë para, apo sepse ishte në tokën e ëndrrave, por sepse gjeti dashurinë e jetës. Aty njohu Andin, djalin simpatik, inteligjent dhe shakator, me të cilin po përjeton momentet më të lumtura të jetës. Djali i larguar herët nga Tirana, i dha kuptim tjetër jetës së saj.

Amerika e ndryshoi. Vajza e vogël, e përkëdhelura e prindërve, u bë më e rritur dhe më e pjekur. Iu desh të hiqte dorë nga shumë gjëra, por jo nga njeriu që kishte brenda vetes. Mbeti po aq e qeshur, e ëmbël, e thjeshtë dhe e dashur. Amerika i hoqi takat, make up-in, fiksimin pas pamjes, po jo mirësinë dhe buzëqeshjen.

Ana thotë se i mungon familja, miqtë, Shqipëria. Por, Amerika e ka magjepsur.

Më pëlqen se sa thjeshtë mund t’i bësh gjërat që do. Nëse punon fort, ti mund të arrish ku të duash. Nuk ka parti, nuk ka lidhje me pushtetet, nuk ka miq, ka lidhje vetëm me ty. Nëse do, mund të arrish dhe të bësh çfarë të duash. Nuk ka limit për ëndrrat e tua.”

“Si e fitova Lotarinë Amerikane dhe çfarë më ndodhi në Amerikë”, vajza rrëfen çfarë duhet të dini Read More »