Aktualitet

Dokumenti/ Oligarkia “ul në gjunjë” “peshqit e mëdhenj”; marrëveshja Rama- Basha për 17 katëshin te Liqeni

Këtu të gjithë flasin për moral, ndërkohë që morali ka kohë që e ka humbur kuptimin e vet.

Pak më parë “Pamfleti” shfaqi shqetësimin se Pallati 17 katësh tek Liqeni Artificial i dhënë nga ish kryebashkiaku Lulzim Basha si dhuratë për klientin e tij Bashkim Ulaj, pritet të shërbejë prapë si objekt ‘dhurimi’.

Ai do t’i dhurohet Bashës në “pjatancë” nga Rama në këmbim të tërheqjes nga protestat për taksën e rrugës së Kombit.

Gjykata me brekë nëpër këmbë e ka në dorë një gjë të tillë dhe pritet që në këto kushte vendimi të jetë pro klientit të Bashës, ndërtuesit të familjes Bashkim Ulaj.

Ndërkohë që ky pallat është dhënë nga Basha në vitin 2014. Teksa argumentonte kundër protestuesve të atëhershëm se bashkia e Tiranës për këtë çështje, nëpërmjet një deklarate për median thotë se “Projekti zhvillimor kufizohet vetëm brenda pronës private dhe shfrytëzon vetëm 40 % të truallit privat dhe në përfundim të tij, qyteti do të përfitojë edhe 20 mijë metra katrorë hapësirë publike dhe gjelbërim.

Ajo që tronditi mendjet e publikut dhe nervat e tij ishte fakti i ndërtimit të pallatit 17-katësh që do të ngrihet mu tek diga e “Liqenit Artificial”. Edhe pse fasha të gjera të shoqërisë janë ankuar dhe kanë protestuar ndaj këtij ndërtimi, Bashkia e Tiranës është mjaftuar me prononcimin e thatë se: “pallati nuk do ta cenojë pronën publike”.

Edhe pse Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit arriti të bllokojë punimet për mungesë dokumentacioni, ishte Gjykata ka vendosur vazhdimin e tyre. Madje ka qënë dhe Ish ministri i Drejtësisë përfaqësues i LSI Ylli Manjani, në atë kohë nënkryetar i LSI, ai që e quajti projektin e ndërtimit të një kompleksi pallatesh në afërsi të Digës së Liqenit në Tiranë, një skandal shumëdimensional me firmën dhe bekimin e kreut të Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha.

“Ai kompleks atje që ngjan me një qytet të ri, është një skandal juridik, është një korrupsion politik dhe një katastrofë urbane e shoqëruar nga një katastrofë mjedisore gjithashtu. Duhet ndaluar me çdo kusht. Është një çmenduri që një kryetar bashkie që erdhi me premtimin për të ndaluar betonizimin…është e pafalshme dhe e patolerueshme deklarata e Bashkisë që duke prerë pemë dhe duke shtuar beton shtohet gjelbërimi!”, thotë Manjani në atë kohë.

Madje ai deklaroi se mazhoranca qeverisëse është e vendosur ta ndalojë këtë projekt.

“Me të gjitha mjetet ligjore do të ndalohet. Duhet ndaluar se s’bën! Nuk mund t’u zëmë frymën njerëzve. Nuk ka asnjë kriter urbanistik ai lloj ndërtimi. Është korrupsion politik sepse po bëhet nga klientë të pushtetit, janë klientët e Bashkisë së Tiranës që nuk mund të pranohet. Kjo mazhorancë ka dëshmuar se ka vullnet për ta pastruar territorin, për ta mbrojtur territorin nga katastrofat urbane dhe do ta bëjë këtë punë.

Ditën që do ta lërë këtë punë, kjo mazhorancë nuk duhet të jetë në pushtet”, tha Manjani.

Sot ka ndryshuar qëndrim. Madje po hesht dhe vetë Jamarbër Malltezi. Më 2012, kohë kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha, superdhëndri është paguar nga shefi i tij për të bërë vlerësimin strategjik mjedisor të Planit të Përgjithshëm Vendor, një plan i cili legjitimoi ndërtimin e një sërë pallatesh shumëkatëshe në disa nga zonat e gjelbëruara të Tiranës, si pallati 17 katësh te Diga e Liqenit apo përballë Fakultetit të Ekonomisë.

Dhe pasi u bllokua, me kërkesën e Veliajt, superdhëndërri protestoi rëndë atje.

Kryetari i Bashkisë Veliaj u shpreh kundër ndërtimit të pallatit 17 katësh te diga pasi leja e dhënë bie ndesh me raportin e Bordit të Digave.

Sipas tij kjo çështje me interes për qytetarët dhe parkun e liqenit nuk mund të gjykohet nga gjyqtarë që janë familjarë me ndërtuesit e pallatit 17-katësh.

Tashmë pritet që Rama t’ia “dhurojë” në tavolinë këtë pallat Bashës, thjeshtë e vetëm si “mall këmbimi” për të mbyllur gojën për taksën e Rrugës së Kombit. Nuk e ka për herë të parë.

I dha dhe 13.3 milionë euro vjehrrit të Bashës, pavarësisht se kishte ndërtuar një pallat në det, kundër çdo ligji.

Dokumenti/ Oligarkia “ul në gjunjë” “peshqit e mëdhenj”; marrëveshja Rama- Basha për 17 katëshin te Liqeni Read More »

Eshtrat e të vdekurve, banorët në terror. Kryebashkiakja: Jam në gjumë…(FOTO)

Gazetarja e emisionit “Stop” ka udhëtuar drejt fshatit Dukas Breg të rrethit të Patosit për një problem të pazakontë. Oborri i një godine, që më herë ka shërbyer si kishë për komunitetin ortodoks e herë si zyrë ferme, është bërë edhe streha e fundit për 30-40 persona të ndarë nga jeta. Por sot eshtrat e të vdekurve kanë dalë në sipërfaqe.

“Është shumë shqetësuese sepse këtu ndodhen edhe plehrat edhe eshtrat e të parëve. Është shumë problematike për komunitetin që banon këtu. Ka patur raste që kanë ardhur njerëz dhe kanë hapur gropat. Kanë nxjerrë eshtrat dhe i kontrollojnë për të gjetur se mos kanë futur sende të vlefshme në atë kohë”, shprehet një banor.

Ndërsa një tjetër thotë se janë të tmerruar, madje iu dalin edhe në ëndërr eshtrat e të vdekurve. “Është turpi i botës!”, thekson ai. Ata gjithashtu tregojnë të shqetësuar se fëmijët e tyre nuk e dinë se çfarë janë, ndaj dhe luajnë me to.

“Është shumë e rrezikshme sepse edhe banesa është në degradim. Mund të bien inertet dhe të vrasin fëmijët tanë. Edhe mikrobet, që janë eshtrat e të vdekurve sepse janë të vegjël, nuk dinë dhe luajnë!”, shprehet një nënë.

Nga ana tjetër, kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj thotë se nuk është në dijeni, pavarësisht faktit që banorët e kanë informuar. Ajo shprehet se as gazetaren nuk e pret dot, pasi e ka të “axhenduar” ditën.

Biseda

Kryetarja-E para një herë që ua kam nisur, nuk bëj pritje për ju se e kam axhenduar ditën e sotme dhe për gjithçka që ju e keni merak shkruajeni aty, që unë të mbledh informacionin.

Gazetarja-Aaaa, ju s’qenkeni në dijeni fare për skandalin?

Kryetarja-Jo, s’kam fare dijeni. Nuk di fare se ça skandali.

Gazetarja-Domethënë, ju paska zënë gjumi juve?

Kryetarja-Po!

Gazetarja-Atje bëhet kërdia me eshtrat e të vdekurve, ju akoma vazhdoni flini gjumë.

Kryetarja-Dakord!

Gazetarja-Faleminderit!

Eshtrat e të vdekurve, banorët në terror. Kryebashkiakja: Jam në gjumë…(FOTO) Read More »

Historia e Arjanës me autizëm, flet babai: Nuk duhet të trembemi nga vështirësitë

Në ditën botërore të Autizmit, Ora News sjell historinë e vajzës 9 vjeçare që vuan nga autizmi. Këtë çrregullim tek vajza e tyre, prindërit e kanë zbuluar në moshën 3 vjeçare. Për ta fillimi ka qenë shumë i vështirë, por jo i pakapërcyeshëm.

Kjo është Arjana Çela 9 vjeçe nga fshati Visok i Mallakastrës.

Familjarët kanë arritur ta zbulojnë që në moshën 3 vjeçare që vajza e tyre ishte ndryshe nga të tjerët e ndërsa shrehen se pavarësisht se vështirësive të mëdha , ia kanë dalë t’i kapërcejnë.

Çela: E kemi zbuluar në moshën 3 vjeçe, pasi u bë diagnostikimi i vajzës që ishte autike filloi një punë intensive që nga familja, nga specialistët në qendra të ndryshme pastaj me kopshtin dhe hap pas hapi, duket e vështirë por dhe e bukur si rrugë.

Artan Çela ka edhe një mesazh për të gjithë prindërit me fëmijë autikë.

Çela: Duhet të luftojmë më shumë ne prindërit për këta fëmijë, me veten tonë. Duhet ta kuptojmë ne të parët, pastaj fëmijët.

Në Fier rreth 72 persona janë të prekur nga autizmi.

Për specialistët që merren me fëmijët me aftësi ndryshe tregojnë që me përkujdes të veçantë mund të kapërcehen vështirësitë.

Psikologia:Janë 48 fëmijë që janë në sistem dhe 32 fëmijë që vijnë nga shkollat gjithëpërfshirëse në qendrën tonë. Nuk janë thjesht fëmijë me çrregullim. Përpos këtyre, këta fëmijë kanë talente të ndryshme.

Ndërkohë edhe në Elbasan është mbajtur një marshim sensibilizues për fëmijët autikë, ku janë të regjistruar rreth 100 raste të prekur nga ky çregullim.

Historia e Arjanës me autizëm, flet babai: Nuk duhet të trembemi nga vështirësitë Read More »

Çfarë po ndodh me Lulzim Bashën? Shihet i shpërfytyruar dhe me sy të skuqur

Lulzim Basha është shpërfytyruar, ditën që demokratët e Kukësit nuk i’u bindën atij dhe Flamur Nokës, i cili deklaroi me urdhër të liderit të opozitës, përpara gjithë shqiptarëve në foltoren e Parlamentit, se protesta e ditës së shtunë ishte një tubim që do të organizohej nga socialistët, të cilët kishin përgatitur dhe terrenin me mjete për të shkatërruar gjithçka me qëllim për t’ia faturuar “koston” e dëmeve të djathtës së bashkuar dhe të majtës së çorientuar të Kryemadhit.

Ndaj Muli paralajmëroi se demokratët do të distancoheshin nga dhuna e qëllimshme, por kjo nuk ndodhi, duke mos u realizuar kërkesa që i kishte bërë Basha: Dështimin e protestës. Arsyet se përse Basha ishte anti protestë ua kemi shpjegur shqiptarëve në një shkrim të djeshëm (SKANDAL/ Lulzim Basha e vjedh dy herë Rrugën e Kombit! I merr 250 mijë euro “Kastratit” për të mos dal në protestë). Por kush e ka parë Bashën këto ditë, duhet ta ketë vënë re një kuqje të madhe në të dy sytë.

Kjo, jo për merakun që ka për qytetarët kuksian, por për problemin e madh që i hapën me mikun e tij Çet Kastrati. Përpos dëmit që i shkaktoi duke e mashtruar, specialitet që e ka në shkallën më të lartë e me titull “Mjeshtër i Madh”, Basha nuk mund të mbylli sytë sepse nuk di si të veproj: T’i kthej Çetit 250 mijë eurot si kapar që mori për të mos marrë pjesë në protestë, apo t’i pagoi dëmet që i bëri duke shtuar dhe 250 mijë të tjera?!

Luli në fakt nuk është mësuar të paguaj për dëmet, e as të rri pa gjumë, por kësaj radhe, kur pazarin e tij të pistë e dinë dhe disa të tjerë nga brenda PD-së, vlera e marrë “dorën e parë” tani ka dhe një këst si interes i shtuar. Nëse merret vesh, Lulzimi nuk dihet se sa do të paguaj nga frika e atyre që i mashtroi dhe i la në mes të rrugës për 250 mijë euro “të qelbta”. Ndaj skuqja e syve dhe pagjumësia do vazhdoi gjatë, deri kur të qetësohen gjakrat!

Çfarë po ndodh me Lulzim Bashën? Shihet i shpërfytyruar dhe me sy të skuqur Read More »

Kërkime nga ajri për 36-vjeçarin nga Vlora

Opercioneve për kërkimin e 36-vjeçarit nga Vlora, Ksandro Imeraj iu është bashkuar edhe kompania Viva Helicopters. Imeraj humbi kontaktet me familjen 7 ditë më parë teksa doli në det me një jetsky.

Fati i Ksandro Imeraj, i zhdukur në mënyrë misterioze që prej 28 marsit nuk dihet ende. 36-vjeçari rezulton se ka dalë në det me nje jetsky, ndërsa më herët ka tentuar ti bashkohet familjes në Itali në rrugë ilegale.

Kanë qënë familjarët që kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa dyshimet e para është se ai mund të jetë mbytur. Kërkime po bëhen edhe në det nga policia kufitare e Delta Forcë, ndërsa operacioneve për gjetjen e 36 vjecarit i janë bashkuar edhe familjarët e tij.

Kërkime nga ajri për 36-vjeçarin nga Vlora Read More »

“10 mijë turistë kinezë për një vit”, Shqipëria atraksion për vizitorët nga Kina

Një prioritet i turizmit shqiptar është dhe thithja e vizitorëve nga Vendet e Lindjes dhe kryesisht nga Kina.

Në një dalje për mediat, Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu, e vlerësoi Shqipërinë si një atraksion për turistët kinezë. Ambasadorja tha se, Shqipëria po shihet si një perspektivë turistike e kinezëve në Europë.

Krahasuar me vendet pranë si Italia, që u vizitua nga 3 milionë kinezë vitin që shkoi dhe Greqia nga 1 milion, Shqipërinë e vizituan 10 mijë turistë kinezë.

“Ne po punojmë që kjo shifër të rritet këtë vit, duke hapur kështu një perspektivë të mirë për turizmin tonë në Shqipëri.

Po punojmë me operatorë turistikë kinezë për njohjen e Shqipërisë dhe të njëjtën gjë po kërkojmë dhe nga operatorët tuaj turistik”, tha ajo.

E pyetur se çfarë turizmi pëlqejnë kinezët në Shqipëri, Ambasadorja tha se prioritet zë ai kulturor me Krujën dhe Gjirokastrën, por edhe natyra e bukur shqiptare.

Kruja pëlqehet për historinë heroike të saj, ndërsa Gjirokastra edhe sepse aty është luajtur filmi “Ngadhnjim mbi Vdekjen”, që kinezët e pëlqejnë dhe gjejnë pika të përbashkëta mes dy popujve.

“Ne jemi për një politikë rajonale përsa i përket turizmit, ku do të përfshihen vendet ballkanike. Turizmi rajonal është më i suksesshëm dhe këtu do të përfitoj përparësi dhe Shqipëria”, tha Ambasadorja.

Është bërë shumë progres në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona në fushën e turizmit, vijoi ajo, duke përmendur takimin e dy ministrave të Jashtëm para dy viteve, ku u nënshkrua memorandumi për lehtësimin e procedurave në marrjen e vizave midis dy vendeve. Kjo, sipas Ambasadores, ka rritur më tej shkëmbimet njerëzore midis vendeve tona.

Më tej, Ambasadorja foli për punën e nisur mes operatorëve turistik dhe konsultimet me palën shqiptare që shtetasit kinezë mund të qëndrojnë pa viza deri 90 ditë (1 prill deri në 31 tetor).

Ambasadorja tha se, duhen njoftuar zyrat e kompanive të fluturimit që janë në Kinë për politikat e heqjes së vizave për turistët kinezë që hyjnë në Shqipëri.

Po kështu, pala shqiptare të marrë masa për kalimet në pikat kufitare dhe atë të Rinasit.

“Këto janë disa nga çështjet që po negociohen me palën shqiptare dhe shpresojmë që së shpejti të konsiderohen të zgjidhura në marrëveshjen tonë”, tha Ambasadorja Jiang Yu.(atsh)

“10 mijë turistë kinezë për një vit”, Shqipëria atraksion për vizitorët nga Kina Read More »

“Pengu më i madh i imi”. Rama përlotet në emision kur kujton se…

Moderatorja dhe gazetarja e emisionit “Studio e Hapur” në News24 Eni Vasili për emisionin “Jo vetëm modë”, ka folur për personazhet dhe të ftuarit e saj nga politika, duke iu referuar shprehjes emocionale të tyre dhe rastit të kryeministrit Edi Rama që u përlot në emision kur kujtoi akuzat për familjen.

Gazetarja tha se këto momente i bëjnë mirë audiencës së emisionit.

“Sigurisht i bën mirë audiencës, emisionit.

Në fund fare njerëzit që kemi përballë, politikanët janë edhe njerëz.

Ajo që kam vënë re në disa përballje të tilla dhe në disa përlotje të tilla sepse Rama nuk ka qenë i vetmi gjatë këtij sezoni të “Studios së Hapur” që është përlotur në intervistë me mua, është që të gjithë këto personazhe që kanë një jetë të gjatë politike, kanë pengje të mëdha sa i takon familjes, pra ndihen në faj për faktin që nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi fëmijëve, nuk kanë jetuar fëmijërinë e tyre apo që nuk i kanë dhënë martesës së tyre aq kohë sa duhet.

Edhe po të dish t’i prekësh në ato tasta, emocionohen si çdo njeri dhe ata”,tha Vasili.

“Pengu më i madh i imi”. Rama përlotet në emision kur kujton se… Read More »

Përgjysmohet grupi parlamentar i LS, dy deputetë braktisin e Monikën, ndërsa të tjerë presin radhën për të ikur

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk po gjen qetësi, ndonëse po përpiqet të luajë një rol në opozitë.

Strategjia e ndjekur nga Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, sidomos thirrja e fundit për mosbindje civile me sa duket ka trazuar fort grupin parlamentar të kësaj partie. Pasi nuk mund të pajtohet një pjesë e grupit të LSI me përpjekjet anti-shtet të Monikës dhe deputetëve-adoleshente që e ndjekin pas, si dhe sulmin ndaj institucioneve prej tyre. Çka ka sjellë një përplasje të fortë brenda grupit parlamentar, sidomos pas mbledhjeve të përbashkëta mes grupeve parlamentare të PD e LSI, për të vepruar kundër ligjeve të shtetit deri në mosbindje civile.

Thirrjet për mosbindje civile nga ish-kryeministri Berisha, të përforcuara nga kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI Kryemadhi kanë sjellë në fakt një refuzim të gjysmës së deputetëve të LSI që t’i bashkohen kësaj iniciative.

Janë dy deputetë të cilët nuk e honepsin lëvizjen radikale të Berishës, Bashës por dhe Monikës.

I pari nga deputetët e LSI që ka dalë hapur ka qenë Robert Bitri, që përfaqëson qarkun e Fierit për këtë parti.

Përpos faktit që ka marrë pjesë në komisione, Bitri është shprehur kundër vendimit të përbashkët PD dhe LSI për mosbindje civile.

“Lulzim Basha nuk është kryetar i partisë sime dhe nuk jam dakord për mosbindje civile”, ka deklaruar ai.

Por vendimi i PD-LSI duket se është kundërshtuar edhe nga Edmond Haxhinasto, ish ministër i Transporteve në qeverinë e Ramës, si përfaqësues i LSI.

Deputeti i LSI, ndryshe nga deputetët e PD e kolegu i tij i LSI-së, Përparim Spahiu, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Dhe me sa duket ky është vendimi i gjysmës së grupit të LSI, i cili pritet të shkëputet nga Monika dhe të udhëtojnë ose në drejtim të PS ose të qëndrojnë si grup deputetësh të pavarur. Duke e zhytur më tej në krizë LSI-në, mjaft e tgronditur nga largimi masiv i këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin në drejtim të PS.

Por nuk është vetëm kjo përplasja dhe kundërshtia për një aleancë mes PD dhe LSI.

Edhe në bazën e PD, ka pakënaqësi për koalicionin me LSI, pasi sipas tyre vjedhjet më të mëdha janë shënuar pikërisht nga përfaqësuesit e LSI, dhe nuk mund të bëjnë sot sikur janë abuzime vetëm të PS. Çka nënkupton se ‘aliazhi’ politik mes PD dhe LSI është i papërshtatshëm por dhe i papërtypshëm nga baza e të dy partive respektive.

Duke shkaktuar “erozion” politik si brenda koalicionit ashtu dhe brenda partive politike. Pikërisht një vit para zgjedhjeve vendore.

Përgjysmohet grupi parlamentar i LS, dy deputetë braktisin e Monikën, ndërsa të tjerë presin radhën për të ikur Read More »