Aktualitet

“Ata që kanë vjedhur po i nxjerr në pension me pasuri marramendëse”, përgjigjia e Ramës për komentuesin

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me dy komentues që duket i kanë tërhequr vëmendjen me kritikat e tyre në profilin e Facebook. Ja replikat mes tyre:

Komentuesi: Leri keto dalje se per ne si popull jan reklama, ne duam vepra e ti shohim e jo fjal, dhe jepi mbeshtetjen kryeprokurores shoqes Arta Marku te veri ne burg ata qe te hedhin mjell ty me ne krye ilir e Monika floriri Lul kriminelin Sali serboviçi me familjen e tij.

Rama: Vaso, lere popullin se populli kupton me mire se ti e se une dhe nese ty te duken reklama bashkebisedimet me grupet e interesit, ky nuk eshte problemi im xhan! As detyra e prokurores se pergjithshme, nuk eshte e imja dhe po te kujtoj qe e imja eshte e para qeveri ne kete vend, qe i ka dhene mbeshtetje te plote prokurorise ne 4 vjet e gjysem me radhe dhe qe ka marre persiper detyren e veshtire te reformimit te drejtesise!

Komentuesi: reforma e drejtesise duhet te ishte denim per ato qe kane vjedhur e abuzuar mbi popull dhe jo te felenderohen per cka kane bere e ti nxjerresh ne pension me pasurine marramendese qe kane bere duke vrare , prere dhe shkaterruar shoqerine shqiptare . Populli kupton shume gjera por kshu do shkoje jeta e shqiptarit. Gjithesesi falenderim te vecante per aq hapa sa keni bere se aq ju lejohet.

Rama:  populli kupton shume me teper se sa une dhe se sa ti, qe akoma s’ke kuptuar se denimet per ata qe kane abuzuar nuk i bej une, po nje drejtesi e pastruar nga ata qe e kane mbajtur peng! Me radhe Blerim me radhe…

“Ata që kanë vjedhur po i nxjerr në pension me pasuri marramendëse”, përgjigjia e Ramës për komentuesin Read More »

Supriza, Veliu vlerëson policen e parë femër në Shqipëri

Jolanda Flaga është në prang pensioni dhe si punonjësja më e vjetër femër e policisë së shtetit ka dhe një këshillë: Respektoni njëri-tjetrin.

Ajo ka qenë surpriza e forumit të sigurisë publike, ku ishte kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që i dha certifikatën e karrierës, Flagës, e cila ka qenë pjesë që në vitin 1976.

”Vetë prezenca e qytetarëve do të shërbejë si një motiv dhe arsye më shumë për të përmbushur misionin. Sepse të jesh punonjës policie është jo privilegj po përgjegjshmëri dhe sakrificë. Kështu që nisur nga këto do ju lutesha të gjithëve ta largojmë indiferentizmin dhe të jeni më proaktiv dhe na jepni më shumë besim. Ashtu siç tha zoti ministër, sot përfitoj nga rasti ti dorëzoj certifikatën e karrierës punonjëses së parë të policisë shqiptare që del në pension, Jolanda Grigor Flaga”, bëri të ditur Veliu, pasi ishte ministri Xhafaj që zbuloi surprizën.

Supriza, Veliu vlerëson policen e parë femër në Shqipëri Read More »

Deklarata surprize e Rames ne mbledhjen e grupit te Partise Socialiste

Kryetari i PS dhe kryeministri, Edi Rama, ka bërë një deklaratë suprizuese në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste. Duke komentuar zhvillimet politike dhe punën e deputetëve socialistë, Rama deklaroi se PS duhet të punojë me qytetarët dhe bazën e partisë, “njëlloj sikur zgjedhjet të ishin në muajin qershor, tani”.

“Të punohet më shumë me bazën. Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor”, – ka deklaruar ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Ndërsa vëmendja duhet të ishte te qeveria dhe reformat ligjore në parlament, kryeministri u kërkon deputetëve të mendojnë për vota dhe mandate, pra për zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme. Zgjedhjet e ardhshme vendore janë një vit larg, ndërkohë që deklaratat e Edi Ramës në PS ngjajnë sikur të jetë fillimi i një fushate elektorale. Qëndrime të tilla, ngjajnë si sinjale që kryeministri u jep deputetëve dhe strukturave të partisë. Më shumë se apel për deputetët, kryeministri jep mesazhin publik se PS dhe qeveria e tij është në gatishmëri për zgjedhje të parakohshme. Kriza politike, protestat dhe gjithë reagimi në bllok i opozitës, pavarësisht se nuk i ka numrat në Kuvend, krijojnë një situatë të pakëndshme për qeverinë.

Edhe pse klima politike në Tiranë nuk është e favorshme për qeverinë, sinjalet nga Brukseli si rrallë herë, janë pro qeverisë. Sado që kritikat në Shqipëri janë në nivelet më të larta, me rekomandimin e BE në ‘xhep’ kreu i qeverisë do të sillet sikur ka arritur suksesin më të madh. Dhe këtë lojë ai, pra Rama, e luan mjeshtërisht bukur.

Nuk është çudi që për të shtensionuar situatën kryeministri të bëjë manovra elektorale duke përmbysur gjithë situatën politike. Këtë kontradiktë ku BE i hap negociatat dhe opozita në Tiranë i bllokon rrugët, Edi Rama mund ta zgjidh me një variant radikal, por jo dhe aq të panjohur.  Skema është dërgimi i vendit në fushatë elektorale. Me që PD dhe LSI duan ta rrëzojë, edhe me dhunë në sheshe, kryeministri Rama u hedh sfidën: Ejani më rrëzoni me vota në zgjedhje të parakohshme! Dhe koha kur e bën këtë është e favorshme për qeverinë, pasi nëse BE i jep statusin Shqipërisë, atëhere Rama dhe PS do ta rrotullojnë si shans fatlum për të rifituar prapë një mandat të ri qeverisës. Rama shfrytëzon faktin se Kodi Zgjedhor ende nuk ka nisur të diskutohet, kështu që zgjedhjet e reja do të jenë identike me ato të kaluarat, ku si rregull makineria qeverisë elektorale ka në dorë çdo gjë që lidhet me votat. BE dhe SHBA e shohin qeverinë e PS me probleme, por jo shqetësuese për stabilitetin në Rajon. Me sa duket me shumë po shikojnë stabilitetin se sa demokracinë! Nga ana tjetër opozita është e ashpër dhe luftarake, por pa organizuar dhe e pa testuar sesi do të funksionojë koalicioni në terren. LSI ka gati motorat për çdo sfidë elektorale, kurse PD ndodhet në një sherr akoma të pazgjidhur brenda vetes.

Fakti që Edi Rama, duke e ditur se qeverisja do shkojë më keq dhe situata do vrapojë drejt rrëmujës politike, duke e bllokuar qeverisjen, po lëshon sinjale për të tijtë se përgatituni si për zgjedhje parlamentare. Dhe shfrytëzon marrjen e Statusit nga BE, gjithnjë nëse e merr në maj. Për të shkuar në zgjedhje të parakohshme nuk e pengon Kushtetuta, pasi Rama bën Mocion Besimi dhe vetrrëzohet, ndaj pas kësaj për 45 ditë shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare me këtë qeveri dhe kryeministër.

Opozita ka nevojë të jetë vigjilente, kryeministri diçka po thur.

Gjithkça mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!

Deklarata surprize e Rames ne mbledhjen e grupit te Partise Socialiste Read More »

Fier – Biznesi i vogel ne protese !

Gjatë ditës së sotme është duke u zhvilluar një protestë në Fier, biznesi i vogël është kundër TVSH.

Një grup tregtarësh protestuan para prefekturës së Fierit kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.

Ttregtarët thonë se është e pamundur t’i përballojmë rritjen e taksave, ndërkohë që kjo do të ketë efekt edhe tek qytetarët.

Ata mbajnë në duar pankarta ku thuhet se TVSH 20 për qind do të thotë mjerim.

Tregtarët thonë se ata nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të vijojnë protestat pasi TVSH-ja për ta do të thotë falimentim. Ata janë shprehur se po protestojnë për veten e tyre dhe jo për partitë.

“S’po mblidhemi për punë partish por për TVSH-në. S’kemi asnjë të ardhur tjetër, do të vijojmë të protestojmë’, tha njëri prej protestueve.

Për biznesin e vogël TVSH-ja është e papërballueshme, “Rama premtoi hapjen e vendeve të punës, me TVSH-në për biznesin e vogël po i mbyll”, tha një tjetër protestues.

Kujtojmë që pak ditë më parë biznesi i vogël në të gjithë vendin, të mbështetur dhe nga opozita protestuan kundër vendimit të qeverisëm për futjen e biznesit të vogël në TVSH.

Fier – Biznesi i vogel ne protese ! Read More »

The Guardian: Shqipëria, në listën e destinacioneve europiane për turizëm aktiv

Pushimet verore nuk duhet të nënkuptojnë detyrimisht detin dhe rërën. Mund të shkohet me pushime mes maleve dhe në liqene të qeta, aktivitet i cili u përshtaten dashamirësve të ecjeve të gjata, turizmit aktiv ose thjesht vizita përgjatë lumenjve.

The Guardian liston një sërë vendesh të cilat konsiderohen ndër më të favorshmet për të pushuar këtë vit në Europë, në mesin e të cilave është Shqipëria.

Ajo që bie në sy në këtë artikull është se destinacioni i zgjedhur në vendin tonë është ai malor: bëhet fjalë për kulturat e zonave lokale. Nga ana tjetër, vendi ynë qëndron karshi destinacioneve prestigjioze si alpet franceze, austriake, zviceriane, apo edhe vende të njohura për turistët në Itali, Irlandë, Spanjë, Portugali etj.

Specifikat për Shqipërinë:
Qëndrimi: Bujtina dhe shtëpiza fshati
Veshja: Kostume për Alpinistë
Me disa nga peizazhet më të pacënuar të Evropës, traditat e lashta baritore të pakësuar nga jeta moderne dhe një titull që kap shpesh imagjinatën, vargmalet e Shqipërisë konsiderohen një kategori pushimi ‘ i egër’, me elemente që duket sikur po udhëton në kohë. Këto maja, që përhapen në kufijtë e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë qenë më të lehta për t’u eksploruar që nga viti 2012, kur u hap një rrugë për hiking, ‘Peaks of Balkan” (Majat e Ballkanit), që tërhoqi shumë aventurierë.

Të takosh njerëzit malorë të bën të mësosh më shumë rreth kulturës së tyre të ruajtur mirë në fshatrat e izoluara, gjë e cila është bërë një pikë e mirë tërheqjesë për turistët. Akomodimi bëhet në fermat e vjetra prej guri, ku ushqimi i gatuar në shtëpi përfshin fasule, byrek me spinaq dhe qengj të pjekur, çaj natyral , qumësht deleje, Kafe turke ose raki kumbulle, në varësi të disponimit.

Detaje të udhëtimit për të interesuarit: Rreth 875 pounds për 10 ditë në një udhëtim në grup duke përfshirë vaktet e plota dhe transfertat në destinacion, por jo fluturimet, sugjerohet të udhëtohet nga Britania në Podgoricë, Mal të Zi dhe më pas, me mjet deri në alpet shqiptare. /Monitor/

The Guardian: Shqipëria, në listën e destinacioneve europiane për turizëm aktiv Read More »

“Prite pak timonin majtas se po ecën shumë djathtas”, si i përgjigjet Rama ish-minatorit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në një interpelancë online me ish-minatorët. Të pranishëm ishin dhe ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. Ish-minatorët shtruan kërkesat e tyre për rritjen e pensionit minimal, rritjen e pagës minimale dhe përshkallëzimin e moshës së pensionit.

Kërkesat e ish-minatorëve në interpelancë
•Pagat minimale jo më pak se 200% e pagës minimale zyrtare. Për këto kërkesa për referim kemi kohën e diktaturës. Edhe pse nuk mund të flasim për standartin e jetesës, por në raportin mes profesioneve dhe elementëve të tjera si pagat e pensionet, ne ishim njëlloj si gjithë bota e qytetëruar.

I referohemi vetëm raporteve. Në kërkesat tona ne kemi kërkuar dukshëm më pak se në raportet e asaj kohe. Kemi kërkuar që pensioni minimal të jetë 131% e pagës minimale.
•Element tjetër që duam të diskutojmë është përshkallëzimi i moshës së pensionit, është reale që nëse një minator me 12 vjet nën tokë, dhe 30 vite punë gjithsej, del me 55 vjeç në pension. Ndërsa dikush që ka më pak muaj punë të dalë me 65 vjeç në pension.

•Ne kërkojmë për ata që humbin jetën në minierë, kërkojmë përkujdesje maksimale për familjet e minatorëve që humbin jetën.

Njëri prej ish-minatorëve i ka kërkuar me humor kryeministrit: “Prije pak timonin majtas se po ecën shumë djathtas, ne e dimë që shteti me taksa mbahet por jemi njerëz të sëmurë, me ilaçe”.

Përgjigja e Ramës

“Unë po e nis me kërkesën për taksat se besoj se ka një keqkuptim të madh për taksat, dhe po prek çështjen e ilaçeve. Sot në Shqipëri ka një dallim të madh mes aksesit të medikamenteve të popullatës me çka ishte më parë. Kemi hequr taksën mbi ilaçet, që ishte 10% për çdo ilaç që merrnin njerëzit në nevojë. Kemi përfshirë në listën e ilaçeve që merren falas 600 mijë njerëz që nuk janë pjesë e sistemit të sigurimeve, kemi rritur listën e ilaçeve të rimbursueshme.

Dhe taksën e karburantit që ne e kemi vlerësuar se do ishte më e udhës që të rrisnim aty një taksë që nuk do rëndonte xhepat e shqiptarëve, më mirë se një taksë që do ju bëhej barrë. Ju sfidoj të më tregoni një taksë të vetme që ka rritur qeveria. Nëse njerëzit ishin mësuar mos paguanin drita, ujë, kostot e shërbimeve dhe sot i paguajnë këto nuk janë taksa, këto janë pagesa për shërbime që kanë brenda një mall që paguhet”

Përgjigja e Gjiknurit

“U ra dakord që të përpunohet një draft i përbashkët ku adresohen e dalin në pah elementë kryesorë të kërkesave tuaja. Ne arritëm të ulim moshën e pensionit, ishte gjë e mirë se gjeti mbështetjen e të gjithë grupimeve. Nga ana tjetër ne kemi pritur që të vijë ky draft, jemi akoma në komunikim. Realizimi i pagës minimale të minatorëve besoj se mund të bëhet, nuk është ndonjë problem. Sepse edhe jashtë vendit minatorët kanë filluar të paguhen më mirë. Çdo kryeministër dëshiron të zgjidhë problemet e popullit të tij, sidomos ato në profesione të vështira, por mungon buxheti. Do ngremë grupin e punës të diskutojmë për realizimin e draftit”.

“Prite pak timonin majtas se po ecën shumë djathtas”, si i përgjigjet Rama ish-minatorit Read More »

Projekti ambicioz për kthimin e Korçës në një Paris të vogël, ja ç’do të ndërtohet

Korça është një nga qytetet elitare në vendin tonë sa i takon kulturës. Sot një nga qytetet më të pastra dhe më të bukura, ky qytete synon më tej me një projekt të prezantuar kohët e fundit. Bëhet fjalë për ngritjen e një termocentrali në Korçë tashmë nuk është më një sekret. Projekti, që u njoftua pak kohë më parë edhe nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, ka marrë statusin e investitorit strategjik me kusht nga Komiteti i Investimeve Strategjike. Projekti parashikon realizimin në zonën e Korçës të një termocentrali me cikël të kombinuar me rendiment të shndërrimit të energjisë termike në energji elektrike me 60% ose 5990 kj/këh me kapacitet 480.9 MË.

“Impianti synon të furnizohet me gaz nga projekti i gazsjellësit TAP në sasi 6.36 x 108 m3/vit (distanca 2 km në veri) sipas një kontrate që vetë subjekti propozues do të negociojë me kompaninë TAP ag dhe furnizuesit e gazit. Energjia elektrike e prodhuar synohet të transmetohet tek nënstacioni elektrik Zëmblak duke dalë në treg të lirë me një qasje treg rajonal pa parashikuar si kusht nënshkrimin e një marrëveshjeje (PPA) me qeverinë shqiptare. Uji për kondensim (në sasinë 460 m3/orë) (128 l/s) parashikohet të merren nga impianti i pastrimit të ujerave të qytetit të Korçës ashtu sikundër parashikohet edhe hapja e dy puseve me kapacitet 20-30 litra/s secili.

Projekti në një fazë të dytë zhvillon konceptin e ngrohjes qendrore të qytetit të Korçës deri në 80 megavat energji termike për ngrohje dhe 6 MË për ujë sanitar. Zhvillimi i rrjetit të ujit të nxehtë në të gjithë qytetin synohet të bëhet nga Partneriteti Publik Privat që do të vendoset ndërmjet subjektit GPP Korçë dhe Bashkisë së Korçës”, thuhet në dokumentet zyrtare.

Sipas projektit, synimi është që të zhvillohet në një sipërfaqe totale prej 909 182 metër në Korçë, Pojan, Kuç i Zi, Belorta, Dishnicë, Barç, Zëmblak, Malavec, Nevicisht për realizmin e termocentralit, lidhjes me TAP, lidhjes me sistemin e ujit, ndërtimin e shtyllave të linjës së transmetimit dhe ndërtimin e shtresës së nënstacionit Zëmblak.

“Nga e gjithë sipërfaqja totale prej 909 182 metër2 sipërfaqja prej 245 208 m2 nevojitet për përdorim të përhershëm. Vlera e parashikuar e investimit të projektit “Gas Poëer Plant Korça” plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 349.7 milionë euro. Përgjatë fazës së realizimit të projektit numri I personave të punësuar parashikohet të jetë 400 dhe gjatë fazës së operimit 123 persona” detajohet në projekt.

Komiteti i Investimeve Strategjike ka dhënë me kusht statusin e investimit strategjik për tre vjet ndaj subjektit aplikues, ndërkohë që ka kërkuar që ky i fundit të plotësojë hallkat e tjera të nevojshme që lidhen me garancitë financiare, me marrjen e licencës për energjinë. Lidhur me pronësinë KIS ka bërë me dije se nuk mund të ndërhyjë në proces të paktën në këtë fazë fillestare dhe se subjekti duhet të hyjë në negociata me pronarët e tokave për të arritur një marrëveshje.

GPP Korça është një kompani e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit më 3 janar 2017, ku aksioneri i vetëm i 100 për qind të kuotave është Ivicom Holding GmbH. Referuar faqes së saj zyrtare, kompania rezulton e krijuar në Austri në vitin 1991. Ajo ka zgjeruar praninë e saj në vende të tjera të rajonit si Kroaci, Serbi, Mal i Zi, Bosnjë-Hercegovinë apo Gjeorgji. Në Shqipëri, adresa e saj primare rezulton në Pogradec. Në fokus të aktivitetit, kompania ka konsulencën, punimet inxhinierike, mbikëqyrjen, menaxhimin e projekteve dhe ndërtimin e impianteve industrial si dhe ndërtime të tjera përfshirë ato infrastrukturore.

© SYRI.net

Projekti ambicioz për kthimin e Korçës në një Paris të vogël, ja ç’do të ndërtohet Read More »

I dashuri i vuri flakën, ajo vdiq pasi lëngoi gjatë në shtrat. Sot e ëma do bëjë diçka të rrallë

Në muajin qershor të vitit 2015, pra rreth dy vjet me pare, në një pikë karburanti në periferi të Ohajos Michael Slager, në atë kohë i dashuri i Judy-t, e spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën asaj.

Nëna e dy fëmijëve ndërroi jetë gushtin e vitit të shkuar, pas dy vitesh vuajtjeje në spital si pasojë e djegieve të shkaktuara në 90 për qind të trupit të saj nga i dashuri, që pasi e leu me benzinë i vuri flakën.

Por, 9 muaj më vonë, 33-vjeçarja Judi Malinowski do të dëshmojë në procesin gjyqësor për vrasjen e saj.

Gjyqtari Guy Reece vendosi një precedent në këtë rast kur pranoi që juria të dëgjojë dëshminë që e ëma e 33-vjeçares i kishte marrë vajzës së saj nga shtrati i spitalit për dy vite me radhë.

“Judy luftoi dhe u bë e fortë për të treguar historinë e saj dhe vendimi për ta dëgjuar këtë histori është hapi i parë për vendosjen e drejtësisë. Vuajti shumë, por sërish gjeti forcën dhe kurajon që të sfidonte dhimbjet dhe të artikulonte qartë autorin e tmerrit të asaj nate. Jam shumë krenare për të dhe e di që një ditë do ta shoh, megjithëse ma theu zemrën në këtë jetë”, deklaroi e ëma e Judy-t, Bonnie Bowes.

I dashuri i vuri flakën, ajo vdiq pasi lëngoi gjatë në shtrat. Sot e ëma do bëjë diçka të rrallë Read More »