Aktualitet

Deklaratë e rrallë e komuniteteve fetare për BE dhe politikën shqiptare

Përfaqësuesit e pesë besimeve fetare kryesore në vend kanë shpërndarë sot një deklaratë për marrjen e rekomandimit për negociatat me Bashkimin Europian. Të gjitha komunitetet kërkojnë nga klasa politike shqiptare që të punojë për afrimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu kërkojnë nga vendet e BE të pranojë Shqipërinë.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të; Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kisha Katolike, Kryegjyshata botërore e bektashinjve dhe Vëllazëria Ungjillore.

Ne, Komunitetet fetare të pranishme në Shqipëri: Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike, Komuniteti Bektashi dhe Vëllazëria Ungjillore, shprehim përgëzimet më të përzemërta për popullin tonë shqiptar, me rastin e marrjes së rekomandimit pozitiv nga ana e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me BE.

Rrugëtimi ynë drejt Evropës, aty ku ne përkasim natyrshëm, është tashmë një fakt dhe një dëshirë e popullit tonë. Etërit themelues të shtetit shqiptar, ndër të cilët ishin edhe klerikë të besimeve tona fetare, ishin të bindur për këtë përkatësi. Po ashtu, në kohët më të vona udhëheqësit fetarë të Shqipërisë, nuk kanë dyshuar kurrë për vokacionin evropian të shqiptarëve, vokacionin për një shoqëri të lirë, ku të gjithë të ushtrojnë të drejtat e tyre, përfshi edhe të drejtën themelore të besimit. Ne besojmë se liria e fjalës dhe e besimit, familja, paqja, solidariteti, janë vlera mbi të cilat mbështetet edhe shoqëria jonë, që aspiron të jetë pjesë e familjes evropiane.

Ne Komunitetet fetare në Shqipëri ofrojmë një model të harmonisë dhe të vëllazërimit, si një shërbim ndaj njeriut, shoqërisë dhe ndaj aspiratave të ligjshme të popullit tonë, ndër të cilat është edhe hyrja në familjen evropiane.

Kjo harmoni dhe ky model është një pasuri që ne sjellim dhe mbartim me vete në rrugëtimin tonë drejt Evropës dhe është një e mirë për vetë shtetet që sot përbëjnë këtë organizim politik e shoqëror. Shumë herë është theksuar që kjo është një vlerë e çmuar e jona.

Për këtë ne jemi të gëzuar dhe entuziastë dhe jemi gjithashtu të angazhuar ta promovojmë në çdo rast dhe kudo, duke punuar që ajo të mos cenohet, as nga faktorë të brendshëm e as nga nxitje keqdashëse të jashtme.

Me këtë rast ne i bëjmë një thirrje me ngulm dhe vendosmëri ndërgjegjes së të gjithëve, politikës në përgjithësi e qeverisjes në veçanti, që të vazhdohet puna me përkushtim nga ana e të gjithëve për përmbushjen e standardeve që duhen për të qenë pjesë e Evropës. Në mënyrë të veçantë duam të theksojmë përpjekjet për reformën në drejtësi, për të cilën kemi pasur rast të flasim edhe në deklarata tona të mëparshme. Po ashtu lufta ndaj korrupsionit dhe ndaj varfërisë së shqiptarëve. Nuk duhen mbyllur sytë ndaj shtresave në nevojë, ndaj punësimit të të rinjve dhe subvencionit të familjeve në vështirësi, nëpërmjet skemave të drejta të asistencës sociale. Prosperiteti ndërtohet me punë dhe duhet të intensifikojmë përpjekjet që kreativiteti dhe energjia e rinise shqiptare, si edhe kontributi i sipërmarrësve tanë, të vlerësohen e inkurajohen. Në këtë mënyrë do të ndalet hemorragjia e shumë të rinjve dhe familjeve drejt vendeve të tjera, por edhe dëshpërimi që kaplon shpesh të rinj e të reja të vendit tonë. Duhet të nxisim e të japim shpresë për të ardhmen në vendin tonë. Duhet të bëjmë detyrat mirë që më pas kryelartë të kërkojmë mbështetje nga të gjitha vendet e Evropës.

Një thirrje e fundit, por shumë e rëndësishme nga të gjithë ne religjionet bashkë, i shkon Kancelarive perëndimore. Nëpërmjet ambasadave të tyre, të akredituara në Tiranë, ne u kërkojmë shteteve anëtare të BE që të mbështesin akoma më fuqishëm këtë proces. Është në të mirën e Evropës që edhe shqiptarët, e pse jo i gjithë Ballkani perëndimor, të jenë pjesë e saj. Ne shqiptarët jemi pjesë e Evropës dhe sigurisht pa njëri-tjetrin jemi mangut: ne pa Evropën dhe Evropa pa ne. Na bashkon një histori më e gjatë se sa e këtyre dekadave të fundit. Është një histori mijëravjeçare dhe janë rrënjët e përbashkëta kulturore e shoqërore që ne kemi e që na lidhin. Ne ju bëjmë thirrje përzemërsisht, por me vendosmëri, që të mbështesni hapjen e negociatave dhe sa më shpejt edhe anëtarësimin në BE të vendit tonë.

Të bindur se fjalët tona nuk do të bien në vesh të shurdhër, ne ripërtërijmë angazhimin tonë që nëpërmjet lutjes drejtuar të madhit Zot dhe fjalës tonë nëpër komunitetet tona, të jemi gjithmonë mbështetës dhe promovues të vendosur të së mirës, të paqes dhe të shpresës për të ardhmen.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe ne të gjithëve.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Kisha Katolike

Kryegjyshata botërore e bektashinjëve

Vëllazëria Ungjillore

Deklaratë e rrallë e komuniteteve fetare për BE dhe politikën shqiptare Read More »

Dosja e tokave në Karaburun, Prokuroria ankimon vendimet e Gjykatës së Vlorës

Prokuroria e Vlorës ka ankimuar të gjitha vendimet e gjykatës së këtij rrethi, ndaj 5 personave të akuzuar për një nga dosjet më të përfolura të abuzimit me tokat, atë të tjetërsimit të qindra hektarëve truall në zonat e Karaburunit, Palasës dhe Zvërnecit.

Me mbi 70 faqe ankim në Gjykatën e Apelit, Prokuroria e Vlorës e cilëson vendimin e Shkallës së Parë si një vendim në kundërshtim me një sërë ligjesh dhe të pabazuar në rrethanat dhe provat që i janë paraqitur gjykatës.

Në mënyrë të veçantë kundërshtohet pafajësia që Gjykata e Vlorës i dha avokatit Enkes Hysendhima, të cilin organi i akuzës e cilëson si person kryesor në të gjitha skemat e tjetërsimit të pronësisë të mbi 340 hektarëve truall pranë bregdetit në Karaburun, Palasë dhe Zvërnec.

Për përfitimin e këtyre sipërfaqeve janë falsifikuar tre vendime gjyqësore të Gjykatës e Vlorës, falsifikime të cilat janë vërtetuar edhe nga dëshmitë e gjyqtarëve që u ishte shënuar emri në vendime.

Madje, një prej vendimeve gjyqësore mbante emrin e gjyqarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, që u ekzekutua me eksploziv në automjetin e tij.

Një tjetër provë e pakontestueshme sipas prokurorisë është edhe fakti që përfituesi kryesore i tokave, punonjësi i varrezave të Vlorës Raimond Mezi, ka deklaruar se ai nuk ishte në dijeni të asnjë procedure dhe se me kërkesë të avokatit Enkes Hysendhima kishte firmosur në disa letra të bardha.

Mezi ka deklaruar gjithashtu se kishte marrë nga avokati Hysendhima edhe një shumë prej katër milionë lekësh, të dhëna në disa këste, si të ardhura nga shitja e disa pronave.

Por, pavarësisht këtyre fakteve, Gjykata e Vlorës nuk u bind te implikimi i avokatit Hysendhima në këtë skemë falsifikimi, duke e shpallur të pafajshëm.

Sipas Prokurorisë, në skemën e falsifikimit të dokumenteve, përveç avokatit, Hysendhima janë të përfshirë edhe ish-arkivistja e Gjykatës, Donika Besimaj, e cila ka futur këto vendime në arkivën e gjykatës dhe ish-punonjësja e ZVRPP të Vlorës Blerina Dhrami, e cila ka regjistruar pronat me dokumente të falsifikuara.

Edhe pse të dyja punonjësja janë dënuar respektivisht me 2 vjet me kusht dhe katër vjet burgim, prokuroria pretendon se masat e dënimit janë të ulta në krahasim me veprën penale dhe pasojat që kanë shkaktuar.

Tanimë pritet që këto pretendime të organit të akuzës t’i vlerësojë Gjykata e Apelit të Vlorës./Top Channel

Dosja e tokave në Karaburun, Prokuroria ankimon vendimet e Gjykatës së Vlorës Read More »

Në 2019 jo vetëm kuksianët, por të githë do ikim në Angli. Britania jep mundësinë e lejeqëndrimit për të gjithë shqiptarët që plotësojnë këtë kusht

Qeveria njoftoi se çdo qytetar me shtetësi nga ndonjë vend i Bashkimit Europian, i cili mbërrin në Britani para se zyrtarisht ishulli të dalë nga BE, në mars të 2019-ës, do të gëzojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të përhershme në Britani.

E ky është një shans i mirë edhe për shqiptarët që plotësojnë vetëm një kusht.

Prandaj, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh me pasaporta greke apo italiane ose nga ndonjë shtet i BE-së janë duke shkuar në Britani pikërisht për të përfituar edhe nga kjo mundësi, por edhe nga mundësitë e punësimit që ofron ekonomia britanike.

Ndryshimi i qëndrimit britanik duket se vjen pas presionit të BE-së, se do të pengonte fillimin për arritjen e një marrëveshje tregtare me Londrën. Ky veprim ka shkaktuar zemërimin e deputetëve euroskeptik në radhët e konservatorëve britanik.

Britania kishte rënë dakord që të gjithë 3.2 milionë shtetasit e BE-së që jetojnë aktualisht në Britani do të mund të jetojnë për tërë jetën e tyre në ishull dhe do gëzojnë të gjitha të drejtat si çdo shtetas britanik.

Nëse ata vërtetojnë se kanë jetuar ligjërisht prej pesë vjetësh do të marrin statusin e rezidentit duke pasur akses të plotë në shkollat angleze, spitalet, sistemin e pensioneve dhe përfitimet sociale që merr çdo britanik.

Ndërkaq, ata shtetas të BE-së që kanë më pak se pesë vjet, do u lejohet qëndrimi deri sa të arrijnë kufirin prej pesë vjetësh për ta përfituar këtë drejtë.

Ajo që ka vendosur së fundmi qeveria britanike është edhe për ata që do të mbërrijnë në Britani nga sot deri në mars të 2019, do kenë automatikisht të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Britani edhe pas Brexit.

Në 2019 jo vetëm kuksianët, por të githë do ikim në Angli. Britania jep mundësinë e lejeqëndrimit për të gjithë shqiptarët që plotësojnë këtë kusht Read More »

Zbulohet identiteti i ish-doganierit të Kakavijës që u kap me gjysmë ton drogë

Pak minuta më parë “BalkanWeb” zbuloi se bashkë me policin e komisariatit numër. 2 në Tiranë që dyshohet si i përfshirë në trafik droge, pasi në makinë iu gjetën gjysmë ton drogë, ishte edhe një person tjetër. Po ashtu është siguruar edhe foto e mikut të tij, i arrestuar sot nga policia në Fushë-Frujë gjatë operacionit.

Ai është shtetasi Benard Hamzai, nga Mashkullora e Gjirokastrës.

Burime të “BalkanWeb” konfirmojnë se shumicën e kohës ai jeton në Turqi, ndërsa më herët ka punuar si doganier pranë pikës kufitare të Kakavijës.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Më datë 20.04.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi B.H. 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale S.O. banues në Tiranë, punonjës policie, pasi më datë 19.04.2018, në fshatin Thumanë, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi S.O. është i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Nga ana jonë është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë.

Po punohet për gjetjen e tij dhe vënien në dispozicion në kryerje të hetimeve.

Zbulohet identiteti i ish-doganierit të Kakavijës që u kap me gjysmë ton drogë Read More »

Vettingu në politikë, do t’i llogariten paratë e shpenzuara për operacione plastike e silikon Monës? Eshtë bërë nga e para, ka kushtuar sa një vilë 4 katëshe

Po flitet shumë për Vettingun edhe në politikë. Për këtë fakt mazhoranca aktuale po përgatitet të ndërmarrë një nismë ligjore.

Kjo nismë e cila nuk shpresohet se do të ketë mbështetjen e të gjitha palëve politike, do ta përmbyllte tërë procesin e “Vettingut” të shoqërisë shqiptare.

U miratua ligji për Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe deri më tani kanë dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë për të anashkaluar verifikimin, 17 gjyqtarë dhe prokurorë.

Ndërkohë që për gjyqtarët dhe prokurorët deri më tani ka kaluar “klasën” në Vetting vetëm një gjyqtar, të tjerët kanë mbetur të gjithë për pasurinë.

Ndërsa me iniciativën e Ministrisë së Brendshme u miratua ligji për vettingun në Policinë e Shtetit. Përpos mazhorancës së PS këtë ligj e votoi dhe LSI.

Vota e LSI të kryesuar nga Monika Kryemadhi u dha dhe në kuadër të konseguencës së sulmeve ndaj Policisë së Shtetit që sipas saj ishte e inkriminuar.

Deri më tani janë mbi 70 policë të të gjitha rangjeve që janë cilësuar “mbetës” në Vetting. Por mbetja e tyre në rrjetën e verifikimit sipas deklarimit zyrtar ka ardhur për shkak të pamundësisë kohore për të grumbulluar gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Madje është kërkuar dhe shtyrja në kohë e dorëzimit të dokumenteve nga efektivët e policisë.

Ndërkohë që nisma ligjore për Vettingun në politikë pritet të kundështohet nga opozita. Jo se e duan dhe të mazhorancës, por janë të detyruar që për inercinë e miratimit të reformës në drejtësisë dhe të Vettingut për drejtësinë dhe policinë të kërkojnë dhe Vetting në politikë.

Vettingu në politikë është shumë i thjeshtë. Mjafton një xhiro e plotë invetarizuese në fillim në të gjitha pasuritë publike, vilat e pallatet ku jetojnë plitikanët, hyrje daljet jashtë shtetit.

Njëherësh të kërkohet ndihmë dhe nga llogaria facebook që rivitalizon dhe të dhënat e fshira të fëmijëve të tyre që kalojnë jetë luksoze, me jahte e superjahte, me makina dhe shpenzime marramendëse.

Një pjesë e këtyre elementëve dhe personazheve kanë zënë dhe faqet e mediave, rozë dhe serioze për jetën luksoze që bëjnë me paratë e prindërve “rrogtarë”.

Ndërsa për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi është shumë e lehtë të bëhet Vettingu.

Mjafton të bësh llogarinë e ndërhyrjeve plastike që ka bërë dhe silokonin që ka vënë, duke u bërë e tëra nga e para.

Ndërhyrje që sipas disa përllogaritjeve të thjeshta rezulton se kushton sa një pallat 4 katësh, por pa mobilime brenda.

Pa hyrë tek “unazat” e floririt në stomakun e Ilir Floririt, bashkëshortit të saj President, apo jetën luksoze të djalit të tyre adoleshent.

Ndaj pas miratimit të ligjit, vettingu në politikë është më i lehti, “peshqit” janë të gatshëm.Pamfleti.com

Vettingu në politikë, do t’i llogariten paratë e shpenzuara për operacione plastike e silikon Monës? Eshtë bërë nga e para, ka kushtuar sa një vilë 4 katëshe Read More »

Xhafaj paralajmëron, së shpejti do goditen grupet kriminale në këto qytete

Paralajmërimi ka ardhur nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili tha se në sajë të operacionit “Forca e Ligjit”, janë goditur 7 grupe kriminale.

Së shpejti do të goditen grupet kriminale në Fier dhe Lushnjë.

I pranishëm në Forumin Qytetar për Sigurinë, në Fier, Xhafaj tha se do të sekuestrohen edhe pasuritë e grupeve që ushtrojnë veprimtari kriminale.

“Jo vetëm ndëshkimin penal të tyre, por dhe goditjen e pasurive kriminale që këto grupe kanë vendosur.

Nga njëra anë, ndëshkimi penal i tyre, dhe nga ana tjetër heqja e bazës ekonomike. Jemi të vendosur për luftë pa kompromis ndaj këtij fenomeni. Deri më tani kemi goditur 7 grupe kriminale.

Shumë shpejt do të shihni rezultate konkrete edhe në Fier edhe në Lushnje ku ka dukuri të kësaj natyre”, tha Xhafaj.

Pak ditë më parë, në një forum të ngjashëm në Elbasan, ministri tha se kriminelëve do u nxihet jeta përpara forcës së ligjit. /noa.al

Xhafaj paralajmëron, së shpejti do goditen grupet kriminale në këto qytete Read More »

Rikthehet ish-kryepolici, Haki Çako emërohet këshilltar tek Mbrojtja

Haki Çako është rikthyer në administratën shtetërore, këtë herë në një dikaster tjetër të kabinetit qeveritar.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është emëruar këshilltar për çështjet e emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ky emërim i Çakos konfirmohet nga burime brenda këtij dikasteri, që thonë se ish-kreu i Policisë së Shtetit e ka marrë prej 10 ditësh detyrën e tij të re.

Çako u shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm në ditët e para të janarit të këtij viti, ndërkohë që gjatë ushtrimit të detyrës është akuzuar në më shumë se një rast nga opozita për lidhje me trafikantët e drogës.

Vetë Ilir Meta, gjatë fushatës elektorale, që e zhvilloi si President i Zgjedhur, e quante drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Haki Droga”./javanews

Rikthehet ish-kryepolici, Haki Çako emërohet këshilltar tek Mbrojtja Read More »

Investimi madhor i Qeverisë Shqiptare për Vlorën e Vjetër

Investimi madhor i Qeverisë Shqiptare për Vlorën e Vjetër, parashikon ndërhyrje të rëndësishme në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në këtë zonë.

Në kuadër të këtij investimi, në rrugën “Justin Godard”, sot ishte drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili, i shoqëruar nga një grup inxhinjerësh për bashkërendimin e punës me firmën zbatuese e cila eshte kontraktuar nga kjo Ndermarrje per kryerjen e ketij inevstimi.

Kreu i Ujesjelles Kanalizime, Xhelili, tha se ky investim ne rrugen “Justin Godard”, do te sjelle permiresim te situates se furnizimit me uje te pijshem, por edhe te rrjetit te kanalizimeve./6+1

Investimi madhor i Qeverisë Shqiptare për Vlorën e Vjetër Read More »