Aktualitet

Rama flet para takimit me Merkel: Shqipëria të mos bëhet “kokë turku”

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Dw gjatë vizitës në Gjermani dhe në pritje të takimit me Merkel ka theksuar edhe njëherë se Shqipëria e meriton që sot t’i hapen negociatat.

“Ne kemi marrë rekomandim të qartë e pa kushte që do të thotë se teknikisht kemi përmbushur detyrimet, tashmë është vendimmarrje e bazuar në gjykim politik e këtu ka gjithmonë luftë se ka interesa e këndvështrime të ndryshme. Unë uroj që Shqipëria të mos bëhet peng i asnjë dinamike të brendshme politike e të mos përdoret si kokë turku për të avancuar axhendat që nuk kanë të bëjnë me atë që ne kemi bërë për detyrat e shtëpisë”- tha ai.

Në përgjigje të pyetjes nëse pret ndihmë nga Berlini, Rama theksoi:

“Ka mjaft miq të Shqipërisë në këtë proces, besoj fort se kancelarja Merkel që është një kampione evropiane dhe e transformimit në rajon me procesin e Berlinit do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi për ne dhe Meqedoninë në një moment thelbësor”- tha ai.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155760329686523/?t=0

Rama flet para takimit me Merkel: Shqipëria të mos bëhet “kokë turku” Read More »

Auron Tare e degjeneroi, reagon Fate Velaj: Je për mish të pjekur ti!

Fate Velaj organizuesi i “Dasmës së Skënderbeut” ka reaguar  pas kritikave të Auron Tares, i cili e cilësoi të gjithë organizimin një farsë.

Pergjigjja e Fate Velajt:

DASMA E SKËNDERBEUT/ NJË PËRGJIGJE PËR ATA QË E DUAN SHQIPËRINË VETËM ME FESTA ËMBËSIRASH E MISHI TË PJEKUR

Në Kaninë të Vlorës, në datë 22 Prill, për herë të parë në histori, u festua 567 vjetori i dasmës më kuptimplotë të historisë së kombit shqiptar, asaj të Skënderbeut me Donika Arianitin.

Në një ceremoni modeste, me pjesëmarrjen e një grupi prej 50 Arbereshësh, si dhe të ardhur nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Kruja, Tirana, Durrësi, Fieri… e nga Vlora, Kalaja e Kaninës, u rikthye në qendrën e kujtesës kombëtare.

Si ideator dhe organizator i këtij aktiviteti, realizova një ëndrrën time të vjetër, shprehur prej vitesh mes miqsh e, për ta realizuar këtë, ju drejtova përsëri miqve, vëllezërve të mij Kaniniot që e mbajtën në zemër e në mendje këtë ngjarje dhe e realizuam ashtu siç mundëm. Madje, shumë herë më bukur seç kishim mundësitë.

Skënderbeu e Donika, erdhën nga Lungro e Kalabrisë. E donin me patjetër vëllezërit tanë Arbëresh të ishin ata të parët që do e realizonin këtë çift, më të famshmin çift të historisë së Kombit tonë. Ditën e dielë, 22 Prill, Kalaja e Kaninës u mbush me festues, me valltarë nga vise të ndryshme ardhur enkas për të festuar.

Ngjarja e tejkaloi madhështinë por, njëkohësisht, vapa e madhe e asaj dite, nxori jashtë dhe zhapikët e fshehur poshtë gurëve të kalasë shekullore të cilët, filluan të hidhin në hava helmin e tyre. Kuturu. Të kapë kë të kapë e të helmohet kush të dojë. Ata, nuk mbanin përgjegjësi për fatin e zi të atij që do helmohej.

E para u hodh helmi i një ardhuce se dasma ka marrë para publike prej 25 milion lekë. Do ishte mirë të kishte marrë por, nuk mori. Para publike kanë marrë shumë aktivitete në këto 27 vite por jo të gjitha kanë qenë vlerë.

Nuk u morrë asnjë lek nga ministria e kulturës. As nga Bashkia e Vlorës. ZERO. Shkoni pyesni. Hapni dosjet dhe shikoni. Festa u finacua nga djemtë e Kaninës për ta nisur këtë ngjarrje në vitin jubilar të Skënderbeut.

Ishte perfekt? JO. E dimë por, do të jetë vitet e ardhshme.

U tha se ishte qesharake. JO. Ishte madhështore. Ishte dritëruese si dielli që i rrinte në kokë nuses, vajzës së Kaninës dhe djalit të Krujës. Në fjalën time përshëndetëse e thashë se vitin tjetër do të vijnë 5000-10.000 veta në Dasmën e Skënderbeut sepse kjo festë do të jetë e përvitshme. E përhershme. Kjo është DASMA E KOMBIT dhe do jetë e të gjithëve. Dhe vitin tjetër, në atë pas dy viteve e shume viteve do jetë akoma më e bukur.

Më madhështore.

Më vezulluese.

Më verbuese.

Të krahasosh Kaninën me Romën, është groteske. Mjerane. Vetëm buxheti i kulturës së bashkisë së Romës është më i madh se i shtetit shqiptarë.

Është e vërtetë që Kali tërhiqej nga një litar, por, paska akoma njerëz që e shohin kalin nga dhëmbët. Si tja bënim ne momentin e fundit kur personi që na premtoi të na sillte kuajt më të bukur në Shqipëri, nuk erdhi sepse ashtu i doli një punë. Ata kuaj që ti komenton u gjetën orën e fundit.

Çfarë ti thosha unë Arbëreshit që erdhi si Skënderbeu; ndërro këpucët se, diku maleve është dikush që është rritur me Gaius Iulius Caesar (Jul Cesari) e Marcus Antonius (Mark Antoni) dhe i njeh mirë veshjen e tyre, tabjatet e tyre.

Për mos u marrë me çfarë është shkruar, dua tu them se, Shqipërisë, ju shtua një festë domethënëse.

E përvitshme. E përhershme. DASMA E KOMBIT. DASMA E BASHKIMIT.

Ata që janë mësuar ta shohin kalin nga dhëmbët, e duan Shqipërinë vetm me festa ëmbëlsirash. Me festën e mishit të pjekur. Janë ata që kanë 27 vite që merren me analizat se kur iku gjermani i fundit nga shqipëria, në datë 28 apo 29 nëntor 1944 e shpikën festat e tyre. Të revanisë. Të asudesë. Të reshedisë. Të dhisë e të kecit.

Ata që kanë 27 vite që Skënderbeun e bëjnë një herë Serb e një herë Bullgar. Një herë Malazez e në herë Kinez, por asnjëherë Shqiptarë.

Por, kur shohin të realizohet një festë ku mblidhet shqiptarizmi, kërkojnë ta çojnë kalin tek dentisti.

Ejani vitin tjetër në Kaninë. Ejani të shihni si do jetë. Ejani të festoni në vendin më të bukur mbi dhe. Ejani të ndiheni princëror, si njëherë e një kohë. Bashkojuni të ardhurve nga Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, Arbëreshëve dhe gjithë Shqipëria.

Auron Tare e degjeneroi, reagon Fate Velaj: Je për mish të pjekur ti! Read More »

“Karton të kuq”, pas verifikimit të gjysmë milioni dollarë, KPK zbardh vendimin pse u shkarkua Fatos Lulo

Fatos Lulo, ish-gjyqtari i Kushtetueses, u shkarkua nga Vettingu pasi nuk justifikoi pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë dhe një shtëpinë në Kanada. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në 23 mars të largojë Lulon nga sistemi i drejtësisë me argumentin se të ardhurat e tij të ligjshme nga puna si gjyqtar nuk mbulojnë pasuritë e vëna.

Një muaj më pas KPK ka zbardhur vendimin e tre komisionerëve Genta Tafa, Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja, ku argumentohen arsyet pse Fatos Lulo përjashtohet nga sistemi i drejtësisë.

Në vendimin prej 23 faqe, KPK thekson se “në përfundim të procesit të rivlerësimit për Lulon, vetëm për kriterin e vlerësimit të pasurisë, referuar analizës për pasuritë dhe të ardhurat, konkludon që gjyqtarit t’i jepet masë disiplinore e shkarkimit nga detyra”.

Avokati i Fatos Lulos ka paralajmëruar ankimimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

“Karton të kuq”, pas verifikimit të gjysmë milioni dollarë, KPK zbardh vendimin pse u shkarkua Fatos Lulo Read More »

Luigi Lunari “zbret” në teatrin “Petro Marko” me “Senatorin Fox”

Ajo çfarë mendohet se e deformon jetën, nga pikëpamja sociale, është pikërisht përqasja e politikës në përgjithësi me jetën e shtetit, me sjelljen ndaj ligjit dhe ndaj zgjedhësve. Përpara se ajo të kthehet në sherbëtore të interesave të njerëzve dhe mbarëvajtjes së shtetit, ajo tenton të bëhet një përfituese, dhe vetëm e tillë, e parasë, pasurive, që nuk i perkasin duke u përlyer fund e krye në zhulin e korrupsionit, pa opsionin e mëvonshëm për tu pastruar. E gjithë fasada që ata paraqesin është një falsitet, dhe poshtë suvave të bukura dhe plot shkëlqim, ka një strukturë të kalbëzuar, që ata nuk munden ta riparojnë dot, dhe, që në fund do ti zërë edhe ata vet brenda.

Është pikërisht kjo tema që merr përsipër të trajtojë komedia e Luigi Lunarit “Senatori Fox” që në datën 26 prill e në vazhdim do të paraqitet para spektatorit vlonjat me trupën e Teatrit “Petro Marko”dhe me regji të Roland Mingës.

Duke e përqasur në mënyrë të figurshme para spektatorit se politikanët nuk janë asgjë më tepër nga vjedhesit ordinerë që dalin nga kënëtat dhe basifondet e qyteteve, teatri “Petro Marko” jep kontributin e vet në kthjellimin e mendjes së shikuesve, se çfarë ata me të vertetë i bën të vuajnë ekonomikisht, shpirtërisht dhe moralisht. E paraqitur kjo në mënyrë metaforike nëpërmjet skenografisë së Drini Shehut, muzikës së Artur Dhamos, të inerpretuara me finesë nga regjisori Minga, japin një spektakël të këndshëm që shihet me ëndje nga publiku artdashës.

E servirur nga karakteret e interpretuara me mjeshtëri nga aktorët Astrit Mamaj, Artan Islami, Jorgaq Tushe, Matilda Avduli, nga e reja Bruna Belaj, dhe Lavdimir Abilaliaj, ju jep spektatorëve mund ësinë edhe pse mund të duket cinike të qeshin më në fund me ata që i kanë bërë të vuajnë në jëtën e tyre të përditëshme. Në fund të fundit ja që politika e ka një të mirë në këtë rast, na bën të qeshim.

Foto nga provat në Teatrin “Petro Marko”:

Luigi Lunari “zbret” në teatrin “Petro Marko” me “Senatorin Fox” Read More »

“Injorantë”, helm, sharlatanë, armiq publik”, raporti i Freedom House citon rastin kur Rama sulmoi gazetarët

Organizata “Gazetarët pa kufij”, me seli në Paris vlerëson në raportin e saj për lirinë e medies se po rritet armiqësia ndaj gazetarëve dhe ajo haptazi po trimërohet nga udhëheqësit politik.

Në raportin që vlerëson shkallën e lirisë së medies në 180 vende, theksohet se armiqësia ndaj medies nga udhëheqësit politik, nuk është e kufizuar më vetëm në vende autoritare si Turqia, që ka pësuar rënie, apo Egjipti, ku “frika nga mediet”, është aq e theksuar, saqë gazetarët akuzohen në mënyrë rutinore për terrorizëm dhe të gjithë ata që nuk ofrojnë besnikëri, burgosen në mënyrë arbitrare.

“Gjithnjë e më shumë, udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike, nuk i shohin më mediet si pjesë e mbështetjes thelbësore të demokracisë, por si një kundërshtar ndaj të cilit shfaqin hapur urrejtjen e tyre”, thuhet në raport.

Shqipëria

Shqipëria radhitet në vendin e 75-të për një vend më mirë sesa një vit më parë. Një raport i përbashkët i “Gazetarëve pa kufij” dhe BIRN-it i publikuar në muajin mars të këtij viti, ka gjetur shumë probleme në mediet shqiptare. Standardet rregullative janë manipuluar në interes të qeverisë dhe pronësia mbi medien transmetuese është përqendruar në duart e pak afaristëve të mëdhenj. Kjo, ka krijuar një situatë në të cilën auto censura është e përhapur dhe 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në ardhmërinë e tyre profesionale.

Raporti veçon rastin kur, kryeministri Edi Rama, sulmoi gazetarët në vjeshtë duke i quajtur ata “injorantë”, “helm”, “sharlatanë”, e madje edhe “armiq publik”.

Kosova

Kosova radhitet në vendin e 78, për katër vende më mirë se një vit më parë. Por, sipas raportit, media në Kosovë, vuan nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta politike, trysnia financiare dhe pronësia e përqendruar. Gazetarët që kritikojnë autoritetet e Kosovës, shpesh akuzohen si “tradhtar” ose “simpatizues të serbëve”. Disa ditë pasi u themelua koalicioni qeverisës në shtator të vitit 2017, kryeministri (Ramush) Haradinaj i përshkroi gazetarët si “analfabetë” dhe i këshilloi ata që të “ktheheshin në shkollë”.

Dy gazetarë hulumtues u sulmuan fizikisht pasi që kritikuan anëtarët e qeverisë dhe aleatët e tyre. Ndarjet etnike në Kosovë, thuhet në raport, janë posaçërisht të dukshme në medie, ku pjesëtarët e komuniteti shumicë shqiptar, rrallëherë janë parë duke punuar përkrah atyre të pakicës serbe në një frymë të bashkëpunimit dhe vullnetit të mirë.

Qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediet në përgjithësi, për dallim prej dy qeverive të mëparshme, të cilat ishin shumë më pak të hapura për dialog.

Sipas raportit, Norvegjia është sërish vendi me shkallën më të lartë të lirisë së medies, ndërsa Koreja e Veriut është e fundit.

Evropa, zona me sigurinë më të madhe të medies, ka shënuar përkeqësimin më të madh këtë vit. Katër nga pesë rëniet më të mëdha në treguesin e lirisë së medies, janë regjistruar në vende evropiane: Maltë, Çeki, Serbi dhe Sllovaki.

Klima në Serbi e cila ka rënë në vendin e 76-të, nga ai i 66-të që e kishte vitin e kaluar, është bërë më e tensionuar që kur ish kryeministri Aleksandër Vuçiç u zgjodh president në vitin 2017. Ai përdori medien pro-qeveritare për të frikësuar gazetarët të cilët akuzohen për “tradhti” dhe si “spiunë të huaj”. Nën presidentin Vuçiç, Serbia është bërë vend ku është e pasigurt të jesh gazetar, thuhet mes tjerash në raport.

Maqedonia është ngritur në vendin e 109, nga ai i 111-të që ishte një vit më parë, ndërsa Mali i Zi që një vit më parë ishte në vendin e 106-të, kësja radhe është ngritur në vendin e 103-të.

Sipas raportit, 9 për qind e vendeve të botës vlerësohet të jenë në gjendje shumë të mirë, ndërsa 12 për qind në gjendjen më të rëndë./ BalkanWeb

“Injorantë”, helm, sharlatanë, armiq publik”, raporti i Freedom House citon rastin kur Rama sulmoi gazetarët Read More »

Rama adhurim për kancelaren gjermane: Merkeli për ne, si Papa për një pelegrin

Kryeministri shqiptar Edi Rama e krahason vizitën e tij të planifikuar për të mërkurën me kancelaren Angela Merkel njësoj si të takojë Papën.

“Angela Merkel është një kampione evropiane. I gjithë rajoni i Ballkanit ka shumë shpresë tek ajo”, tha Rama për median gjermane RND.

“Pra, është normale që çdo shef qeverie në Ballkan që shkon në Berlin të ndihet pak si pelegrin që dëshiron të takohet me Papën”, tha Rama, raportojnë mediat gjermane.

Rama këmbëngul që vendi i tij duhet të hapë negociatat sa më shpejt me BE.

“Ne dëshirojmë të bëhemi anëtarë që sot”, tha Kryeministri i Shqipërisë për RND.

“Për ne Evropa është ajo që ishte për etërit themelues: një projekt paqeje”, vijoi Rama.

Rama adhurim për kancelaren gjermane: Merkeli për ne, si Papa për një pelegrin Read More »

Qeveria Rama shpërndahet nëpër botë

Pas rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me BE-në për Shqipërinë, Qeveria Rama ka nisur tur lobimi për të bindur vendet skeptike të Bashkimit Europian që të votojnë në favor të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Vetë kryeministri Rama ndodhet në një vizitë në Berlin ku do të takohet edhe me kancelaren Angela Merkel, zëvendësja e tij, Senida Mesi ndodhet në Maqedoni, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka shkuar për një vizitë në Kroaci, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në Mal të Zi, ministri i Financave Arben Ahmetaj në Francë e ndërsa ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në SHBA , Ervin Bushati dhe Almira Xhembulla në Bullgari.

Bindja e shteteve skeptike deri në qershor, mbetet një tjetër sfidë.

Qeveria Rama shpërndahet nëpër botë Read More »

Kush janë “kuçedrat” për të cilën flet e dashura e Izet Haxhisë?

Izet Haxhia u vetëdorëzua të martën në policinë turke dhe dje ai e ka kaluar natën e parë në burgun turk. Tashmë duket se profilin e tij në FB, e menaxhon partnerja e tij. Ajo ka shkruar sot një status të gjatë ku thotë se Izeti është mirë, i fortë dhe i ka kërkuar të falenderojë të gjithë ata që e mbështesin, madje thekson edhe përballjen “kuçedrat”

“Izeti eshte dashuria ime, por eshte edhe miku juaj, eshte edhe nje shqiptar qe do te perballet me kucedra e qe s’do ta leme vetem!”, shkruan ajo.

Po kush janë “kuçedrat” për të cilën flet e dashura e Izet Haxhisë?

Pas vetëdorëzimit në policinë turke, në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë Izeti synon të vërtetojë fajësinë e Sali Berishës në vrasjen e Azem Hajdarit.

Izeti do të përballet me pushtetarë dhe ish pushtetarë në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë, të cilët sipas tij, inspiruan, nxitën, organizuan dhe realizuan vrasjen e Azem Hajdarit, trazirat e mëpasshme, manipulimin e procesit gjyqësor, si dhe dënimin me pa të drejtë të tre vellezerve Haxhia.

Dhe si njeri i afërt me Berishën, ai ja di Salës gjithë haletë e do  t’ja numërojë të  gjithë pisllëqet e bëra! Ai pritet të mos kursejë as të birin Shkëlzenin të cilin e ka akuzuar si të përfshirë në trafik droge.

Kush janë “kuçedrat” për të cilën flet e dashura e Izet Haxhisë? Read More »